29.07.2013 Views

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sylë Arifi

E hënë, 17 tetor 2011 25

Fjalët e Botës

Ne angazhohemi për barazinë mes

gjinive në të gjitha aspektet e jetës dhe

është anomali që në rregulloret, të cilat

ndërlidhen me funksionarët më të lartë

publik, ne vazhdojmë të respektojmë

mbizotërimin e meshkujve.

Dialogu teknik rezultoi me

Shengen-viza për Kosovën, e Serbisë

i siguroi kandidaturën për BE!

Barrikadimi i veriut të Mitrovicës,

mosfunksionimi i rendi ligjor dhe

mbetja e sundimit të Ligjit në duart

e disa grupeve kriminale serbe

të orkestruara, fi nancuara dhe

kontrolluara nga Serbia, janë duke

prodhuar destabilizim rajonal.

Shtrirja dhe prania e strukturave

të organizuara kriminale në veri të

vendit, jo vetëm që po refl ekton

mosfunksionimin e rendit kushtetues

në ketë pjesë, por po na

rrënon ekonominë dhe rrezikon

stabilitetin politik dhe sovranitetin

shtetëror.

Si po e lejojnë këtë gjendje anarkie

institucionet ndërkombëtare

të instaluara me misionet e tyre në

shërbim për jetën e qytetarëve - jo

vetëm serbë - e cila nuk mund të

jetë në barrikadime disa mujore

apo javore dhe në izolim të plotë

me pa kurrfarë sigurie dhe perspektive

për jetë të lirë dhe të qetë

si në çdo vend ku sundon ligji dhe

rendi kushtetues.

Çuditërisht, veprimet në bashkëpunim

të KFOR-it dhe EU-

LEX-it, pas intervenimeve të fundit

të Qeverisë së Kosovës për ta

shtrirë sundimin e ligjit në tërë

hapësirën territoriale shtetërore,

edhe në përkrahje të Brukselit dhe

Uashingtonin, rendi ligjor është

jashtë çdo kontrolli. Si duket kësaj

gjendje i ka paraprirë oferta e bërë

sipas Dokumentit Ahtisari, ku janë

privilegjuar pakica serbe duke iu

vendosur standarde më të avancuara

për të drejtat dhe liritë e

komuniteteve pakicë si në asnjë

shtet tjetër të botës.

Ne jemi duke bërë vazhdimisht

koncesione jo vetëm palës

serbe, por edhe disa qarqeve

ndërkombëtare, shpesh duke e

neglizhuar deri në degradim mosshtrirjen

e ligjit brenda territorit

të Kosovës. Koncesionet që po

bëhen edhe me kthime nga gjendja

e para pavarësisë së Kosovës

siç është rasti i pëlqimit për rikthimin

e targave KS për serbët e Kosovës,

të cilat pritet të jenë në qarkullim

nga 1 nëntori dhe shumë

DAVID CAMERON,

Kryeministri i Britanisë,

në lidhje me planin e tij

për të freskuar ligjet për

trashëgiminë mbretërore.

Aktualisht, djemtë

rreshtohen para motrave

të tyre më të moshuara në

vijën e trashëgimtarëve të

fronit.

veprime të tjera të përshkruara në

të quajturat disa marrëveshje me

palën serbe?

Si shpërblim në Raportin e

Progresit e paraqesin Serbinë si

vend i cili ka arritur përparim të

dukshëm, se po na marrka pjesë

në procesin e dialogut me Kosovën,

me ç’rast janë arritur edhe

disa ujdi për qarkullimin e lirë të

njerëzve dhe mallrave, regjistrat

civil, kadastra dhe Serbia i ka

marrë hapat fi llestarë për implementimin

e këtyre marrëveshjeve,

ku praktikisht këto kanë mbetur

vetëm të shkruara në letër sepse

Serbia plakë nuk e harron zanatin

e vjetër, s’e pranon çdo gjë por

nuk i realizon. Shih se çka ndodhi

me heqjen e masave te reprocitetit,

kanë vërshuar mallrat serbe

në tregun tonë dhe asnjë maunë

nuk pati mundësi të kalojë në Serbi

siç ishin marrë vesh të dy palët

në dialog sepse ajo nuk i respekton

obligimet e saja si gjithmonë.

Shihet se qarkullimi i lirë i

mallrave po e favorizon Serbinë

gjithnjë duke na dëmtuar ekonominë

tonë dhe mallrat tona vendore,

jo vetëm që nuk lejohen të

hynë në Serbi por edhe bllokohen

duke iu zvogëluar mundësia e shitjes

nga vendorët.

Në shpërblim të këtyre lëshimeve

të vazhdueshme që jemi

duke ia bërë Serbisë, po sot na i

ktheu Komisionari Evropian për

Zgjerim, Stefan Fyle, me Raportin

e Progresit 2011, ku në pjesën për

Kosovën thuhet se vendi ynë ka

bërë progres të kufi zuar, ndërkohë

që ka paralajmëruar se dialogu për

liberalizimin e vizave mes Kosovës

dhe Komisionit Evropian do të

nisë në fund të këtij viti.

Në të njëjtën ditë raportohet

nga Komisioni Evropian duke

propozuar që Serbisë t’i ndahet

statusi i kandidatit për anëtarësim

në Bashkimin Evropian, ndërsa

ka bërë të ditur se negociatat

për pranim në bllok do të jenë të

hapura në momentin kur Serbia

të normalizojë marrëdhëniet me

Kosovën.

Më tutje kërkohet vazhdimi

i zbatimit të marrëveshjeve të

arritura, si dhe bashkëpunimi

aktiv i Serbisë me EULEX-in në

Ky nuk është vetëm një

eskalim i rrezikshëm, është

ky një element i sjelljeve të

rrezikshme të qeverisë iraniane.

PRESIDENTI OBAMA,

Pasi që disa burime të

ndryshme konfirmuan

komplotin për të vrarë

ambasadorin saudit në

SHBA, skemë kjo për

të cilën administrata

e Obamës thotë se

ndërlidhet me ushtrinë e

Iranit.

Fundi i bisedave Kosovë-Serbi

mënyrë që EULEX-i t’i ushtrojë

funksionet në të gjitha pjesët e

Kosovës, pra duke synuar që t’i

rriten kompetencat në dëm të

sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Poashtu, thuhet se Komisioni do

të paraqesë një raport për zbatimin

e këtyre prioriteteve kyçe nga

ana e Serbisë sapo të jetë arritur

thuhet në konkluzione të Komisionit

Evropian. Këshilli i Ministrave

i Unionit Evropian merr vendim

në dhjetor për rekomandimin

për dhënie eventuale të statusit të

kandidatit për Serbinë. Të gjitha

vendet veç e veç (27) duhet të jenë

në favor të këtij vendimi që kjo të

ndodhë.

Vendet më përkrahëse për kushtëzim

të kandidaturës së Serbisë

me Kosovën kanë qenë Gjermania

dhe Holanda. Komisionari i BEse

për zgjerimin Fyle shpalli sot

se nuk do të bëjë rekomandimin

për dhënien e statusit të kandidatit

për anëtarësim Shqipërisë.

Si arsye për këtë ai përmendi

Fotoexpress

bllokadën politike, mungesën e

dialogut dhe mospërparimin në

lëmin e reformave. Sidoqoftë, ai

shprehu shpresën për fi llimin e dialogut,

mbështetur në disa shenja

të para, siç tha. Në këtë rast Komisioni

do të ishte i gatshëm të bënte

të mundur një përfshirje më të

shpejtë të Shqipërisë pa pritur për

kalimin e një viti të plotë.

Komisioni është i gatshëm të

nisë një dialog të strukturuar me

Kosovën në fushën e sundimit të

ligjit si dhe procedurën e zbatuar

më parë për vendet e tjera të Ballkanit

për liberalizimin e vizave.

Është e qenësishme që Kosova të

nisë një agjendë gjithëpërfshirëse

për veriun e saj, pa e specifi kuar se

çka nënkupton ky plan për sovranitetin

dhe integritetin e shtetit të

Kosovës.

Kjo çështje është adresuar në

dokumentin e Komisionit “Strategjia

e zgjerimit dhe sfi dat kryesore”

të cilat Komisioni ia ka komunikuar

Parlamentit Evropian

Kam kandiduar, ngase

dëshiroj të fi tojë, e jo për

shkak se dëshirojë të forcojë profi lin

tim apo të paraqitem në televizor.

HERMAN CAIN,

Kandidat republikan për

president, gjatë një fjalimi

të mbajtur në Universitetin

e Krishterë në Ohio.

dhe Këshillit të Ministrave. Për të

adresuar këto kushte Kosova ka

miratuar një kornizë ligjore për

riatdhesim dhe ka nënshkruar

marrëveshje bilaterale të riatdhesimit

me 13 shtete të zonës së

Schengen’it. Komisioni Evropian

propozon që të nisë një dialog të

strukturuar me Kosovën mbi sundimin

e ligjit.

Ndryshe, veriu është theksuar

se ka paraqitur sfi dë jo vetëm

për institucionet e Kosovës, por

edhe për vetë misionin e EU-

LEX-it. Megjithatë, sipas gjendjes

së krijuar në veriun e Mitrovicës

nga shteti i Serbisë dhe prioritetet

që Serbia do t’i ketë me këtë

raport të progresit paraqesin një

vazhdimësi të lëshimeve që po i

bëhen Serbisë si shkaktare e të

gjitha luftërave, gjakderdhjeve në

dëm të gjithë popujve nga ish Jugosllavia,

paraqesin një nonsens

ndërkombëtar.

Autori është:

Avokat dhe publicist.

Protesta kundër bankierve, politikanve dhe krizës ekonomike janë mbajtur në qytete

anembanë globit të shtunën. Demonstrata më e madhe dhe më e dhunshme ka qenë

në Romë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për ta shpërndarë turmën e

protestuesve, të cilët po gjuanin gurë, shishe dhe fishekzjarre. Në New York, ku filloj kjo

lëvizje, 70 protestues u arrestuan kur po marshonin në Times Square. Sipas AFP, protestat

janë mbajtur në 951 qytete nëpër 82 vende të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës.

(GETTY IMAGES)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!