18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

16 BUJQËSIA SHQIPTARE

periudhën e lulëzimit, sigurohet

nga rezervat e mësipërme, ndërsa

azoti i asimiluar nga rrënjët në

pranverë, përdoret më vonë,

kryesisht për rritjen e lastarëve

dhe të frutave të lidhura.

Në periudhën pas ndërprerjes

së vegjetacionit,deri në fillim të

lulëzim absorbimi i ushqyesve, në

veçanti i azotit, është i kufizuar.

Por në periudhën që paraprin

fjetjen dimërore, pas vjeljes, bima

absorbon aktivisht elementët

ushqyes për të plotësuar rezervat

në organet drunore. Pas dimrit,

këto rezerva janë të gatshme të

vihen në qarkullim për të vazhduar

vegjetacionin.

Në praktikë këshillohet që të

mos plehërohet me azot para

fazës së fryrjes së sythave lulorë,

pasi përdorimet e hershme të tij

janë jo efektive. Plehërimi në

periudhën e pasvjeljes,është më i

miri sepse temperaturat lejojnë që

të vazhdojë aktiviteti fotosintetik

e rrënjor dhe niveli i lagështisë së

tokës, është i mjaftueshëm për

zhvillimin e proceseve të

absorbimit deri në rënien e

gjetheve. Gjithashtu, periudha e

pjekjes së frutave (shpesh e

vonshme në molla e dardha dhe

në varietete të ndryshme rrushi),

bën që konkurrenca ushqyese

midis frutave dhe lastarëve të

mbetet në nivel të lartë deri në

vjelje dhe, kështu vonohet

grumbullimi i substancave të

azotuara në organet drunorë. Për

këto arsye, në vjeshtë është

momenti ideal për ripërtëritjen e

rezervave të elementëve ushqyes

nëpërmjet plehërimit. Pra,

plehërimi pasvjeljes ka si qëllim

rritjen e sasisë së lëndëve rezervë

në bimë, për të mbuluar kërkesat

e bimëve deri në lulëzimin e

ardhshëm. Një përfitim tjetër, jo

më pak i rëndësishëm, është edhe

PLEHËRIM

rezistenca më e madhe ndaj

ngricave, si rrjedhojë e rritjes së

përmbajtjes së kripërave në

lëngun qelizor.

Administrimi më i mirë i azotit

Administrimi i azotit është më

delikati. Teknika e plehërimit

duhet të sigurojë sa më shumë të

jetë e mundur zhvendosjen e

lëndëve azotike drejt frutave dhe

shpërndarjen e tyre gjatë vitit,

duke mbajtur një nivel të

përshtatshëm gjatë gjithë ciklit të

kulturës dhe evituar tepricën e

azotit në pranverë. Prurja e të

gjithë azotit në formë lehtësisht të

asimilueshme në periudhën e

daljes nga dimri, rrezikon zgjatjen

e ciklit vegjetativ dhe shkakton

harlisjen vegjetative, me efekte

negative në periudhën e pjekjes

dhe mbi cilësinë e frutave.

Me qëllim që azoti të shkojë

drejt organeve që ne dëshirojmë

(degë dhe lastarë në veçanti),

menjëherë pas vjeljes së frutave,

30-40 ditë para rënies së gjetheve,

kur ato janë ende aktive nga

pikëpamja fotosintetike,pra kur

janë në gjendje për të formuar

energjinë e domosdoshme për

asimilimin e azotit, përdoret rreth

1/3 e nevojave të azotit ose një

dozë azoti rreth 20-30 kg/ha.

Trajtimet e mëvonshme kanë një

efektivitet të ulët dhe mund të rritin

sasinë e nitrateve potencialisht të

shpëlashme gjatë dimrit. Për

kultivarët me pjekje të vonshme,

këshillohet shpërndarja e azotit

nëpërmjet rrugës gjethore (p.sh.

me ure 1-1.5 %), ose të përdoren

plehra azotike me veprim të

ngadalshëm.Për të përcaktuar

nëse duhen bërë apo jo plehërime

të vonshme azotike,

rekomandohet që të përcaktohen

nitratet e pranishme në tokë gjatë

mesit të shtatorit. Kur përmbajtja

e azotit nitratik në shtresën e tokës

ndërmjet 5-60 cm thellësi është më

e lartë se 10 ppm, atëhere kjo sasi

konsiderohet e mjaftueshme për

pemëtoren dhe nuk duhet të

kryhen plehërime. Dozat

llogariten sipas species,

nënshartesës, objektivit të

prodhimit, pjellorisë së tokës dhe

kushteve klimatike.

Plehërimi pasvjeljes me

plehra me veprim të

ngadalshëm

Për të marrë efektivitetin

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!