12.11.2014 Views

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 1

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Janar,2008faqe14

Nënqesha me këtë merak të të njohurit tim dhe në çast nuk e di pse përfytyrova zhgënjimin madh të

vjedhësit të mundshëm kur, në vend të pareve, dollarëve, dhrahmive apo eurove do të

gjente...fletoret e nxënësve të mi të klasave të pesta.

Pakëz më vonë tek po ngjisja shkallët e apartamentit u ndesha me Danon, një komshi imi që banonte

në katin e nëntë.

‐E paske mbushur çantën, ‐ më hodhi një romuz Danoja, duke më lënë të kuptohej se ishte plotësisht

i sigurt se atë çantë të madhe dhe aq të fryrë unë e kisha mbushur me prodhime fshati. ‐ Shpresoj se

vezët duhet të jenë të freskëta, apo, mbase, kushedi, ashtu si rastësisht të ndodhet aty në çantë edhe

ndonjë kg. djathë i freskët fshati që unë do ta blija në çast, ‐ shtoi ai dhe nëpër buzë iu formua një

nënqeshje në formën e ngjalëzës. Ruajta qetësinë dhe i thashë se nuk kishte pse më paragjykonte, në

çantë kisha vetëm fletoret e detyrave me shkrim të nxënësve të mi dhe asgjë tjetër.

‐He mor, lëri ato ti, kështu jeni ju mësuesit, shkoni në fshat gjoja për të mësuar fëmijët dhe abuzoni

duke i rrjepur fshatarët e gjorë.

Pa ia zgjatur, hapa çantën dhe i tregova fletoret. Danoja hodhi një vështrim prej hetuesi brenda

çantës dhe u largua duke tundur kokën gjithë dyshim. U futa në shtëpi, dhe, pasi hëngra drekën

shpejt e shpejt, ende pa u çlodhur nisa me korrigjimet e detyrave me shkrim.

Detyrat po më pëlqenin. Nxënësit shpreheshin bukur dhe me mall për të afërmit e tyre në

emigracion.

Dikush i ishte drejtuar babait, vëllait, motrës, xhajës, dajës, dikush tjetër shokut të lagjes apo të

fëmijërisë e dikush kushëririt. Në përmbajtje, nxënësit shprehnin shqetësimin se si e përballonin të

afërmit e tyre emigracionin, a kishin vështirësi në punë dhe a lodheshin dhe, thuajse të gjithë

shprehnin dëshirën që ata të ktheheshin sa më shpejtë... Ja, tashmë kisha në duar detyrën me shkrim

të Kreshnikut. Ai djalë nuk shquhej në mësime, madje unë e radhisja me nxënësit e dobët.

Akoma më shumë dobësi paraqiste në detyrat me shkrim, por, çuditërisht, te kjo detyrë po vija re se

Kreshniku paraqitej krejt ndryshe. Në punën e tij kishte bukuri dhe ndjenjë, kishte shprehje të

figurshme, fjalë të rralla, mendime emocionuese dhe prekëse. Detyra e tij po më shkaktonte

kënaqësi, gjithçka rridhte aq qartë e natyrshëm...Po befasohesha dhe ndërkohë, qortoja veten se

mbase nuk isha treguar i vëmendshëm që t`i njihja mirë aftësitë dhe vlerat e Kreshnikut. Si dhe disa

mësues të tjerë, mbase edhe unë tregohesha më i vëmendshëm me shtatë apo tetë nxënës që ishin

më aktivë, thuajse me ata e zhvilloja orën e mësimit, kurse të tjerëve nuk u kushtoja gjithnjë

vëmendjen e duhur. Sidomos, kur e shikoja Kreshnikun të mbledhur dhe si të përgjumur atje në

qoshen e bankës së fundit, nuk besoja se brenda shpirtit të tij të vogël mund të fshiheshin aftësi dhe

energji të pashprehura... Por ja, kishte mjaftuar një ngacmim, një detyrë e veçantë që ai djalë të

tregonte vetveten...

Në mbrëmje vonë ra telefoni. U ngrita menjëherë. Nuk doja ta lija Skënderin, babanë e Kreshnikut,

të priste gjatë në telefon. E, teksa ai po më përshëndeste dhe nisi të më pyes për familjen, i thashë se

doja t`i bëja një surprizë nga i biri, Kreshniku. Zëri matanë telefonit heshti në pritje. Dëgjohej vetëm

një frymëmarrje e lehtë dhe e çrregullt.

Dituria‐Revistë mujore

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!