05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

- Sistemi i ujërave nëntokesore ndryshon nga reduktimi i infiltrimeve të

ujërave sipërfaqësore në to.

- Shtohet intensiteti dhe denduria e përmbytjeve.

- Shtohet avullimi i ujërave në atmosferë, duke ndryshuar një nga

parametrat e rëndësishëm të klimës.

6.1.4. Modifikimi i sistemit të shpateve. Ndërtimet urbane në shpatet e

kodrave dhe malore prishin ekuilibrin e sistemi të shpateve dhe krijojnë

mundësinë për rrëshqitjen, shëmbjen e masave të mëdha të dherave, rrjedhjen

e llumrare, rrëzimin e gurëve etj. Tipike në Shqipëri janë shumë rrëshqitje që u

treguan në kreun e tretë.

6.1.5. Modifikimi i sistemit të ujërave nëntokëore. Zmadhimi i qyteteve,

shtimi i industrisë shoqërohen edhe më kërkesat gjithënjë e në rritje për ujë.

Me këtë intensifikohet nxjerrja e ujit nga shtresat nëntokësore. Zbrazja e

shtresave kolektore të zhavorreve ose ranorëve të pellgjeve ujëmbajtës

nëntokësore me anën e pompave krijon shkarkim jo natyror të ujërave

nëntokësore. Kjo shkakton cedimin e tokës në sipërfaqe mbi rezervuarët e

ujërave nëntokësore. Ka shembuj tipikë për këtë dukuri. Qyteti Meksiko është

një nga shembujt tipikë: Shumë nga godinat e qytetit kanë ceduar më shumë

se për 3 metra. Në qytetet bregdetarë, pompimi intensiv i ujërave nga

rezervuarët pranë bregdetit, shkakton futjen e ujërave të kripura detare në

shtresën ujëmbajtëse me ujë të ëmbël.

Ndikime në basenet e ujërave nëntokësore ushtrojnë edhe sistement e

kanaleve kulluese, si edhe tharjet e kënetave. Nga sistemi i kanaleve shtohen

filtrimet e ujërave sipërfaqësore drejt rezervuarit nëntokësor. Me këtë ndryshon

pasqyra e ujërave nëntokësore, veçanërisht në trevat fushore. Ndryshimi i

nivelit të pasqyrës së ujit, shkakton edhe ndryshimin e kripshmërisë së tokave

bujqësore. Tipike janë shkatërrimet e tokave bujqësore në Azinë e Mesme, të

ish BS, ku tokat e mbjella me pambuk pas ndërtimit të sistemit të kanaleve,

janë shdërruar në toka të kripura, pas dhjetra vjetesh shfrytëzimi të

suksesshëm.

Vrojtimet gjeofizike sistematike në puset hidrologjikë japin të dhënat e

duhura për dinamikën e ndryshimeve në sistemet e ujërave nëntokësore:

parametrat fizikë të ujërave, luhatjet e nivelit statik e dinamik të pasqyrës së

ujërave freatike dhe nëntokësore, drejtimin dhe shpejtësinë e rrjedhjes së

ujërave nëntokësore.

6.1.6. Studimet eko-hidrologjike, kushtet klimatike dhe problemet

termike të veprës.

Veprat e mëdha dhe të rëndësishme kanë domosdoshmëri për vlërësimin

e dinamikës së ujërave të rreshjeve që bien mbi vepër dhe të drenimit të tyre,

për te evituar përmbytet e lokaleve nëntokësore dhe të katit përdhe gjatë

rreshjeve të mëdha atmosferike, si edhe lagështinë e godinës.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!