17.08.2013 Views

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Hashimi e

Ramushi

s’munden bashkë.

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: -2 °C

Min: -5 °C

Nesër

NEXHAT DACI,

Kryetari i LDD-së, duke

vlerësuar se kryeministri i

Kosovës, Hashim Thaçi dhe

kryetari i AAK-së, Ramush

Haradinaj, nuk mund të

qeverisin së bashku.

Nuk ka

propozimdokument

për

veriun

HAJREDIN KUÇI,

Zëvendëskryeministër i

Kosovës, i cili tha se për

veriun e Kosovës, për

takimin e ardhshëm me

zyrtarët serbë, që pritet

të mbahet me 17 janar, se

krejt çka do të prezantohet

do të jetë në kuadër të

Kushtetutës së Kosovës

dhe pakos së presidentit

Ahtisaarit.

Federata shqiptare

me dy njësi, krijon

mundësinë që shqiptarët

të hyjnë në BE si federatë

shqiptare.

KRESHNIK SPAHIU,

Kryetari i Aleancës Kuq

e Zi, e cila në Komisionin

Qendror te Zgjedhjeve

kërkesën për zhvillimin

e referendumit për

bashkimin Kosovë-

Shqipëri, nismë kjo e bërë

publike prej 28 nëntorit, në

Morinë.

Max: 7 °C

Min: 0 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Rasti i

skandalit me

pasaportat

biometrik

nuk guxon

të heshtet

kinse për të

pritur fjalën

e drejtësisë.

Përderisa

pritet veprimi

i gjyqësisë,

duhet kërkuar

përgjegjësinë

morale e

politike,

meqenëse

nuk duhet të

mbesin pa

ndëshkim edhe

inspiruesit e

këtij skandali

E mërkurë 9, janar 2013

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Ibrahim Rexhepi

Pas betonit e qeramikës

Skandali i 1,4 milionë euro që Ministria e Punëve

të Brendshme “i ka paguar” për prodhimin pasaportave

biometrik po merr dimensione të tjera. Ai

edhe më shumë po forcon bindjen për lehtësinë e

padurueshme për keqpërdorimin e parasë publike,

për veprimet kriminale tehet të tejdukshme dhe pa

pikë frike e turpi, por edhe për mungesën e masave

për ndëshkimin e bartësve të tyre.

Shkarkimi i disa zyrtarëve (anësorë) nga kjo ministri,

si edhe deklarimet se duhet pritur që gjyqësia

ta thotë fjalën, janë vetëm tentim për zvarritje, si

edhe për zhvendosjen e përgjegjësisë në një nivel

më të ulët.

Përgjegjësia rreth këtij rasti duhet të arrije deri në

majën e ekzekutivit të vendit. Sado që rreth këtij rasti

përmendet edhe emri i kryeministrit, por pa ofruar

dëshmi të besueshme, megjithatë, përgjegjësia e tij

ka të bëjë me mosveprimin- heshtjen. Ai duhet të

jetë më këmbëngulës dhe të insistoj në zbardhjen

e të vërtetës, me qëllim që ta ruaj edhe at pak fytyrë

që i ka mbetur kësaj qeverie. Pra, fjala është për

përgjegjësinë politike dhe morale, e cila shtrihet në

nivelet e larta, prej ministrit e deri te kryeministri.

Në fakt, asgjë nuk po ndodhë për zbërthimin e

këtij problemi. Tash ka deklarime se këto para janë

futur në beton dhe në qeramikë !? Për çfarë punësh

? Sërish të pista. Edhe po të jetë e vërtetë se paratë

këtu përfunduan me urdhrin e kompanisë e cila

ka pranuar pagesat nga MPB-ja , sërish kjo nuk

zvogëlon përgjegjësinë, meqenëse është dashur të

përcillet mënyra e qarkullimit të parasë dhe vendi

se ku po përfundojnë ato. Mirëpo, këtë nuk kanë

mundur ( e as që kanë dashur) ta bëjnë pikërisht ata

që konstruktuan makinerinë e manipulimit. Këtë

e ka vështirë ta zbërthej edhe gjyqësia, meqenëse

ajo nuk vepron pa ndikime nga jashtë, përkatësisht

nuk ka fuqi që të merret me frymëzuesit e krimit,

por vetëm me ekzekutorët teknik.

Në këtë rast, kur përmendet betoni dhe qeramika,

asocimi i parë është shpëlarja e parasë. Formula e

shpëlarjes së parasë është e njohur në tërë botën,

ndërsa në Kosovë kjo bëhet krejtësisht ashiqare.

Ndërtimtaria në tërësi noton në informalitet dhe

përmes ndërtimit të skemave piramidale, që lehtë

mund të përfundojnë me pasoja të rënda. Mirëpo,

kur është në pyetje pagesa për pasaportat biometrik,

nuk ka pasur nevojë të bëhet shpëlarja e parasë,

meqenëse burimi i tyre ka qenë shumë i qartë.

Këtu ka ndodhur një fenomen krejtësisht i kundërt-

paratë e pastra janë bërë të pista. Ato janë paguar

për një qëllim të caktuar, kurse kanë përfunduar

diku tjetër. Pra, ka ndodhur zhvendosja, pa asnjë

mbulesë. Nëse zhvendosjen e ka bërë kompanie

ndërmjetësuese e të akuzuarës Natali Veliaj, atëherë

ajo duhet të jep llogari para kompanisë austriake

“Osterreichische Staatsdruckerei” , prodhuese e pasaportave

biometrik. Mirëpo, lëmshi i krimit nisë

me faktin se pagesat në kontot e tjera dyshohet se

janë bërë me kërkesën e palës kontraktuese, në këtë

rast të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por, ministria, nga aspekti ligjor, pa letra nuk ka

mundur të dislokoj asnjë cent. Ligji për menaxhimin

e fi nancave publike e thotë qartë se, pa lejen

e ministrit mund të transferohen deri në pesë për

qind të mjeteve nga një destinancion, te tjetri, pastaj,

numri një i ministrisë mund të lejoj zhvendosje

të shumave deri në 15 për qind të një ndarje nga

buxheti, nëse shuma shkon deri në 25 për qind, për

këtë duhet të vendosë Qeveria e Kosovës, ndërsa

për shuma më të larta leje mund të jep vetëm Kuvendi

i Kosovës. Meqenëse te rasti i pasaportave biometrik

bëhet fjalë për zhvendosjen e 10 për qind të

shumës, atëherë kjo nuk ka mundur të ndodhë pa

lejen ministrit. Për këtë formulë insiston ligji, por

këtu gjithçka ka pasur rrjedhën e jashtëligjshme,

prandaj, është punuar pa letra, e pa vendime.

Duke shpresuar se gjyqësia do ta zbardhë këtë

rast dhe do të ndëshkoj bartësit e këtij manipulimi,

është befasues fakti se me çfarë lehtësie manipulohet

me paranë publike. Sipas informatave të prezantuara

në opinion, edhe laikët e kuptojnë se kjo

mënyrë e manipulimit “nuk është mbyllë me letra”.

Që në fi llim ka qenë e qartë se kompania austriake

mbetet e shkurtër për 1,4 milionë euro, apo me 10

për qind të shumës së kontraktuar përmes tenderit

për pasaportat. Nëse austriakët fi llimisht janë

pajtuar që ky ka qenë çmimi i “tallit”, sërish kanë

bërë mirë që kanë reaguar. Ndërkaq, nëse zyrtarët

nga ministria, apo nga kompania ndërmjetësuese

kanë bërë pagesa sipas interesave individuale,

atëherë këtë punë e kanë bërë me një naivitet të

paimagjinueshëm, meqenëse mundësia për zbulim

ka qenë shumë e lehtë. Posaçërisht nëse në

një moment hidhërohet dikush prej lojtarëve, apo

nëse sado pak funksionon shteti ligjor.

Tash, në nivelin në të cilën ndodhet ky skandal,

është e pa pranueshme heshtja nënë pretekstin se

duhet të pritet fjala e gjyqësisë. Është krejtësisht

normale se nuk duhet ndëshkuar ata që fare nuk

janë të zhytur në këtë skandal, por ka vend për

përgjegjësinë morale e politike. Posaçërisht për

faktin se korrupsioni me paranë publike, si edhe

përdorimi me papërgjegjësi i parasë së tatimpaguesve

është bërë dukuri e zakonshme në Kosovë.

Krejt kjo për faktin se askush nuk ka dhënë llogari

për veprimet e këtilla. Nëse mungon vlerësimi

i përgjegjësisë si akt moral, atëherë kjo duhet të

bëhet përmes mekanizmave detyrues. Përderisa

nuk vepron ky mekanizëm, atëherë çështja e 1,4

milionë eurove do të jetë vetëm një rast në mesin

e shumë të tjerëve që mund të ndodhin në

të ardhmen. Kjo është e qartë kur kemi parasysh

mekanizmat e ngathtë të drejtësisë në Kosovë ,

mos guximin e tyre që të veprojnë drejt, si edhe

mos-veprimin e aparatit për dhënien e llogarisë.

E ky aparat nuk mund të funksionoj brenda institucionit

ku gatuhet krimi, por te ata që kanë marrë

përgjegjësinë për zero tolerancë ndej korrupsionit.

Pra, adresa është zyra e kryeministrit, e cila nuk

duhet të heshtë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!