17.08.2013 Views

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E mërkurë 9, janar 2013

Ju Janullatos jeni një prift i thjeshtë për atë pakicë greke në Shqipëri, pakicë

që bën mirë të distancohet nga ju. Janullatos, ti meriton vetëm një dekoratë,

atë të armikut tradicional të shqiptarëve. Përse nuk distancohet Janullatos nga

deklarimet e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për shqiptarët në tërësi?

Këtu ndryshojmë ne si kombe, sepse kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë për

kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është kultura jonë fetare dhe shoqërore.

“Agimi i Artë” ka

kryepeshkop Janullatosin

At Nikolla Marku

Deklaratat e mirëfi llta politike të Agimit të Zi neonazist

grek kundër kombit shqiptar si dhe mbështetja

për Janullatosin ishin tregues i qartë se misioni

Janullatos është pushtimi fetar i ortodoksisë dhe

imponimi politik për Vorio Epirin me fantazmat

neo-naziste. Mbështetja që i japin këtij prifti pa

diskutim që është në kundërshtim me misionin e

tij fetar. Ndodh rastësisht apo ka një strategji?. Kjo

forcë politike, fatkeqësisht edhe parlamentare në

Greqi, na bën të mendojmë thellë dhe të bëjmë kujdes

me këtë provokim të hapur nazisto-Janullatos.

Janullatos nuk kërcënohet nga askush në

Shqipëri, por veprimtaria e tij shoviniste-naziste

greke në dëm të kombit shqiptar po e rrezikon vetë

atë. Shpeshherë punët që bën njeriu i sjellin atij

humbjen dhe rrezikun, të cilin ai e ndien për shkak

të koshiences që ka personalisht vetë. Kjo po ndodh

edhe me Janullatosin.

Të merresh me ceremoni përkujtimore të ushtrisë

greke pushtuese në Shqipëri dhe me mbështetje

politike të një partie me pikëpamje raciste dhe

sidomos anti-izraelite, si ajo e Agimit të zi grek,

patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi antishqiptar.

Të zhvarrosësh varret shqiptare dhe t’i quash

greke patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi

anti-shqiptar.

Të përdorësh shtetin grek si presion kundër emigrantëve

shqiptarë patjetër që ndihesh i kërcënuar

nga veprimi anti-shqiptar.

Të tjetërsosh kishën ortodokse të Shqipërisë në

favor të helenizmit patjetër që ndihesh i kërcënuar

nga veprimi anti-shqiptar.

Të bashkëpunosh me organizata antishqiptare

dhe qeveri fantazmë të Vorio-Epirit, patjetër që

ndihesh i kërcënuar nga veprimi anti-shqiptar.

Të koordinosh me kishën serbe për veprime

terroriste në dëm të shqiptarëve në Mitrovicë

patjetër që ndihesh i kërcënuar nga veprimi antishqiptar.

Që të mbetesh në historinë e kombit shqiptar,

si rilindësi i besimit ortodoks shqiptar, duhet ta

meritosh me veprime të drejtpërdrejta në dobi jo

vetëm të besimtarëve, por dhe të kombit në tërësi,

ju Janullatos e dini mirë që nuk e meritoni. Ju meritoni

dekoratë në vendin tuaj si ofi cer i helenizmit

të paqenë në Shqipëri. Është bërë një gabim i

tmerrshëm me dekoratën që të ka dhëne presidenti

Topi si dhe kreu i PS-së, Edi Rama, me titullin qytetar

nderi i bashkisë së Tiranës. Ne shpresojmë të

kalbet sa më shpejt në duart tuaja dhe të ndryshket

dekorata në gjoksin tënd.

Ju Janullatos jeni një prift i thjeshte për atë pakicë

greke në Shqipëri, pakicë që bën mirë të distancohet

nga ju. Janullatos, ti meriton vetëm një

dekoratë, atë të armikut tradicional të shqiptarëve.

Përse nuk distancohet Janullatos nga deklarimet

e Agimit të Zi, deklarime fyese dhe përçmuese për

» Autori është

Famullitar i Kishës “Shën Maria” në Elbasan.

Shkrimi është marrë nga Gazeta Shqiptare

shqiptarët në tërësi? Këtu ndryshojmë ne si kombe,

sepse ne kurrë nuk do të përdorim fjalor të tillë

për kombe tjera dhe as për kënd në botë, kjo është

kultura jonë fetare dhe shoqërore.

Të trajtojmë pak censusin e organizuar në

Shqipëri për personat rezidentë. Të gjithë e dimë që

besimtarët ortodoksë në Shqipëri nuk janë as 6 as

shtatë e as tetë për qind, besimtarët i kalojnë 20 për

qind, por pjesa më e madhe janë në emigracion.

Propaganda e Janullatosit, Dulës etj, për të shtuar

numrin e grekëve në Shqipëri bëri efekt të kundërt

në deklarimet e shtetasve. Ortodoksët shqiptarë e

kanë të qartë strategjinë e Janullatosit për greqizëm

dhe copëtim të ri të Shqipërisë me Vorio-Epirin,

prandaj iu shmangen deklarimit fetar. Ky veprim

ishte një shuplakë për veprimtarinë e Janullatosit.

Tani ky prift po bën census besimtarësh vetë! Ky

veprim është akuzë e drejtpërdrejtë ndaj shtetit,

i cili organizoi këtë census me insistim të Greqisë

dhe shovinistëve. Shteti duhet t’i kthejë përgjigje

Janullatosit, si për censusin, ashtu dhe Agimit të Zi

për degët që kërkon të hapë në jug të Shqipërisë.

Shqipëria e ka me kushtetutë, të cilën po e citoj:

Neni 9: “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet

dhe veprimtaria e të cilave mbështetet në

metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen

racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin

dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar

në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të

fshehtë, janë të ndaluara me ligj”. Është e qartë.

Agimi i zi nuk duhet të shkelë në Shqipëri, sepse e

ndalon ligji. Kush i fton dhe lejon të futen në territorin

shqiptar, kryen vepër penale ndaj kushtetutës

dhe sovranitetit territorial të atdheut.

Në një intervistë në televizionin grek me siglën

NET, Janullatos shpjegon qartë se si ka ardhur

në Shqipëri me një telefonate të çuditshme nga

një person enigmë dhe me urgjencë, se nuk priste

puna! Çfarë kishte që nuk priste puna me aq

urgjencë, sa udhëtoi menjëherë për Evropë?. Është

e kuptueshme, kishte ardhur dita për të futur agjentin

shovinist në jug të Shqipërisë.

Janullatos gënjen kur thotë se në shkollat shqiptare

mësohet urrejtja ndaj popullit grek. Kjo deklaratë

është nxitje e rrezikshme për popullin grek

kundër kombit shqiptar.

Janullatos gënjen kur thotë se në Shqipëri u

bëhet qejfi për krizën greke. Nuk është e vërtetë,

nuk ka në Shqipëri njerëz që u bëhet qejfi për

krizën greke, përkundrazi, ne urojmë që ajo të kalojë

sa më shpejt. Janullatos spekulon kur thotë

se “shqiptarët u pritën krahëhapur në Greqi”. Jo,

shqiptarët po ndërtojnë Greqinë me djersën e ballit

dhe paguhen të diskriminuar krahasuar me emigrantët

e kombeve të tjera.

Nuk i lejohet një kleriku të ofendojë njerëz me

epitete si: idiotë, injorantë, fanatikë, dallkaukë etj.

Bën mirë që fl et, sepse tregon se kush je në të vërtetë,

epitetet që përdor janë shumë afër me programin

racist të partisë Agimi i zi.

Dua t’i kujtoj Janullatosit që të mos bëhet bimbash

i Gjirokastrës apo i Tiranës, Durrësit dhe gjithë

Shqipërisë, sepse vetiu do të lindë një Çerçiz Topulli.

Teshtimat e Greqisë urojmë të mos jenë nga

gripi i derrit apo i pulave.

Thirr nga

Shqipëria

në IPKO

Gjithashtu, thirr nga IPKO

në Shqipëri dhe Maqedoni

për 18cent.

Çmimet vlejnë për

operatorët Eagle Mobile

dhe One.

Oferta vlen 100 ditë.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!