05.06.2013 Views

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

Kreu i gjashtë PLANIFIKIMI URBAN, MBROJTJA E DHE ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Alfred FRASHERI

GJEOFIZIKA INXHINJERIKE DHE MJEDISORE

2012

bregut detar dhe evolucioni i tij nën ndikimin e neotektonikës, të erozionit dhe

të transportit dhe të depozitimeve të sedimenteve e formimi i plazheve, bareve,

shigjetave etj., të veprimtarisë së dallgëve dhe të rrymave detare.

Bregdeti shqiptar i Adriatikut dhe i detit Jon është studiuar dhe vazhdon

të studiohet me anën e kompleiksit të metodave gjeologjike-gjeofizike detare

dhe në stere, si edhe të studimeve hidrologjike. Në vëçanti është studiuar

gjeodinamika dhe evolucioni gjatë kuaternarit i litoralit shqiptar të deteve

Adriatik dhe Jon. Baseni Sedimentar Shqiptar vazhdon edhe në shelfin

shqiptar të detit Adriatik, si me formacionin terrigjen ashtu edhe atë

karbonatik. Gjeologjia e Shelfit Detar të Adriatikut ka kushtëzuar edhe

morfologjinë dhe dinamikën e hapësirës detare të litoralit Shqiptar. Bregdeti i

Adriatikut, nga Vlora në jug e deri në Gjiun e Drinit në veri, përfaqëson

kryesisht një litoral të sheshtë, bregdet grumbullues dhe me sektorë zhytjeje,

në të cilët vërehet ingresioni i detit drejt steresë. Në disa sektorë, bredeti është

me reliev të thyer kondrinor dhe karakterizohet nga proceset e gërryerjes

(Adriatic Sea 1999, Aliaj, 2000, Aliaj, etj. 2000, Frashëri, etj, 1982, 1994,

2003, ,2004, 2011, Frashëri, 1997, .Leci, 1987, Leci, etj. 1986, Meko, etj.

1985, Pano, etj. 1974, 1984, 1994, 2006, Papa, 1985, 1987, Pegorini, 1969,

Thereska, 1981, etj.)

6.1.1.a. Hapësirat grumbulluese përfaqësojnë pjesën më të madhe të

bregdetit shqiptar. Këto hapësira në litoralin shqiptar të Adriatikut shtrihen në

skajin perëndimor të fushave shqiptare. Ky litoral karakterizohet nga prania e

depozitimeve të shkrifta kuaternare (Q) të tipeve gjenetike të ndryshme (Fig.

6.1, 6.2, 6.3) (Frasheri A. 1961, Frashëri A.et al 1991, Leci V. et al. 1986,

Ostrosi 1977, Pano N. etj. 2005 dorëzuar për botim):

Depozitimet bregdetare të kuaternarit detar, që përfaqësohen nga rëra të

imta, të mesme dhe të trasha, me ngjyrë gri në të bardhë dhe gri në të verdhë,

me ndërshtresa të alevriteve-ranore, alevriteve deltore dhe të deltinave.

Trashësia e këtyre ndërshtresave luhatet nga 1-10-15 metra. Në to takohen

mikro e makrofauna të sotme detare.

Plazhe shumë të bukur me rërë shtrihen në gjiret e Drinit, të Lalëzit dhe

të Durrësit, në Divjakë, në grykëderdhjet e lumenjve

Semani dhe Vjosë, si edhe në Gjiun e Vlorës. Sopet bregdetare të sotme

të rërës shtrihen në një gjatësi deri 4-5 km, kanë gjerësi 35-80 m dhe më

shumë, si edhe lartësi që vende vënde arrin disa metra. Bashkësia e brezave të

sopeve të rërës , që zhvishen në sipërfaqe ose janë të varrosura, arrijnë një

gjatësi deri 25 km dhe gjerësi 2-5-6 km.

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!