06.09.2013 Views

Periudha 5 deri 19 Korrik 2012

Periudha 5 deri 19 Korrik 2012

Periudha 5 deri 19 Korrik 2012

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

FERMERE !

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, kanë efekte negative edhe në tufat e lopëve që

ju mbarështoni prandaj kushtoni pak vëmendje dhe merrni disa masa për uljen e efekteve

negative sidomos në drejtim të inseminimit të tyre.

Në ketë periudhë duhet të keni kujdes zbulimin e afshit, duhet të shtoni numrin e

vëzhgimeve pasi lopa shfaq afshe të fshehta, me shenja jo të dukshme. Në të kundërt mos

zbulimi i afshit do t’ju vonojë inseminimin e lopëve me një cikël që do të thotë më pak

viça, dhe më pak qumësht.

Në këto kushte duhet të merrni masa të thjeshta për sigurimin e freskisë në stalla, duke

gjetur mënyra nga më të thjeshtat për hedhjen e ujit në formë shiu apo me pajisje të

veçanta si dhe ventilimin e tyre.

Për ato ferma që lopët nxirren në kullotë apo padok duhet të merren masat që lopët në

kohën e drekës deri pasdite të jenë brenda në stallë për të evituar efektin e rezeve direkt të

diellit.

Teknikët inseminatorë duhet të inseminojnë në mëngjes herët apo pasdite vonë sipas

rregullit teknik të inseminimit artificial. Ata duhet të jenë të sigurte për shenjat e afshit

duke u nisur së pari nga dokumentacioni i inseminimit artificial, lopa pritet të vijë në afsh,

pastaj nga shenjat e afshit.

Tekniku nuk duhet të kryejë inseminimin pa qenë i sigurte për shenjat e afshit.

Teknikët inseminatorë mund të përdorin edhe inseminimin 2 herësh brenda afshit për të

kapur momentin optimal të inseminimit. Është shumë e rëndësishme kapja e momentit

optimal të inseminimit dhe tekniket me eksperiencë i kushtojnë vëmendje këtij momenti

deçiziv për fekondimin e lopëve.

Në anën tjetër fermerët duhet të marrin masa për sigurimin e ujit të pijshëm, të freskët e të

bollshëm, në çdo kohë të lopëve. Gjithashtu, duhet t’u sigurohet racioni ushqimor me bazë

njomishte.

Departamenti i Blegtorisë, QTTT-Fushë Krujë:

E-mail:qttbfushekruje@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR VLORË

Momentet kryesore agroteknike në pemëtari për periudhën në vazhdim

Në pemët frutore.

- Të vazhdojë rregullisht procesi i ujitjes së bimëve duke mbajtur në gatishmëri sistemin ujitës.

- Të kryhet tëharrja e lastarëve të dalë nga sythat fjetës në trungun e pemëve.

- Të vazhdojë puna për luftimin e barnave të këqija nëpërmjet trajtimeve me herbicide, rrotull

parcelave, apo në midis rreshtat e blloqeve, (duke përjashtuar parcelat me mbjelljet e reja, si

dhe kontaktin me bimët). Si herbicide të efektshëm mund të përdoren Raundup, Gramixel,

Maestro etj. në dozat 400 litra solucion për ha. me koncentracion për çdo rast konkret sipas

etiketës shoqëruese të përdorimit, mbështetur në lëndën aktive, në fazën e zhvillimit të barit

mbi 15 cm. lartësi.

- Në pemtoret e mbjella rishtas të lihen aq lastarë sa mendohet për tipin e kurorës së ardhshme.

(forma kupore: 3-4 lastarë, mbi lartësinë e projektuar të trungut, forma ypsilon: me 2 lastarë,

forma palmet: me 3 lastarë e kështu me radhë) Për format e detyruara vazhdon lidhja e

lastarëve në konstruksionin mbështetës. Në vazhdimësi duhet të eliminohen lastarët

konkurrentë duke i shkurtuar në gjatësi dhe rralluar.

- Të vazhdojë vjelja e frutave sipas pjekjes.

- Vjelja të kryhet me shporta dhe të transportohet në arka me jo më shumë se 10 kg.

Në vreshta

- Në rast thatësie të zgjatur të kryhet ujitje kryesisht në kultivarët e tryezës.

- Të vazhdojnë trajtimet kimike për luftimin e hirit, vrugut e kalbëzimit në kultivarët e mesëm

dhe të vonët gjatë gjithë muajit.

- Po ashtu të monitorohet breznia e tretë e tenjës dhe të kryhen trajtime, por me preparate

kimike me shkallë të ulët toksisiteti (shkalla e tretë dhe katërt).

- Të kryhet vjelja e prodhimit në kultivarët e hershëm (Perla Ksaba, Victoria, etj. në vartësi të

pjekjes.

- Të kryhen të gjitha shërbimet agroteknike në shartesore si prashitja, ujitja, trajtimet kimike

etj.

Në ullishte

FAZA E VEGJETACIONIT

Fruta > 5 mm

MENAXHIMI I TOKES: Punime supervisore: Vazhdojnë punimet për mbajtjen pastër të tokës

dhe ruajtjen e lagështisë

Plehërimi: Plehërim gjethor jep rezultate të mira për rritjen e lastarëve me tre ndërhyrje në

periudhën e verës (çdo 2-3 javë). Pas forcimit të guaskës është pozitiv trajtimi me nitrate e potas

për rritjen e prodhimit në sasi dhe cilësi.

Ujitja. Vazhdon ujitja

Pastrimi: Pastrimi i thithakëve dhe këmbëzave gjatë verës, muajt Korrik-Gusht

Sëmundjet Dhe Dëmtuesit

Miza e Ullirit, Bactrocera oleae: Mbahet nën monitorim me kromotrape. Nëse është e nevojshme

bëhen trajtime kimike.

Breshkëza e ullirit, Saissetia oleae: Mbahet nën monitorim duke vrojtuar numrin e çeljeve dhe

shpërndarjen në masën vegjetative.

Hundëgjatë, Otiorrhynchus cribricollis: Për luftimin e otiorrinkus përdoret lesh sintetik që lidhet

në formë brezi rreth 20 cm gjerësi në trungun e ullinjve së bashku me mbështetësit. Insekti duke

lëvizur natën nga poshtë lart ngec në hapësirat e leshit dhe mbetet atje.

Në agrume: Të vazhdojë sistematikisht procesi i ujitjes së bimëve. Për luftimin e “tenjës

minuese” dhe morave të kryhen trajtime kimike me Confidor apo preparate të tjera sistemime.

Trajtimet kundra tenjës minuese duhet të përsëriten çdo 10 ditë. Të vazhdojnë shërbimet

agroteknike në filizat e shartuara të agrumeve në qeska.

Departamenti i Pemëtarisë QTTB-Vlorë

E-Mail: qttbvlore@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR LUSHNJE

Këshilla për fermerët perimerritës për periudhën 5 -31 korrik 2012

Jemi në periudhën e Verës ku pleksen mbjelljet , shërbimet dhe vjeljet e perimeve. .Kjo është

periudhe shume e ngjeshur me pune si në mjedise të mbrojtura dhe në fushe, si për zonën e

ngrohte dhe për zonën e ftohte. Kushtet specifike të këtij viti me rrezatim të forte diellore, e kalim

në temperature të larta i detyrojnë fermerët të jenë për çdo dite në “arë” e në “sere” dhe të

punojmë intensivisht me shërbimet në kulturat e mbjella; mbjelljet e vargëzuar duar duar, në

afatet optimale teknologjike në farishte e në vendin e përhershëm dhe vjeljet e përditshme.

Shërbimet:

Kushtet e sivjetme të motit sidomos në dite me diell, e temperatura të larta në netët me vese e

lagështi ajrore të larte imponojnë kontroll të kujdeseshe e të për ditshëm të bimëve të mbjella, në

fushe e në mjedise të mbrojtura; nga infeksionet e menjëhershme nga vrugu, alternaria e

kalbëzimet, hiret shumta të frutave e të bimëve.

Këto situata përballohen duke alternuar masat agroteknike, të ruajtjes se mikroklimës në “sere”

me masat kimike të mbrojtjes se bimëve të rekomanduara në kalendarët e trajtimeve dhe në

paketat teknologjike të kulturave përkatëse për të mbrojtur bimët nga temperaturat e larta në sera.

Për këtë të ulet brezi mbrojtës deri në nivel të tokës, kjo hapësire të zëvendësohet me rrjet

plastike të imët, që të pengohen futja e insekteve në serë, hijezimi i serave nga sipër me gëlqere

ose zenep,te ruhen parametrat e lagështisë sidomos tek ato që prodhojnë fidanë .

Në zonën e ulet siç janë Fieri, Lushnja, Berati,Vlora në serat ku është ndjere kripëzimi duhet të

merren këto masa: të behen punime të thella, të thellohen vijat për rreth seres, të kryhen 2

shpëlarje me ujera cilësisht të mira mundësisht uji të marre nga Lumjete në sasi 500-600 m 3 /ha

Veçanërisht të vëmendshëm duhet të jene specialistet dhe perimerritësit ndaj dëmtuesve të kohës

të pranishëm në shume mjedise e kultura, si tenjat minuese, sidomos “Tutta”, flutura e serave,

krimbi i boçës se pambukut, tripset e llojeve të ndryshme, merimangat etj. Trajtimet e

kujdesshme e të alternuara me Spinosad, Avaunt, Trigard 75 wp, Vertimec 1,8 ec, etj, janë

mundësi praktike shpëtimi nga demet e konsiderueshme që shkaktojnë dëmtuesit e

sipërpërmendur si në mjediset e mbrojtura dhe në fushe

Shume prej kulturave të dyta, të mbjella në farishte për të dale se shpejti në fushe , në sera, gjate

muajit qershore e korrikut janë në fazën e rritjes intensive të plote, plehrat potasike në fazat e

vona të rritjes dhe pjekjes se prodhimit dhe plehërim me të balancuar në fazat me të hershme.

Me fazën e tanishme, për domatet e trangujt e mbjella në serre, heqja dhe pastrimi i gjithë

mbetjeve bimore, dezinfektimi i serës për eliminimin e bazës biologjike të sëmundjeve e

dëmtuesve

Për serat që kanë probleme kripëzimi kryhen punime të thella 30-36 cm, bëhet gëlqerëzimi ose

gipsimi sipas rastit, këto shërbime, ndiqen e kryhen me kujdes siç rekomandohet në teknologjinë

e kultivimit specifike të kulturës.

MBJELLJET

Të gjithë fermerët kultivues të perimeve sidomos ato që prodhojnë për treg, por dhe për konsum

familjar i tërheqim vëmendjen dhe i kujtojmë se kjo periudhe është një kohësisht dhe periudhe e

mbjelljeve intensive të farishteve dhe në fushë për të përballuar një konvejer furnizimi të tregut

pa boshllëqe e probleme. Tani mbillen farishtet e domates e kastravecit për serat 10/7-20/7.

mbjelljes së domates së vonë në fushë 20/6-15/7.

- mbillet barbunja 1/7-31/7

- kastravec dora e III në fushe 5/7-15/7

- mbillet preshi i vone në fushe 15/6-15/7, lakër dora II 10/7-15/7 lule lakër 20/5-20/7,

sallate verore mbillet çdo 10 dite

Për zonën e ftohtë mbjelljet e farishteve për qepën e njomë 20/6-5/7, Lule lakër 20/5- 20/7

Shkulja të qepës me fidan, e qepujke gjysme të thate e të thate e manipulimi i saje për tu ruajtur,

me interval 10-15 ditor deri në fillimin se rënies se shirave të pare të shtatorit për prodhim të

njome mund të shfrytëzohen edhe qepet mëma ose qepujkat mbi standard.

Në kulturat e mbjella, lakër, lulelakër, karotë dhe frutë rrënjoret e tjerë pa përjashtuar erëzat

kryhen prashitje të plota e të kujdesshme dhe ushqimi me plehra të bollshëm e të njëanshëm

azotik duhet luftuar se mënjanon rritjen e frutave, ndërsa në lakrat provokon formimin e “kokave

boshe”.

Me kalimin e ditëve futemi plotësisht në prridhen e ditëve me temperature të larta e ajër të thate,

ndaj duhet të mbajmë në gatishmëri rrjetin vaditës e sigurimin e burimeve ujore për të siguruar

bilance të mire të ujit për ujitje të bimëve.

Departamenti i Perimeve: QTTB-Lushnje

E-mail: qttblushnje@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Këshilla për Fermerët që Mbareshtojnë Bagëti të Imta

1. Për fermat e dhenëve.

Fermerë:

Ju kujtojmë se është piku i fushatës së ndërzimit të dhenve. Përfundimi me sukses I kësaj fushate

ka të bëjë me rezultatin ekonomik të fermës suaj. Objektivi juaj duhet të jetë sa më pak dele

shterpa në tufë. Zbatoni këshillat teknike që ju kemi dhënë në rubrikën e mëparshme

2. Për fermat e dhive.

Është periudha kur ju mund te realizoni prodhime ditore te larta te qumështit. Për këtë ju

këshillojmë të keni kujdes në këto moment kryesore:

Shfrytëzoni kullotat më të mira.

Evitoni streset e temperaturave të larta duke shkurtuar distance e lëvizjes së kafshëve gjatë

kullotjes.

Kullosni dhitë në ambiente ku ka ujë për të bërë të mundur që ato të pinë ujë sipas dëshirës, jo

më pak se tre here në ditë.

Zbatoni regjimin e kullotjes kur temperaturat janë më të ultë. Evitoni kullotjen e dhive në

pikun e temperaturave duke bërë mërzimin e tyre në ambiente të hijezuara.

Bëni dezinfektimin e vathave për paradite të jashtëm. Përdorni dezifektanë sipas këshillave të

veterinerit.

Rekomandojmë që mjelja dy here në ditë pamvarsisht nga rendimenti është e mjaftueshme.

Mjelja mbi dy here shkakton stres tek dhitë që milen dhe lodhje fizike për ju blegtorë.

Departamentit i Blegtorisë

QTTB- Fushë Krujë: E-mail:qttbkorce@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR SHKODER

Këshilla për fermerët kultivues të misrit, periudha 9-23 Korrik

• Misri tashme ka hyre në fazat e lulëzimit të plote dhe të mbushjes se kokrrës. në kushtet e

një thatësire të zgjatur me temperatura shume të larta ujitja e misrit është në plan të pare. të

shfrytëzojmë në mënyre sa me efikase burimet ujore, ti japim misrin sasinë e nevojshme të

ujit për një aktivitet fiziologjik normal që garanton rezultate të larta dhe vjelje të

kapaciteteve prodhuese.

• Ka filluar breznia e II-te e krimbave të misrit. për rastet e infeksioneve të mesme e të larta

të ndërhyhet me preparate sistemi dhe kontakti (insekticide specifike).

• Misri si kulture e dyte pas korrjes se grurit ka nevoje për shërbime intensive, kultivime,

plehërim dhe ujitje. Çdo zvarritje në shërbime është me pasoja pasi misri tani i kalon fazat e

zhvillimit shume me shpejt.

Departamentit të Bujqësisë,

QTTB -Shkodër, E-mail: qttbshkoder@yahoo.com

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS,

FAKULTETI I BUJQËSISË & MJEDISIT, DEPARTAMENTI I MBROJTJES

BIMËVE, Laboratori i Mbrojtjes Bimëve - Durrës

Prognoza per muajin Korrik 2012

Kultura e hardhisë:

Vrugu i hardhisë (P.viticola). Si rezultat i reshjeve vazhdojnë infeksione nga vrugu,

por alternimi i shpejtë i klimës nuk lë pas dore edhe hirin.

Tenja e hardhisë (L.botrana). Në periudhën 15-20 korrik pritet të dalin larvat e breznisë së

tretë të tenjës. Prandaj duhet që trajtimet të kombinohen me ato për sëmundjet.

Perimet e fushës.

Bazuar nga vrojtimet dhe analizat fushore problematike serioze do të jete tenja e

domates Tuta absoluta.

Te kihen në konsiderate metodat agronomike si: përdorimi i materialit të pastër

mbjellës, eliminimi me kujdes i barërave të keqia e në veçanti atyre të familjes

Solanaceae, heqja e organeve të infektuara dhe eliminimi i menjëhershëm i tyre.

Të veprohet e të përdoret metoda bioteknike si monitorimi dhe kapjet masive,

monitorimi me kurthe me ferromone.

Metoda kimike është shume komplekse sepse në baze të njohurive të deritanishme tenja

e domates paraqet rezistence të theksuar ndaj pjesës me të madhe të insekticideve. Me

qellim qe të realizohet kontroll efikas është e nevojshme të theksohen qe momentalisht

nuk ka produkte të regjistruara për kontrollin e këtij dëmtuesi, por është vërejtur qe disa

insekticide paraqesin një fare efektiviteti si: Indoxicarb, Azadirachtina, Lufenuron,

Spinosad.

Në patllixhan

Problem do të jetë Buburreci i patates, Pleshti i duhanit si dhe afidet dhe merimanga e

zakonshme.

Në specin e fushës,

Problem (si edhe në serra) do të jetë vrugu i kërcellit të specit (Ph.capsici).

Në lakër problem do të jenë pleshti dhe krahëbardha.

Pjeshka.

Ne kultivarët me pjekje të mesme e të vone do të filloj zhvillimi i breznisë se trete të

tenjës se lindjes në të njëjtën kohe pritet infeksion edhe nga këpusha. Insektet e rritura të

brumbullit të pjeshkës mund të shikohen në kurorën e pjeshkës.

Agrumet.

Në gjysmën e pare të muajit korrik priten të shfaqen larvat e tenjës minuese

(Phyllocnistis citrella). Shqetësuese konsiderohen nëse 10 % të gjetheve janë me larva.

Ulliri.

Vëmendja kryesore të përqendrohet në luftimin e breshkëzës. Momenti me i

përshtatshëm është ku 50 % e vezëve kane çelur. Persë i përket mizës se ullirit gjate

muajit korrik nuk përben problem shqetësues.

Pjepri.

Në pjeprin e mbjelle në fushe të vazhdohen trajtimet kundra vrugut dhe hirit. Pjepri i

mbjelle në serra të mbahet nen kontroll nga infeksionet e mizës minuese.

Patate.

Për zonën verilindore vazhdon zhvillimi larvar i buburrecit të patates dhe në rast nevoje

të kryhet trajtimi kimik. në rast se moti do të shoqërohet me shira lind nevoja e trajtimit

me fungicide kundër vrugut. Në mollë.

Të kryhen trajtime për luftimin e krimbit të mollës sepse vazhdon shfaqja e larvave si

dhe të realizohen trajtime kundër breshkëzës se Kalifornisë. Në pemëtore që janë

konstatuar prekje nga kroma në gjethe dhe në kokërr, me rifillimin e vegjetacionit të

mbahet nën kujdes dhe të realizohen trajtime kimike në rastin e shfaqjes së sëmundjes.

Panxhar.

Do të kemi prekje nga pleshti i panxharit, por trajtimet të kryhen vetëm në infeksione

shume të renda, sepse demi që shkakton ky parazit në këtë fazë nuk është shumë i

madh.

Pritet të kemi infeksione nga afidet, miza e panxharit etj.

Në misër.

Gjate muajt do të kemi infeksione nga krimbat. Për këtë në ngastrat me infeksione mbi

5% të aplikohen trajtime me insekticide.

Për më shumë informacion kontaktoni në Laboratorin e Mbrojtjes Bimëve në Durrës.

Mobil: 0682251957; E-mail: shpend.shahini@gmail.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!