18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

HOMAZH PËR

SPECIALISTIN E NJOHUR

TË PEMËTRARISË,

NURÇE PIPERON

Më 26 gusht të këtij viti, u nda nga

jeta specialisti i njohur i pemtarisë,

Nurce Pipero. Ai lindi në Vishanj

të rrethit të Skraparit më 7 gusht

1941. Pas clirimit, familja e Nurces

u shpall kulak. Kjo ishte edhe

arsyeja që ai u largua nga fshati

dhe deri në vitet 1990, nuk shkoi

më në vend-lindje.Shkollën 7vjecare

e kreu në Tiranë, ndërsa

arsimin e mesëm në Teknikumin e

Bujqësor Kavajë nga viti 1954-

1959, duke marrë dipllomë të

“Shkëlqyeshëm”Për shkak të

biografisë,arsimin e lartë e kreu,me

korespodencë. Me mbarimin e

shkollës së mesme,u emërua

brigadier në Stacionin Bujqësor

Laprakë, në Ndërrmarrjen

Bujqësore” Gjergj Dimitrovi” dhe

më vonë agronom në sektorin e

prodhimit të nënshartesave e

fidanave të hardhisë.Ai punoi për

krah specialistëve më në zë të

vreshtarisë si Abedin Cici, Tajar

Nazifi, Muhamet Zyrbo, Stefan

Gjoka. Me intelektin e tij, me

punën e palodhur, u bë një nga

specialistët më të zot të

frutikulturës sa filloi të jepte edhe

praktikat e nxënësve të vitit të

fundit të frutikulturës, që

specializoheshin në Laprakë.U

formua një specialist me zë në këtë

degë,por i mungonte arsimi i lartë

dhe mbështetja politike.Në vitin

HOMAZH

1966 për arsye biografe, e

transferuan agronom në zonën e

Shëngjergjit dhe më vonë në

Priskë. Në vitin 1975,filloi punën

në Stacionin Bujqësor të Tiranës

si drejtuesi i grupit të frutikulturës

për rrethin Tiranë.Gjatë kësaj kohe

(1969-1975) mbaroi edhe

Fakultetin e Agronomisë në

Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz.

Në vitet 1975 -1990, nën drejtimin

e tij grupi i frutikulturës projektoi

dhe ndërtoi qindra hektarë vreshta

në Vrap, Marikaj, Zall-Dajt,

Zallherr si dhe në Shëngjergj, Sauk,

Kamëz,Cekrez dhe së fundi në

kurorën e Tiranës. Ai kishte njohori

të shumta për vreshtarinë dhe

pemtarinë. Nurcja ka bërë një punë

të vecantë për të përcaktuar vëndet

më të përshtatshme për të mbjellë

hardhi e pemë frutore. Ai ka

administruar me shumë nikorqillëk

miliona lek të dhëna për

frutikulturën. Në arkivin e

D.R.B.U.M.K Tiranë, ka shumë

dosje me projekte për këtë fushë.

Me ndryshimet demokratike,

Nurcja përqafoi menjëherë idet e

reja të kohës si dhe programin e

Partisë Demokratike, duke u bërë

një nga përhapësit kryesorë të

këtyre ideve në fshatrat e rrethit

të Tiranës. Për aftësitë e tij teknike

dhe organizativ, nga viti 1992-1997,

punoi në Drejtorinë e Bujqësisë së

BUJQËSIA SHQIPTARE 29

Tiranës,si dejtor i saj. Në këtë

detyrë u shqua për korektesë dhe

përkushtimin ndaj punës. Nuk ishte

e lehtë të drejtonje 2220 specialistë

bujqësie që kishte në atë kohë rrethi

i Tiranës. Ai ia doli mbanë me

sukses kësaj pune, duke kombinuar

kërkesën e llogariosë me frymën

shoqërore.

Viti i mbrapshtë i 1997-së,e largoi

nga puna Nurce Piperon,Kjo ishte

një vrasje për të,sa morale aq edhe

profesionale,pasi ai ishte mësuar

për vite të tëra të mos ndahej asnjë

ditë nga puna.Ndoshta ky stres i

madh i shkaktoi edhe sëmundjen e

rëndë, nga e cila nuk shpëtoi dot.

Ai ishte jo vetëm një specialist e

drejtues i zoti por edhe një prindër

dhe familjar i mire. Për të gjitha këto

cilësi si dhe për karakterin e tij të

lartë ,ai do të kujtohet me nderim

dhe respekt të vecantë nga

specialistët dhe njerëzit e thjeshtë

të bujqësisë,nga miqtë dhe të

afërmit.

Neki Gorica, Shyqyri Brahja,

Hajdar Kuçi, Qefsere Sharofi,

Nazmi Zajmi, Rexhina Oroshi,

Sybi Iljazi, Hamza Hyka, Arjana

Vithkuqi, Betim Goci, Enver

Mesareja, Gjergj Ndoja,

Kudret Shalesi, Met Kadri,

Vladimir Pellumbi, Mira

Kellezi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!