05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

6.1.8. Studimi i mbushjes së liqeneve dhe ujëmbledhsave

Liqenet natyrorë e artificialë, si edhe ujëmbledhësit e sistemit të

irrigacionit, mbushen me aluvione me kalimin e viteve. Është e nevojshme që

të studiohet struktura e këtyre mbushjeve, trashësia e tyre, si edhe të

vlerësohet dinamika e mbushjes së liqeneve me sedimentet të ngurta. Kjo është

veçanërisht e domosdoshme për liqenet e hidrocentraleve, sepse duhet të njihet

kapaciteti ujëmbajtës i rezervuarit, që kushtëzon kapacitetin prodhues të

hidrocentralit.

Studimi i mbushjes së liqeneve dhe ujëmbledhësave bëhet me vrojtime të

profilimive të pandërprera sizmike me metodën e valëve të reflektuara, me

frekuencë 3.6 kHz UNIBOOM dhe SPARKER, batimetri, vrojtime

hidrogjeologjike e hidrologjike, në kombinim me shpime në vendet e duhura

dhe kampion marrje me draga, analizat mineralogjike, petrografike,

granulometrike, kimike të kampioneve të nxjerra nga shtresat e mbushjeve.

6.1.9. Kontrolli i tubasjellsave

Tubacionet metalike të naftësjellsave, gazsjellasave dhe të ujësjellsave

oksidohen me kalimin e kohës, nën veprimin e oksigjenit që ndodhet në ujërat

të truallit. Ky oksidim është veçanërisht intensive në vendet ku rrjedhin rryma

elektrike natyrore. Prandaj, sot trasetë që projektohen për tubosjellsat

studiohen edhe për të vlerësuar praninë e fushave elektrike natyrore si edhe

për të hartografuar shtrirjen e tyre. Vrojtimet e potencialit të fushës elektrike

natyrore bëhen përgjatë të gjithë trasesë. Kur ka mundësi, traseja zhvendoset

nga këto sektorë anomalë, ose në pamundësi, tubacioni duhet të izolohet në

mënyrën e duhur.

Në procesin e oksidimit të tubacioneve metalike, për rreth segmentit që

oksidohet, krijohen anomali të fushës elektrike natyrore. Ky është tregues i

drejtpërdrejtë se tubacioni ka filluar të oksidohet dhe duhen marrë masa për

izolimin e tij para se të shpohet. Prandaj, trasetë e tubasjellsave vrojtohen

periodikisht me anën e rilevimit të potencialit të fushës elektrike natyrore, për

të gjetur vendët ku tubat kanë filluar të oksidohen dhe duhet të ndërmirret

riparimi i tyre.

6.2. Planifikimi urban

Planifikimi urban zgjidh një problematikë komplese, e cila në përgjithësi

mund të paraqitet për çështjet natyrore e të gjeomjedisit në këto drejtime:

1) Të klasifikohen sektorët më të:

a) përshtatshëm për ndërtim, të cilët nuk kanë probleme gjeologoinxhinjerike,

b) përshtatshëm për ndërtim, por që kanë probleme të

përballueshme nga pikpamja ndërtimore,

c) papërshtatshëm për ndërtim.

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!