11.02.2015 Views

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pagina 11 Anno 9 n.1 Aprile 2011

Attualità

Nga: Pilo Zyba, Greqi

Nuk e di në mund të quhen të mjatushme 19 vjet

jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës,

mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të

hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga

rrënojat një kulture që udhëtoi mes shekujve. Udhëtoi

mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme

në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj

kombëtare. Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën

“Formën e komunikimit e shprehjes së ndjenjave”

dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes,

që kishte të bënte me paraqitjen e saj në ambjentin

e jashtëm e më tej. Si mund të gjelbëronte ajo kur

pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e

saj. Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta

përcjellur përpara epokave, jetesën dhe mbi jetesës

E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri në

pabesushmëri.

Po..po! Kjo është e vërteta! Këtë vërtetim e dëgjoj

si muzikë të ëmbël dhe në një fjalë të vetme të dëgjuar

në një mbrëmje, në një pagëzim apo në rrugë. Lexues

të nderuar, duhet të jetoni për pak kohë pranë me

ta, për të kuptuar të përgjithshmen, kalërimin nëpër

shekuj të qënies së tyre… Dëgjoja ato vite të 1990-

ës qoftë dhe një fjalë të vetme, të përgjysmuar, dhe

mbyllesha në dhomën time të vogël e bisedoja me

veten. Mërrja ato fjalë ëngjëllore “natënë e mire” të

asaj plake, që mosha i kishte hedhur miellin e bardhë

të mirësisë, ndërsa vitet kishin krijuar hendeqet e

përrënjtë e rrudhave, nga mund të lexoje rrjedhën e

të gjithë jetës së saj. Të mos e fsheh, më dukej vetja si

emigrant në lagjen e përtej fshatit ku linda. Ajo, fjalët

i thoshte si një fëmijë motak, që porsa ka nisur të mësojë

gjuhën e prindërve. Për mua kjo nuk ishte pak.

Ato bëlbëzime të ëmbla Arvanitase mes pasigurisë

e sigurisë, shqiptimin e ngatërruar e të pa sigurtë,

ecur mes luftes e vdekjes. Ato ishin për veshët e mi

një daulle e madhe, për studjuesit e gjuhës, këngës,

veshjes, që dalin te lokali më i afërt i lagjes, rrufiksin

kafen, e shkarravisin gjuhën e tingujve e fjalëve,

festivaleve e katedrave. Me gjithë kulturën, natyrën

dhe talentin e të shkruarit, i mbyllur në dhomë, bisedoja

me veten. Pesha e lapsit më dukej kaq e rëndë

sa e ndjeja të vështirë të hidhja në fushën e bardhë

të letrës farën e mendimit, për të folur për botën e

tyre të brëndshme, këngën. U deshën plot 19 vjet të

bluhet në mullirin tim të talentit, për të nxjerrë për

ju, miellin e pastër të shpirtit të tyre për të ushqyer

kureshtjen dhe dashurinë tuaj për ta.

Jemi lodhur e stërlodhur me historinë, nga kanë

ardhur Arvanitasit, kur kanë ardhur, pse kanë ardhur

etj. Janë Arvanitas apo Grekë, Italianë apo Arbëreshë

Ç’far kanë shkruar historianët! E pra mua

nuk më duhet asnjëri prej tyre. Kam përpara historinë

të shpalosur katërcipërisht. Nisur nga një këndvështrim

tjetër, do mundohem të bind të gjithë ata, që

hedhin baltën e harresës mbi ta. Për të bërë këtë, do

shrytëzoj dy këmbët e një ure të madhe, në të cilën

kaloi jeta e Arvanitasve, për tu shpëtuar rrjedhës së

lumenjve të shpifjeve, dallgëve të fyerjeve, mjegullës

së harresës. Dhe këto dy këmbë me të cilat ajo erdhi

deri në ditët tona, janë kënga dhe veshja popullore.

E para, e lindur dhe trashëguar gojë më gojë. E dyta,

pesha e traditës që e vishte kombin me një kostum të

veçantë që e dallonte nga të tjerët. Mendoj se këto dy

dritare janë të mjaftushme, për të pare rrugën e gjatë

të këtij kombi, që fitoi mbi katakombet.Dhe dritarja

tjetër, ajo që tregonte të veçantën, historinë e tij pa

folur, vetëm me prezëncën e saj. Përpara se të filloj e

tu flas, për thellësinë shpirtërore, që e ushqyen me

dashuri, pagëzime, dasma e vdekje, do shpreh një

pakënaqësi që më pengon në rrjedhën e mendimeve.

Janë të shumta këngët Arvanitase për të cilat po

shkruaj. Por, më përpara do qëndrojmë te e veçanta.

Kam mbledhur gjatë lëvizjeve të mia nëpër greqi,

këngë dashurie, dasmash, ninulla të ndryshme, por

këngë trimërie e lufte nuk kam gjetur, ose janë aq sa

nëmërohen me gishtat e njërës dorë. Pse

Arvanitasit që bënë luftën në Greqi, nuk i kënduan

kësaj vepre të cilën e ngritën me gjakJanë vetëm

tre – katër këngë, për tre katër myslymanë si ajo e

Osman Takës. Dhe kjo me qëllime të caktuara.(jo se

nuk e meritojnë)Po të tjerat Këtu mendoj se duhet

ushtruar kujdes dhe vëmëndje. Që nga viti 19oo ato

filluan të ndalohen. Nuk u lejuan të këndoheshin.

Me kalimin e kohës u harruan apo u greqizuan, aq

më keq. Ndodhi ajo që grekët dëshironin. Ata hoqën

një armë të fuqishme të arvanitasve, për të thënë

më von: “Ja ku janë Arvanitasit, ka trimëri e trima

pa këngë”Ata që luftuan ishin grekë dhe këngët në

greqisht i kanë! S’ka rëndësi se sa here lidhin besë,

thonë, “besa – besë”, apo levend, lërë – vend për

më të fortin, trimin, kjo në gjuhën e arvanitasve. Po

këtë rrugë ndoqën dhe për gjuhën dhe zakonet por

aty ndeshën veshtirësi, pasi ajo ishte pengesa e fundit

drejt çfarosjes e harrimit. Nuk ja arritën, se nëna

kur këndonte ninullën mbi djep ata nuk ishin aty që

ta dëgjonin e ndalonin. Gjuha u mbrujt bashkë me

këngën dhe të dyja mbajtën njëra tjetrën. Kur plagosej

gjuha, luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej

të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të

mbijetesës. Dhe ashtu dorë për dorë erdhën deri në

kohën tone. Diku të plagosura diku të gjymtuara, flasin

e na kujtojnë rrugën e bërë. Për të mos u zgjatur

më shumë me analizat e mia, po u citoj fjalët e saj.

Të këngës apo të shpirtit kuptojeni vetë. Ato janë aq

të shumta e të ndërlidhura mes tyre sa duken si një

e vetme.

Ja njëra prej tyre:

Arvanites këngë thoni,

Gjuhën të mos e harroni.

NJË UDHËTIM NË BOTËN

SHPIRTËRORE TË TYRE

Mendoj, se nuk ka nevojë as për analiza e as për

sqarime.Gurra e këngës e ka aq të pastër ujin e burimit

të saj, sa është e tepërt, që ta shprehim me fjalë

e analiza.

Pas kësaj një këngë tjetër Thotë:

Po të dija të këndoja,

Gjithë të bukurat do zgjoja.

Kush mund të flasi më thjesht e më bukur Po të

dija të këndoja, do zgjoja tingujt e fjalët e bukura të

gjuhës së lashtë, të gjyshërve, stërgjyshëve… Nuk

janë të lidhura këto dy këngë , si vetë shpirti i Arvanitasve

me gjuhën. Te e para, këndoni këngën për të

mos harruar gjuhën. Te e dyta, lëvroni gjuhën për të

mbajtur gjallë këngën. Ç’duhen analizat, hamëndjet

e historitë e gjata pa bukë Kush mund ti qëndrojë

tundimit të këngës “Gjon…Gjon”, këtij zogu që endet

duke kërkuar folenë e braktisur në zëmër të Ilirisë!

Do më lejoni të bëj dhe një sqarim. Zogu Gjon, është

Gjon Kastrioti, i cili humbi mbretërinë e tij, fëmijët.

Ai u kthye në zog për të fluturuar e për të pare tokat

e tij të Arbrit, zogjtë që i rrëmbyen dhe ja shpërndanë

larg, shumë larg. Ky zog këndonte në dritaren

e Skënderit në Stambol. I kujtonte atdheun, token,

prindrit, deri sa një ditë ai, Skëndërbeu braktisi

gjithçka për amanetin e zogut Gjon, babait të tij. (Ky

është mendimi i autorit të shkrimit, Ai e ka përshtatur

dhe në një legjendë të shkruar).

Ja teksti i këngës:

Gjon, Gjon, çfar kërkon,

Bora, gjithçka po mbulon!

E pra populli nuk bën fjalë për borën e maleve,

por borën e robërisë që po i rrethonte. Luftën që

po u bëhej për gjuhën dhe mohimin e meritave liridashëse.

Përveç tekstit dhe këngës, ajo shoqërohet

nga një klarinetë, që shpon errësirën e natës, si një

thikë ku kërkon të mbijetojë shpirti dhe vepra e saj.

Ajo është një thirrje për zgjim. Në fillim melankolike

e më pas një shpatë e thekshme në kraharorin e armikut

të heshtur e tinzar.

Vëllezër lexues,

Arvanitasit kanë bërë luftë të dyfishtë për mbijetesë.

Ata kanë luftuar dy armiq njëkohësisht për

shumë shekuj me radhë. Kundër Turqisë dhe kundër

Greqisë njëkohësisht. Këtu vlen të përmënd dhe lufta

e vëllezërve Kosovarë kundër Serbisë dhe Turqisë, që

ishte në të njëjtat rrethana dhe njëlloj e vështirë. Ata,

bënin një luftë të katërfishtë, luftonin dy pushtues

njëkohësisht dhe dy fe.Kjo nuk ka ndodhur në asnjë

vend tjetër të botës, dhe kundër asnjë populli, por

vetëm kundër Shqiptarëve. Pse Kjo kërkon një analize

më vete në një shkrim të mirfilltë, analizuar me

kujdes, ndërthurur e mbushur me fakte. Jo pa qëllim

përmënda këto këngë, e jo ato, që janë më të thjeshta

si, “Moj e bukura gjitone”, “Kur vajta në krua” “ Do

ta pres gërshetin” etj. Ato i këndojnë ndjenjës së brishtë,

dashurisë. Jo se është pa interes analiza për to,

por, ky shkrim ka një qillim më të largët. Jo thjesht,

atë të shprehjes së botës së brëndshme intime.

Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të veshjes Kombëtare

(sa bukur e thotë populli) të veshjes Kombëtare,

të veshjes që përfaqëson Kombin. Studjuesit

tanë gjithnjë e kanë të pagëzur me fjalën e huaj “Ethnografi”.

Për veshjen Kombëtare kisha vendosur të

bëja një shkrim të veçantë, por, parë nga këndvështrimi

i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën

e ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej

nga trupi dhe qëllimi që i kisha vënë vetes. Pra, ashtu

si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të analizohen.

Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam

pare nga afër. Që në fillim të kësaj analize mund tu

them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin tone) është

mahnitëse. Ajo bie në sy në tre drejtime. Është shumë

e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e thekësuar të

ngjyrave dhe të formës vizuale. Kombinimi i qëndisjeve,

mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që

here here të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe

forcën e shprehj - Kjo veshje pak e studjuar, është

krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.

Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e

pare. Krijuesit e saj, si rrallë në botën e veshjes, kanë

një kolorit që të mërr sytë. Po ta shikosh me vëmëndje,

ka një kombinim të ngjyrës së kuqe me të bardhën

e të florinjtën njëkohësisht. Njeriu që ka në trup

një veshje të tillë, arrin deri atje sa të tjerëve tu duket

si areal. Ai kthehet në ëndërr, në mit. Ngjet sikur

lëviz një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore.

Këtë e shprehin dhe studjues të huaj dhe më tej

thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”. Një

vëmëndje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes

me armët që ai mban me vete (nga rastet e rralla në

botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin tone, i stolisin armët

aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën

e gdhëndjes së dorezave, qytave etj. Vëndi ku ato vihen

në brez, majtas, djathtas atje ku është më e lehtë

përdorimi i shpejtë dhe i saktë.

Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz,

e mbi të gjitha i jep pamjen e një heroi, përpara të

cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior. Kjo veshje

nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep

ambjentit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh

në një botë ëndërrash. Nuk e di sa u ka rënë në sy

studjuesve tanë por, në të gjitha fushat e betejës (

nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambjentit,

qoftë edhe të gurëve. Nën rrezet goditëse të

diellit, gjithë fusha e betejës mërr ngjyrën e zjarrit

që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura

të mahnitshme. Kam parsysh se kur Ata hidheshi në

sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e fuqishme,

e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën

e ngjyrave që të trëmbin, të kujtojnë flakët, zjarrin

dhe gjakun.

Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance

të veçantë që është e njëjtë për të gjithë, e kuqja në

kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe lëvizjet. Të

gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën

tablo. Në atë tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën

dhe dëshirën se si shkonin në luftë. Çudi!Cili popull

në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në

dasëm Vetëm Arvanitasit! Fakti që në varret Ilire

gjënden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se

ata jetën dhe lufën e quanin një “dasëm” që bën

pjesë në jetën e tyre.Sa krijuan dhe mitin e veçantë

se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje njeriu

nuk mund të flërë i qetë. Ka të drejtë Pukvilli kur

shprehet. “Vetëm me prezencën e tyre ata të bëjnë

për vete” apo “Në fushën e betejës, valvitja e krahëve

dhe rrobave të tyre të trëmb”. Shikoj me vëmëndje të

madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit. Kali i kuq,

po i kuq flamuri që valvitet (pse ai nuk është grek).

Të pranishmit vëllezrit e tij, me fustanellat me bardhësinë

e tyre që ua përkund era, qielli përflaket. Dhe

gurët e shprehin dhimbjen për të. Mbi këtë det të

pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar

nga duart e të gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e

tyre, atje ku kishte vëndin kapedani, trimi.

Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u

bënë thjesht. Arvanitasit ato kohë iu imponuan botës,

tërhoqën vëmëndjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte

ndryshe, veçse ti ngrinte në pjedestalin e kultures

botërore. Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në

zëmër të Arvanitasve në Poloponez. Shikoj detin dhe

dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e

gurtë e ngrihen si dhjetra fstanella në një valle masive

apo qoftë dhe në fushën e betejës. Qëndroj një çast

dhe pyes vete: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan

fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të Çaikovskit

te “Liqeni i mjelmave” Pse do pyesni edhe

juËshtë e thjeshtë! Ata nuk donin të përçmonin

veshjen por ata që i vishnin. Një fustanellë minifund

do ti bënte ata qesharakë në sytë e botës. Por çfar

ndodhi Piktorët botërorë e pane nga afër luftën e

Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me

imtësi atë në pikturat e tyre. Pra grekët në vend që të

arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.

Studuesit e huaj, më tepër Italianë e Francezë, thonë

se kjo veshje ishte shumë e kushtushme.Asgjë për

tu habitur e çuditur. Dihet nga të gjithë që mbajtësit e

saj, ishin njerëz puntorë, krijues dhe dashamirës të së

ardhmes. Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skëndërbeu,

Ali Pasha. Në kohët e tyre zhvillimi ekonomik arriti

kulme. Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin

e sotëm. Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës

dhe shpenzimet më të mëdha shkonin atje, Ata dinin

dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.

Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave. Ashtu

si te burrat dhe ato janë shumë të pasura nga forma

dhe forca shprehëse. Në muzetë e Greqisë ka një fakt

të çudiçëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mëndjes

keqdashëse. Në muze janë disa piktura apo fotografi

me veshje arvanitase ku në to thuhet.”Veshje arvanitase

nga Suli (Janinë) Viotia (pranë athinës) Korinth,

Salamina (pranë athinës), Idhra (polopones) Argos

(polopones) Athinë, Arta etj. Unë që i shikoj shtroj

pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vëndbanime përdorej

veshja e tyre (Këto zona nuk paraqiten me veshje të

tjera), nënkuptoj që arvanitasit përbënin ¾ e gjithë

Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën detare

të saj.

Ja dhe një fakt

i pa njohur por

kokëfortë.

Kjo pikture e

Bubulinës është

bërë në vitin 1827

nga Adan de

Friedal. Kjo pikturë

është e njëllojtë

me veshjen e

Zadrimës (pranë

Shkodrës) Kam

jetuar në ato

zona dhe e kam

parë me sytë e

mi.(Megjithatë

analistët le të japin

mendimin e tyre).

Atje në Zadrimë,

ku ishte dhe zëmra e Ilirisë. Duhen më tepër fjalë

Ja, dhe një fakt tjetër i historianit Grek Egonopulos.

Kur bën analizën për historinë e Kretës Ai, thotë.

“Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri. Kënga

është një zog i lirë.”Bën një analizë për gjakmarrjen

dhe krahasimin e Kretës me Veriun e Shqipërisë

dhe, nxjerr ngjashmëritë. Me të vetmin ndryshim që

i leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”Qesharake, kur

dihet që Ilirët zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro

–Romake (168 p.k. lufta e Shkodrës).

Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi

i këtij shkrimi. Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit

me të dy këmbët që përmënda, lëvizën, punuan,

luftuan dhe krijuan kulturën e tyre. Atë kulturë që

është e veçantë jo vetëm nga ajo greke por e veçantë

ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore. Kjo kulturë,

e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata

mbijetuan si një komb më vete në thellësi të kombeve

të tjerë dhe jashtë truallit të tyre ( kjo e fundit kërkon

analizë pasi unë mendoj se jane vendas ). Unë them,

po! Nuk janë këto që përmënda, fakte që çojnë në burimin

e rrjedhës së kulturës së tyre dhe pastërtinë e

ujit të tij Nuk ka dyshim! Pra historia ka shumë dritare

nga mund të lexohen gjurmët e kulturës që nga

e kaluar deri të ditët tona. Historia është një rrugë që

ka dhjetra mënyra leximi për të të nxjerrë në rrjedhën

e pastër të burimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!