17.08.2013 Views

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

ZYRTARET BEJNE MIRE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë 9, janar 2013

arté

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

A mund t’u besohet politikanëve

Sot (e mërkurë), në ora 12.00,

në Universitetin për Biznes dhe

Teknologji (UBT), organizohet

promovimi i librit “(S)a mund t’i

besohet lidershipit të Kosovës” , i

autorit Belul Beqaj.

Përveç botuesit, Presidentit të

UBT-së, Edmond Hajrizi, rreth

librit do të fl asin edhe veprimtari

dhe publicisti Adem Demaçi, i

cili është edhe kryetar i Lidhjes

së Shkrimtarëve të Kosovës,

politologu Ramush Tahiri, profesori

i gjuhës angleze Abdullah

Karjagdiu dhe drejtori i Lëvizjes

‘Fol’, Petrit Zogaj.

Sipas recensentit të librit në fj alë,

Akademik Ekrem Murtezai, libri

është sintezë ambivalente që

shihet nga titulli “(S)a mund t”i

besohet lidershipit të Kosovës” ,

për ata që i besojnë dhe për ata

që nuk i besojnë lidershipit të

Kosovës.

Manuali i seksit

Një manual i seksit i shekullit 17, që gabimisht i atribuohej Aristotelit, do të dalë në ankand në Edinburg.

Libri tabu ishte i njohur për vizatimet eksplicite të pozitave seksuale.

Express

Prishtinë, 8 janar —

Një manual për seks dhe shtatzëni

që daton që nga viti 1680,

i cili gabimisht i ishte atribuuar

Aristotelit, do të dalë në ankand

gjatë këtij muaji në Lyon & Turnbull

në Angli. “Aristotle’s Compleat

Master-Piece” mund të

jetë ndaluar në Britani deri në

vitet e gjashtëdhjeta, sipas disa

burimeve, megjithëse kjo është

e dyshimtë. Një gjë është e sigurt:

“Ka qenë tabu dhe shumë njerëz

nuk kanë dashur ta kenë emrin

në të”, tha specialistja e librit në

Lyon & Turnbull, Cathy Marsden,

gjatë një interviste.

Sa për faktin se pse libri i ishte

atribuuar Aristotelit, ‘ne mendojmë

se ishte vetëm sa për ta

rritur në njëfarë mënyre profi lin

e librit”, tha Marsden. Gjithashtu

ka pasur disa sugjerime se pjesë

nga libri, ndonëse jo aq shumë,

mund t’i atribuohen veprës së

Aristotelit. Një pjesë gjithashtu

duket se vjen nga vepra e fi zikanit

të shekullit 17, Nicholas Culpeper

si dhe nga vepra e shenjtit mendimtarit

të madh të shekullit 13,

Albertus Magnus.

Libri, megjithëse konsiderohej

tabu, ishte një ‘kënaqësi e seksit’,

i njohur për vizatimet eksplicite

të pozitave të seksit dhe gjëra të

tilla. Imazhet në këtë ‘kryevepër’

tregojnë një bust gruaje dhe vizatime

të fëmijëve fl okëgjatë me

gjymtyrë shtesë dhe, sipas gazetës

The Guardian, një imazh

që tregon një bust gruaje të çelur

në pritje të shfaqjes së një bebeje

në mitrën e saj. Por, Marsden tha

se nuk ka imazhe eksplicite në të.

“Në njëfarë mënyre shpjegon

avitjen e martesës dhe moshën

se kur të rinjtë duhet të martohen

dhe pastaj vazhdon të tentojë të

shpjegojë faktin se pse fëmijët

kanë gjymtime; këtë e quajnë

lindje monstruoze”, tha Marsden

për LiveScience. “Ata shpjegojnë

se si të krijojnë fëmijë meshkuj

dhe femra”, tha Marsden, duke

shtuar se libri përshkruan se në

çfarë faze të hënës duhet bërë

marrëdhënie për të lindur një

mashkull apo femër.

Në seksionin e librit të titulluar

“Of monsters and monstrous

births”, autori/autorët i përshkruajnë

fëmijët e shpërfytyruar dhe

flokëgjatë si ‘përbindësha’. Për

shembull, në disa edicione të

librit, shkruan, “Një tjetër përbindësh,

që përfaqëson një fëmijë

fl okëgjatë: Ishte i mbuluar me fl okë

sikur një bishë. Ajo që e bënte

më të frikshëm ishte se kërthiza

e tij ishte në vendin ku duhej të

ishte hunda dhe sytë e tij ishin të

vendosur në vendin ku duhej të

ishte goja, ndërsa goja e tij ishte

në mjekër”. “Është një pjesë ku

thuhet se një fëmijë ka lindur i zi

për shkak se nëna e tij po mendonte

për një zezak në momentin

kur e kishte krijuar”, tha Marsden.

Në seksionin e një botimi të

librit që shpjegon se ‘çka është

mbetja shtatzënë’ autori shkruan,

“Ditën e parë pas mbetjes shtatzënë

ajo ndien një drithërimë

të vockël që i sillet nëpër tërë

trupin; një gudulisje në mitër,

një dhimbje të vogël në pjesët e

19

ulëta të barkut.” Ky pasazh tenton

të përshkruajë ‘marramendjen’

dhe ‘puçrrat në fytyrë’ që me sa

duket mendohej se shfaqeshin

pak ditë pas mbetjes shtatzënë.

Një pjesë tjetër detajizon

‘udhëzimet për gratë e moshës

së mesme’.

Sipas The Guardian, edicioni që

është vënë në ankand nga Lyon &

Turnbull mund të jetë botuar në

vitin 1766. Oferta do të fi llojë më

16 janar në shtëpinë e ankandeve

në Edinburg me rreth 300 apo

400 funta. Gjërat tjera që do të

vihen në ankand po të njëjtën

ditë përfshijnë historinë e rrallë

në tetë vëllime “A History of the

Birds of Europe,” nga ornitologjisti

i shekullit 19 Henry Dresser,

sikurse edhe harta e ngjyrosur me

dorë e Afrikës e shekullit 16.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!