29.07.2013 Views

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë, 29 gusht 2012

art

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Vdes poetja preshevare

Të hënën mbrëma, në Durrës,

vdiq papritmas poetja dhe

arsimtarja preshevare, Sadete

Presheva (62). Sadete Presheva

ishte autore e dhjetë veprave

letrare, kryesisht me poezi e

tregime për fëmijë. Ishte krye-

tare e Klubit letrar Migjeni, dhe

profesoreshë në shkollën e mesme

Skënderbeu, në Preshevë.

Libri i fundit i Sadete Preshevës,

“Kërkoj Kohë të Qetë”, u botua

nga shtëpia botuese Vatra, në

Prishtinë. Poezitë e në këtë libër

paraqesin gjithë vrullin e ngjarjeve

të kaluara nëpër kohë, të

cilat poetja i radhit me një gjuhë

të pastër poetike, por edhe duke

sprovuar individualitetin e saj

krijues, i cili dëshmohet qartë

gjatë leximit të poezive të saj.

Amaneti i Besës

Sa njerëz do të sakrifi konin jetën e tyre për një të huaj? Është kjo pyetja universale, që qëndron në boshtin e fi lmit

dokumentar “Besa - The Promise”, i cili kohë më parë u dha në kuadër të San Francisco Jewish Film Festival.

Sipas autorit të librit, Norman,

Gershman, “janë shqiptarët ata

që e bënë një gjë të tillë”. Kjo për

shkak se, në kohën kur humaniteti

njerëzor përjetoi kaptinën

e tij më të errët, atëherë kur me

miliona çifut, homoseksualë,

komunistë dhe pakica racore po

përndiqeshin në gjithë Evropën,

shumë shqiptarë vendosën të

shpëtonin jetët e njerëzve që për

ta ishin krejt të huaj.

Në fakt, ishte besa shqiptare, si

kod, por dhe si virtyt, ajo që bëri

që shumë shqiptarë sakrifi koheshin

për shpëtimin e të tjerëve;

të familjeve çifute që iknin nga

fashistët italianë e gjermanë gjatë

Luftës së Dytë Botërore. Është kjo

tema kryesore që shqyrtohet në

dokumentarin “Besa – The Promise”,

të autorit Norman Gershman,

dhe me regjinë e Rachel

Goslins.

Televizioni amerikan CNN e

trajtoi filmin që bëri jehonë në

Festivalin e Filmit Çifut, i cili fi lloi

më 19 korrik dhe përfundoi më 6

gusht, në San Francisco.

“Besa” u shndërrua në një mision

për fotografi n amerikano-çifut,

Norman Gershman. Fotografi

të e mbledhura nëpër Shqipëri,

ai i përdori për bërjen e librit mbi

të cilin bazohet fi lmi dokumentar

“Besa - Myslimanët që i Shpëtuan

Çifutët Gjatë Luftës së Dytë

Botërore”. Kur dëgjoi për rastin e

familjes Hoxha, e cila përmendet

në librin e Gershman, regjisorja

Goslins mendoi se “zotët e dokumentarit

i dhanë një dhuratë

të çmuar rrugëtimit” të saj. Filmi

e çoi Goslins, dhe ekipin fi lmik,

nga Shqipëria në Izrael, derisa po

përcillte besën e dhënë nga babai

i Rexhep Hoxhës qysh në kohën

e Luftës së Dytë Botërore, të cilën

pas shumë dekadash po mundohej

ta përmbushte i biri...

Ngjarja e fi lmit fi llon në vitin

2007, me rrugëtimin e dy burrave,

çifutit Gershman dhe myslimanit

shqiptar, Rexhep Hoxhës.

Në të vërtetë, me ndihmën

e çifuto-amerikanit Norman,

Rexhepi e çon deri në fund besën

që babai i tij ia kishte dhënë një

familjeje çifute; të cilën e kishte

shpëtuar gjatë Holokaustit të

Luftës së Dytë Botërore. Familjes

çifute asokohe i kishte premtuar

se t’ia kthente librat e shenjtë të

lutjeve, të cilat kishin mbetur në

shtëpinë e tij. Por, ja që Rexhep

Hoxha nuk i pa më kurrë ata.

Ndërkohë, Gershman dhe

Rexhepi mbërrijnë nga Bullgaria

në Izrael. Edhe pse pjesëtar i besimit

mysliman, Rexhep Hoxha atje

ndjehej si të ishte pjesë e familjes

çifute që kërkonte.

Nga ana tjetër, Gershman bisedoi

edhe me Leka Zogun e Parë,

lidhur me, siç shprehet ai, vendi-

min e mbretit të vetëm mysliman

në Europë për t’ua hapur kufi jtë

çifutëve në vitin 1938, kur një gjë

e tillë mund të shkaktonte një

zemërim të paparashikueshëm

të nazistëve ndaj Shqipërisë.

Leka Zogu i Parë ishte përgjigjur,

se ndjente që nuk ishte

njerëzore ajo që po bënin gjermanët,

kështu që vendosi që çifutëve

t’u hapte një rrugë. Sipas

muzeut izraelit Yad Vashem, ku

ndodhet arkiva më e madhe e

Holokaustit në botë, nuk ekziston

asnjë rast i vetëm që shqiptarët

të kenë tradhtuar ndonjërën nga

familjet e strehuara çifute, me

qëllim që atë t’ia dorëzonin nazistëve.

E mbijetuara e Holokaustit,

Johana Neuman, e cila është një

prej personazheve të fi lmit, i tha

televizionit CNN se në Shqipëri

kishte arritur nga Gjermania, së

bashku me familjen. Neumann

19

asokohe ishte vetëm 8-vjeçare.

“Dëshiroj të nënvizoj faktin se

çdo shqiptar, respektivisht, çdokush

që fshihte ndonjë çifut, asokohe

përndiqej nga gjermanët.

Pra, i rrezikohej jeta atij, dhe

familjarëve të tij. Por, ata e bënë

këtë, dhe kjo ishte diçka e pabesueshme.

Fjalët sigurisht që nuk

mjafton për ta sqaruar atë që e

bënë shqiptarët. Pa dyshim, Besa

ishte pjesë e kulturës shqiptare,

dhe ajo vinte nga Kanuni, që ishte

një udhërrëfyes i tyre moral”,

theksoi Johana Neumann.

Ndryshe, misioni aktual i fotografi

t, Norman Gershman, është

që nëpër shkollat e mesme t’u

rrëfejë të rinjve amerikanë mbi

konceptin e Besës. “Besa është

një mesazh për botën”, thotë ai,

“për vëllazëri dhe për dhembshuri

ndaj të gjithë atyre njerëzve

që ishin në nevojë. Ajo u përket

vetëm shqiptarëve”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!