29.07.2013 Views

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

DIGJEN 2 MIJE HEKTARE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 28 gusht 2012

Durojmë

gjithçka

Baca

Hapi krahët e fl uturo (Eqo) thellë në kaltërsi,udhëto-udhëto,çerdhen ku do ta bësh TI?

Toni

O njerëz, mos u ngutni me shkruar sa për me thënë se po japim komente, së

pari lexoni mirë shkrimin dhe mendoni disa hapa para, se dikush i sheh gjërat

më larg. Sa për politikë mos mendoni se Eqës ja bën afër ndonjëri prej tjerëve në

LDK, po besa as nga partitë tjera. Këto po i them si një person që nuk jam militant

i asnjë partie, e aq më pak i LDK-së. Disa prej jush që keni komentuar është

mirë me i lexuar disa intervista të Eqës të viteve të kaluara, për me vlerësuar më

lehtë. Sido që të jetë, politikanët janë çfarë jemi ne. Ka prej tyre që dallojnë, sikur

që ka edhe në shoqëri, por kur e marrim në përgjithësi, nuk dallojnë shumë.

Agron

Gargamell, ku i ke shtrumfat?

Qarri

Keni tradhtuar fi lozofi në kombëtare dhe fetare të të madhit Pjetër (Ukë) Rugova.

Vlerësimi i miqve tanë ndërkombëtarë, por edhe i popullit, është se LDK-ja nuk po

i mbron interesat e Kosovës. Ju keni kaluar në një rrugë me shërbimin serb. 90 për

qind të buxhetit (pas luftës) shërbimi serb e ka përdorur për ndërtimin e xhamive

në Kosovë, përmes arabëve dhe hoxhallarëve të shitur. Edhe Miloshevici dëshirën

më të madhe jetësore e ka pasur me e pa Kosovën me xhamia. Për së gjalli nuk ju

realizua dëshira, për se vdekuri po ja plotëson shërbimi serbë, tani bashkë edhe me

LDK-në. Ndërtimi i xhamive është largim i Kosovës nga Evropa, që si pasojë do të

sjellë papunësi, varfëri, mjerim, e besa e rrezikon edhe sigurinë e shtetit të Kosovës.

Pagarusha

Që Vetëvendosja është njëjtë si LDK-ja, për këtë nuk ka asnjë dilemë. Politika e

LDK-së ka qenë e përzier si mielli i magjupes, thotë populli. Rugova dhe shumë

njerëz përreth tij kanë qenë njerëz pa kurriz, të nënshtruar, interesxhinjë, karrieristë,

spiunë, etj. Baza (populli) i gjorë ka qenë naiv, por i pafajshëm, e la këtë

parti të cilës kurrë nuk ja pa hairin. E tani në skenë ka dal prototipi i saj, Vetëvendosja.

Mos ke gajle o Ekrem, se stafetën e partisë tani po e vazhdon VV. Mos ke

dert se rrugën e trasuar të nënshtrimit po e vazhdon si-vëllai i Rugovës, Kurti.

Zvicra

Ekrem Kryeziu apo Kryebardhi, si do që të jetë i përngjan Miloshevicit

dhe është shkolluar në sistemin e monizmit. Për atë e përmend,

se ai e pat fut në politikë dhe tani nuk po i rrihet në opozitë.

Sala

O more Ekrem, le politikën më se e ke bë namin. Shko blej do

dhi dhe dil në bjeshkë diku, se për më mirë nuk je ti.

Vëtëvendosja

Ish-LDK-isti pajtohem plotësisht më ty kur po thua se programi i Vetëvendosjes është

krejtësisht i njejtë me programin e ish-LDK-së Rugoviane, duke fi lluar prej programit për

vetëvendosje, si dhe veprimit me anë të protestave paqësore demokratike për vetëvendosje

dhe liri. Protesta të llojllojshme. Bile edhe për nga organizimi LDK-ja Rugoviane

ka qenë një lëvizje popullore, e që njëjtë sot Vetëvendosja është një lëvizje popullore.

Admiri

Ky njeri është shejtan, ikni prej tij.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Ardian Zejnaj

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë

së Kosovës nga ana e bashkësisë

ndërkombëtare, është tregues

se objektivat e Planit të ish Presidentit

fi nlandez, Martih Ahtisari janë "përmbushur",

duke e "dërguar" këtë Plan

në arkivat e historisë. Kjo do të thotë

se nga 11 shtatori 2012 në Kosovë do

të krijohet një gjendje e re politike dhe

juridike, ajo post-Ahtisari. Më fi llimin e

kësaj epoke, nënkuptohet se palët do të

kenë edhe obligime të reja të cilat, sado

që po mohohet publikisht, privatisht

po pranohet nga qeveria e Kosovës dhe

ajo e Serbisë si kohë për një betejë të re

diplomatike, e cila do të vazhdoi nga ku

kishte mbetur më 18 shkurt 2008, mbi

Urën e Lumit Ibër.

Serbia do të provoi që statusquon

trembëdhjetë vjeçare në Veri ta

shndërrojnë në një gjendje juridike

dhe politike të favorshme për serbët

(në një lloj autonomie), siç do të angazhohet

edhe Kosova që këtë statusquon

ta "shkrijnë" nën autoritetin e

Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përtej këtij angazhimi apo synimi, nuk

ka asnjë arsye që qeveria e Kosovës të

provoi të manipuloi qytetarët e Kosovës

se me organizime të festave në Prishtinë

kemi arrit "pavarësinë e plotë" të vendit

tonë. Në vend të kësaj, pas 10 shtatorit

2012, institucionet e Kosovës do të jenë

përgjegjëset kryesore për gjithë çfarë do

të ndodhë më pastaj në dhe përreth

vendit tonë (minus veriu i vendit).

Për ta pasur pavarësi të plotë dhe

sovranitet mbi tërë e vendit, Kosova

duhet që ta ndryshoi gjendjen e pas 18

Shkurtit 2008 në veri, siç do të duhet të

ndryshoi në gjithë Kosovën edhe gjendja

juridike dhe politike e vendosur në

vitin 1999 mbi bazën e Rezolutës 1244 të

KS të OKB-së. Kjo për faktin se, si Plani

i Ahtisarit, ashtu edhe Rezoluta 1244,

në Kosovë kanë vendosur apo zgjatur

një lloj moratoriumi në raportet mes

shumicës shqiptare dhe pakicës serbe,

ndërsa që Veriu e kanë shndërruar në

një "konfl ikt të ngrirë", ku serbët dhe

shqiptarët kanë vazhduar t'i mbrojnë

pozicionet e "fi tuar" pas 12 qershorit

1999, përkatësisht 18 Shkurtit 2008.

Prandaj, edhe insistimi i ri i bashkësisë

ndërkombëtare për një proces të ri

negociator mes Kosovës dhe Serbisë,

vetëm sa konfi rmon këtë realitet dhe

na dëshmon se as Rezoluta 1244, dhe

as Plani i Ahtisarit nuk e kishin zgjidhur

statusin përfundimtar të Kosovës! Të

dy këto dokumente më shumë kanë

shërbyer si korniza juridike dhe politike

brenda se cilave, në njërën anë

janë ndërtuar dhe kanë funksionuar

E mërkurë, 29 gusht 2012

Kosova pas-

Ahtisari, e pavarur

apo federatë ?!

institucionet e Kosovës dhe në anën

tjetër i kanë dhenë hapësirë dhe

mundësi Serbisë që në veri të Kosovës

të zhvilloi dhe menaxhoi institucione

paralele serbe!

Kështu që "njehsimi" i Rezolutës 1244

dhe Planit të Ahtisarit në një "zgjidhje"

të vetme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën

nuk do të jetë e lehtë dhe as fi tore

për Kosovën. Procesi i ri negociatorë

me Serbinë, më shumë se sa pavarësi të

plotë për Kosovën do të mund të sjellë

një federalizëm të vendit tonë, për

shkak se vendi ynë rrezikon të ndahet

në dy entitete, pavarësisht sa i madh

dhe i fuqishëm do të jetë entiteti serbë!

Serbët tanimë kanë krijuar një entitetin

e tyre kulturorë dhe religjioz në Kosovë

(me lejen dhe insistimin e qeverisë së

Kosovës), dhe u mungon vetëm edhe ai

politik (që pritet të krijohet në Veri), për

ta kompletuar federalizimin e Kosovës.

Dhe rrjedhën e lumit tani nuk do të

mund ta parandalojnë as klishetë patriotike

të partive opozitare në Kosovë,

sepse edhe LDK-ja e AAK-ja, ashtu si

PDK-ja dhe kryetari i saj Hashim Thaçi

që po kërkojnë më ngulm të përfshijnë

sa më shumë aktorë vendorë në këto

negociata, kanë qenë në pushtet dhe

pjesë e bisedimeve të para katër vjetëve

në Vjenë, kur bashkërisht e kanë lenë

veriun në duart e Serbisë dhe jashtë

Pakos së Ahtisarit e Kushtetutës së Republikës

së Kosovës! Ndoshta e vetmja

parti që ka të drejtë morale të fl as për

këtë proces për shkak të kundërshtimit

të vazhdueshëm, është Lëvizja Vetëvendosje!,

por e cila më gjithë retorikën e

fortë kundër një procesi të ri negociator

me Serbinë, nuk ka ndonjë ide se si

duhet kaluar pushteti i institucioneve

të Kosovës përtej lumit Ibër, përveç kërkesës

për përdorim të forcës!

Nëse do të ishte zgjidhja për veriun

sot kaq e lehtë, atëherë Hashim Thaçi

këtë gjë do ta arrinte më 25 korrik 2011,

kur urdhëroi ndërhyrjen e Forcave Speciale

të Policisë së Kosovës atje, çka dogji

këtë mundësi të fundit! Pikërisht se

nuk na ka mbetur ndonjë alternativë

tjetër për të "shkuar" në veri, po ndodhë

procesi i ri negociator i cili synon t'u

jap fund mosmarrëveshjeve politike

në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nëse

ka një ide tjetër se si mund të rikthen

veriu nën pushtetin e Prishtinës, le të

thuhet sa më parë, por jo duke "shitur"

patriotizëm të rrem dhe përsëritur frazat

e vjetra, se zgjidhja është brenda

Kushtetutës dhe Planit të Ahtisarit,

ngase asnjëra nga këto dy dokumente,

edhe pas trembëdhjetë vjetëve, nuk i

ka dhenë zgjidhje status-quos në veri!

Veriu i Kosovës vazhdon t'i bëjë rivalitet

Republikës së pavarur të Kosovës!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!