17.08.2013 Views

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë 9, janar 2013

Nimetz në Athinë dhe Shkup

Ndërmjetësi i Kombeve të

Bashkuara, diplomati amerikan Mathew

Nimetz, këtë javë nis turneun

e parë për këtë vit në përpjekje për

zgjidhjen e kontestit rreth emrit të

Maqedonisë.

Ai, të martën shkojë në Athinë,

ndërsa pas dy ditëve në Shkup.

Burime jozyrtare thonë se Nimetz,

kësaj radhe, do të sjellë një propozim

të ri ndërsa më së shumti

spekulohet me emrin, Republika

e Maqedonisë Veriore, por kjo nuk

është konfi rmuar nga zyrtarët në

Shkup, të cilët, në prononcimet e

fundit kanë theksuar përkushtimin

e tyre për mbylljen e shpejt të këtij

problemi, që ka bllokuar integrimin

e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Askush më shumë se ne nuk është

i interesuar për intensifi kimin e

dialogut me Republikën e Greqisë

dhe gjetjen e zgjidhjes për çështjen

e imponuar të emrit. Ne jemi

ÇFARE KERKON DODIKU?

Duke pasur parasysh mundësinë e humbjes së tij në zgjedhje, presidenti i

Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, ka fi lluar të fl et për komplotin

ndërkombëtarë, qëllimi i së cilit është i tij nga skena politike në Bosnje dhe

zhbërja e etnitetit të Republikës Serbe, përpjekje kjo e tij për të zhvendosur

vëmendjen e banorëve të Republikës Serbe nga situata tejet e vështirë

ekonomike dhe sociale në këtë etnitet, janë të mendimit analistët.

Rrëfimi për komplotin ndërkombëtarë,

qëllimi i së cilit

është largimi i Milorad Dodikut

nga skena politike në Bosnje dhe

zhbërja e etnitetit të Republikës

Serbe, është një nga përpjekjet

e shumta për të zhvendosur

vëmendjen e banorëve të Republikës

Serbe nga situata tejet e

vështirë ekonomike dhe sociale

në këtë etnitet, janë të mendimit

analistët.

Profesori nga Banja Lluka,

Miodrag Zhivanovic, thekson se

për këtë shërben edhe insistimi

i Dodikut për ndarjen e Kosovës,

për të cilën siç tha presidenti i

Republikës Serbe është “vija e

fundit e mbrojtjes së interesave

kombëtare të serbëve”.

Zhivanovic përkujton se elitat

politike gjithmonë kanë bërë

thirrje për mbrojtjen e interesave

kombëtare kur është dërmuar

pozicioni i tyre në pushtet.

Zhivanovic shpjegon se si Dodik,

me ndihmën e “medieve të

dëgjueshme”, po zbaton parimin

klasik të kontrollit të masës. Sipas

tij, qëllimi i Dodikut është që të

preokupojë popullatën me tema

të parëndësishme, në shikim të

parë me konotacione të fuqishme

ideologjike. Rezultati i kësaj është

krijimi i një atmosfere, në të cilën

interesat personale i nënshtrohen

interesave më të larta, pra atyre

kombëtare.

“Për këtë arsye Dodik kohëve të

fundit po fl et për atë se si duhet

të zgjidhet problemi i Kosovës,

se si BE-ja nuk mundet dhe nuk

duhet të jetë synim, fl et për kinse

kërcënime të vazhdueshme, duke

tërhequr njerëzve vëmendjen nga

ajo që duhet të jetë jeta”, tha Zhivanovic.

Kur të rrezikuarit më në fund

fl asin dhe paralajmërojnë greva

dhe protesta, pushteti i etiketon

si “kukulla të komplotuesve ndërkombëtarë”.

“Për këtë arsye edhe

po zhvillohen debatet për atë se

kush është tradhtarë apo i paguar

nga të huajt”, shton Zhivanovic.

“Rrëfi met për ardhjen e një pranvere

të tmerrshme, të iniciuar

nga CIA, Vatikani, angazhimin e

tërë njerëzimit, për të përmbysur

Dodikun, janë për fat të keq rrëfi -

me që i kemi dëgjuar një milionë

herë në rrethin tonë”, thotë gazetari

nga Beogradi, Petar Lukovic.

Lukovic është i mendimit se

pozicioni politik i Dodikut nuk

është stabil dhe se për këtë arsye

me këso deklarata po i drejtohet

jo vetëm banorëve të Republikës

Serbe, por edhe atyre të Serbi, ku

në pushtet nuk është më Boris

Tadici, i cili e ka mbështetur.

“Ai madje ka shpikur edhe zgjidhje

e problemit të Kosovës, por

kjo këtu në Serbi nuk ka pasur

jehonë pozitive. Dodik në Beograd

ka një vilë, ka nënshtetësinë

dhe ka bërë çdo gjë që të siguroi

vetën, në rast se pëson humbje

në zgjedhje. Ajo që është më e

keqja, Dodik ndoshta një ditë do

të jetojë në Beograd, sikurse edhe

pjesa më e madhe e atyre që janë

arratisur pas luftës në Bosnje,

duke u lavdëruar se Republika

Serbe është një nga të arriturat

më të mëdha të popullit serb”,

përfundoi Lukovic.

të përcaktuar për të marr pjesë

në të gjitha nismat që ka të bëjnë

me mbylljen e kontestit, përfshirë

edhe vizitën që pritet të realizoj

ndërmjetësi Mathew Nimetz në

Shkup e Athinë. Vlerësojmë se çdo

komunikim mes dy shteteve duhet

të përqendrohet në mundësitë e

Topi refuzon Ramën

Fryma e Re Demokratike

refuzoi ftesën e kryetarit të

Partisë Socialiste, Edi Rama,

për t’u bashkuar në zgjedhjet

e 23 qershorit. Kryetari i FRDsë,

Bamir Topi, tha nga qyteti

i Krujës se kompromis do të

bëhet vetëm në interes të qytetarëve.

“FRD-ja nuk do të bëjë

koalicion me partitë e vjetra të

tranzicionit në Shqipëri (PS,

PD, LSI). Ndërkohë ne e dëshirojmë

kompromisin, por jo atë

kompromis që bazohet në interesa

të çastit dhe të individëve,

por në interes të parimeve dhe

të qytetarëve”, u shpreh Topi.

Mafi a shqiptare ka

“pushtuar” Greqinë

Instituti RIMSE në Greqi, duke

u bazuar tek raporti i 2012-s për

krimin e organizuar dhe terrorizmin

hartuar nga Ministria e

Brendshme greke, ka bërë publik

studimin mbi grupet dhe familjet

mafi oze të cilat veprojnë në

Greqi. Sipas raportit të ministrisë

së Brendshme greke, mafia

shqiptare në Greqi kontrollon

80 për qind të shpërndarjes me

pakicë të tregut të heroinës, 50

për qind të tregut të shumicës sa i

përket trafi kut të marijuanës dhe

hashashit, 90 për qind të tregtimit

të armëve të paligjshme.

Sa i përket tregut të prostitucionit,

kjo ministri raporton se 50 për

qind e tij kontrollohet nga mafi a

BOTA 15

përafrimit dhe në ndërtimin e një

klime të mirëbesimit dhe të mbështetjes

së ndërsjellë”, ka deklaruar

ministri i Punëve të Jashtme i

Maqedonisë, Nikola Poposki, pa

dhënë detaje nëse Nimetz do të

sjellë ndonjë propozim të ri për

çështjen e emrit.

Sipas kreut të FRD-së, ekonomia

dhe mirëqenia e qytetarit

do të jenë përparësi e kësaj

partie. Ndërsa deputeti i qarkut

Durrës, ku bën pjesë edhe Kruja,

Gazmend Oketa, u shpreh se

Kruja do të jetë një shembull

i mirë në zgjedhjet e qershorit

dhe me votë do të tregojë

se klasa e vjetër politike e ka

mbaruar misionin e saj.

“Tashmë është radha e FRDsë

t’u mundësojë shqiptarëve

realizimin e ëndrrës evropiane,

për të cilën aspiruan edhe studentët

e dhjetorit ‘90 , u shpreh

Oketa.

shqiptare dhe po 50 për qind e

grabitjeve me armë në shtëpi,

dyqane dhe biznese kryhen nga

shqiptarët. Sipas Agjencisë së

Sigurimit të Policisë greke, ekziston

një klasë e rëndësishme

personalitetesh në Greqi, të cilët

kanë interesa të drejtpërdrejta

me krimin e organizuar shqiptar,

gjithashtu ata janë burim për të

mbledhur këtë informacion ose

për t’u ndërlidhur me shumë rrjete

social-politike në Greqi.

Sipas raportit, krimi i organizuar

i drejtuar nga shqiptarët

në Greqi po përhapet me ritme

të shpejta, shpesh me grupime

paramilitare të shqiptarëve nga

të gjitha trevat.

Jeremic pjek derr në New York!

Vuk Jeremic, president i Asamblesë

së Përgjithshme të OKB-së,

nuk e ka lëshuar rastin që të pjek

një derr në New York, me rastin e

Kërshëndellave ortodokse.

Nën komentin “Ka mbetur

edhe pak kohë deri te momenti

i darkës festive”, Jeremic në faqen

e tij në Twitter, një ditë para

Kërshëndellave, ka vendosur fotografi

në e derrit, i cili përfundoi

në tavolinën e familjes së tij.

Natën e Kërshëndellave, siç

shkroi Jeremic në faqen e tij, e

ka kaluar në disa miq në Washington,

por ai nuk e zbuloi lokacionin

se ku e ka pjekur derrin.

Fotografi a e tij e publikuar ka

nxitur një debat të ashpër në

Twitter. Shumë njerëz e kritikuan

atë për vendosjen e fotografi së

së derrit, duke theksuar se ai në

këtë mënyrë po e turpëron Serbinë.

Në këtë vërejtje Jeremic u

përgjigj se nuk ka arsye për t’u

brengosur, ngase, sipas tij, Serbia

“qëndron mjaft mirë në OKB”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!