05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

Zona kodrinore e Zvërnecit ndodhet në veri-perëndim të Gjiut të Vlorës (Fig.

6.9, 6.10). Shigjeta e vjetër ranore e formuar nga aluvionet që Vjosa ka derdhur

në det, ndan pjesën veriore të lagunës së Nartës nga deti, deri tek skaji verior i

kodrave të Zvërnecit. Zhvendosja e grykëderdhjes së Vjosës gjatë shekullit të

20-të, ka krijuar probleme serioze të erozionit në këtë sektor të Gjiut të Vlorës.

Ngarkesa e ngurtë që derdh në det lumi Vjosa, si edhe materiali nga

grykëderdhja e vjetër e Vjosës synojnë të depozitohen në drejtim kryesisht

jugor (Thereska J. 1981) (Fig. 6.10).

Edhe në kepat e Rodonit, Selitës dhe zonën kodrinore të Zvërnecit, është

vrojtuar e njëjta gjeomorfologji e fundit të cektinës bregdetare si edhe në zonën

Durrës-Kepi i Pallës, depozitime ranore, elevritike-ranore dhe me batlla

nënujore.

6.1.1.c. Hapësirat zhytëse, ku vërehet ingresion i detit drejt steresë.

Plazhi i Semanit në bregun e rajonit jugperëndimor të vendit dhe plazhi i

Patokut në veriperëndim, përfaqësojnë sektorë zhytës, të cilat ndodhen midis

hapësirave grumbulluese. Procesi i zhytjes, që shoqërohet me ingresionin e

detit drejt steresë është shkaktuar nga veprimtaria neotektonike.

Sipas të dhënave të studimeve neotektonike, nga Gjiri i Vlorës deri në atë

të Drinit ka disa thyerje aktive tektonike përmbysëse dhe mbihipëse, të cilat

ndërpresin vijën bregore (Fig. 6.2, 6.3, 6.10) (Aliaj Sh. 1987, 1988, 1989, 2000,

Aliaj Sh. etj. 2000). Një thyerje e tillë, futet nga deti në stere në grykëderdhjen

e vjetër të Vjosës dhe duke shkuar paralel me bregun ne plazhin e Semanit

vazhdon përsëri në det. Krahu i ngritur është në lindje, Në perëndim ku

ndodhet edhe plazhi i Semanit, gjendet krahu i ulur. Sipas tomografisë detare

të rezistencës elektrike specifike, të kryer më anën e sondimeve detare elekrike,

morfologjia e depozitimeve të shkrifta të kuaternarit detar kanë shtrirje

horizontale në perëndim të plazhit të Semanit (Fig. 6.7). Në jug dhe në verilindje

të profilit gjeoelektrik vërehet impakti i thyerjes tektonike aktive. Për

rrjedhojë, plazhi i Semanit, i cili ndodhet në krahun e ulur të thyerjes, gjendet

nën regjim zhytës, duke filluar nga ana jugore e grykëderdhjes së lumit Seman

e deri në plazhin e Semanit, gjatë një vije disa kilometrat të gjatë.Shumë

objekte që 20-35 vjet më parë ishin ndërtuar në stere, sot ndodhen në det, për

shembull, bazamenti i pusit të thellë të naftës Semani-3 (Foto 6.1). Në vitin

1969 kur është shpuar, ai ndodhej në stere, 265m larg bregut. Sipas hartave

topografike dhe imazheve satelitore, për periudhën 1969-1983 vija e bregut

pati nje ingresion për 135m drejt steresë, me gradient 9.4 m/vit. Nga viti 1983

deri në 2004 amplituda e ingresionit ishte 170 m, me gradient 8.1 m/vit. Në

këtë zonë, procesi i zhytjes ka filluar rreth 160 vjet më parë. Në sektorë më të

vegjël, avancimi i ujit të detit drejt steresë ka arritur edhe 2.5-3 km.

Në fig. 6.3 duket se procesi i zhytjes nuk është zhvilluar në të njëjtën

kohë gjatë të gjithë gjatësisë së thyerjes tektonike. Drejt grykëderdhjes së lumit

Vjosa, nuk ka një proces të tillë zhytjeje intensiv sa në Seman.

Vrojtohet edhe dukuria ngritëse e krahut lindor të thyrjes tektonike

përmbysëse dhe mbihipëse në zonën Seman-Karavasta-grykëderdhja e lumit

Shkumbin. Kjo dukuri shprehet me regresion te detit dhe zhvendosje e

grykëderdhjes së lumit Shkumbin.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!