29.07.2013 Views

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 29 gusht 2012 BOTA 13

OKB-ja kërkon ndihmë për refugjatët sirianë

Kombet e Bashkuara kërkuan

ndihmë prej 54 milionë dollarësh

për dhjetëra mijëra sirianë, fi llimisht

fëmijë, të cilët vendstrehim

kanë gjetur në Jordani.

UNICEF-i theksoi se paratë janë

të domosdoshme që të sigurohet

ndihmë shëndetësore, dërgesë të

ushqimit dhe mjete për higjienë

për familjet siriane dhe fëmijët të

cilët janë të vendosur në Jordani.

«Presim që deri në fund të vitit në

kampin Zatari të ketë 70 mijë njerëz.

Duhet menjëherë të veprojmë,

për shkak se fëmijët më

së shumti vuajnë. Kemi nevojë

urgjente për fi nancim të jashtëzakonshëm,

që t’u ndihmojmë

një numri më të madh njerëzish»,

deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it

për Jordaninë.

Në një tjetër kumtesë, qeveria jordaneze

theksoi se ka nevojë për

ndihmë në vlerë prej 429 milionë

URES SE LINÇIT

zëri i vetëm në Greqi, i cili po merr

guximin që të thotë të vërtetën.

Rasti i dhunës kundër egjiptianit

të ri tërhoqi vëmendjen e

opinionit për shkak të brutalitetit

të sulmuesve, por ka tashmë

disa muaj që sulmet e dhunshme

kundër migrantëve në Greqi janë

përditshmëri. Në Athinë djelmosha

të rinj, të veshur me fanella

të zeza dhe të armatosur me shkopinj,

pothuajse çdo ditë bëjnë

gjueti kundër të huajve. Jo-grekët

po rrahën nëpër autobusë dhe në

metro, e ka raste kur ata janë sulmuar

edhe me thika.

Nuk ekziston pothuajse asnjë

migrant në Athinë, i cili nuk e

njeh dikë që është sulmuar. Shpesh

ndodhë që policët gjenden afër

vendit ku ndodhin këto sulme,

por ata rrallë herë ndërhyjnë për

të ndalur sulmuesit.

Urrejtja kundër migrantëve

bëri që në zgjedhjet e fundit të

forcohet partia e ekstremit të

djathtë, Agimi i Artë, anëtarët e së

cilës konsiderohen si përgjegjës

për sulmet kundër të huajve.

Siç njoftoi gazeta tjetër greke,

Ta Nea, kjo parti tani synon të formojë

të ashtuquajturat “Batalione

të sigurisë”, për të luftuar kriminalitetin

burim i të cilit janë migrantët.

Një funksionar i Agimit të

Artë në rajonin Mesinia ka ftuar

të gjithë meshkujt prej moshës 15

deri në 75 vjet që t’i bashkohen

këtij “batalioni të ri”.

Në parlament, deputeti nga

radhët e Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris,

theksoi se Greqia sot

është shndërruar në një depo të

mbeturinave, ku e gjithë bota po

derdh bërllokun e saj (me ç’rast

ju referua migrantëve) dhe shtoi

se Greqia gjendet në një “luftë

të pakontrolluar”, e cila sipas tij

është nxitur nga imigrantët ilegal.

Për të dobësuar forcat ekstreme,

qeveria e Greqisë, e kryesuar

nga kryeministri konservator, Antonis

Samaras, ka fi lluar zbatimin

e një politike më të ashpër ndaj

imigrantëve, me ç’rast mbi 1 mijë

imigrantë ilegalë janë arrestuar,

gjatë bastisjeve që ka ndërmarrë

deri me tani policia greke.

Por rezultati i vetëm i këtij

aksioni është se qytetarët janë

hidhëruar edhe më shumë, më

saktësisht qytetarët në ato vende,

në të cilat është paraparë të

vendosen imigrantët e arrestuar.

Në kampet e dëbimit nuk ka më

vend, prandaj është paraparë

që imigrantët të vendosën edhe

nëpër kazerma të ushtrisë dhe në

stacione të braktisura të policisë.

Fushëbeteja e re psikike e këtij

konfl ikti është qyteti i Korinthit,

ku autoritetet kanë paraparë

vendosjen e 1500 deri 2000 imigrantëve

të arrestuar në një kazermë

të ushtrisë. Ky plan nuk

kundërshtohet vetëm nga Agimi

i Artë, por edhe nga kryesia e

qytetit, e cila në shenjë proteste

ndërpreu furnizimin e kazermës

me rrymë dhe ujë.

Situata është mjaft e tendosur:

javën e kaluar pati protesta të

dhunshme para kazermës, pasi

që qytetarët tentuan të parandalojnë

vendosjen e disa qindra

imigrantëve të parë ilegal

në kazermë. Policia u detyrua

të përdorë gazin lotsjellës për të

shpërndarë protestuesit.

Korinthi konsiderohet si qendër

e ekstremistëve të djathtë. Tani

qyteti është i mbushur përplot me

gazetarë, të cilët po kërkojnë qëndrimin

e qytetarëve në lidhje me

vendosjen e imigrantëve ilegal në

qytetin e tyre. Pjesa më e madhe

e qytetarëve përkrahin aksionet e

ekstremistëve të djathtë.

“Kush më garanton se pakistanezët

nuk do të kapërcejnë

gardhin, për të dhunuar fëmijët

tonë?”, deklaroi një qytetare e Korinthit.

“Mua më është zvogëluar

pensioni, me qëllim që me këto

para të financohen migrantët”,

deklaroi një banor tjetër.

Prefekti i qytetit, Alexandros

Pneumatikos, i shkroi një

letër ministrit të Brendshëm të

Greqisë, Nikos Dendias, në të

cilën theksoi se “vendimi i qeverisë

për të hapur kamp për imigrantët

në Korinth është i papranueshëm”

dhe shtoi se “qyteti do

të bëjë rezistencë”.

dollarë që t’i mbulojë «nevojat

themelore dhe të dalat indirekte»

të lidhura me mirëmbajtjen dhe

ofrimin e ndihmës refugjatëve

sirianë në territorin e Jordanisë.

Në kumtesë thuhet se deri në

fund të vitit, Amani do të ketë

nevojë për 221 milionë dollarë

Ndëshkohen marinsat

që dogjën Kuranin

Gjashtë ushtarë amerikanë janë

ndëshkuar me masa disiplinore

për djegien e 100 librave të Kuranit

dhe teksteve të tjera fetare në

Afganistan, ngjarje e ndodhur

në muajin shkurt.

Ata nuk do të përballen me

procedim kriminal lidhur me

ngjarjen, që shkaktoi trazira

që morën të paktën 30 jetë dhe

vranë dy ushtarë amerikanë.

Hetimi thotë se nuk ka pasur

qëllime dashakeqe për të

fyer islamin. Tre marinsa janë

ndëshkuar gjithashtu për një video,

në të cilën ata shfaqen duke

urinuar mbi trupat e talebanëve

të vdekur.

që të mund të mbajë ndihmën

për refugjatët sirianë në nivelin e

domosdoshëm.

Në Jordani për momentin ka rreth

200 mijë refugjatë sirianë, ndërsa

në kampin Zatari janë vendosur

17 mijë refugjatë, prej të cilëve

gjysma janë fëmijë.

Për djegien e librave të shenjtë,

gjashtë ushtarët do të përballen

me ndëshkime administrative

që mund të përfshijnë masa si

reduktim të gradës, detyrime

shtesë dhe gjobë për të paguar.

Në të gdhirë të 20 shkurtit, presidenti

afgan Hamid Karzai bëri

thirrje për një proces publik për

ushtarët e përfshirë.

Stoltenberg nuk jep dorëheqje

për shkak të Breivikut

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg,

i kritikuar për mungesën

e përgatitjes për parandalimin e

masakrave të 22 korrikut të vitit

të kaluar, ka përjashtuar çdo

mundësi për dorëheqje.

Stoltenberg i është përgjigjur kritikave

pasi një raport i paraqitur

më 13 gusht nga një komision i

pavarur, në të cilin u theksua se

atentati në Utoja mund të ishte

shmangur dhe se dorasi, Anders

Breivik do të ishte arrestuar para

se të mbërrinte në ishull.

Raporti në fjalë bëri që kreu i policisë

norvegjeze, Oeysten Maeland,

të paraqiste dorëheqjen më

herët gjatë muajit.

Maeland, i cili kishte marrë

detyrën disa ditë përpara se

Breivik të vriste 77 persona, pranoi

se shpërthimi i bombës në

kryeqytet tërhoqi vëmendjen e

forcave të rendit, duke vonuar

ndërhyrjen në Utoja.

Pak ditë më parë, gjykata norvegjeze

vendosi se Anders

Behring Breivik është i aftë

mendërisht dhe do të qëndrojë

në burg për 21 vite, pasi u shpall

fajtor për vrasjen e 77 personave

në Oslo dhe Utoya, më 22 korrik

të vitit 2011.

Akulli në Arktik

po shkrihet në nivel rekord

Arktiku, gjatë këtij viti, ka humbur

më shumë akull se në çdo

periudhë tjetër prejse satelitët

kanë nisur regjistrimet, në vitin

1979.

Agjencia amerikane e

hapësirës, NASA, ka bërë të

ditur se sasia e akullit në det

është zvogëluar në 4.1 kilometra

katrorë.

Akulli në det rritet gjatë

dimrave të ftohtë të Arktikut

dhe zvogëlohet me rritjen e

temperaturave.

Shkencëtarët thonë se gjatë

tri dekadave të fundit, satelitët

kanë vërejtur zvogëlim për 13

për qind të shtresës së akullit në

çdo dekadë gjatë kohës së verës.

Shkencëtarët e përfshirë në

llogaritjen e fundit, thonë se ajo

mund të jetë pjesë e ndryshimeve

rrënjësore të kushteve të

Arktikut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!