12.11.2014 Views

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008 faqe10

Redis Bala

Kl VII , Shkodër

VIKTIMË E GJAKMARRJES

Ishte gjashtë vjeç dhe nuk e dinte se ç`ishte jeta e tij. Ishte përqendruar brenda katër mureve të

shtëpisë. Vetëm nga dritarja arrinte të shihte botën e jashtme. Shihte nënën dhe motrën që

dilnin për të kryer nevojat e shtëpisë, por ai vetë nuk kishte dalë asnjëherë jashtë atyre katër

mureve. Sapo e ëma dhe e motra ktheheshin në shtëpi, ai menjëherë u afrohej dhe i pyeste se

ç`bëhej prapa asaj dere. Por pëgjigjet që ato i jepnin nuk ishin të mjaftueshme për të plotësuar

kurreshtjen e tij. Ai gjithmonë fantazonte për botën e jashtme e cila rritej jo më shumë se disa

metra larg tij, por që ndahej nga mure të pakalueshme. Shumë herë i kishte kërkuar të atit të

dilte me të ëmën, por gjithëmonë ai i kishte dhënë një përgjgije të rreptë dhe jo shumë të

qartë. Dëshira për të parë botën e jashtme rritej çdo ditë brenda tij dhe erdhi një ditë që kjo

dëshirë ishte gati të shpërthente.

Ishte pranverë. Djaloshi kishte tri orë që qëndronte në parmakun e dritarës. Dukej sikur po e

thërriste. Nëna dhe motra e tij si gjithëmonë kishin dalë që të mbushnin ujë në burim. Babai

së bashku me gjyshin e tij, të cilët gjithashtu kishin vite që nuk dilnin nga ato katër mure, po

merreshin me riparimin e djepit të foshnjës që pritej të lindte dhe nuk e kishin mendjen aspak

te djaloshi, i cili mendoi se ishte rasti më i mirë që të shihte botën e jashtme. E dinte që ishte e

rrezikshme, por një dëshirë e brendshme e shtynte. Vjedhurazi iu afrua derës e cila

fatmirësisht nuk ishte e kyçur. Futi kokën dhe pa të atin i cili nuk e kishte vënë re. Djaloshi as

që e mendonte se ishte hera e fundit që e shihte.

Ngadalë hapi portën dhe doli me vrap jashtë. U largua aq shumë saqë shtëpia e tij nuk dukej

asgjëkundi. Pa barin e gjelbër që e kishte ëndërruar aq shumë. Ishte hera e parë që shkelte mbi

të. Ngriti kokën lart dhe pa qiellin që tashmë dukej më qartë dhe më i pastër sesa herët e tjera

kur e shihte prapa dritarës. Pa diellin i cili po i ngohte krahët e tij. Ndenji për një kohë të gjatë

ashtu dhe pastaj iu shua kurreshtja. E pushtoi një brengë e thellë. Po ngrysej dhe duhej të

kthehej në shtëpi, por ai nuk dinte nga të shkonte. Filloi të kuptojë se sa i sigurt kishte qenë

brenda atyre katër mureve.

Dhe ja, nga larg u duken dy hije që gjasonin me njerëz. Ishin e ëma dhe e motra që po

ktheheshin nga përroi dhe nuk dinin asgjë për largimin e djalit. Djaloshi iu afrua me vrap dhe

tashmë ndihej më i sigurtë. Sapo e ëma e pa, u trondit shumë. E mori djalin për dore dhe pa i

bërë asnjë pyetje nxitoi për në shtëpi. Në shtëpi gjyshi ishte shumë i merakosur. Kur pa nipin

të kthehej, u lehtësua pak. Djaloshi nuk e kuptonte ç`gabim kishte bërë. I ati, pa marrë

parasysh rrezikun, kur kishte kuptuar se djali nuk gjendej aty, kishte dalë ta kërkonte.

Ishte ngrysur dhe ai nuk po kthehej. Të gjithë familjen nuk e zuri gjumi atë natë, por djaloshi,

ngaqë ishte shumë i lodhur nga shëtitja e tij e parë, fjeti gjatë. Vetëm në mëngjes e ndjeu

mungesën e të atit të cilin nuk do ta shihte më.

Kjo ndodhi do t`i linte një shenjë të përjetshme në shpirtin e tij. Disa vjet më vonë, ai arriti ta

kuptonte gabimin, por atëhere nuk kishte më vlerë.

Dituria‐Revistë mujore

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!