17.08.2013 Views

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

18

BOTA E shtunë, 25 dhjetor 2010

SHBA dhe Rusia do të bisedojnë për armët taktike bërthamore

Administrata e Barack Obamës thotë

se pakësimi i armëve taktike bërthamore

të Shteteve të Bashkuara dhe

Rusisë do të jetë objektivi që pason

ratifi kimin e së mërkurës të traktatit

për pakësimin e armëve strategjike

me Moskën. Zyrtarët amerikanë

thonë se presin inspektime të

shumta për armët strategjike, të cilat

u ndërprenë vitin e kaluar dhe që do

të rifi llojnë sërish deri në muajin prill.

Ende në valën e festimeve pas ratifi kimit

të traktatit të ri START nga Senati

amerikan, zyrtarët e administratës i

Van Rompuy kërkon

bashkëpunim BE-Turqi

“Turqia po ashtu është anëtare me të drejta të plota e G-

20-ës, ashtu si pesë prej vendeve të BE-së. Për mendimin tim,

edhe pa i pritur rezultatet e negociatave, Bashkimi Evropian

duhet të zhvillojë një partneritet të ngushtë me Republikën e

Turqisë”, tha kreu i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Duke lëvduar rolin aktiv të

Turqisë në rajon, presidenti

i Këshillit Evropian, Herman

Van Rompuy, i bëri thirrje

bllokut 27-anëtarësh për bashkëpunim

më të ngushtë me

vendin kandidat, pa pritur

rezultatet e negociatave të ardhshme

për anëtarësim.

“Turqia u bë vend kandidat

në vitin 1999, kurse në

vitin 2005 u hapën negociatat

e anëtarësimit. Këto janë

të vështira dhe të ndërlikuara,

por ka mundësi të bëjmë

përparime vitin e ardhshëm.

Reformat e Turqisë, pjesërisht

të realizuara për të aderuar

në standardet e BE-së, kanë

dhënë rezultate mbresëlënëse”,

pohoi Van Rompuy, gjatë

një vizite në kryeqytetin e Hungarisë,

Budapest.

“Në të njëjtën kohë, Turqia

luan rol aktiv në marrëdhëniet

me fqinjët. Po ndërmjetëson

mes Sirisë dhe Izraelit si dhe

po përparon në kontaktet me

Armeninë”, shtoi ai gjatë një ligjërate

në Akademinë e Shkencave

të Hungarisë. “Turqia po

ashtu është anëtare me të drejta

të plota e G-20-ës, ashtu si

pesë prej vendeve të BE-së.

Për mendimin tim, edhe pa i

pritur rezultatet e negociatave,

Bashkimi Evropian duhet

të zhvillojë një partneritet

të ngushtë me Republikën e

Turqisë”, tha kreu i Këshillit

të Evropës, duke theksuar se

besueshmëria e BE-së si një

lojtar global varet nga arritjet

mbi fqinjësinë.

Hungaria do të marrë Presidencën

e BE-së pas Belgjikës

në janar 2011. Zyrtarët belgë

dhe turq kanë konfi rmuar se

nuk është e mundur të hapet

një kapitull i ri negociatash

gjatë gjashtëmujorit të presidencës

belge, ndërsa pala tur-

ke shpreson ta bëjë këtë gjatë

gjashtëmujorit të presidencës

hungareze. Më herët, ministri

i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere,

në një intervistë me

“Today’s Zaman” të mërkurën

në Bruksel, u shpreh optimist

mbi procesin e anëtarësimit

të Turqisë. “Treni është në binarë”,

pohoi ai.

Ish-komisionari evropian

për Zgjerimin, tashmë në

postin e komisionarit të Ekonomisë

dhe Çështjeve monetare,

Oli Rehn, pati deklaruar

se “treni” i Turqisë rrezikon të

“përplaset” me Brukselin, nëse

vendi kandidat nuk plotëson

disa kushte të caktuara. “Vërej

që treni mbetet në rrugën e

duhur dhe do të shohim që

përpjekjet e ardhshme do të

japin rezultat në presidencën e

radhës”, theksoi Vanackere. Sipas

tij, qeveria turke nuk mundi

të përgatitet për hapjen e kapitullit

të negociatave, pasi ua

kushtoi energjitë ndryshimeve

të rëndësishme kushtetuese.

Ministri i Jashtëm hungarez,

Janosh Martoni, u zotua

se do të bëjë të pamundurën

për të çuar përpara procesin

e anëtarësimit të Turqisë në

gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas tij, Bashkimi Evropian

duhet të bëjë një zgjedhje

strategjike. “Ose do të formohet

një Perandori e re Otomane

jashtë BE-së, e cila do

ta konkurrojë këtë të fundit,

ose forcat do të bashkohen

dhe Turqia do të bëhet anëtare

e Bashkimit Evropian. Besoj

se anëtarësimi do të sillte

avantazhe domethënëse për

Unionin”, citohet të ketë thënë

Martoni. Ai shtoi se Turqia nuk

duhet të zhgënjehet nga problemet

politike gjatë procesit

të anëtarësimit, por të përqendrohet

te negociatat.

kanë drejtuar sytë nga një objektiv i ri

dhe ndoshta më i vështirë, shkurtimin

e arsenaleve të armëve taktike

bërthamore amerikane dhe ruse.

Kjo kategori e gjerë armësh përfshin

mjetet bërthamore në formën

e minave, predhave të artilerisë,

raketave me rreze të shkurtër që janë

dukshëm më të vogla, e që përbëjnë

rrezik më të madh për t’u përhapur,

sesa armët strategjike me rreze të

gjatë që përfshihen në traktatin e ri

START.

Në një konferencë telefonike me

gazetarët, ndihmëssekretarja

amerikane e Shtetit për kontrollin

e armëve, verifi kimin dhe zbatimin,

Rous Gotmoller tha se presidenti

Obama dhe senatorët amerikanë të

të dy partive janë të predispozuar të

merren më tej me armët taktike.

Besimtarët vërshojnë Betlehemin

Mijëra turistë, pelegrinë dhe klerikë

janë mbledhur në Betlehem,

ndërsa qyteti i lindjes së Jezusit

po përgatitet për të festuar Krishtlindjet.

Pelegrinët ndezën qirinj brenda

Kishës “Lindja e Krishtit”, të cilën

të krishterët e identifi kojnë si vendi

kur para dy mijë vjetësh Jezusi

lindi në një ahur.

Policët palestinezë të vendosur

përreth ishin përgjegjës për ruajtjen

e rregullit.

Kleriku kryesor i Kishës Katolike

në tokën e shenjtë ka arritur

në Betlehem, në një procesion

tradicional nga Jerusalemi.

Patriarku Fuad Tual do të mbajë

meshën e mesnatës në kishë, që

Papa u drejtohet britanikëve

Papa Benedicti XVI u ka bërë

thirrje njerëzve që ta kujtojnë

rëndësinë e lindjes së Krishtit.

Këto komente, Ati i Shenjtë i bëri

gjatë një mesazhi radiofonik, të

transmetuar nga BBC-ja në prag

të Krishtlindjeve.

Kjo është hera e parë që kreu i

shënon edhe kulmin e festës në

qytet. Numri i vizitorëve në Betlehem

është rritur në vazhdimësi në

vitet e fundit. Rreth 90 mijë vizi-

torë priten në qytet gjatë sezonit

të Krishtlindjeve, ndërsa sipas

shifrave të qeverisë izraelite, vjet

ishin 70 mijë.

Anarkistët, përgjegjës për sulmet në Romë

FAI-ja ose Federata Joformale

Anarkiste ka marrë përsipër

përgjegjësinë për dy sulmet me

bomba në dy ambasada në Romë.

Një shënim që kishte mbetur në

rrobat e një prej viktimave merrte

përgjegjësinë për sulmet.

Gjatë ditës së djeshme, dy pako

bombë të dërguara në ambasadat

e Zvicrës dhe të Kilit shkaktuan

plagosjen e dy personave.

Incidentet në Romë ishin të

ngjashme me ato të muajit të kaluar

në Greqi. Militantët e ekstremit

të majtë dërguan pako bomba

në disa ambasada dhe në selitë e

disa qeverive të huaja.

Kishës Katolike i drejton mesazh

një vendi, të cilin e ka vizituar

gjatë vitit. Papa vizitoi Anglinë dhe

Skocinë në muajin shtator.

Transmetimi i mesazhit tre

minutash të Papës ka shkaktuar

kundërshtimin e sekularistëve

në Britani, të cilët kanë kritikuar

BBC-në që i ka dhënë qasje të lehtë

kreut të Vatikanit.

“Zoti është besimplotë kur bën

premtimet e tij, por shpeshherë ai

na habit me mënyrat se si ai i realizon

ato”, deklaroi Papa në porosi.

Ati i shenjtë tha se lutet për të

sëmurët dhe të moshuarit, si dhe

për ata që po shkojnë drejt çdo

forme të vuajtjes dhe mjerimit.

Në mesazhin e tij ai përmendi

vizitën e fundit në Mbretërinë

e Bashkuar, të mbushur me

“dhembshuri të madhe” dhe

shprehu gëzimin e tij që përshëndeste

sërish dëgjuesit britanikë.

“Të dashur miq nga Skocia, Anglia

dhe Uellsi, si dhe nga gjithë

bota anglishtfolëse, dua që ta dini

se jeni pjesë e lutjeve të mia në

këtë sezon të shenjtë”, tha Papa.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!