18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kohë kalendarike. E këtë

"shkurtim" të dimrit , duket se janë

bletët që po e vuajnë në kurrizin e

tyre, sepse dalja para afatit në

kullotë, po u shkakton atyre stres

dhe dëmtime masive.

STUDIMI

Ky fakt konfirmohet nga një

studim që është realizuar nga

Qendra e Kërkimeve të

Bioklimatologjisë Mjekësore,

Bioteknologjisë dhe Mjekësisë

Popullore të Universitetit të

Studimeve në Milano, në

bashkëpunim me Agrofarmën.

Stafi i drejtuar nga Prof. Umberto

Solimone, ka studiuar evolucionin

e klimës në një interval kohor që

shkon nga fundi i shekullit të 19 e

deri në ditët e sotme , duke u ndalur

mbi të dhënat metereologjike që

fillojnë nga viti 1880, e më pas në

detaje me të dhënat e satelitit që

janë të disponueshme që nga viti

1978 e deri më sot .

Rezultati është një konfirmim i asaj

që prej kohësh është thënë:

ngrohja globale, e cila në 130 vitet

e fundit ka qenë rreth një gradë si

dhe 12 vitet e fundit që përfshihen

midis 1995 e deri në 2006, kanë

qenë në mënyrë absolute, vitet më

të nxehta të historisë. Por

gjithashtu është i dukshëm një

shkurtim i stinës së dimrit i cili ka

bërë si refleks, një rritje të

mundëshme të zgjerimit të dritares

së aktivitetit të bletëve, duke

llogaritur në hipotezë një punë rreth

20 - 30 ditë më shumë gjatë vitit,

nënvizon profesor Solimone.

Kjo përbën një stres të zgjatur tek

bletët, duke kompromentuar edhe

shëndetin e tyre. E njejta dukuri

është edhe midis fazave të lulëzimit

dhe pushimit.

FAKTORËT E RREZIKUT

Tek bletët stresi funksionon njësoj

si tek njeriu, nga faza e alarmit, ajo

BLETARI

ndjek atë të adaptimit e që

konsiston në avancimin e e

sëmundjes e që zgjat deri në

momentin në të cilin nuk është

rregjistruar dëmtimi masiv. Ky i

fundit është shfaqur dhe po

manifestohet me pakësimet

masive të populacioneve të bletëve

në shkallë botërore, me një sasi të

madhe në SHBA, Europë e

Australi, etj.

Për ekipin e studiuesve që ka kryer

studimin, konditat klimaterike janë

përgjegjëse për më tepër se 50 %

të pakësimit të kolonive të bletëve.

Më pas futen në lojë çështje të

tjera të përbashkëta si diarreja dhe

shkatërrimi nga varroa, një morr

që futet deri në alveolat dhe që

bëhet gjithnjë e më agresiv, ku

insektet e debuluara nga stresi nuk

janë në gjendje që të reagojnë me

rezistencën e tyre.

BLETË ME QERA

Problemet e bletëve nuk janë

probleme private. Ato nuk duhen

parë vetëm si të bletëve, sepse

këto insekte janë një tregues i asaj

se efektet e politikave negative të

njeriut ndaj ambientit, mund të jenë

të pariparueshme në perqindje të

ndryshme.

Pakësimi i kolonive të bletëve, ka

pasoja të mëdha në aktivitetet që

lidhen direkt me bletarinë.

Por efektet po ndihen jo pak edhe

në forma indirekte në sektorë të

tjerë. Revista amerikane "Time" në

* Përkthyer nga gazeta italiane “Corriere della sera”

BUJQËSIA SHQIPTARE 27

"Annual special issue" i është

kthyer problemeve e vështirësive

që paraqiten për kultivuesit e

frutave në Kaliforni në

mbarështimin e pemtoreve, siç

janë plantacionet e pafund të

mandarinave në shtetin që

qeveriset nga Arnold Shvarceneger

e që njihet si eksportuesi më i madh

i tyre në botë, i cili ka pësuar një

rënie drastike të prodhimit si

rezultat i mungesës së një numri

të mjaftueshëm insektesh të

bletëve për pjalmimin e tyre.

Kjo i ka detyruar fermerët që të

marrin me qira koshere bletësh nga

zona të tjera klimatike të Amerikës,

të cilat janë të pastra nga

sëmundjet.

Që problemi në Amerikë është

ndier shumë, e tregon edhe fakti

se gjatë realizimit të një serie

filmash policeskë të suksesshëm,

midis episodeve të ndryshme është

përmendur edhe një epidemi

misterioze që po godet bletët në

zona të ndryshme të globit

FJALA TEK QEVERITË

Në fund Profesor Solimone, thotë:

"Të dhënat tona mbi ndryshimet

klimaterike i përcaktojnë ato si

përgjegjëset kryesore për këto

dëme të mëdha në zhdukjen e

bletëve, por studimi është njëra

anë, ato janë vetëm fillimet, reagimi

ndaj faktorëve që influencojnë mbi

klimën është sfida e vërtëtë. Bota

shkencore vetëm mund të lëshojë

alarmin tani i takon qeverive të

bëjnë detyrën e tyre …"

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!