05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

Në gjiret e veriut, mbizotëron rëra e trashë. Duke shkuar drejt pjesës jugore të

bregdetit të Adriatikut, fillojnë gjithënjë e më tepër të mbizotërojnë rërat

mesatare dhe të imta. Brezi i rërave në stere përbëhet nga dy ose tre sope rëre,

paralel me njëri tjetrin. Sopi i parë shtrihet drejtpërsëdrejti në kontak me ujin

e detit, i dyti në largësi 90-100 m nga ai dhe i treti 150-200m Trashësia e

dynave të rërës arrin 2-10 m. Në këto duna përqëndrohen edhe shkrifërime të

mineraleve të rëndë e të rrallë. Linzat e shkrifërimeve kanë rënie të butë

perëndimore, me kënd 5-10 o .

Sipas të dhënave të studimeve komplekse gjeologo-gjeofizike detare, në

cektinën bregdetare të shelfit, e cila përfaqëson një ultësirë të sheshtë deri në

thellësinë –50m, rërat pleistocenike deri të kuaternarit të sotëm shpërndahen

nën veprimin e proceseve të valëve dhe të rrymave detare (Fig. 6.1) (Leci V. et

al. 1986, Papa A. 1985). Këtu janë vrojtuar edhe disa veçori, të shpërndarjes së

ngarkesës së ngurtë që lumenjtë derdhin në det, nën veprimin e rrymave

detare. Tipike është sektori i ashtuquajtur “Rëra e zezë”, që ndodhet rreth 40

km larg bregut, në thellësinë rreth –100m. Këto sedimente të rërës kanë

formuar atje një kodër te ulët nënujore, atje ku ka qënë grykëderdhja e vjetër e

Shkumbinit (Papa A. 1985). Janë vrojtuar rëra të transportuara nga rrymat

detare deri në shpatin kontinental shqiptar (Pigorini B., 1969). Këto rëra

përmbajnë epidot dhe minerale të tjerë të rëndë, çka dëshmojnë për

prejardhjen e tyre nga brezi ofiolitik i Shqipërisë.

Trashësia maksimale e depozitimeve detare kuaternare, sipas të dhënave

të hartografimit gjeologjik nënujor dhe të sondimeve elektrike detare, është

vrojtuar në pjesët qëndrore të gjireve (Frashëri A. 1987, Leci V. et al. 1986). Në

fig. 6.4 paraqitet harta e trashësive të depozitimeve të kuaternarit detare në

Gjiun e Durrësit. Trashësia maksimale e këtyre depozitimeve arrin 48m, 6 km

në jug të qytetit të Durrësit. Trashësia rritet sipas një gradienti rreth 4.5-12

m/km duke shkuar drejt thellësive më të mëdha të detit. Në fig. 6.7, 6.8

paraqiten profili gjeoelektrik detar në cektinën e Semanit dhe harta e

trashësive të depozitimeve të kuaternarit detar në Gjiun e Vlorës, në zonën në

perëndim të Zvërnecit, rreth 2.4km larg bregut.

Procesi i grumbullimit të sedimenteve dhe i mbathjes së bregdetit është

më intensiv në grykëderdhjet e lumenjve. Mbushje tipike janë ato në

grykëderdhjet e Matit, të Ishmit, të Erzenit, të Shkumbinit, të Semanit dhe

Vjosës.

Në hapësirat e grumbullimit, takohen edhe sektorë të vegjël ku nga

rrymat detare ose nga vazhdimi i rrjedhës nëndetare të lumenjve në

grykëderdhjet e tyre ndodh gërryerje e bregdetit. Tipik është gërryerja e

bregdetit që zhvillojnë ujërat e lumit Darçi në sektorin bregdetar të Golem-

Karpen në Gjiun e Durrësit, duke patur një amplitudë gërryerje deri 0.5 m/vit .

Në cektinën bregdetare janë vrojtuar edhe shigjeta rëre në fundin e detit,

të cilat hera herës dalin mbi sipërfaqen e detit. Tipik është bari nënujor i

formuar nga ngarkesa e ngurtë që shkarkon në det lumi Buna në Gjiun e

Drinit. Kjo shigjetë vazhdon deri ne grykëderdhjen e lumit Mat.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!