29.07.2013 Views

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E hënë, 17 tetor 2011

Prishtina zyrtare do të duhej të theksonte qartë

që Beogradi do të duhej të largohej nga Veriu i

Kosovës, para se Serbia të merr statusin e shtetit

kandidat për inkuadrim në BE.

Kushti kyç: Dalja e Serbisë

nga Veriu i Kosovës

Blerim Shala

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian bleu dy

muaj kohë shtesë për Kosovën dhe Serbinë, thënë

më mirë, për udhëheqësit në Prishtinë dhe në Beograd.Lajmi

i ditës në Kosovës, më 12 tetor, 2011,

nuk ishte përmbajtja e Raportit që është dyzim i

ngjyrave zi dhe gri me fare pak ngjyrë të bardhë,

por paralajmërimi që në dhjetor, Prishtina mund

ta marrë Strategjinë për liberalizimin e vizave. Në

ndërkohë, pos tjerash, lidershipi kosovar do të duhej

të mendonte për Agjendën Gjithëpërfshirëse

për Veriun e Kosovës. Çfarë do të thotë kjo, mbetet

të kuptojmë në javët e ardhshme.

Lajmi i ditës në Serbi, më 12 tetor ishte oferta e

Komisionit Evropian për fi timin e statusit të shtetit

kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, nëse

në periudhën e ardhshme, Beogradi do të tregohet

bashkëpunues në dialogun e nisur më 8 mars në

Bruksel, i cili, ndryshe, është ndërprerë dy herë me

fajin e qartë të Serbisë.

Bisedimet që kanë nisë si pasojë e Rezolutës së

Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në shtatorin

e vitit 2010, tani lidhen prerazi me një avancim

thelbësor të Serbisë në rrugëtimin kah BE-ja.

Thënë shkurt: po qe se Beogradi i pranon ato trikatër

Marrëveshje që janë mbi tavolinën e Robert

Cooper-it, atëherë, më 9 dhjetor, kur në Bruksel

mblidhen Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare

të BE-së, Serbia do të mund të fi tojë statusin e

synuar aq shumë.

Prijësit e Serbisë pak ditë para se të bëheshin

publike Raportet e Komisionit Evropian për shtetet

e Ballkanit Perëndimorë, pohuan që nuk ka kuptim

të vazhdojë dialogu i Brukselit me gjendjen e

tanishme në Veri të Kosovës. Tash, duket që gjërat

do të ndryshojnë. Nëse në ndërkohë, në ditët dhe

javët e ardhshme, hiqen barrikadat që kanë bërë

lëmsh Veriun dhe e kanë bërë atë territorin më të

izoluar të Evropës, me meritën e Serbisë të cilës

po i hapet autostrada kah kjo Evropë, dhe nëse

Beogradi përmbushë Agjendën ‘gjithëpërfshirëse’

tekniko-praktike të Cooper-it për zgjidhjen e disa

problemeve në relacionet midis dy palëve (siç defi -

nohen Kosova dhe Serbia në këtë dialog), atëherë,

Beogradi mund të merr statusin e shtetit kandidat

për të hyrë në BE.

Serbia, e cila ka marrë nga BE-ja, sipas këtij Raporti

të Progresi, afër tetë miliardë Euro ndihma

fi nanciare prej vitit 2001 e këndej, dhe e cila, po sipas

këtij Raporti, mbanë strukturat e saja në Veri të

Kosovës (kjo pranohet për herë të parë në mënyrë

eksplicite nga Brukseli) dhe madje, kundërshton

edhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të

OKB-së (prapë sipas këtij Raporti), do të ketë gjasa

të bëjë një hap të madh përpara kah Brukseli, duke

mos bërë asnjë të vetmin hap prapa prej Veriut të

Kosovës kah Serbia.

Kështu së paku del prej Rekomandimeve të

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express

Komisionit Evropian. Sekush që përcjell sadopak

zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës, do të vërej

me të parën që kushtet e Komisionit Evropian për

Beogradin, që Serbia pra të fi tojë atë çfarë dëshiron

prej Brukselit, janë larg qëndrimeve dhe kushteve

të artikuluara nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela

Merkel, gjatë vizitës së saj në Beograd në fund të

gushtit. Merkel foli qartë për shpërbërjen e strukturave

të Serbisë në Kosovë, të cilat janë burim i

të gjitha problemeve në këtë pjesë të Kosovës, dhe

të cilat, për më shumë, gjithnjë sipas vlerësimeve

dhe raporteve të Paktit NATO dhe KFOR-it, janë

kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe për jetën e

vetë pjesëtarëve të KFOR-it dhe të EULEX-it.

Për Serbinë e Boris Tadiqit, do të ishte ideale po

qe se prej gjendjes së sotme goxha problematike,

do të nxirrej me tri-katër Marrëveshje të reja në një

dialog të kotë në Bruksel, pa i prekur fare strukturat

e saja në Veri, dhe duke prekur me një gisht (së

paku), derën e BE-së në Bruksel, përmes statusit

që do ta fi tojë në relacionet me BE-në.

Kështu, me gjasë edhe do të ndodhë në dhjetor

në Bruksel, nëse nuk do të ketë këmbëngulje

të Berlinit, Londrës dhe Parisit për sendërtimin

e Agjendës Gjithëpërfshirëse të Angela Merkelit

për Veriun e Kosovës.

E po qe se Serbia fi ton atë çfarë synon pa nisë

tërheqjen nga Veriu, atëherë, objektivisht, ne do të

kthehemi në atë gjendjen e para 25 korrikut. I tëri

mundi i deritashëm do të shkojë huq.

Po Prishtina zyrtare, hë për hë, është e zënë në

festën e madhe, në pritje të Strategjisë për Liberalizimin

e vizave, prandaj, nuk ka kohë shumë për

tu marrë me këtë telashe.

Aktualisht, të gjithë ne po merremi me interpretimin

dhe shpjegimin e premtimeve të Kryeministrit

Thaçi të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore,

se kur do të mund t’ia mësyjmë Brukselit pa viza

në pasaportat tona biometrike, ndërsa askush këndejpari

nuk e di se kur do të mund të shkojmë, si

qytetarë të Kosovës, në Portat 1 dhe 31, apo, në

Veri të Kosovës.

Liderët serbë thanë, siç u theksua edhe më parë,

që dialogu në Bruksel nuk mund të vazhdojë me

këtë gjendje në Veri të Kosovës.

Liderët e Kosovës është dashtë të thonë, me

kohë, qysh vitin e kaluar, kur kjo temë u trajtua

në New York, në selinë e OKB-së, apo më së voni,

në dimrin e këtij viti, kur kjo çështje u shqyrtua në

Bruksel, në selinë e BE-së, që bisedimet teknikepraktike

nuk duhet të fi llojnë fare derisa Serbia të

mos largohet nga Veriu i Kosovës.

Po tash jemi ku jemi. Prishtina zyrtare, gjithnjë

duke synuar të koordinojë politikën e vet me shtetet

e mëdha perëndimore, do të duhej të theksonte

qartë që Serbia do të duhej të largohej nga Veriu i

Kosovës, para se Beogradi të merr statusin e shtetit

kandidat për inkuadrim në BE.

Dalja e Serbisë nga Veriu i Kosovës duhet të jetë

kushti kryesor për fi llimin e procesit të hyrjes së

Serbisë në BE. Ndërsa pa pranimin e Republikës

së Kosovës, Serbia nuk do të duhej të bëhej shtet

anëtar i BE-së.

Tani pako

EXTRA me

24 këste!

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!