11.02.2015 Views

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Cultura

Anno 9 n.1 Aprile 2011 pagina 20

Nga: Alfred Papuçiu

Të ndjekësh rrugën tënde në diasporë, duke e mbajtur

gjithmonë zemrën të hapur për tjetrin, për fqinjin,

shokun, mikun, motrën, vëllain, përfaqëson pa

dyshim një sfidë të madhe. Ti je i ndërgjegjshëm se

duke folur për diasporën, për bashkëkombasit kudo

që janë në Evropë, në Amerikë, Australi, Amerikë

Latine e gjetiu, bën një shërbim sado pak për

mbajtjen gjallë të frymës kombëtare, të prejardhjes

së qindra mijra shqiptarëve që kanë marrë rrugën

qoftë edhe përkohësisht jashtë tokës mëmë, por që

një ditë ose ata ose fëmijët e tyre, do të mundin të

dinë se janë shqiptarë dhe se vinë nga Ballkani, nga

Shqipëria apo Kosova, nga Maqedonia, Greqia, apo

Kroacia, Rusia apo Egjipti, nga Arabia Saudite apo

Argjentina, nga…

Bëmë një digresion për t’u kthyer tek tema kryesore

e këtij shkrimi. Kësaj radhe, të dashur lexues, dua të

flas për një shqiptar të brezit të tretë, që e ka për nder

që e ka prejardhjen nga Shqipëria, nga Dukagjini. Ai

flokëthinjur 65 vjeçar, flet me thjeshtësi, pa u mburrur

se gjithçka që ka grumbulluar për familjen e tij të

madhe, përbën një histori të vërtetë e të dhimbshme,

të shqiptarëve që menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut

u detyruan të lënë vatrat e tyre, për t’i shpëtuar

invazionit të huaj. Ai e pranon kur i them thënien e

një filozofi të shquar i cili ka theksuar jo pa qëllim

se ngjarjet më të mëdha nuk janë orët tona më të

zhurmshme por ato më të heshtura. Por kur i them se

historia e familjes së tij duhet hedhur në letër, ai më

thekson se e ka menduar një gjë të tillë, por ajo s’ka

ndonjë gjë të veçantë, është tepër e zakonshme, si

edhe përpiqet t’i shmanget duke theksuar se pasioni

për profesionin e tij, arkitekt, e ka afruar me artin, me

dëshirën për të bukurën, për historinë e shqiptarëve,

por nuk i ka lënë kohë më tepër…

Një miku im mjek më tha një ditë: “Ndoshta nganjëherë

jemi shumë pranë njerëzve të mëdhenj, por

nuk e kuptojmë filozofinë e tyre“. Këtë ndjeva kur e

takova së fundi Frankon, shqiptarin me prejardhjen

nga Dukagjini, erudit dhe njohës i thellë i historisë së

popullit prej nga e ka prejardhjen, prej “Arbanasi” të

Zarës. U njoha me të krejt rastësisht para 12 vitesh,

diku në një vend të Evropës. E ruajtëm miqësinë tonë.

Më ftoi disa herë në shtëpinë e tij, diku në një fshat

të Francës. Një shtëpi e ndërtuar mbi bazat e një ish

ferme, ku edhe tavolinën e tij të punës, mobiljet dhe

pajisje të tjera të ndërtesës tre katëshe, i ka skalitur

me duart e tij të arta. Ai pret atje miq e dashamirës të

shumtë, shpesh herë rreth një gote rakije rrushi nga

Shqipëria që ja sjellin miqtë, ose edhe me një gotë

verë të mirë e të vjetër që ai e njeh si degustator e

prodhues i saj. I tillë është dhe në jetë, gjithmonë me

atë buzëqeshjen e tij karakteristike, me respektin që

gëzon tek kolegët, tek miqtë e shumtë. Edhe unë kam

fatin e mirë të jem një prej tyre, që herë herë i marr

ndonjë mendim edhe për artin, historinë e popullit

tonë, letërsinë, si edhe arkitekturën.

Shqiptarët nga Zara dhe

trevat e tjera të Kroacisë

Historia e Ballkanit

Me njohuritë e tij të thella, shpesh më ka folur për

historinë e Ballkanit, për prejardhjen e familjes së

tij, por nuk ka dashur që ajo të bëhej publike, pasi e

quante diçka të zakonshme. Më së fundi ja mbusha

mendjen dhe një pasdite më rrëfeu për orë të tëra

këto rreshta në dhomën e tij të punës, ku ndodhet një

bibliotekë e pasur. Aty gjen botime për “arbanasit”

e Kroacisë, për Zarën, për historinë e shqiptarëve, të

Ballkanit, të Shqipërisë, si edhe relike nga Zara, ku

shqiptarët kanë fshatin e tyre me emrin “Arbanasi”,

kishën, korin e tyre dhe ku rrugët mbajnë emrat e

paraardhësve të Frankos. Ai është këmbëngulës për

të arritur diçka, pasi thotë jam si malësorët shqiptarë,

pak kokëfortë, por dua që gjithçka të jetë e përsosur...Diku,

në shënimet e tij ka shkruar në frëngjisht:

“Mon père était de langue maternelle albanaise” (Babai

im gjuhën amtare e kishte shqipen)…

Pikërisht nisur nga këto shënime, fillova punën

time hulumtuese, gjeta shumë të dhëna historike

për Marukët e lashtë dhe së fundi e shtyva mikun

tim, duke u drejtuar shumë pyetje, duke i marrë orë

të çmuara të punës së tij admiruese si arkikekt që

kërkohet kudo, të më flasë për shqiptarët që kanë

vendin e tyre të nderuar në bregun Dalmat. Duke u

përqëndruar, me zërin e tij kumbues, me pamjen e

tij krenare, filloi të më tregojë: “Familja jonë, sipas

burimeve familjare, por edhe sipas kërkimeve që janë

bërë nga një historian i lagjes sonë, është me origjinë

nga krahina e Sködar(Shkodrës), me sa duket në malet

pranë Dukagjinit. Në fakt, meqënëse një familje

me emrin Dukagjini (që bën pjesë në grupin tonë

familjar- u quajt më vonë Duka-,) dhe fakti se emrat

e peshqve të detit në Zara ishin me origjinë sllave, ka

prirje të provojë origjinën malësore të familjeve tona

nga Dukagjini. Në fillim, emri ynë me sa duket ishte

“MAR-UKU”. Emrat e familjeve të ndryshme u ndryshuan

nën Austro-Hungarinë, me qëllim që t’u jepej

atyre një tingëllim sllav, meqenëse në atë kohë favorizohej

sllavizimi. Elementët italianë konsideroheshin

si prishës të rendit, ose edhe si “Risorgimento” që

predikonte pavarësinë e italianëve që ishin pjesërisht

nën ndikimin e perandorisë austriake.

Kur e pyeta Frankon se kur ka filluar largimi i famljes

së tij nga Dukagjini, ai duke u menduar thellë,

më theksoi: “Migrimi i grupeve të ndryshme familjare

u realizua me anën e dy rrugëve të ndryshme:

një nëpërmjet Barit (Itali) ku një prej paraardhësve

të mi u martua me një italiane; tjetra gjatë bregdetit

dalmat: data e mbritjes së tyre në Zara (tani quhet

Zadar) për një pjesë të tyre është në vitin 1726, dhe

për një pjesë tjetër në 1733. Paraardhësit e mi ikën

nga Shqipëria në atë kohë, pasi kishin luftuar kundër

otomanëve që pushtuan tokat tona. Në shekulllim

e 16-të, shumica e shqiptarëve ishin Kristianë, me

Kishën Katolike Romane që sundonte në Veri, dhe

me Kishën ortodokse në Jug. Në fillim, vetëm një

numër i vogël qytetesh u kthyen nga feja islamike,

për të mbajtur pozitën e tyre ekonomike dhe privilegjet

e tyre nga pushtuesit otomanë. Ndërsa në mëse

100 vjet, megjithë presionet ekonomike dhe pengesat

e shumta, pjesa e shqiptarëve që ishin kristianë e ruajtën

fenë e tyre. Kur otomanët filluan islamizimin e

vendit, ne u larguam nga Dukagjini…”

Arbanasit

Në 1726, 21 familje shqiptare ikën nga vatrat e

tyre dhe u vendosën një kilometër në jug të Zarës.

“Arbanasit” u vendosën rreth Zarës ku kishte përparësi

Kisha Romane dhe kjo bëri që ata të vendoseshin

nën mbrojtjen e “Republikës Veneciane të Dalmacisë”.

Ata u ndihmuan të ndërtonin shtëpi dhe të

kishin stane për bagëtitë e tyre, dhe në rastin e Zemunikut,

disa kilometra larg Zarës, ju dhanë livadhe për

kullotje, si dhe u pastruan tokat nga gëmushat…Në

regjistrin e 15 gushtit 1726 përmenden mbiemrat e

disa familjeve shqiptare që u vendosën në Zara, ndër

të tjera : Luca d’Andrea Gezghenovich, Nicolo di

Luca Marghievich, Prem Vuka Marghicevich, Giesh

Prend Marghicevich, Giech Pepa Marghicevich, Prenz

Prema Marghicevich, Petar Vuka Gianova, Niko Matessich,

Luka Prend, Lesh Pero Marghicevich, Luka

Lucich, etj. Tek “Zara Cristiana”, Monsinjor Bianki i

Zarës thekson mbritjen e “Arbanasi” pranë Zarës. Ai

shkruan se në 1726, të udhëhequr nga dy vëllezërit

me mbiemrin PETANI, erdhën 24 familje shqiptare.

Profesori Vjekoslav Klaic, shkruan për “Arbanasit”

në librin e tij “Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati

(Raport mbi vendbanimet e banuara nga kroatët), i

botuar në 1881. Aty ai thekson se ishin 1354 Arbanasi,

rezidentë nga Skutari (Shkodra) që u vendosën

aty.

Në 1733, shtatë vjet pas migrimit të parë, grupi i

dytë i “Arbanasi” lanë tokat e tyre amtare dhe kaluan

në Gjirin e Kotorit, disa nga toka dhe disa nga deti,

mbritën në Hercegovinë, ku qëndruan përkohësisht

dhe pastaj hypën anijeve për në Zara dhe u vendosën

në vendin e quajtur Zemunik, që ja u dha qeveria

veneciane. Raportet e 11 marsit 1735 dëshmojnë se

ishin rreth 28 familje dhe rreth 199 vetë. Disa nga

emrat e tyre janë: Stjepo Gjuri, Leka Marko, Paolo

Marussich, Mar Mazia, Paolo Prendi, Prento Stani,

Jovan Vuci, Andrea Toma, Rado Ruço, Marko Pertu,

Prento Markov, Stiepo Luco, etj.

Në vitin 1756, qeveria e Venetikut bëri një

regjistrim të tokës për familjet “Arbanasi”. Regjistri

kishte si qëllim të nxirrte numrin e vendndodhjeve

dhe të njerëzve që ishin në çdo familje. Në librin “Erber”

ndodhen disa nga këto mbiemra: Duka, Petani,

Marsan, Marsiga, Kovacevic, Marsig, Sestan, Bargela,

Gjoka, Kalmeta, Markuz, Marusic, Nikagi, Skopelja,

Vuk, etj. A janë këto mbiemra nga migrimi i parë apo

i dytë Këtë nuk është e lehtë ta shpjegosh, por sipas

Don Mijo Curkovic, janë dy teori:

- e para, që thekson se mbiemrat e familjeve të para

u zëvëndësuan nga mbiemrat e familjeve “Arbanasi”

që erdhën pak më vonë. Gjithashtu, ekziston edhe

mendimi se familjet fillestare lëvizën prej andej;

- teoria e dytë është pak më komplekse dhe bazohet

në faktin se emrat e fundit u ndryshuan mbi

bazën e nofkave, mbiemri mbi të cilin personi ishte

krishtëruar, dhe ndoshta dhe në bazë të mbiemrit të

babait apo gjyshit të tij. Për shembull, në një dokument

që daton në gusht 1726, theksohet se kryetari

i popullimit të “Arbanasi” ishte Luki Andric. Në

regjistrin e parë ishte shënuar emri i Luca d’Andrea

Ghesghenovich, i cili duhet të jetë i njëjti Luki Andric.

Ai vetë e ndërroi mbiemrin e tij dhe mori një

tjetër, duke përdorur mbiemrin kristian të të atit.

Pra, sipas përfundimit të Mijo Curkovic, në studimin

e tij “Povijest Arbanasa kod Zadra”, 1922, mund

të pranohet teoria se nga mbiemrat e familjeve nga

regjistrat e parë dhe më vonë, në të vërtetë del se nuk

janë familje të ndryshme. Në realitet janë mbiemra të

familjeve shqiptare që i ndryshuan mbiemrat e tyre,

duke marrë mbiemrat e tyre të vërtetë, ose të baballarëve

dhe gjyshërve të tyre kristianë.

Në një dokument të 15 gushtit 1726, për “arbanasit”,

ndër të tjera thuhet: “Migrimi i parë i bë për

shkak të persekutimit fetar dhe dhunës nga ana e otomanëve;

është e shkruar se familjet shqiptare ranë

dakord të largohen nga barbarizmi otoman, duke

lënë tokat e tyre dhe çdo pasuri të tyre, duke u strehuar

dhe marrë në mbrojtje nga Republika”. Në një

dokument tjetër të 30 dhjetorit 1726 theksohet lidhur

me migrimin e dytë të shqiptarëve: “këto familje u

detyruan të ikin nga tokat e tyre, për shkak të persekutimit

të shkaktuar nga ana e dy pashallarëve otomanë

nga Bar (port që është quajtur edhe Antivari).

Vetë turqit kanë njohur se persekutimi nga ana e

Akmet Pashës ka qenë i gabuar dhe se kjo i detyroi

“Arbanasit” të lëvizin nga tokat e tyre amtare. Sipas

legjendës, një nga rrugët që përdornin otomanët për

të persekutuar shqiptarët ishte rrëmbimi i grave të

reja të krishtere. Si hakmarrje ndaj këtij veprimi

çnderues, shqiptarët sulmonin natën otomanët ku

ndodheshin, digjnin fshatrat e tyre dhe largoheshin

nga vatrat e tyre, për t’i shpëtuar një persekutimi të ri

nga ana e pushtuesve

Sipas tregimit të Frankos, “Republika e Venetikut

në atë kohë na kishte dhënë toka (një hektar për çdo

njeri, pasi vendndodhja ishte e shkretë) pranë fshatit

Zemunik, por shumë shpejt një pjesë u transferua në

gadishull, atje ku është vendosur qyteti Zara. Në fillim,

lagja jonë e kishte emrin e “Borgo Erizzo” (emër

i përfaqësuesit të Venetikut). Pas Luftës së Dytë

Botërore, ky emër u shndrua në “ARBANASI”. Në

brigjet e Dalmacisë erdhën dhe popullata të tjera:

“marlaki”. Ata ishin barinj që mbanin pushkën në

krah dhe kullosnin bagëti. Një nga taktikat e luftës së

otomanëve për të shuar revoltën e popullit, ka qenë

dërgimi i kavalerisë së lehtë. Dhe pastaj kur ndodhnin

përleshje me vendasit dhe vrasje, ata thoshin se

nuk ishin ata që i kishin dërguar…”

Franko më flet edhe për një botim shkruar nga

një kroat i vjetër, me titull: “Povijest Arbanasa kod

Zadra” (Historia e shqiptarëve pranë Zadarit). Libri

është i shkruar në gjuhën kroate, por mendohet të

përkthehet edhe në anglisht së shpejti. Sipas autorit

të librit, shumë pak njerëz e dinë se një vendndodhje

e vogël shqiptarësh u krijua, para tre shekujsh, në

jug të Zadarit në Dalmaci. Kjo vendndodhje quhej

në fillim “Borgo Erizzo”, pastaj mori emrin “Arbanasi”.

Sot kjo vendndodhje përfshihet në qytetin e

Zadarit, në Kroaci. Shumë banorë të Zadarit sot, pa

asnjë dyshim janë me origjinë nga migrimi i parë

dhe i dytë e Arbanasajve. Në shkrimet për Zadarin

e sotëm theksohet se ai është një qytet kozmopolit.

“Nga kohët e para popullsia ishte ilire, romake dhe

slave. Në Mesjetë u vendos aty një komunitet i vogël

çifutësh dhe grekë, kurse para pushtimit ottoman aty

ishin vendosur komunitete të Arbanasve dhe serbë…

Aty mund të dëgjosh edhe sot gjuhën zaratine dhe dialektin

shqip të gjuhës italiane apo shqipe, si edhe në

traditën e këngëve popullore në kishat katolike dhe

në ceremonitë e ortodoksëve…”

Shkrime historike dëshmojnë se “Arbanasit” i

përkisnin arshidiogjezës së Barit (Bar, ku është i vendosur

tanimë Mali i Zi, gjatë bregdetit të Adriatikut),

pranë kufirit me Shqipërinë. Legjendat lokale thonë

se ata kanë ardhur nga dy fshatra të ndryshëm: nga

Briska dhe nga Sesta. Sipas tregimit të Frankos, nga

mesi i vitit 1850, pushtuesit e huaj austriakë donin

të mbanin qytetin dhe në të njëjtën kohë kërkonin të

merrnin nderin e grave. “Arbanasit” i dërguan gratë

dhe fëmijët në mal, në “Musapstan” (Stani i Musapit)

dhe qëlluan mbi pushtuesit…Këtë ndeshje të ashpër

e ndali vetëm kryepeshkopi i Zarës, i cili ndërhyri

midis dy palëve që të ndalej gjakderdhja. “Arbanasit”

kanë pasur gjithmonë frymën e solidaritetit, të

ndihmës për njeri tjetrin. Ata ishin të bashkuar përballë

të huajve. Shpesh martoheshin në rrethin e tyre,

natyrisht jo me kushërinj të afërt…

Rrëfimet e arbanasit Franko

“Sipas burimeve familjare, vazhdon “arbanasi”

Franko, në fillim, në Zara mbrritën tre vëllezër. Një

nga këta vëllezër ishte gjyshi im nga babai (1867-

1938). Unë i njoh shumë pak jetën dhe zakonet

e familjes, për periudhën midis mbrritjes së tre

vëllezërve dhe historinë e gjyshit tim. Përveç faktit

që e quajtën degëzën e familjes sime “PERE-JAKY”

(baba Jaku), për t’i dalluar, duke parë se kishte shumë

Marussiçë. Në kohën e sllavizimit, sipas familjeve, ata

ishin ose filo-kroatë (Sokolossi), ose filo-italianë (Bersaglieri).

Gjyshi im ishte filo-italian, dhe madje bëri

dhuratë një tokë për të ndërtuar një shkollë italiane

në lagje. Ai merrej me të vëllanë me shitjen e bagëtisë

me shumicë, pastaj me një punishte ku regjen lëkurët

dhe me një dyqan shitje mishi. Ai kishte fituar namin

se ishte i sjellshëm në lagjen e tij, sidomos ndaj

njerëzve që kishin nevojë për ndihmë. Ai shpëtoi

jetën e një tezeje të cilën e kishin vënë përmbri një

muri për ta vrarë…”. Pasi e shoqja e Frankos, me

flokët e thinjura nga vitet, por me një pamje fisnike,

na serviri një kafe dhe çokollata të vogla (“truffes”),

para të cilave nuk mund të përmbaheshe, megjithë

këshillat e mjekes, Franko vazhdoi tregimin e tij: “Im

atë ka qenë një sportist i nivelit të lartë, sidomos në

kanotazh (vozitje), në shkallë ndërkombëtare, por

gjithashtu si nën-kampion ushtarak italian i hedhjes

së shtizës. Ai ishte themeluesi i seksionit socialist

klandestin në Zara, në kohën e fashizmit…”.

(Vijon në faqen 23)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!