12.11.2014 Views

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar 2008, faqe12

Sokol DEMAKU

"Kush flet për fitore?Të mbijetosh është e gjitha"

Ky është motivi i Mimoza Veliu që ka fotografuar në vendlindjen e saj

Mimoza Veliu është lindur më 24.03.1979 në Tetovë. Në vitin 2000 ka botuar librin e saj të parë

me ndihmën e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë të titulluar "Muret rrënohen pas teje" ‐ poezi.

Libri i dytë me poezi "Kaleidoskopi" është akoma pa botuar, në pritje të rezultateve të Ministrisë për

projektet që do të financohen në vitin 2008. Poezitë e Mimoza Veliut, kryesisht flasin për jetën

komplekse emocionale të njerëzve dhe dokumentimin e saj.Mimoza është marrë me gazetari në

vendlindje si dhe me shkrime të ndryshme. Mimoza para se të merret me fotografi një kohë ka

punuar si gazetare në Radiotelevizionin Shtetëror të Maqedonisë, në Koha Ditore, televizionin

gjerman WDR, etj.por tash për tash ate e imponojnë më së tepermi fotografit dhe profesion i saj

është ky. Sot ajo studion Median disajn në Berlin, ku jeton prej pesë vitesh.

Me një estetikë bardhë e zi të viteve pesëdhjetë, fotografitë tregojnë se si duket jeta kur ndodhesh

në kufirin midis saj dhe vdekjes. "Në skaj të jetës". ”Dy këmbë që ecin sipër një druri të varur

horizontalisht.

”Këto fotografi i kamë bërë në Maqedoni dhe janë bërë pas luftës, pas konfliktit atje. Në fakt për mua

kjo është një reminishencë e jetes sime, sepse janë bërë në vendin ku unë kam kaluar fëmijërinë.

Është pak improvizim por me sjell kujtime nga fëmijëria. Problemet kanë mbetur ashtu siç kanë qenë

si më parë," thotë Mimoza Veliu.

”Kush flet për fitore? Të mbijetosh është e gjitha. Ky është motivi me të cilën Mimoza Veliu ka

fotografuar në vendlindjen e saj”.

"Fotografitë thonë shumë. Kontrasti është shumë i madh. Kthehesh këtu nga jeta e përditshme dhe

këto fotografi të thonë stop. Nga njëra anë ato janë shumë të bukura, shumë estetike, por nga ana

tjetër të bëjnë edhe të mendohesh." Ky është mednimi i atyre që vizituan ekspozitën e Mimoza

Veliut në qendra të ndryshme europiane ku ajo kishte ekspozuar. Mbesim me shpresë se

ndoshtanesër apo pasnesër do ekspozoj Mimoza edhe në qytetin tonë në Borås

Ne i urojmë Mimozës punë të mbarë dhe dëshira jonë është qëtë jetë në mesin tonë.

Dituria‐Revistë mujor

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!