29.07.2013 Views

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHPALLIN DESHTIMIN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 17 tetor 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

Mjet

shpërthyes

Drenas, 16 tetor- Në fshatin

Tërstenik të Drenasit, një person

ka njoftuar se ka hasur në

një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitë policore kanë dalë në

vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë

e FSK-së për deminim ka marrë

me vete mjetin – minë antikëmbësore

të tipit “FAM1”. Nuk

raportohet për ndonjë incident.

Konfiskohen

narkotikë

Viti , 16 tetor- Njësitë

policore kanë bërë bastisje

e shtëpive ku kishin gjetur

dhe konfiskuar 397.9 gram

substancë narkotike të llojit

“Heroinë”, 1970 euro para

kesh dhe 558 pako cigare pa

banderola. Lidhur me rastin

janë arrestuar dy persona, të

cilët me vendim të prokurorit

janë dërguar në mbajtje.

Plagosje

me armë

Prizren, 16 tetor- Një person

nga Zhuri është plagosur

me armë zjarri, i cili ishte te

gurthyesi “Badallaj”dhe është

dërguar në spitalin e Prizrenit

për tretman mjekësor. Policia

ka arrestuar dy të dyshuar, të

cilët kanë qenë në vendin e

ngjarjes dhe dyshohet se njëri

nga ta ka plagosur viktimën.

Është bastisur shtëpia e tyre

dhe janë gjetur dhe konfiskuar

një pistoletë e kal. 7.62 mm, me

numër serik: E 495684, prodhim

i panjohur dhe një pushkë

gjuetie, prodhim turk me

numër serik: 906. Me vendim

të prokurorit, dy të dyshuarit

janë dërguar në mbajtje.

Arrestohen

për lëndime

Prizren, 16 tetor- Raportohet

se janë arrestuar tre persona

pasi që të njëjtit kanë pasur

mosmarrëveshje familjare

mes tyre ku ka ardhur deri

te lëndimi i rëndë trupor i një

personi. Të dyshuarit janë të

njohur si recidivist të dhunës

fizike. Me vendim të prokurorit,

tre të dyshuarit janë dërguar

në mbajtje ndërsa viktimës

iu është ofruar tretmani

mjekësor.

Prishtinë, 16 tetor — KFOR’i nuk

do t’i heq barrikadat sot, ashtu siç

kishte paralajmëruar vetë të shtunën

përmes një komunikate

për media.

Mbrëmjen e së dielës, KFOR’i

njoftoi se do ta shtyjë heqjen e

barrikadave në Veri të Kosovës

për një ditë.

“Komandanti i KFOR’it, Gjenerali

Erhard Drews ka shtyrë kohën

e konvojeve të KFOR’it për furnizimin

e trupave të KFOR’it në pikat

kufitare deri të martën, duke u

dhënë më shumë kohë qytetarëve

të Veriut të Kosovës në largimin e

barrikadave rrugore”, thuhet në një

komunikatë të KFOR’it.

“Përfaqësuesit e komunave të

Leposaviqit, Mitrovicës veriore,

Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë

kërkuar më shumë kohë dhe komandanti

i KFOR’it ka vendosur tu

ofrojë një ditë shtesë. Komandanti

i KFOR’it vlerëson vullnetin e tyre

Eshtrat e gjetur, nga Lufta e Dytë Botërore

Mitrovicë, 16 tetor- Kryetari i KMDLNJsë

në Mitrovicë, Halit Barani ka thënë

se eshtrat e gjetur të njerëzve gjatë

kryerjes së punëve në një rrugë në

lagjen “Bair” të Mitrovicës, mund t’i

përkasin periudhës së Luftës së Dytë

Botërore. Përmes një komunikate për

për t’i hapur rrugët për furnizimin

e trupave të KFOR-it në Portën 1

(Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe

Kampin Nothing Hill”, vazhdon

komunikata.

Sido që të jetë, KFOR mbron

qëndrimin e tij se barrikadat do

të hiqen.

Këtë e ka thënë edhe Shefi i

Zyrës për Informim të KFOR’it,

Uve Nowizky.

“Nëse popullata lokale nuk ka

pasur mundësinë që t’i largojë

barrikadat rrugore gjatë kësaj

fundjave, KFOR’i do ta bëjë këtë

të hënë në mënyrë paqësore - e

theksoj, në mënyrë paqësore, për

të lehtësuar kalimin e veturave”, u

shpreh Nowicki.

Derisa zyrtarët e sigurisë në Prishtinë

nuk thonë asgjë para fi llimit

të zhbllokimit të rrugëve në Veri,

ata të Serbisë kanë qëndrime të

ndryshme.

Sipas zëvendëskryeministrit të

Qeverisë së Serbisë, Bozidar Delic,

heqja dorë e Serbisë nga hyrja në

BE, do ta përforconte Prishtinën

dhe do t’u jepte argumente shteteve

që nuk e kanë pranuar Kosovën

që këtë ta bëjnë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm

i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se

është e nevojshme të përcaktohen

linjat e demarkacionit, që qetë të

zgjidhet kontesti mes Serbisë dhe

Kosovës.

“Demarkacioni i ri është i domosdoshëm,

sepse kështu në një

mënyrë do të vlenin interesat nacionale

serbe në Kosovë. Sot jemi

në situatën kur mund të humbim

media, të dielën, Barani ka bërë të ditur

se gjatë një bisede që kishte mbrëmë

me Bislim (Dibran) Hazirajn, 81-vjeç,

në vendin ku janë gjetur këta eshtra,

gjatë Luftës së Dytë Botërore janë

pushkatuar disa shqiptarë në mesin e

tyre edhe Halil (Shaban) Haxhiu rreth

gjithçka”, ka thënë Dacic në një

intervistë për mediat serbe.

Ai thotë se për këtë ide nuk ka

biseduar me anëtarët e koalicionit

qeverisës, kështu që nuk e di nëse

janë pro ose kundër kësaj.

“Ndryshe, realisht nuk do të fi -

tojmë asgjë. Nuk e di nëse njerëzit

po e kuptojnë se nëse nuk qëndrojmë

pas asaj për çka fl as, e vetmja

gjë që mund të fi tojmë pastaj

është që katër komunat në Veri ta

kenë një lloj autonomie brenda

Kosovës”, ka thënë Dacic.

Por politikani i moderuar, Cedomir

Jovanovic ka deklaruar se

politika dhe të gjitha institucionet

e tjera relevante në Serbi duhet që

menjëherë, pa justifi kim, vonesa

dhe zhvendosje të përgjegjësisë,

të ftojnë serbët në Veriun e Kosovës

që të tërhiqen nga barrikadat,

në mënyrë që të mënjanohet

ndërhyrja e KFOR’it dhe vuajtjet

e njerëzve.

Lideri i Partisë Liberal-Demokratike

të Serbisë, Cedomir Jovanovic

është shprehur se për vite me

radhë, e më brutalisht në muajt e

kaluar, këta njerëz janë pengje të

politikës hipokrite të abuzimit.

“Nëse dështon racionaliteti,

serbët e Kosovës do të jenë viktimat

e fundit të kësaj politike, siç

kanë qenë, për shkak të politikave

kombëtare të viteve të nëntëdhjeta,

serbët nga Kroacia dhe Bosnja”,

ka thënë Jovanovic për mediat e

Beogradit.

Pavarësisht kësaj, pritet që e

hëna të jetë dita kur barrikadat e

serbëve radikalë në Veri të Kosovës,

50-vjeç nga fshati Ternavc, pjesëmarrës

i mbledhjes së Bujanit, dhe komandant

i rrethit në Skenderaj, Rexhep (Fekë)

Vojvoda, moshatar i të parit nga fshati

Llaushë, kryetar i Komunës në Skenderaj

dhe Sadik (Zenel) Abria, anëtar i

Këshillit në Skenderaj.

KFOR’i FLEKSIBIL

KFOR’i është treguar

fl eksibil me serbët e Veriut

të Kosovës. Të shtunën,

Komandanti Erhard Drews

kishte paralajmëruar se

të hënën do të nis heqja e

barrikadave. Por, të dilën,

KFOR njoftoi se do ta

shtyjë këtë aksion për të

martën.

Jeton Musliu

jeton.musliu@gazetaexpress.com

shumë prej të cilave edhe janë betonuar,

të nisin të largohen.

Ata i kanë vendosur barrikadat

rrugore në Veri, që nga mesi

i muajit korrik, pas aksionit policor

të autoriteteve kosovare për

marrjen nën kontroll të pikave

kufi tare 1 dhe 31 në Veri.

Që nga atëherë, serbët i kanë

përforcuar disa herë këto barrikada,

ndërsa kanë shprehur insistimin

e tyre për të mos i hequr ato,

meqë, sipas tyre, ajo pjesë është

territor i serbëve, e jo i shtetit të

Kosovës.

Vetëvrasja e ushtarit

Një ushtar i KFOR’it, nga

kontingjenti francez, ka bërë

vetëvrasje. “Një ushtar i

KFOR’it ka vdekur. Sipas

rezultateve të hetuesve,

bëhet fjalë për vetëvrasje me

armën e tij”, ka thënë për

gazetën Express, zëdhënësi i

KFOR’it, Frank Martin. Ai nuk

ka mundur të thotë asgjë

rreth motiveve që e shtyn

këtë ushtar që t’i japë fund

jetës së tij. Po ashtu, zëdhënësi

i KFOR’it nuk ka

treguar as nacionalitetin e

ushtarit, e as në cilën pikë

kufitare ishte me detyrë ai.

Burime të Expressit thonë se

ushtari i vetëvrarë është i

nacionaliteti francez dhe

ndodhej me detyrë në Pikën

31, në Bërnjakë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!