29.07.2013 Views

MERR GRANDIN - Gazeta Express

MERR GRANDIN - Gazeta Express

MERR GRANDIN - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 14 mars 2012

arté

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Zëri i Sashës

Historia e një fëmije shqiptar, i cili

bashkë me familjen e tij braktis vendin

në kërkim të një jete më të mirë

në Itali, është tema e librit të fundit

të shkrimtarit italian për fëmijë,

Roberto Piumini, “Zëri i Sashës”.

Personazhi i zgjedhur nga ai quhet

Sasha dhe është 8-vjeçar, ndërkohë

që vetë autori pohon se pjesa më e

madhe e tregimit për Sashën është

e trilluar.

Djali bashkë me të afërmit e tij

kalojnë nëpërmjet detit dhe hyjnë

ilegalisht në Itali. Por nga presioni

i atjeshëm, që kryesisht vjen nga

mediat, ai e humbet zërin. Për ta

Gruaja e Grossman-it

Lexuesit shqiptarë mund ta pasurojnë bibliotekën

e tyre edhe me një libër të vlefshëm

të botuar para pak ditësh në shqip. Është ky

romani ‘Gruaja që i arratisej lajmit të keq’ i

shkrimtarit izraelit David Grossman.

Alfred Beka

alfred.beka@gazetaexpress.com

Prishtinë, 13 mars —

Nga autori i librit fi tues të disa

çmimeve, ‘Në një jetë tjetër’, vjen

një roman me forcë të jashtëzakonshme

për jetën familjare dhe

kostot e luftës, i botuar kohët e

fundit në Izrael.

Është ky romani i shkrimtarit

të njohur David Grossman ‘Gruaja

që i arratisej lajmit të keq’, i

përkthyer në shqip nga Taqo

Trajçe dhe i botuar së fundmi

nga shtëpia botuese ‘Dudaj’.

Ora po bëhet gati të festojë

lirimin nga shërbimi ushtarak

të birit të saj, Oferit, kur ai

kthehet sërish në front për një

operacion të madh. Në një çast

hidhërimi e krize mendore të

pashpjegueshme, ajo niset për

në Galile, pa u lënë asnjë njoftim

paraprak ‘lajmëtarëve’, të cilët

mund të sjellin lajmin më të keq

që mund të dëgjojë një nënë. E

ndarë kohët e fundit nga i shoqi,

Ilani, ajo e bind ish-mikun e tyre

më të mirë dhe të dashurin e saj

të dikurshëm, Avramin, që ta

shoqërojë. Dikur me një shpirt

artisti të shkëlqyer, tani i tërhequr

nga bota dhe i mbyllur në

vetvete, Avrami kishte shërbyer

bashkë me Ilanin në ushtri, deri

sa fati i ndau dhe Avrami përfundoi

në Egjipt gjatë Luftës së

Kipurit, ku u torturua brutalisht

si rob lufte.

Ndërsa Ora dhe Avrami

udhëtojnë përmes bukurisë së

zymtë të Galilesë, ajo i jep atij

dhuratën e Oferit, një djalë që

ai nuk e ka parë kurrë. Historia

që ajo tregon e mban Oferin të

gjallë për Oran, edhe për lexuesin,

dhe e hap Avramin ndaj

lidhjeve njerëzore të papritura

në botën e tij të shkatërruar.

Kurrë nuk e kemi parë kaq

qartë ose në mënyrë kaq therëse

realitetin dhe surealitetin e jetës

së përditshme në Izrael, rrymat

e ambivalencës për luftën brenda

një familjeje, barrën që bie

vazhdimisht mbi secilin brez.

Imagjinata e pasur e Gro-

rikthyer atë, bëhet pjesë e një kori

fëmijësh...

Ndryshe, Piumini është një prej

shkrimtarëve më të njohur dhe më

të vlerësuar në Itali për librat për

fëmijë. Rreth 50 vepra të tij janë

përkthyer edhe në shumë shtete

të tjera.

19

ssman-it për një familje në dashuri

e krizë e bën këtë libër një

nga romanet më të mëdha të

kohës sonë kundër luftës.

Libri ka marrë lëvdata të shumta

nga shkrimtarë dhe kritikë

të njohur.

“Janë disa shkrimtarë në fjalët

e të cilëve njeriu dallon ndërtimin

e jetës. David Grossman

është një shkrimtar i tillë. Ai

është mjeshtër i të shkruarit

emocionalisht, të saktë e domethënës.

Personazhet e tij

nuk gjenden aq shumë në faqet

e librit se sa ngrihen para syve të

lexuesit në tri përmasa, lëkura

e tyre e mbuluar me prozë, që

njëherësh sëmbon me depërtim

dhe shkëlqen me dhembshuri.”

Kështu shkruan Yann Martel, autor

i ‘Jeta e Pi-së’ dhe ‘Beatriçja

& Virgjili’.

Ndërkaq, shkrimtari i njohur

Paul Auster ka shkruar se ky

është një libër me fuqi e intensitet

tronditës, duke e konsideruar

këtë si kryeveprën e Grossmanit.

“Një libër me pasuri të pafund,

plot ankth dhe parandjenja të

zymta, por gjithashtu plot forcë

vitale stërgjyshore, ajo forcë që

gjendet në sendet dhe në tokë.

Grossman di si të hyjë në shpirtin

e thellë të personazheve të tij

dhe t’i bëjë ata të gjallë”, shkruan

gazeta italiane ‘La Repubblica’.

David Grossman lindi në Jerusalem.

Është autor i shumë

veprave të letërsisë artistike, publicistike

dhe për fëmijë. Konsiderohet

si një prej shkrimtarëve

më të mirë të Izraelit. Vepra e

tij është botuar në “The New

Yorker” dhe është përkthyer në

tridhjetë gjuhë të botës. Është

fi tues i çmimeve të shumta, ku

përfshihen çmimi francez ‘Chevalier

de l’Orde des Artes et des

Lettres’, ‘Buxtehuder Bulle’ në

Gjermani, ‘Premio per la Pace e

l’Azione Umitaria’ i Romës, ‘Premio

Ischia – International Award

for Journalism’, çmimi i Izraelit

‘Emet’ dhe çmimi ‘Albatross’, i

dhënë nga Fondacioni Gunther

Grass.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!