05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

Dukuri zhytëse është vrojtuar edhe në Porto Romano, në veri të qytetit të

Durrësit, midis tij dhe Kepit të Pallës.

Në zonat zhytëse janë vrojtuar faktorë kompleksë të evolucionit të vijës

bregore: veprimtari neotektonike, gërryerje nga rryma detare dhe grumbullimi i

ngarkesës së ngurtë dhe i sedimenteve nga bregdeti që gërryhet. Këta faktorë,

kanë shkaktuar ndryshime të rëndësishme në gjeomorfologjinë e bregut të

detit, të cektinës bregdetare dhe në panoramën e steresë. Tipike janë zonat e

Patokut dhe të Semanit. Zhytja në Patok ka shkatuar edhe zhvendosjen e

grykëderdhjes së lumit mat drejt jugut, duke filluar nga viti 1978. Nga viti

1982, ngarkesa e ngurtë e derdhur në det nga Mati filloi të formojë një shigjetë

rëre 300 m të gjatë, nga grykëderdhja dret jugut (Fig. 6-2). Sipas imazhit

satelitor të vitit 2000 ky bar pati gjatësi rreth 1400m. dhe doli mbi sipërfaqen e

ujit. Në vitin 2005 kjo shigjetë rëre ka gjatësi mbi 2km dhe është mbuluar me

vegjetacion të dendur.

Bregdeti shqiptar i Adriatikut ka pësuar ndryshime të mëdha edhe gjatë

koherave gjeologjike. Tipik i evolucionit në kohët gjeologjike të reja janë ato në

Gjiun e Vlorës (Fig. 6.9, 6.10).

6.1.2. Modifikimet e brigjeve detare dhe të liqeneve. Modifikimet në bregdet

kanë shkaktuar shumë dukuri me pasoja tragjike. Nga ndërtimi i porteve ose i

barierave, ndërpritet çvendosja e rërave, furnizimi i bregut me to dhe plazhet

shkatërrohen, fillon të veprojë erozioni. Dinamika e lëvizjes së sedimenteve në

det studiohet me sukses duke përdorur gjurmuesit radioaktivë, të cilët tregojnë

rrugën e lëvizjes së grimcave të ngurta si edhe vendet e depozitimeve të tyre.

Rilevimet radiometrike janë përdorur me sukses për studimin e cektinës së

detit Adriatik (Thereska J. 1981).

Në Shqipëri, katastrofë tipike është shkatërrimi i liqenit të Prespes së

Vogël, nga futja gjatë stinës së dimrit në të për mbi 25 vjet të ujërave të

turbullta të lumit Devoll, me qëllim që të shfrytëzoheshin gjatë verës për ujitje

të fushës së Korçës dhe të Devollit. Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare, në liqen

janë depozituar më shumë se 1.2 milion metër kub sedimente të ngurta, duke

e shkatërruar atë (Foto 6.11). Janë futur kimikate së bashku me ujërat e

lumit, duke ndryshuar cilësinë e ujit të liqenit. Është shkatërruar flora dhe

fauna, është dëmtuar tërësisht biodiversiteti dhe ekosistemi.

Shembuj të tjerë janë shkatërrimi i godinave në plazhet e Semanit dhe

në Patok, në jug të grykëderdhjes së lumit Mat. Si pasojë e uljes neotektonike,

në të dy këta plazhe ka ndodhur ingresioni i detit, i cili u analizua më lart.

Profilimet sizmike të pandërprera me frekuencë tv lartë në kupën e

liqenit, kombinuar me rilebimin batimetrik dhe me shpimin e puseve, si edhe

analizën e kampioneve të marrë japin të dhëna të vlefshme për strukturën e

mbushjeve në liqen si edhe vlerësohet dinamika e këtij procesi. Vrojtimet

gjeofizike sizmike dhe elektrometrike në bregdet, rilevimet neotektonike, si

edhe studimet e imazheve satelitore, japin të dhënat e nevojshme për të njohur

dinamikën e brigjeve.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!