06.07.2013 Views

Janar Nr.74, 2013

Janar Nr.74, 2013

Janar Nr.74, 2013

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

- Rëndësi e veçantë të tregohet për luftimin e fletëpërdredhëses në kulturën e pjeshkës, bazuar

në vrojtimin e vazhdueshëm të fryrjes së sythave,si moment vendimtar për luftimin e saj, i

pariparueshëm në një kohë më të vonët.

Kontakti me agronomët e shërbimit këshillimor të zonës të DBR, duhet të jetë i vazhdueshëm.

- Të përfundojë aplikimi për mbjelljet e blloqeve të reja, për të përfituar nga kontributet e

shtetit.

- Fundi i muajit shkurt të gjejë të përfunduara mbjelljet e reja të pemëve frutore.

- Të plotësohen proceset e plehërimit dhe punimit të tokës, të parealizuara deri tani.

- Të mos hiqet vëmendja nga mbajtja në gatishmëri e sistemit kullues, diktuar kjo edhe nga

kushtet e lagështisë së krijuar.

Në vreshta

- Të përfundojë krasitja dimërore në vreshta në zonën e ulët dhe bregdetare të vendit, dhe nga

fundi i muajit të fillojë edhe në zonën e lartë të vreshtarisë.

- Krasitja të kryhet në vartësi të kultivarit dhe destinacionit të prodhimit.

- Në kultivarët “Shesh i zi”, “Shesh i bardhë”, “Vlosh”, “Sangiovese”, etj. cv. me potencial të

lartë prodhues të sythave bazalë, të aplikohet forma e shkurtër e krasitjes (me çepa jo më

shumë se 2 sytha), ndërsa në cv. përgjithësisht ato pa farë, apo “Italia”, “Afuzali”, etj. të

aplikohet sistemi i përzier i krasitjes (duke lënë krahas çepave të zëvendësimit me 2 sytha,

edhe sharmenda prodhimi me 8-10-12 sytha).

- T’i kushtohet kujdes dezinfektimit të plagëve të mëdha të shkaktuara nga krasitja me pastë

bordolez 5%.

- Me përfundimin e krasitjes, eficent do të ishte trajtimi kimik me lëng bordolez 2% në gjithë

masën e bimës, si masë preventive në luftimin e vrugut.

- Të përfundojnë mbjelljet e reja të shoqëruara edhe me sistemin mbështetës dhe atë ujitës, në

rastet mbjelljes së blloqeve intensive.

- Mbajtja në gatishmëri e sistemit kullues të parcelave të jetë në qendër të vëmendjes së

fermerëve .

Në ullishte

- Të vazhdojë procesi i krasitjes dimërore (formuese, prodhuese dhe ripërtëritëse ).

- Të kryhet një trajtim kimik me përmbajtje bakri edhe për efekt dezinfektimi të plagëve të

shkaktuara nga vjelja.

- Të mbahet në gatishmëri sistemi kullues sidomos në parcelat e mbjella në terren fushor.

- Brënda mesit të muajit t ë përgatiten dhe të dorëzohen pranë DRBUMK të qarqeve

projektet për aplikim për mbështetje financiare nga qeveria, sipas formularëve përkatës.

Në agrume

Për kulturën e agrumeve pas përfundimit të vjeljes së prodhimit të kryhet një trajtim me solucion

me përmbajte bakri si dhe të vazhdohet me punimin, plehërimin dhe kullimin e bimëve nga

ujërat e tepërta.

Departamenti i Pemëtarisë QTTB-Vlorë

E-Mail: qttbvlore@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR LUSHNJE

Departamenti i Perimeve: QTTB-Lushnje

E-mail: qttblushnje@yahoo.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!