11.02.2015 Views

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Storia

Anno 9 n.1 Aprile 2011 pagina 2

Nga Valmir Kuci

Leka i Madh ka folë Shqip dhe duhet të kuptohet si Shqiptar,

edhe pse në atë kohë nuk kishte etni shqiptare,

por kishte etni ilire, makedhone, dardane, mollose, epirote

etj., pra kishte etni Pellazge, e cila është paraardhësja e

etnisë së sotme Shqiptare. Në çdo luftë, në lashtësi, kanë

marrë pjesë historianët (sikurse sot gazetarët), dhe në një

luftë ku Leka i Madh luftonte me ushtrinë e tij, një historian

iu ofrua shumë afër, sepse Leka fliste tmerrshëm. Historiani u

interesua ta dëgjojë nga afër (aq sa ka guxuar të afrohet), se në

çfarë gjuhe fliste Leka. ‘’Zjarm ore”, - ishin fjalët bubullimë të

Lekës komandant, kur i urdhëronte ushtarët e tij që të hidhen

në sulm gjatë betejës. Historiani kuptoi se ky urdhër nuk ishte

as greqisht, as latinisht dhe shkroi: ”Aleksandri fliste në një

gjuhë barbare, kur i urdhëronte ushtarët e tij”. Kjo do të thotë

se Leka i Madh ka folë Ilirisht, pra, Shqip, prandaj ne sot

duhet ta quajmë Aleksandrin Shqiptar, pavarësisht se si

janë thirrë fiset illire nëpër shekuj dhe epoka!

Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë turbullira

politike. Edhe sot, këtu e dymijë e treqind vjet nga

vdekja e tij, duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të

varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar,

vjedhur e përvetësuar! Disa pseudohistorianë të sotëm të

fqinjëve tanë të afërt dhe të largët, pretendojnë që Leka i

Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë

kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte

i biri i mbreti të Maqedonisë - Filipit II dhe i Olimbisë, një

princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit - Neoptolemi I.

Shumë shkrues të historisë antike, ndër ta Herodoti dhe

Tukididi, na njohtojnë se Pellazgjët (Shqiptarët e sotëm)

janë popull para grekëve (“proelinioi”). Edhe pas kaq

shumë faktesh e dokumentesh dhe pohimeve të vetë historianëve

e filozofve antikë helenë (grekë), dikush akoma nuk

e ka të qartë se kush ishte, çfarë gjuhe fliste, çfar prejardhje

etnike kishte dhe i kujt ishte dhe është Aleksandri i Madh i

Maqedonisë – Leka. Një pirateri, vjedhje, përvetësim e falsifikim

të përkatësisë etnike të Lekës së Madh e bënë Grekët

modernë dhe tani së fundi këtë gjë përpiqen ta bëjnë edhe

Sllavo-bullgarët që veten e quajnë Sllavo-maqedonas, bile

për ironi të shekujve të shkencës e të dritës: XX dhe XXI,

ata nuk ngurrojnë ta quajnë veten edhe Sllavë, edhe Maqedonas,

pasardhës të Aleksandrit të Madh, vetëm për faktin

se ata sot banojnë në një pjesë të trojeve të Maqedonisë së

dikurshme antike pellazgo-ilire.

Gjuha Pellazge

Qysh në epokën mikene pellazgët e Ballkanit të

jugut përdornin shkrimin ideografik, ashtu edhe

atë me rrokje që peloponezët të vendosur në Qipro

e morën nga fqinjët hititë. Këto dy shkrime u zhdukën

komplet pa ushtruar asnjë ndikim në shkrimin

e ri fonetik dhe alfabetik që pellazgët mësuan të

përdorin nga fenikët. Në lashtësi shpikja e alfabetit ju

atribuonte pellasgëve Prometheu, Pallamedi, Horfeu,

Muzeu. Por njihej gjithashtu origjina fenike e shkronjave

pellazge. Për këtë vertetojnë format dhe emrat

e shkronjave më te lashta pellazge me ato fenike. Por

alfabeti fenik nuk kishte zanore, ndërsa gjuha pellasge

i kishte zanoret si elementin kryesor. Shkronjat më të

lashta pellazge janë ato të Melit, Teres dhe Kretes: a,

b,c, e, è, f, g, gj, i, j, l, k m, n, o, p, q r, s, t, th, v, y, z, x

. Alfabeti etrusk lulëzoi në shekullin e VII dhe të VI

para Krishtit, në Chiusi, Todi, në rajonin e Umbrias

dhe në Traquina e Capua.

Gjuhëtarët e kohërave të reja, për fjalët albaneze

që përdoren në Ballkan dhe në Azinë e Vogël, kanë

deklaruar që këto fjalë janë turke, arabe, persiane,

greke, sllave, romune, italjane, por nuk kanë menduar

kurrë që ato mund të jenë thjesht albaneze. I

duhet dhënë popullit albanez atë që i përkiste pellazgëve

nën emrin e ilirëve, thrakëve, tirrenëve, frigasve,

etruskëve, romakëve, bizantinëve që grekët,

serbët, bullgarët ja kanë uzurpuar abuzativisht

nëpërmjet një propogande tendencioze për të deformuar

të vërtetën historike në favor të tyre. Gjuhët

frigase, kariase, likase nuk ishin veçse variacione të

gjuhës së gjërë pellazge. Shqiptaret duhet të bëjnë

përpjekje për t’i treguar botës që ata i përkasin një

race mjaft të dalluar, të cilës i kanë patur nderin

t’i venë emrin pellazg që etimologjikisht do të thotë

“i lindur i bardhë“. Nga dukja e njeriut në globin

tonë ka filluar formimi i gjuhëve primitive i lidhur

me racat. Kështu për racën e bardhë u bë formimi i

gjuhës pellazge primitive, nga e cila kanë dale gjuhët

e dyta , të tretat, sipas përzjerjes që ka pësuar gjuha

pellazge primitive. Gjuha albaneze flitej qysh 3000

vjet para Krishtit dhe ka sjellur lindjen e gjuhëve

primitive të Indisë si Sanskrishten. Grekët thonë që

gjuha helene, greqishtja e vjetër, ishte gjuha folëse e

lashtësisë dhe në epokën e perandorisë bizantine.

Aleksandri i Maqedonisë

rrënjët e vërteta

‘’Askush nuk na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duart tona’’! Aristidh Kola

Atëhere nëse është e vërtetë perse grekët e sotëm

nuk kanë mundur të bëjnë të mbijetojë një gjëndje

shoqërore që ka jetuar, por janë detyruar t’a shkatrojnë

dhe t’a deformojnë gjuhën e lashtë dhe t’a transformojnë

në greqishte moderne Po mos të ishin të njejtat

shkronja do të deklarohej që janë dy gjuhë si latinishtja

popullore që ishte përballë latinishtes klasike, e cila

flitej në Romë nga mjekët dhe nënpunësit, ishte gjuha

albaneze përballë greqishtes së lashtë, gjuhës helene,

në botën lindore, por me një ndryshim që greqishtja

përdorej në shkolla, gjykata, qeveri, në fe, diplomaci;

ndërsa gjuha albaneze ishte gjuha e përditëshme. Janë

zbuluar shumë shkrime në gjuhën helene, por kjo nuk

do të thotë që popullatat të cilat jetonin aty ishin helene.

Ata kishin një arsim Helen. Popullsia pellazge

ose albaneze përdornin albanezen për arsimin e tyre

në lashtësi para gjuhës helene.

Në Ballkanin e lashtë, në jug, me ardhjen e emigrantëve

nga Mesopotania dhe Egjypti, gjëndja sociale

përbëhej nga elementi dy gjuhësh. Flisnin gjuhën albanese

dhe mësonin në gjuhën helene, pra ai që ishte

arsimuar quhej helen. Gjuha helene është me origjinë

pellazge. Pellazgët dhe të huajt që nuk flisnin gjuhën

helene quheshin barbarë. Platoni thoshte: “Gjuha e

lashtë nuk është e ndryshme nga gjuha e sotme që

flasin barbarët“. Herodi në librin e tij shkruante që

mbas betejës të Salamit, gjenerali i ushtrisë persiane,

i cili ngriti kampin në Thesali për të kaluar dimrin,

dërgoi një mesazher tek orakullët për planet e tija. Ai

u shoqërua nga tre tebanë. Priftëresha që i priti filloi

të flasë në gjuhën barbare, domethënë në gjuhën pellazge

sipas Herodit. Të tre tebanët mbetën te çuditur

sepse ata prisnin të digjonin gjuhën helene. Mesazheri

që kuptonte mirë gjuhën që fliste priftëresha,

filloi të shkruante gjithçka që thoshte ajo në gjuhën

pellazge të Karias. Kudo flitej gjuha pellazge – albaneze.

Gjuha albaneze filloi të përdorej përsëri si

gjuhë e parë, kur romakët pushtuan Ballkanin. Pra

gjuha pellazge – albaneze filloi te perdorej si ne kohen

e Homerit. Greqishtja e lashte, gjuha helene,

rilulezoi ne periudhen e Perandorit Kostandin, kur

kristianizmi u be nje fe shteterore.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Nga: Prof. Nebi Agolli, Romë

Çfarë populli janë

“maqedonët” e sotëm

Këta ”maqedonë” të tashëm, në të vërtetë nuk janë komb

më vete. Këta i bëri të ashtuquajtur ”komb maqedonas”

vetë Tito. Ju dha emër, territor dhe pavarësi. Thjeshtë, këta

janë një ”komb” i shpikur. Ishte dhe mbeti një lloj testimi,

eksperimenti se, si do të vegjetojë një shtet i formuar artificialisht,

me nje komb të trilluar dhe me troje të huaja. Ky

grup njerëzish, në fakt, as vetë nuk pranojnë se janë komb

më vete. Vetë Konstandin Milladinov, poet i parë, asnjëheë

nuk pranon se është maqedon, as nuk pranon se ky farë

”kombi” ekziston. Ai, në fakt, e quan veten Bullgar, dhe

të gjithë këta njerëz, që na paraqiten sot si ”maqedonë” i

kosideron si bullgarë.

Maqedonasit nuk janë asnjë përzierje popujsh apo

kombesh, ato janë Sllavë të ardhur prej përtej Karpateve,

në gadishullin Ilirik/Ballkanik, duke uzurpuar toka ilire, dhe

duke u ngulitur në territorin e Maqedonisë antike ilire, duke

u vetëquajtur me emrin maqedon. Por, në fakt, këto, kushtimisht

të themi ”maqedonë” s’kanë asgjë të përbashkët me

maqedonët antikë të Pellazgjisë-Ilirikut-Ballkanit. Sllavomaqedonët

e FYROM-it/IRJM-së, kanë shumë probleme,

ato janë të vetmuar në territorin e tyre të uzurpuar: Bullgaria

nuk ua njeh kombësinë, Serbia nuk ua njeh kishën,

Greqia nuk ua njeh emrin, Shqipëria nuk ua njeh territorin,

kështu që, pashmangshëm dhe shumë thjeshtë e qartë, janë

shtet dhe komb artificial. Ideja për formimin e një Shteti

dhe Kombi artificial - Maqedonisë e Maqedonëve moderrnë,

nga ana e diplomacisë europiane u bë me qëllim që të vendosej

një stabilitet midis popujve në Ballkan, që kishin aq

shumë dallime dhe aq shumë grindje mes veti. Por u krijua

edhe me qëllim të dobësimit dhe copëtimit të mëtejshëm të

trojeve pellazgo-ilire të Shqipërisë Etnike nga politika shoveniste

dhe ekspansioniste e Serbisë dhe Greqisë.

Mirëpo, ”Maqedonia e Re” nuk u bë shembull për stabilitet.

Ajo, në fakt, qe dhe mbeti burimi i jostabilitetit në

rajon. Është shtet që qëndron në këmbë qelqi dhe heret

a vonë, këto këmbë do ta lëshojnë, do t’i thyhen. Është e

pamundur të formosh një komb që nuk ka bazë, nuk ka

themele, nuk ka gjuhë e histori, nuk ka të kaluar as të

tashme, që në fakt është vetëm një marionetë sa për t’u

argëtuar e kaluar kohën e lirë qarqet politike antishqiptare

euro-aziatike. Besoj se krijesat artificiale nuk munden të

jetojnë gjatë. Sidoqoftë, edhe në Bashkimin Europian po

të futet i gjithë Ballkani, përsëri Republika e Maqedonisë

(FYROM-IRJM), kështu siç është tani, nuk do mund të

mbijetojë. Në Enciklopedinë e ish-Jugosllavisë për shtrirjen

gjeografike të Maqedonisë antike theksohet: “Maqedonia në

periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise ilirothrakase,

nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI”. Më

poshtë thuhet: “Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori

është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun.

Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë

në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet

Stobi. Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe

rrjedha e poshtme e lumit Erigon”. (Mala Enciklopedija,

Prosveta, Beograd, 1978, f.461). Përndryshe, fqinji verior

i Maqedonisë ishte Dardania, me qytetet më jugorë të saj,

Justiana dhe Ceflloni. Pra, siç shihet, Maqedonia asnjëherë

nuk është shtrirë në veri të lumit Astibo (Bregallnicë), dhe se

në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor të saj Maqedoninë

e sotme perëndimore. Ata ishin të banuara me fiset

tjera ilire, si : peonët, dasaretët, lynkestët, pirustët, etj. Këtë

e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të vjetra dhe

objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd hapsirës

së Maqedonisë së sotme.

Dall’epoca micenea, i Pelasgi dei Balcani del Sud

usavano la scrittura ideografica e anche quella

sillabica, che gli abitanti del Peloponneso avevano

ricevuto dai vicini ittiti. Queste due scritture sono oggi

completamente scomparse, senza esercitare alcuna

influenza sulla nuova scrittura fonetica e alfabetica

che i pelasgi impararono a usare dai fenici. Anticamente,

l’invenzione dell’alfabeto è stata attribuita ai

pelasgi Prometeo, Pallamedi, Horfeo Museo, ed era

nota anche l’origine fenicia dei caratteri pelasgici. Ciò

sarebbe dimostrabile attraverso il confronto dei caratteri

e dei nomi delle più antiche iscrizioni pelasgie

con quelle fenicie. Ma l’alfabeto fenicio non aveva

vocali, mentre la lingua pelasgia aveva la vocale come

elemento principale.

I caratteri pelasgi più antichi sono quelli di Meli,

Teres e Creta: a, b, c, e, e, f, g, gj, i, j, l, km, n, o, p, qr,

s, t, th, v, y, z, x. L’alfabeto etrusco fiorì tra i secoli VII

e VI a.C., a Chiusi, a Todi, nella regione dell’Umbria, a

Tarquinia e a Capua. I filologi del tempo moderno hanno

dichiarato che le parole albanesi usate nei Balcani

e in Asia Minore sono turche, arabe, persiane, greche,

slave, romene, italiane, ma non hanno mai pensato che

possano essere semplicemente albanesi. Si deve dare

al popolo albanese ciò che apparteneva ai pelasgi sotto

il nome di illiri, traci, tirreni, frigi, etruschi, romani, bizantini

e che i greci, i serbi e i bulgari hanno usurpato

abusivamente, attraverso una propaganda tendente a

travisare a loro favore la verità storica. Le lingue frigie,

carie e licie non erano che variazioni della lingua

pelasgia. Gli albanesi dovrebbero fare uno sforzo per

dimostrare al mondo che loro appartengono ad una

razza ben distinta, cui hanno avuto l’onore di mettere

il nome “pelasgia” il cui significato, etimologicamente,

è: “nato bianco.” Dalla comparsa dell’uomo nel nostro

globo è iniziata la formazione delle lingue primitive associate

alle razze.

Così per la razza bianca il linguaggio primitivo è

stato il pelasgio, da cui sono derivate le lingue secondarie

e quelle terziarie, a seconda delle trasformazioni

che ha subito il linguaggio pelasgio primitivo.

La lingua albanese si parlava già 3.000 anni prima di

Cristo e ha dato vita ai linguaggi primitivi dell’India

‘Leka i Madh’, libri i

autorit Shefki Ollomani

Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të

hedhë dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit,

që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani

Nebi Dervishi, me rastin e promovimit, tha se

ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve

joserioze shkencore, ndaj atyre që duke

pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes.

Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është

i pa zot, pasi burimet historike

flasin se trashëgimia e

maqedonasve antikë u takon

shqiptarëve, më shumë se

çdo populli tjetër në Ballkan.

“Botimi i librit Leka i Madh

është një vërejtje serioze për

historianët shqiptarë, sidomos

për ata që merren me

studimin e antikitetit, si dhe,

në të njëjtën kohë, është

një përgjigje për të hedhur

poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve

sllavo-maqedonas, të cilët, duke pasur kompleksin

e origjinës, ikin nga vërtetësia. Ky libër,

para së gjithash, u drejtohet atyre që kërkojnë të

dinë dhe kanë mendje, por edhe cyten nga shpirti

dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve

në trojet etnike, që nga antikiteti e deri në

ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi. Nënkryetari

i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë,

Skënder Hasani, tha se promovimi i librit

Leka i Madh - Aleksandri i Maqedonisë erdhi në

kohë të duhur, meqë emri i tij, termi Maqedoni

dhe përvetësimi i antikitetit, kohëve të fundit, janë

përdorur tej mase për përfitime politike.

“Leka i Madh dhe Maqedonia Antike kanë

paraqitur vlera universale dhe jo vetëm të ngushta

personale ose të jenë të një populli, që një popull

ta përvetësojë atë histori të lashtë dhe të lavdishme

të Maqedonisë Antike dhe sidomos figurën kryesore

të Lekës së Madh”, vlerësoi Skender Hasani,

nënkryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë,

Maqedoni. Autori Shefki Ollomani, nëpërmjet

këtij libri, ka për qëllim njohjen e shqiptarëve me

një epokë të historisë së lashtë pellazgo-ilire, si

dhe t’u rrëfejë atyre të vërtetën historike dhe etnike,

se si edhe ne shqiptarët duhet t’i dalim zot

‘Lekës së Madh’.

A mund të jenë sllavo-maqedonasit

pasardhës të maqedonëve antikë

Mitko Panov, akademik, për këtë çështje, ndër të tjera,

do të theksojë: ”Makedonski slloveni”, që në shqip do të

thotë sllavo-maqedonas. Kurse, në enciklopedinë arsimore

theksohet: “Maqedonasit = popull i sllavëve të jugut, që

emrin e marrin sipas rajonit Maqedoni dhe janë pasardhës

të fiseve të vjetra sllave”. (Mala Enciklopedija, Prosveta,

Beograd 1978, f.463). Në enciklopedinë e gjeografisë theksohet:

“Maqedonasit = popull nga grupi i sllavëve të jugut,

të krijuar nga fiset slave: BERSJAK, STRUMJAN, DRA-

GOVIT, etj.”. Kurse, sa i përket etnitetit të këtij populli,

në Enciklopedinë Britanika, do të theksohet se: “Rilindja

maqedonase ishte një process i gjatë i zgjimit kulturor dhe

kombëtar. Mendohet se ky process filloi në shek. XIX, kur

edhe u paraqitën librat e rilindasve të njohur: Joakim Kërçovski,

të Kiril Pejçinoviqit (1816) dhe të Pulevskit (1875)”.

Ndërsa, sociologu i njohur Ante Flamengo do të thotë :

“Popull – komb më i ri që u formua në Jugosllavi është

kombi maqedon, i formuar në vitin 1948”. Pra, identitetin

e plotë kombëtar e arritën në vitin 1948. Ja pra pse sllavomaqedonasit

nuk mund të jenë maqedonasit antik.

Mu për këtë, me shumë të drejtë, Mitko Panov e përdor

etnonimin sllavomaqedonas, në mënyrë që të bëhet dallimi

midis maqedonasve antikë dhe sllavo-maqedonasve të ditëve

tona. Pra, e mira është që autorët sllavo-maqedonas të mos

merren me kuazishkencë, sepse kjo iu sjellë më shumë dëm

e huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas. Ne i kuptojmë

se duan të jenë pasardhës të një populli të stërlashtë, me të

cilin mburret historia antike dhe historia më e re, por ja që

nuk munden të jenë edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas

antikë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë jetuar

në një hapësirë dhe në një kohë krejtësisht tjetër. Edhe pas

një mali gjigant me fakte e dokumente shkencore, ballkanike

e botërore, mbi origjinën e vërtetë pellazgo-ilire dhe mbi autoktoninë

e Shqiptarëve në këtë Gadishull, nacionalizmi dhe

shovenizmi sllavomaqedonas nuk ka të ndalur. Ai përmes

Akademisë së Shkencave të Maqedonisë dhe Enciklopedisë

së saj, vazhdon me kokëfortësi dhe naivitet që të mohojë

autoktoninë e Shqiptarëve në Iliridë dhe vazhdon shtrembërimin

dhe falsifikimin e paskrupullt të historisë së Shqiptarëve,

të Maqedonëve pellazgo-ilirë të antikës dhe glorifikimin

e historisë bullgare të sllavomaqedonasve, duke u

dhënë atyre Tapinë e Maqedonisë antike të Lekës së Madh

iliro-shqiptar!

La lingua Pelasgia

come il Sanscrito. I greci dicono che la lingua ellenica,

cioè il greco antico, era la lingua parlata

nell’antichità e nell’epoca dell’impero bizantino.

Se questo è vero, perché i greci di oggi non sono

riusciti a far sopravvivere una situazione sociale che

hanno vissuto, ma sono stati costretti a distruggere e

deformare il loro linguaggio e a trasformare il greco

antico in greco moderno Se non fosse stato per i

caratteri uguali, sarebbe stata dichiarata l’esistenza

di due lingue. Come a Roma convivevano sia il latino

popolare che quello classico, usato da parte degli

eruditi, così avveniva per la lingua albanese rispetto

al greco antico, cioè alla lingua ellenica, nel mondo

orientale, dove il greco era usato nelle scuole, nei

tribunali, nel governo, nella religione, nella diplomazia,

mentre la lingua albanese era la lingua di

tutti i giorni. Molte iscrizioni sono state scoperte in

lingua ellenica, ma questo non significa che le popolazioni

che vivevano in quei luoghi fossero elleni.

Avevano una formazione Helen.

La popolazione pelasgia, o albanese, nell’antichità

utilizzava la lingua albanese per la propria educazione,

prima della lingua ellenica. Nei Balcani

dell’antichità, a sud, a seguito dell’arrivo degli immigrati

provenienti dalla Mesopotamia e dall’Egitto,

la situazione sociale era caratterizzata dalla convivenza

di forme di espressione bilinguistiche. Gli

abitanti parlavano la lingua albanese e imparavano

la lingua ellenica, così chi era erudito era detto:

“elleno”. La lingua ellenica è di origine pelasgia.

I Pelasgi e gli stranieri che non parlavano la lingua

ellenica erano chiamati barbari. Platone ha detto:

“La lingua antica non è diversa dalla lingua di oggi

che parlano i barbari”.

Erode nel suo libro ha scritto che, dopo la battaglia

di Salamina, il generale dell’esercito persiano,

che era accampato in Tessaglia, in inverno, inviò un

messaggero, accompagnato da tre tebani, per consultare

l’Oracolo. Secondo Erode, la sacerdotessa

che li ricevette cominciò a parlare in lingua barbara,

vale a dire in lingua pelasgia. I tre tebani furono

sorpresi perché si aspettavano di ascoltare la lingua

ellenica.

(continua al prossimo numero)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!