06.07.2013 Views

Janar Nr.74, 2013

Janar Nr.74, 2013

Janar Nr.74, 2013

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

Kujdesi për viçin e porsa lindur

FERMERË!-

• Pastroi hundën dhe gojën e viçit nga mukoza,

• Siguro një frymëmarrje normale të viçit, veçanërisht pas lindjes së vështirë.

• Vëzhgo viçin për dëmtime ose defekte ne lindje.

• Thaje viçin nga lëngjet fetale ne qoftes lopa nuk arrin ta beje ketë.

• Jepi kulloshtër në sasi të bollshme (deri 1.5 kg) sa më shpejt të jetë e mundur brenda një

ore pas lindjes. Kulloshtra është e pasur me antitrupa dhe viçi ka nevoje për te siguruar

imunitetin e mjaftueshëm për tu mbrojtur nga sëmundjet.

• Jepi vicit te pije kulloshtër 6-8 here gjate 24 orëve te para te jetës,

• Veço viçin nga lopa brenda 12 orëve te para pas lindjes.

• Veço viçin menjëherë pas lindjes ne qoftes konstatohet ndonjë sëmundje infektive.

• Lidh dhe dezinfekto kërthizën me solucion Jodi 7%.

• Vendose viçin ne një boks individual ne një shtrese kashte te bollshme dhe te pastër.

• Të eliminohen korentet e ajrit ne ambientin ku është vendosur boksi i viçit.

• Ambienti ku është vendosur boksi te jete i dezinfektuar dhe i pastër.

• Identifiko (Matrikullo) viçin brenda dy javëve pas lindjes

Departamenti i Blegtorisë, QTTT-Fushë Krujë:

E-mail:qttbfushekruje@yahoo.com

Departamenti i Bujqësisë, QTTT-Fushë Krujë:

E-mail:qttbfushekruje@yahoo.com

Departamenti Tokë Ujëra;

QTTT-Fushë Krujë: E-mail:qttbfushekruje@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR VLORË

Momentet kryesore agroteknike në pemëtari për periudhën 1-28.2.2013

Në pemët frutore

- Është muaji i përfundimit të krasitjes dimërore në të gjitha pemët frutore.

- Rëndësi ti kushtohet lëmosjes me brisk ose sëpatë e vendit të prerjeve, për të larguar

mbeturinat e lëna gjatë prerjes, si dhe dizifektimi i tyre me solucion pastë bordolez 5%.

- Me përfundimin e krasitjes së bllokut bëhet grumbullimi i materialit bimor të dalë nga prerjet

dhe merren masa për asgjësimin e tij nga parcela, ose duke u djegur në krye të parcelës në

qoftë se ky është i kontaminuar nga sëmundje dhe dëmtues.

- Pas përfundimit të krasitjes mbështetur në prognozën e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe në

kalendarin e kryerjes së trajtimeve dimërore, kryhen spërkatjet si masë preventive me

preparatet më të rekomandueshme dhe specifike që janë në qarkullim .

- Rëndësi e veçantë të tregohet për luftimin e fletëpërdredhëses në kulturën e pjeshkës, bazuar

në vrojtimin e vazhdueshëm të fryrjes së sythave,si moment vendimtar për luftimin e saj, i

pariparueshëm në një kohë më të vonët.

Kontakti me agronomët e shërbimit këshillimor të zonës të DBR, duhet të jetë i vazhdueshëm.

- Të përfundojë aplikimi për mbjelljet e blloqeve të reja, për të përfituar nga kontributet e

shtetit.

- Fundi i muajit shkurt të gjejë të përfunduara mbjelljet e reja të pemëve frutore.

- Të plotësohen proceset e plehërimit dhe punimit të tokës, të parealizuara deri tani.

- Të mos hiqet vëmendja nga mbajtja në gatishmëri e sistemit kullues, diktuar kjo edhe nga

kushtet e lagështisë së krijuar.

Në vreshta

- Të përfundojë krasitja dimërore në vreshta në zonën e ulët dhe bregdetare të vendit, dhe nga

fundi i muajit të fillojë edhe në zonën e lartë të vreshtarisë.

- Krasitja të kryhet në vartësi të kultivarit dhe destinacionit të prodhimit.

- Në kultivarët “Shesh i zi”, “Shesh i bardhë”, “Vlosh”, “Sangiovese”, etj. cv. me potencial të

lartë prodhues të sythave bazalë, të aplikohet forma e shkurtër e krasitjes (me çepa jo më

shumë se 2 sytha), ndërsa në cv. përgjithësisht ato pa farë, apo “Italia”, “Afuzali”, etj. të

aplikohet sistemi i përzier i krasitjes (duke lënë krahas çepave të zëvendësimit me 2 sytha,

edhe sharmenda prodhimi me 8-10-12 sytha).

- T’i kushtohet kujdes dezinfektimit të plagëve të mëdha të shkaktuara nga krasitja me pastë

bordolez 5%.

- Me përfundimin e krasitjes, eficent do të ishte trajtimi kimik me lëng bordolez 2% në gjithë

masën e bimës, si masë preventive në luftimin e vrugut.

- Të përfundojnë mbjelljet e reja të shoqëruara edhe me sistemin mbështetës dhe atë ujitës, në

rastet mbjelljes së blloqeve intensive.

- Mbajtja në gatishmëri e sistemit kullues të parcelave të jetë në qendër të vëmendjes së

fermerëve .

Në ullishte

- Të vazhdojë procesi i krasitjes dimërore (formuese, prodhuese dhe ripërtëritëse ).

- Të kryhet një trajtim kimik me përmbajtje bakri edhe për efekt dezinfektimi të plagëve të

shkaktuara nga vjelja.

- Të mbahet në gatishmëri sistemi kullues sidomos në parcelat e mbjella në terren fushor.

- Brënda mesit të muajit t ë përgatiten dhe të dorëzohen pranë DRBUMK të qarqeve

projektet për aplikim për mbështetje financiare nga qeveria, sipas formularëve përkatës.

Në agrume

Për kulturën e agrumeve pas përfundimit të vjeljes së prodhimit të kryhet një trajtim me solucion

me përmbajte bakri si dhe të vazhdohet me punimin, plehërimin dhe kullimin e bimëve nga

ujërat e tepërta.

Departamenti i Pemëtarisë QTTB-Vlorë

E-Mail: qttbvlore@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR LUSHNJE

Departamenti i Perimeve: QTTB-Lushnje

E-mail: qttblushnje@yahoo.com

Sektori i grurit (Teknologjia e prodhimit të farës): QTTB-Lushnje

E-mail: qttblushnje@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale

KORÇЁ

Këshilla për Fermerët që Mbarështojnë Bagëti t’

Imta

Për fermerët e dhenve

Vëmendja për këtë periudhë duhet të përqendrohet

tek rritja e brezit të ri, qengjat.

Për rritjen normale të tyre duhet të merrni masa

organizative dhe teknike:

Bëni boks të veçantë për trajtimin ushqimor

të tyre.

Trajtoni qengjat me këtë racion ushqimor: rreth 150-200 gr/krerë bar jonxhë ose mali i

cilësisë së mire dhe 100 gr tagjira (50% hime, 50% elb ose misër).

Nëse ka ferma që kanë pjellje më të hershme dhe është koha që bëjnë shkëputjen e

qengjave, ju këshillojmë që pesha e tyre në shkëputje të jetë mbi 4 herë më e madhe se

pesha e qengjave në lindje dhe jo më parë se 45 ditë. Qengjat e destinuar për remont duhet

të mëmëzojnë 60- 70 ditë

Siguroni vazhdimisht ujë dhe normën ditore të kripës së gjellës për qengjat dhe delet

(2-3 gr/krerë për qengjat dhe 7-10 gr/krerë për delet).

Për të drejtuar të ushqyerit e dhenve dhe qengjave bëni sondazhe me peshime periodike

për ecurinë e shtesës së peshës në qengja; (qengjat duhet të shtojnë mesatarisht 180-200

gr në ditë në vartësi të përmirësimit racor). Pesha e qengjave është tregues kryesor për

ecurinë e tyre dhe prodhimtarinë e qumështit të deleve. Në këtë periudhë duhet të kini si

orientim se për të prodhuar 1 kg shtesë peshe në qengjat nevojiten 5 kg qumësht.

KUJDES: Evitoni lagështinë e shtresës dhe korentet e ajrit si për qengjat ashtu edhe për delet në

laktacion, kujdes për higjienën e gjirit, në rast se ka prishje të qumështit etje konsultoju me

veterinerin.

1. Për fermat e dhive.

Në të gjitha zonat e vendit dhitë janë në fazën e dytë të mbarsmërisë, prandaj vëmendja kryesore

në këtë periudhë duhet të përqendrohet në zbatimin e këtyre këshillave:

Evitoni kullotjen e dhive në natyrë në rastet e ditëve me ngrica sepse dhitë janë të

ndjeshme dhe mund të shkaktohen dështime . Para nxjerrjes së dhive në kullotë duhet ti

ushqeni ato me ushqime të thata ose tagjira.

Përdorni në këtë periudhë për dhitë bar të thatë dhe tagjira, sasia e tyre të jetë në vartësi

të racës dhe prodhimit të pritshëm të qumështit prej tyre.

Mbani vazhdimisht shtresën e thatë dhe të dezinfektuar me superfosfat, pluhur gëlqereje

apo me dezifektantë të tjerë. Krijoni kushte të ngrohta pa korente në stalla.

Siguro ujë të bollshëm dhe të pastër 24 orë dhe racionin ditor të kripës së gjellës.

Siguroni materialet e nevojshme për fushatën e pjelljes dhe bëni grupimin e dhive sipas

afateve të pjelljes. ( grupi i hershëm për të pjellë dhe ato më të vonuarat.)

QTTB Korçë

Déshuila per fermerait per periudhën Jana3 2013.

Departamentit i Blegtorisë

QTTB- Fushë Krujë: E-mail:qttbkorce@yahoo.com

Né Pemëtari: (Farore)

Fermerët duhet te fillojnë krasitjen e mollës në mënyrë graduale, sidomos ata qe kane sipërfaqe te

mëdha. Para dhe pas krasitjes te behet pastrimi i petoreve.

Të bëhet punimi i tokës rreth trungut, të përmbysen plehrat kimike, dhe organike.

Te behet pastrimi i trungjeve te mollës për te eliminuar dëmtimet nga krimbi i trungut.

Te mbahen pemtoret nen kontroll për te mos u dëmtuar nga miu i arave.

Te merren masa për përgatitjen e mjeteve për spërkatje.

Sektori i Pemëtarisë QTTB-Korçë:

E-mail:qttbkorce@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR SHKODER

Departamentit të Bujqësisë,

QTTB -Shkodër, E-mail: qttbshkoder@yahoo.com

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS,

FAKULTETI I BUJQËSISË & MJEDISIT, DEPARTAMENTI I MBROJTJES

BIMËVE, Laboratori i Mbrojtjes Bimëve - Durrës

Për më shumë informacion kontaktoni në Laboratorin e Mbrojtjes Bimëve në Durrës.

Mobil: 0682251957; E-mail: shpend.shahini@gmail.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!