17.08.2013 Views

POLITIKANET NE GJYQ - Gazeta Express

POLITIKANET NE GJYQ - Gazeta Express

POLITIKANET NE GJYQ - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18

BOTA E martë, 2 nëntor 2010

Rebelët kurdë nuk e marrin përgjegjësinë për sulm

Rebelët kurdë kanë mohuar të hënën

të kenë pasur dorë në sulmin e së

dielës në Stamboll, si pasojë e të cilit

u plagosën 32 persona. Gjysma e të

plagosurve ishin pjesëtarë të policisë.

Agjencia e lajmeve Firat, e cila

konsiderohet të jetë e afërt me Partinë

Punëtore të Kurdistanit (PKK), publikoi

lajmin, sipas të cilit Partia Punëtore e

Kurdistanit, përmes një kumtese bëri të

ditur se do të vazhdojë me armëpushimin

e shpallur deri në zgjedhjet

e përgjithshme në Turqi, të cilat pritet

të mbahen në verën e ardhshme,

duke refuzuar kështu përgjegjësinë

eventuale të saj për sulmin në Stamboll.

Armëpushimi i kaluar njëmujor

përfundoi të dielën.

Ndryshe, askush deri më tani nuk

e ka marrë përsipër përgjegjësinë

për sulmet në sheshin Taksim të

Stambollit, edhe pse autoritetet turke

e konsiderojnë PKK’në si të dyshuar të

mundur.

Në sulmet e deritanishme terroriste

në Stamboll autorë të “rregullt” ishin

rebelët kurdë, militantët islamikë ose

ekstremistët majtistë.

QENDER E RENDESISHME E

Atentatet e dështuara

me pakot me

lëndë eksplozive, që

përmes postës ajrore

ishin dërguar nga

Jemeni dhe për destinacion

kishin disa

institucione çifute

në SHBA, bënë që

vëmendja ndërkombëtare

të rikthehet

nga ky vend afrikan.

Sana, 1 nëntor —

Ajri është i rëndë plumb dhe

vjen era barut. Një njësi

antiterroriste e Jemenit po

stërvit, megjithëse municioni

që përdoret është i

vërtetë e jo stërvitor. Skena të tilla

bëhen për t’iu treguar vizitorëve

të huaj vendosmërinë e vendit për

ta luftuar terrorizmin. Ajo që nuk

thuhet e as tregohet haptas është

se stërvitja mbahet nën drejtimin

e ekspertëve amerikanë. Ka vite

që ata punojnë në Jemen, sepse

ky vend gjithnjë e më tepër po

shndërrohet në një qendër të

pasuesve dhe simpatizuesve të

Al-Qaidës. Shumë terroristë që e

ndjejnë veten të pasigurt në shtete

tjera janë vendosur në Jemen. Një

shtet ky që edhe sot duket se ka

mbetur një bazë ideale për ta.

Në Jemen nuk ka pushtet të

njëmendët qendror, kështu që

vendi ka kohë që kërcënon të

shpërbëhet. Kjo, jo vetëm për

shkak të kryesuesve të fiseve që

sundojnë në ndonjë rajon të caktuar

dhe që përpiqen ta ruajnë pavarësinë

e tyre nga qeveria në Sana,

por para së gjithash për shkak të

përpjekjeve separatiste në jug të

vendit dhe të një lufte që sa vjen

e ashpërsohet me klanet shiite në

veri të vendit. Zhvillimi i më i ulëti

zonave jugore – të cilat deri në vitin

1990, kur edhe u bashkuan me

Jemenin e ribashkuar, ishin pjesë

e “Republikës Demokratike” të Je-

menit - i bënë banorët e tyre më të

ndjeshëm ndaj rezistencës kundër

pushtetit qendror. Ndërkohë, lufta

me fi set e veriut është edhe më e

vjetër se kaq.

Në kufi të një

“shteti të dështuar”

Këto probleme të brendshme, të

shoqëruara me varfërinë e madhe,

nivelin e ulët të shkollimit, prapambeturin

dhe rrënjët tradicionale fetare

të popullatës e çuan Jemenin

drejt kufi rit të një shteti të dështuar,

siç ishte dikur Afganistani. Pikërisht

gjithë kjo situatë paraqet një vend

JEMENI:

ideal për grupet terroriste. Element

tjetër i favorshëm është pozita gjeografi

ke e Jemenit, kur dihet se ai

kufi zohet me Arabinë Saudite, prej

nga e ka origjinën bërthama e Al-

Qaedës. Po ashtu, Jemeni nuk është

as larg Somalisë dhe zonave tjera të

lindjes së Afrikës, ndërkohë që në

ujërat e tij detare kalojnë rrugë të

rëndësishme strategjike botërore.

Washingtoni dhe aleatët e tij me

vite të tëra kanë bërë tepër pak që

Jemenit - shtetit më i varfër të Gadishullit

Arabik – t’ia ndërpresin

rrugëtimin drejt dështimit. Kjo,

me gjithë faktin se zhvillimet e

përshkruara më lart në Jemen kishin

fi lluar edhe para ngjarjeve të

11 Shtatorit. Në janar të vitit 2000

si pasojë e sulmit me gomone të

atentatorëve vetëvrasës u vranë

17 ushtarë amerikanë të anijes

luftarake amerikane USS Cole, e

cila ndodhej në brigjet jugore të

Jemenit. Që nga ajo kohë SHBAja

është në ndjekje të atyre që fshihen

prapa këtij sulmi, mirëpo

nuk janë përkujdesur shumë që

Jemeni të mos rrëshqasë më thellë,

ngase ishin të zëna me Afganistanin,

Irakun, e kohëve të fundit

edhe me Pakistanin.

Rrëmbimet e shpeshta

të të huajve

Nga Jemeni nuk kanë munguar

as sinjale tjera. Vlen të kujtohen

rrëmbimet e të huajve dhe

lirimi i pengjeve tek pas pagesës

së parave për ta, ose edhe

vrasja e tyre. Të gjitha këto akte

kishin motive politike ose fetare.

Me forcimin e Al-Qaidës në

këtë vend, ato vetëm sa u shpeshtuan.

Kështu, për shembull,

rreth 25 të burgosur nga Jemeni

që ndodheshin në kampin

amerikan Guantanamo Bay,

pas lirimit u kthyen në vend

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!