06.09.2013 Views

Periudha 1-15 mars 2012

Periudha 1-15 mars 2012

Periudha 1-15 mars 2012

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

FERMERE!

Periudha e fundit të dimrit dhe fillimi i pranverës karakterizohet me një nivel të ulët në

inseminimin në gjedh, për vetë kushtet e klimës. Në këtë situatë këshillojmë :

Të kontrollohet tufa e lopëve 2 herë në ditë.

Në zonën e fushore lopët mund të nxirren në kullotë , në parcelat në afërsi të stallës për të

dedektuar afshin.

Kujdes në të ushqyerit, sepse është koha kur në racionin ushqimor ditor të lopëve fillon

ushqimi i njomë. Kështu të bëhet kombinimi i ushqimeve ( të njoma, të thata, koncentrate);

Të ndiqet me kujdes zbulimi i afshit në lopë e mëshqerra,për të minimizuar sa më shumë

humbjet ekonomike nga zgjatja e servis periodës.

Mbani kontakt me teknikët e I.A duke i njoftuar ata në momentin e duhur për realizimin e

inseminimit në lopë.

TEKNIKE INSEMINATOR !

Përdorni material Biologjik (spermë) të kontrolluar nga Q.T.T.B, Fushë-Krujë.

Për shkak të furnizimit nga subjekte të ndryshme, mos përdorni Material Biologjik (spermë)

pa flete–analize nga QTTB, Fushë–Krujë dhe certifikatën gjenealogjike të demit e furnizuar

nga shoqatat.

Duhet të keni parasysh që , përdorimi i spermës (për racat e qumështit, mishit, apo të

kombinuar) të bëhet në përshtatje me racat që mbarështohen në zonën tuaj.

Realizoni çiftëzime optimale, mbështetur në cilësinë racore të demave, me qëllim

përmirësimin e tipareve të cilat janë nën nivelin mesatar të tufës.

Në tufat e gjedhit që kërkohet remontim i tyre (qoftë dhe i zgjeruar) inseminoni lopët me

racat përkatëse të drejtimit për qumësht apo të kombinuar.

Departamenti i Blegtorisë, QTTT-Fushë Krujë:

E-amil:qttbfushekruje@yahoo.com

QЁNDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSOR LUSHNJE

MOMENTET KRYESORE AGROTEKNIKE të STINES

Për perimerritësit për muajin Marsin 2012

Shkurti u karakterizua si muaji i ftohte i dimrit të sivjetme u shoqërua me dëbore në zonat malore

dhe me temperatura të ultë për disa dite në zonën bregdetare. Për të përballuar situatat u mbaren

masa për mbrojtjen e perimeve të mbjella në sera duke përdorur ngrohje e mbulesa të dyfishta. në

sallate, spinaq , presh e lakër koke vazhduan vjeljet për furnizimin e tregut dhe eksportit,

trajtimet profilaktike ndaj sëmundjeve (si kalbëzimeve rrënjore, vrugjeve dhe sëmundjeve të

tjera) në perimet e mbjella në sera.

Në domate dhe bime të tjera në shtretër e sera përkujdesja për bimët e mbjella për ti ruajtur

nga dëmtimet e temperaturave të ultë ,e dëmtuesve si tripsi në farishte e bimët e mbjella në spec

Si do të jene momentet kryesore agroteknike për Marsin: Megjithëse fillimi i muajit po fillon

të jete i ftohte por me diell, në zonën bregdetare konsiderohet muaji që fillohet me mbjelljet

shalqinit ,specit e trangullit në tunele, për përgatitjen e fidanëve për fushën në afatin e mesëm dhe

domates industriale, me plehërimet e vaditjet të kulturave të mbjella në sera. Po vazhdohet me

kryerjen e plehërimit, kullim e deri në vjeljen e bimëve të rritura në fushe e në sera.

Çfarë behet sot në kulturat perimore, cilat janë aktivitetet kryesore të kësaj periudhe?

Ne serra: në zonën bregdetare shërbimet në farishtet e mbjellja për kulturat e para të hershme për

mbjelljet në fushe. Me fillimin e mbirjeve fidanët ndihmohen të marrin sa me shume ndriçim.

Prandaj fidanët në farishte ndriçohen në maksimumin e mundshëm, duke i ekspozuar ditën në

drite, duke siguruar ndriçim artificial me llamba. Temperaturat pas mbirjes mbahen në kufijtë

mbi 12-14 o C, por e rëndësishme është që ato të kaliten.

Në serra tjetër moment është përgatitja e serrave në disa serra ku janë mbjelle bimët , të

domates e specit, për ngricat që mund vazhdojnë duhet të merren disa masa mbrojtëse, mbulimi i

fidanëve të mbjelle me plastmase ose agrotekstile të dyte anës serrës,ndodhja akoma e gjendjes se

instalimit i pajisjeve ngrohëse në rast emergjence, kjo gjendje mund të vazhdoje deri nga mesi i

marsit se akoma nuk po kalon rreziku i të ftohtit.

Këto janë masa për të ruajtur të ngrohtin që fitohet ditën si rezultat i efektit serre dhe të mos

lejohet futja e rrymave të ftohta në bimët e mbjelle dhe kur temperatura jashtë janë negative edhe

për pak kohe. Si munde të jete një kalendar punimesh gjate këtij muaji:

Ujitje për rritje e zhvillim të bimëve, vendosje e sistemit mbështetës, heqje e sqetulloreve ,

përdredhje e bimëve rreth spangos, trajtime fitosanitare, ruajtje e mikroklimës, vibrim mekanik i

luleve për pjalmim, prashitja, plehërimet, marrja e masave karantinore rreth serave, etj.

Disa tregues teknik që të ruhet mikroklima në serat e mbjella në muajin Mars:

Për Specin

Ditën me diell temperatura lagështia ajrore

ditën 26-28 o C 60-70%

Deri në frutifikim natën 16-17 o C 60-70%

në ditën me re

Ditën 20-22 o C 60%

Natën 14-16 o C 60%

Për trangullin

Ditën 20-24 o C

natën 17-19 o C

Deri në frutifikim ,ne ditët me diell temperaturat duhet të jene 1-2 o C me lart se në ditët me

vranësira, dhe ditën 5-6oC me larte se natën .

Për domaten :

Për një zhvillim normal kërkohet që temperaturat e ajrit të jete. Natën 13-15 o C. Në ditët me

vranësira 17-19 o C, me ½ vranësira 19-23 o C dhe ditët me diell 25-27 o C

Krahas sa me sipër ju rekomandojmë këto formula plehërimi për serat

Domate mbjelle në sere deri në lulëzim 1:4:1 N.P.K

Lulëzim deri në frutifikim 1:1:1 N.P.K

Kastravec në sere Mbjellje deri në lulëzim 1:4:1 N.P .K

Lulëzim deri në frutifikim 1:1:1 N.P.K

Spec në sere Mbjellje deri në lulëzim 1:4:1 N.P.K

Lulëzim lidhje fruti 1:1:1 N.P.K

Shalqi në tunele. Mbjellje në tunel deri në lulëzim 1:4:1 N.P.K,këto formula janë një alternative

se në konsultim me specialistin përkatës të zonës mund të ndërhyhet për të përmirësuar gjendjen

e bimëve sipas rastit .

Disa serra aktualisht janë mbjelle me disa bime dimërore, si sallate, spinaq, erëza etj., ku puna me

ato vazhdon, vjelja sidomos në zonën e ftohte. Kur ato janë të mbjella në fushe bimët mund të

mbulohen me mbulesa tekstile (tesuto). Mbulimi me këto mbulesa siguron mbrojtje nga i ftohti,

dhe vjelje me të shpejte duke liruar token dhe përgatitjet për mbjellje të reja me herët.

Ne fushe. Kulturat e mbjella në vere e vjeshte si lakra koke, lule lakra, brokull, karota, qepa,

hudhra, bizelja , por dhe qepa e hudhra të njome vazhdojnë shërbimet dhe velejt njëkohësisht

Ne fushe edhe gjate Marsit vardon prashitja dhe plehërimet dhe për bimët si, bizelja e spinaqi i

mbjelle në vjeshte ,lakrës koke me cikël të vone

Ne parcelat ku janë mbjelle dhe në ato që do të mbillen me perime të pranverës, veçanërisht në

ketë stine reshjesh kujdesi për të mbajtur tokat e kulluara, që të lejoje kryerjen e shpejte të

punimeve përgatitore të mbjelljeve të hershme të perimeve në fushe.

Një kalendarë orientues i mbjellëve për përgatitjen e farishteve për fushën zona e ulet bregdetare:

Mbjellja e farave për përgatitjen e farishteve të domates se mesme 1/3-15/3, kungull dora e pare

10/3-15/3, trangull dora e pare 15/3-20/3, Pjepër 20/3-25/3.

Për kulturat e dimrit :përgatitje e farishteve për preshin e bardhe 10/2-15/3, qepen sukthi20/3-

30/3, qepen e thate 15/2-15/3.

Për mbjellët në fushe për zonën e ulet bregdetare: Domate e hershme 20/3-10/4, qepe e thate me

qepujke 15/2-10/3, pazi dora e pare ½-20/3, sallate Allias 78 dora e dyte deri 20/3, karrote dora e

katërt deri 10/3, panxharë i kuq 20/2-15/3, majdanoz 15/2-10/3, kopër 1/3-10/3, selino 10/3-15/3

Në sera diellore për zonën e ftohte: Mbjella e trangullit në sera 10/3-20/3, mbjellja specit në

sera 20/3-30/3, pjeprit 15/3-25/3, Majdanoz, sallate e kopër anës vijave të serave të mbjelle me

domate 1/3-20/3, Barbunjës 1/3-15/3, Kungull në tunele 20/3-30/3

Edhe gjate marsit fermerët duhet të kenë kujdes që të mbrojnë bimët nga temperaturat e ultë se

me sa duket rreziku nuk ka kaluar, për ketë të sigurojnë plasmas anësore për serat në ditët nen 0

o C të behet mbyllja hermetike e serave, trajtimi i bimëve me Vakomil,e Campi për mënjanimin e

kalbëzimeve që vijnë si rezultat i temperaturave të ultë ,ajrimi serave në ditët me diell kur

temperaturat rriten mbi 15 o C

Departamenti i Perimeve: QTTB-Lushnje

E-mail: qttblushnje@yahoo.com

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS,

FAKULTETI I BUJQËSISË & MJEDISIT, DEPARTAMENTI I MBROJTJES

BIMËVE, Laboratori i Mbrojtjes Bimëve - Durrës

PROGNOZA PER MUAJIN MARS 2012

Kushtet klimaterike gjate muajt Shkurt (që ishin me mjaft lagështire) sollën disa probleme

fitosanitare në kulturat bujqësore.

Dëmtime janë vërejtur nga kërmilli, miu i fushës dhe ai i depove.

Kalbëzime rrënjore u vërejtën në grurë, loliume, jonxhishte si dhe në disa bime të tjera.

Kushtet klimatike do të favorizojnë edhe për muajin Mars shfaqjen dhe zhvillimin e shume

parazitë në kulturat bujqësore.

NE GRURE

Ne ngastrat ku do të konstatohen barëra të këqija dikotiledone

(gjethegjera) të përdoret trajtimi me herbicidin 2,4-D.

AMBJENTE të MBROJTURA

(Domate, spec, trangull etj)

Gjate periudhe (10 ditshi i parë dhe i dytë) do të kemi shfaqjen e kalbëzimeve rrënjore.

Për parandalimin e tyre duhen të merren masa preventive dhe kuruese.

Në se do të ketë shfaqe të kërmillit të përdoret slim (gastrofox) 10 gr /m2.

Duhet të mbahet parasysh, ajrimi i shpeshte në kohen e përshtatshme për të ulur avujt e tejngopur

nga lagështira ajrore.

Me rritjen e temperaturave do të kemi shfaqje të dosëzës ku duhet të përdoren ushqime të

helmuara.

BOSTANORE

Menjëherë me mbirjen e tyre (Çifti i parë dhe i dytë i gjetheve) të merren masa preventive

kundrejt kalbëzimit rrënjore.

HARDHIA

Brenda 10 ditorit të parë të muajit mars të kenë përfunduar trajtimet për të luftuar rezervat

biologjike dimëruese me lëng bordolez ose me hidroxid bakrit.

Për më shumë informacion kontaktoni në Laboratorin e Mbrojtjes Bimëve në Durrës.

Për më shumë informacion kontaktoni në Laboratorin e Mbrojtjes Bimëve në Durrës.

Mobil: 0682251957; E-mail: shpend.shahini@gmail.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!