17.08.2013 Views

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët e Botës

Një komandant i papërkulshëm

dhe me vullnet të hekurt, i cili

udhëheqë me miliona luftëtarë

revolucionarë me dashuri dhe besim.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 5 °C

Min: 2 °C

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

EDITORIAL,

Në gazetën verikoreane

Rodong

Sinmun, në të cilin

lavdërohet udhëheqësi

Kim Jong Il, në

përvjetorin e ngritjes

së tij në rangun e

udhëheqësit të ushtrisë.

Kam menduar se durimi do të sjell

paqe në këtë tokë.

LEE MYUNG BAK,

President i Koresë së

Jugut, duke reaguar

ndaj kërcënimit nga

ana e Koresë së

Veriut me luftë dhe

duke premtuar se do

të kundërpërgjigjet,

nëse sulmohet sërish

territori i Koresë së

Jugut,k gjatë vizitës në

një njësi të ushtrisë në

provincën Kangwon.

Pjesa më e madhe e kishave

këtu në Bagdad kanë anuluar

kremtimet për Kërshëndella.

SCANON ANDREW WHITE,

Prift në kishën anglikane

St. George në Bagdad,

e cila do të kremtojë

Kërshëndellat si

zakonisht, përkundër

dhunës së fundit, në

shënjestër të së cilës janë

vënë të krishterët në Irak.

Max: 6 °C

Min: 3 °C

Kërkesa e

kryeministrit

në dorëheqje,

Hashim Thaçi,

që ky rast të

trajtohet përsëri

dhe të sqarohet

deri në fund

është përgjigjja

më e mirë dhe

më e duhur për

ne. Gënjeshtra

i ka këmbët

e shkurtra,

nuk ecën

gjatë, ndërsa

e vërteta ecën

përjetësisht.

Përse duhet ta

pengojmë të

vërtetën tonë që

të ecën me ne!?

E shtunë, 25 dhjetor 2010

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

Të kapur për

organet e Martyt

Thuhet se çdo çudi në Ballkan nuk zgjat më

shumë se tri ditë. Unë po shkruaj në ditën e

katërt. Serbët dhe shqiptarët u zunë të kapur

për organet e zviceranit Dick Marty. Në Beograd

reagoi akademiku me ide fashiste, Matia

Beqkoviq, duke i shpallur organet e Martyt

si fi toren më të madhe të Serbisë dhe si alibinë

më të qëndrueshme për krimet serbe në

Kosvë, gjegjësisht si alibi për rehabilitimin e

politikës fashiste të Millosheviqit. Reagoi edhe

Akademia jonë e lodhtë. Reagimet vluan nga

të gjitha anët, ndërsa mediet gjetën material

të bollshëm edhe për ballina. Është i njohur

fakti se në luftë së pari vritet e vërteta, pastaj

të tjerat. Në luftën mediale për organet e Martyt,

etnonacionalistët nga të dyja taborret po

shtinë edhe me armë të palejueshme. Mungon

qasja racionale ndaj raportit të njeriut

i cili u ngrit edhe kundër bombardimeve të

NATO-s mbi makinerinë vrastare serbe,

përkundër që ky bombardim ishte motivuar

thjesht nga çështje humanitare. Raporti i

Martyt u shndërrua në një tymnajë, e cila do

të dëmtojë më shumë serbët se shqiptarët.

Kjo për faktin se serbët kanë nevojë për një

katarsis kolektiv për atë që kanë bërë jo vetëm

mbi shqiptarët, por edhe mbi popujt tjerë të

ish Jugosllavisë. Serbët kanë nevojë të përjetojnë

një lloj katarsisi të ngjashëm me atë që

përjetuan grekët pas djegies së Trojës, apo

edhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.

Raporti i Martyt ashiqare se e pengon këtë

proces, shenjat e të cilit kanë nisur të bëhen

të dukshme në Serbi. Raporti i Martyt pengon

edhe procesin e ndërtimit të shtetit të ri të

Kosovës, i cili ka nevojë për konsolidim dhe

për njohje të reja ndërkombëtare. Sigurisht që

ky raport do të prodhojë efekt të keq edhe në

dialogun që pritët mes palës serbe dhe asaj

kosovare. Si i tillë ky raport nuk i ndihmon

as përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare

për të zgjidhur përfundimisht problemin e

Kosovës, i cili vazhdon të mbahet i ngrirë me

çështjen e Veriut.

Sigurisht që është me interes të shikohet raporti

ynë në raport me raportin e Dick martat.

Duket sikur ne vërtet po ngjajmë shumë në

peshqit. Si duket edhe kemi krijuar një ambient

për ta kultivuar harresën. Këtë ambient e

kemi ndërtuar nëpërmjet vetëkënaqësisë së

shprehur në formë propagande dhe një miti

të rrejshëm për rrënjë të pastra. Është e vërtetë

se e vërteta është e dhembshme, por pse kaq

shumë na dhemb gënjeshtra e Martyt është

çështja. Dihet se ky rast është trajtuar tri herë

nga institucione ndërkombëtare, nëse ka prova

të reja le të trajtohet edhe disa herë, sepse

krimi nuk vjetrohet. Kërkesa e kryeministrit në

dorëheqje, Hashim Thaçi, që ky rast të trajtohet

përsëri dhe të sqarohet deri në fund është

përgjigjja më e mirë dhe më e duhur për ne.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, nuk ecën

gjatë, ndërsa e vërteta ecën përjetësisht. Përse

duhet ta pengojmë të vërtetën tonë që të ecën

me ne!? Para kësaj deklarate të kryeministrit

në dorëheqje, mbase njeriut i cili ka mandatin

të formojë qeverinë e re, është dashur të

reagojë kryeprokurori i Kosovës. Thaçi tha se

ka pasur durim t’i dëgjojë këto sharje tash e 15

vjet dhe se këtë durim ende nuk e ka humbur.

Dhe është e vërtetë kjo. Ne vetë publikisht e

kemi akuzuar si kriminel dhe mbase si hajn të

farmerkave në atdheun e Dick Martyt. Në këtë

kontekst nuk duhet harruar se edhe ne jemi

kontribuuesit e raportit të Martyt, duke nisur

nga shoferët dhe përkthyesit e UNMIK-ut,

shërbimeve të fshehta nga më të ndryshmet

dhe shoqërisë civile që nuk zgjodhi format

dhe mjetet për të fi tuar donacione nga fonde

të ndryshme ndërkombëtare. Duke ndërtuar

një ambient shumë konspirativ dhe duke pasur

një klasë politike të papërgjegjshme, kemi

bërë që imazhi i Kosovës të dëmtohet në këtë

shkallë dhe të tjerët të ndërtojnë perceptime

të ndryshme edhe në bazë të raportit të Martyt.

Tani kemi ardhur në një situatë kur na

është ngulur kunji dhe nuk gjejmë forcë morale

të pranojmë se kunjin ia kemi ngulur vetes.

Populli ka një shprehje të mirë për këtë: “Çka

ta bën vetja, nuk ta bën dynjaja!” Sigurisht që

ky kunj dhemb shumë, sepse është i futur në

trupin me plagë ende të pashërueshme. Në

vend se të investojmë për një imazh më të

mirë, ne e kemi bërë të kundërtën. Këndej e

andej kufi rit kemi prodhuar dhe kemi dërguar

nëpër botë fi lma artistikë e dokumentarë,

të cilët, për shijen surrealiste të evropianëve,

kanë shfaqur pamje të tmerrshme të një realiteti

të bërë nga një seleksionim tepër negativ.

Kjo gjë ka nxitur edhe produksione të

ndryshme ndërkombëtare që prototipin e kriminelit

ta kërkojnë në Kosovë. Edhe autorja e

Harry Potter, një personazh të saj kriminal e

dërgon në Shqipëri. Për mua këto gjëra janë

më të dhembshme se vetë raporti i Martyt,

sepse i kemi prodhuar vetë për të keqen tonë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!