11.02.2015 Views

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pagina 7 Anno 9 n.1 Aprile 2011 Attualità

Kalvari i shqiptarëve që nuk donin të tjetërsoheshin

Nga Luan Rama, Tirane

Jean Faveyrial është bërë tashmë i njohur me

botimin në frëngjisht dhe shqip të librit të tij Historia

e Shqipërisë, në sajë të punës së palodhur të studjuesit

të njohur Robert Eltsi, i cili pas kërkimeve në

selinë e Lazaristëve të “Saint-Benoît” në (Stamboll),

Konstantinopojë, e gjeti dorëshkrimin e tij në selinë

qëndrore të “Urdhërit të Saint Viecent de Paul” në

Paris. Unë pata fatin të njihem me drejtuesin e arkivit

Claude Lautissier, i cili me një përkushtim të veçantë

më hapi dyert e arkivit për të studiuar jetën e këtij

personaliteti të Kishës lazariste në trojet ballkanike.

Dhe ja, në duar, një tekst i shkruar nga Faveyrial, më

befasoi për historinë që ai tregonte dhe që hidhte dritë

rreth përpjekjes së shqiptarëve në mesin e shekullit

të XIX-të që të islamizuar dikur me forcë kërkonin

tashmë të riktheheshin përsëri në fenë e origjinës:

kristianizmin.

Tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar, (zona

Mbishkodrës) i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë

pjesë të identitetit shqiptar, të cilët njerëzit e thjeshtë

luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke e paguar

dhe me jetën e tyre. Histori rrënqethëse, e denjë

për një film, çka dëshmon atë që pak evropianë e

kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht e konsideronin

Shqipërinë si tokë të Islamit. Edhe pse me

emra islamë, shqiptarët i ruanin ritet e kishës latine,

festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut, etj, madje

dhe festat e tyre pagane, çka ishin rrënjosur në

identitetin shekullor të tyre. Ritet e vjetra, kanunet

dhe besytnitë e tyre, ishin pjesë e një kulture pellazgjike

dhe paralele të “Homeriadës” së Homerit të

madh, të cilën do ta kërkonte gjatë udhëtimeve të tij

në veriun shqiptar, studjuesi i madh francez Albert

Dumont, në vitin 1871. Përse ata shqiptarë pranuan

më mirë kalvarin se sa tjetërsimin Ja si e ka rrëfyer

këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar tê vitit

1870, me atë shkrimin e tij të vogël, që vështirë ta

deshifrosh menjëherë.

KUJTESË HISTORIKE

“Kujtesë historike mbi familjet shqiptare të persekutuara

dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më

1845-1846”. Për këto shënime që duhej t’i plotësoja,

m’u desh të kem një korrespondencë të gjatë

me kolegët tanë dhe “motrat” (“suorat”) që ende janë

gjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të

tregojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis

të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte

të përmëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart,

konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve

të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu,

ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë

e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që

gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845,

i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të

dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë otomane dhe

se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar.

Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë

që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë Kolegu ynë

nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë.

Por nuk ishte si shkak i Kartës së “Gul-bané”-së, pasi

ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën

në dukje ishte ky: Më 1844, një armenian skizmatik

(ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman,

u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u

zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në

musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit,

trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të

bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit,

çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i

dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë

Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik,

ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë,

Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë

turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve

diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të

tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më.

Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se

askush nuk do të vritej për punë feje. Por ja motivet

për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët

nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur

shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e

tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe

meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan

hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur

Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu

në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se

do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u

muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit

të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura

e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por

peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje

të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk

u tundën nga e tyrja: “Ne jemi të krishterë, - thanë

ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të

tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse

duhet të vdesim, le të vdesim!”

Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët

dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i

nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me tërbim. Edhe

pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre

Meqë shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre

shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshin e të mbroheshin

nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt,

shumë prej tyre donin ta ndiqnin këtë shëmbull.

Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’pati kufi. Auto-

ritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më

keq ato. Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte

atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëse ai qëndronte në

Shkup apo në Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan

si duket pa u konsultuar me Portën e Lartë. Në fakt,

nuk kishte pse të ndodhte kështu pasi një guvernator,

sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte

kaq shumë familje, për më tepër nga Evropa në Azi.

“Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë e tyre,

këto familje u çuan në Shkup”, - thotë Hecquard. Që

andej, ku gjatë gjithë rrugës ata u keqtrajtuan nga

shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhën nëpër

qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë. Plot

dhëmbshuri e besnikëri, At Markoviç i ndoqi pas dhe

bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Disa

ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që

çështja e tyre të shqyrtohej. Pa u trembur fare nga

turqit, të gjithë deklaruan se ata ishin kristianë dhe

dëshironin të vdisnin të tillë.

Të fyer nga kjo vendosmëri, Hafez-Pasha i Skodrës

urdhëroi që ata t’i torturonin. Por meqë nuk i theu

dot, ai nxorri një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll,

duke konfiskuar dhe pronat e tyre, të cilat u shitën

në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë,

kanë shkuar me siguri në arkën personale të pashait.

“Ishte e pamundur të përshkruash trishtimin e madh

të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehë e fanatizmit

musliman”, - shkruan konsulli Hecquart. (-

Pleq, gra, fëmijë shkuan në këmbë drejt vëndit të

syrgjynosjes, duke e përballuar me guxim lodhjen,

edhe pse përtej forcave të tyre, të ndihmuar kështu

nga apostulli i Krishtit, Markoviç, i cili u fliste për një

të ardhme më të mirë dhe shpërblimin e përjetshëm

për të gjitha vuajtjet e tyre”. Kështu shkruan Hecquart.

Sipas “motrave” tona Bernardine dhe Marie,

nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë,

por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që

nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurt të vitit 1846.

Dhe meqë torturat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin

e tyre, Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes.

Pra të burgosurit u vunë në rrugë: ata në këmbë dhe

shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave,

dhe të trajtuar në mënyrën më barbare.

Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve

ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare,

sa shumë nga malsorët vdiqën, disa në rrugë, të tjerët

kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës. Në

portat e Selanikut, një fëmijë të sapo lindur e hodhën

në det. Ndërsa priftin, ushtarët e kishin nisur veçmas

drejt Konstantinopojës. Një prift nga Syra, i cili sot

është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaçandio,

atëherë ishte në misionin tonë në Selanik. I informuar

se një numër familjesh katolike shqiptare gjendeshin

EkSodi shqiptar

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Shqipërinë e kanë braktisur për shkaqe ekonomike mbi një milion qytetarë.

Kjo domethënë se brenda vendit jetojnë pak më shumë se dy milionë shqiptarë.

Së paku ky shtet posedon një numër gati të saktë të mërgatës. Numri më

i madh është vendosur në shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojnë vendet perëndimore

në Evropë, si dhe në kontinentin e largët, në SHBA dhe Kanada. Shteti

shqiptar as nuk ka mundësi ekonomike, as dëshirë, as nuk e ka plan të bëjë

ndonjë hap për t´i kthyer këta njerëz. Jashtë vendit nuk gjenden vetëm ata që

kërkojnë punë të rëndomta, por edhe shkrimtare e shkrimtarë, profesorë nëpër

universitete perëndimore, gazetarë, kameramanë, sportiste e sportist, këngëtare

e këngëtar, artiste e artistë, poete e poet dhe politikane e politikan. Këta emra

apo më mirë këta emra e mbiemra, që i lexojmë sot, pas disa dekadave do të

shuhen dhe fëmijët e tyre do të asimilohen, mu siç janë asimiluar edhe ata, që

patën ikur në fillim të shekullit të kaluar. Shumë emra të mëdhenj, me të cilët ne

mburremi sot, nuk kanë lënë pasardhës shqiptarë si vetja; jo se jo për nga fama

profesionale apo angazhimi kombëtar, por as nga vetëdija kombëtare. Për këtë

dukuri ka mirëpo një shpjegim shkencor: thuhet se fëmija diku rreth tridhjetë

për qind të edukatës e merr nga familja, diku mbi tridhjetë nga shkolla dhe mbi

tridhjetë nga shokët. Nga kjo mund të konstatohet se fëmijët tanë mbeten diku

30 % shqiptarë, nëse martesat janë të përziera, atëherë teoretikisht kjo përqindje

përgjysmohet. Kjo përqindje tkurret akoma më shumë, kur të martohen fëmijët

e mërgimtarëve të sotëm. Më së largu në brezin e tretë, shkrirja në kombin tjetër

përmbyllet. Arsyeja logjike: në vendet e huaja nuk prodhohen shqiptarët, por

shqiptarët asimilohen! Këtë duhet ta ketë të qartë klasa politike në Shqipëri.

Sipas mbiemrit, edhe pas disa dekadave, mund t´i zbulojmë, por ata nuk do

të ndjehen shqiptarë, siç nuk e ndjejnë veten ata në Turqi apo shqiptarë e lashtë

në Greqi. Shteti shqiptarë nuk brengoset për shkollimin e tyre. Shkollimi dhe

hapjet e shkollave bëhen në baza vullnetare dhe janë fakultative dhe u nënshtrohen

tekave të njerëzve të ndryshëm! Shteti shqiptar detyrën më të madhe, që i

ka caktuar vetes është: anulimin e vizave brenda BEE-së. Pasi t´i ketë plotësuar

këto kushte, nuk do të ketë vetëm lëvizje të lirë, por edhe një lehtësim për dyndje

të re: bashkëngjitja familjeve, martesat, punësimi etj. Politikanët tanë atje,

këtë ndodhi nuk e perceptojnë si alarmuese, por si progres. Ata me emigrimin

ndjehen të lehtësuar, sepse kështu zvogëlojnë papunësinë. Kur shteti shqiptar

të vetëdijesohet dhe të provojë kthimin e njerëzve të vet, atëherë do të kthehet

ndonjë pensionistë, por pa fëmijë. Fëmijët atdhe do ta konsiderojnë vendlindjen

e tyre: Greqinë, Italinë, Gjermaninë respektivisht vendin ku jetojnë, vendin ku

linden dhe vendin ku rriten! Nëse përfundon kështu, në horizont nuk shihet asgjë

që mund ta evitojë këtë ecuri, atëherë shumë shpejt mund ta dimë numrin përfundimtar

të shqiptarëve, që do të mbeten brenda dhe ky numër do të jetë nën

dy milion! Shqipëria do të bëhet më e vogël se Maqedonia e sotme.

Dikur braktisëm vendin nga trysnia e pushtuesve, më vonë ikëm nga komunizmi,

sot braktisim vendin nga qeveritarët e paaftë që i kemi. Kur shteti nuk është i aftë

t´i mbajë njerëzit brenda, është e njëllojtë si kur prindi nuk mund t´i ushqejë dhe

mbajë fëmijët në shtëpi. Prindi mund të arsyetohet, jo pushtetarët. Ata paguhen

për t´i ndryshuar rrethanat. Standardi i jetës nuk ndryshon, qeveritarët rrahin

në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçka

dhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, ai

nxitoi t’i shikonte. Por asgjë nga sa flitej nuk ishte

e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte për

këtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij,

për atë çka kishte parë e kishte dëgjuar. Konsujt i

folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarje po

bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej

të syrgjynosurit. Njëri sipër tjetrit ata i hodhën

në një anije që do t’i çonte në Mudania, në detin e

Marmarasë. Duke parë këtë, shumë familje katolike,

në kohën që prifti Vaçandio bënte lutjet e tij, shkuan

dhe mblodhën me nxitim një sasi ushqimesh, të cilat i

sollën në kuvertën e anijes. Por me një barbari e mizori

të pashoqe, ekuipazhi i anijes i mori ato për vete.

Pesë apo gjashtë ditë që këta besimtarë do të qëndronin

në Selanik, u vizituan nga prifti Vaçandio, i

cili i ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve

katolike që banonin atje. Dhe kur ata ikën, ai nxitoi

t’i shkruante Monsinjor Hillereau-së, vikarit apostolik

në Konstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në

Selanik ata që ishin sëmurë, por guvernatori kundërshtoi.

(Mund të shtojmë se Viçandio ishte nga të parët

që shkoi te guvernatori për të mos i lënë më në atë

gjendje, ata katolikë, të cilët ishin pa ushqime të

mjaftueshme, flinin në tokë të zhveshur dhe ishin të

keqtrajtuar nga gardianët). Me gjithë kundërshtimet,

me kurajo dhe i mbështetur nga konsulli i Austrisë,

Mikanoviç, një katolik i zellshëm, kolegu ynë hyri

disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu.

Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po

vdisnin, i varrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa

mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tij u bënë të njohura

mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve

u sollën veshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të

nevojshme për atë sezon të lagësht të pranverës, çka

dhe mbrojti jetën e disave.

Lidhur me vuajtjet e tyre në atë kalvar, vetëm Zoti

e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet.

Më pas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve,

për shkak se e kishin rrahur me shkopinj. Për një

gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent.

Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin

më para.

Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të

tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe

shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe

me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës

8 vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu

në det, para se ajo të jepte frymën e fundit. Kur

mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që

sapo kishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të

tjerët i hipën në një anije tjetër të vogël që të mund

t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliç. Në kohën

kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur

Mici, me fe ortodokse dhe që gjendej rastësisht aty, i

njohu ata nga rrobat karakteristike që kishin veshur.

Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në një

barkë tjetër, sikur të ishin trungje apo cungje drush. I

prekur në shpirt, ai mori menjëherë barkën e tij dhe i

çoi ata larg në Muhaliç, në atë vend tepër kënetor dhe

shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar

gjithnjë në ajrin e maleve. Por e tmerrshme ishte se i

hodhën së bashku në një ndërtesë të vjetër, aty ku në

kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën,

djaloshi Mici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë,

pastaj u dha paratë e tij gjersa asgjë nuk mbeti në

kuvertën e tij Ndërkohë, në Selanik, me urdhër të pashait,

At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në

kishën e tij. Por vendosmëria e kz. Mikanoviç, konsullit

të Austrisë, arriti ta shkëpusë nga ata dhe me një

anije ta nisë drejt Stambollit.

Meqënëse ishte dalmat, pra një person që varej

nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që

atëherë ishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do

t’i mbronte ata katolikë të mjerë, për të cilët, prifti

françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por kjo nuk

ndodhi dhe arsye diplomatike e penguan z. Sturmer

të mbronte hapur kauzën fisnike të fesë dhe të

njerëzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit.

Nuk mund ta pranojmë akuzën kundër këtij përfaqësuesi

të Austrisë se ka gisht në aktin e padëgjuar e

revoltues të turqve. Kolegu ynë Viçandio, që e pa

At Antonion kur kaloi nga Muhaliç në Selanik, nuk

ka dëgjuar për një ankesë të tillë. Madje do donim

të supozonim se ndërhyrja e Austrisë arriti të marrë

nga qeveria turke, në sajë të At Antonios, i cili, kur

ishte gjetur një mëngjes para portës së hapur të burgut,

shkoi dhe takoi shqiptarët e shtrenjtë. Ndërkohë,

Monsinjor Hillereau kishte mësuar se të syrgjynosurit

ishin andej nga Bursa dhe menjëherë shkoi të kërkonte

z. Bonnieu, i cili e flet mirë gjuhën turke si dhe

abatin Hillereau, nipin e tij.

Me të shkuar në Bursa, ata mësuan se besimtarët

tanë ishin në Muhaliç në një gjendje të patreguar.

Duket se ishte zoti Sandisson, konsulli i Anglisë që

na dha këtë lajm. Edhe pse protestant, z. Sandisson

ka treguar gjithnjë një mirëdashje prekëse ndaj katolikëve

shqiptarë. Duke parë se kolegu ynë, abati

Hillereau shkoi në Muhaliç, ai dërgoi atje drogmanin

e tij z. Gjeorgjiaki, sëpari për t’i shoqëruar dhe

pastaj për të ditur se ç’bëhej me ata të syrgjynosur

shqiptarë. Por po i lë fjalën kolegut tim në këtë raport

të shkruar (jo fill pas kthimit të tij nga Muhaliç, pasi

atë e kapën ca ethe sa gati dhe vdiq), por gjatë kohës

së shërimit të tij.

gjoks. Në fakt ata kanë ndryshuar gjendjen e vet materiale, por sundojnë e nuk qeverisën

një popull, i cili ka probleme permanente për ta mbyllur muajin pa borxhe. Ata

nuk luftojnë në mënyrë efektive as korrupsionin, as kriminalitetin si dy parakushte, që

mund të sjellin investitorë. Zakonisht qeveritë e korruptuara, nuk mund ta luftojnë as

korrupsionin, as krimin, si qelizat kanceroze që nuk luftojnë vetveten!

Dallimi në mes diktaturës me karakter të fortë dhe demokracisë pa karakter është

ky: Elita komuniste vdiq apo gjallon e varfër, mendonte se kishte zbuluar çelësin e

universit dhe bazohej në ideale. Populli ishte i varfër, në mënyrë modeste jetonin

edhe ata. Ata jetuan shumë më keq se sa elita e sotme. Ata nuk u lanë fëmijëve

të tyre pasuri përrallore, siç do t´u lënë sot politikanët e rinj. Flisnin për popullin

dhe në emër të popullit dhe jetonin edhe vet me iluzione. Sot edhe këta flasin për

popullin dhe në emër të tij, por nuk janë idealistë, por materialist tej për tej. Sot,

këta, ëndrra i shesin qytetarëve të vet dhe përfitojnë mirë për shitjen e shpresave,

ndërkohë praktikisht pasurohen vet! Elita demokratike ka siguruar jetën, jo aq sa

zgjat një jetë njeriu, por me kursimet, qoftë vetjake, qoftë të të bijve, ka lekë të jetojë

edhe pesëqind vjet. Mirëpo, meqenëse nuk mund të jetojnë si profetët e Biblës,

atëherë do të vdesin si milionerë dhe pasuria e tyre do të shquhet edhe në arkivole,

edhe në gurët e varreve!

Shteti i Kosovës është shtet kosovar, sepse me kushtetutë nuk është përkufizuar si

shtet shqiptar. Ky shtet nuk dinë sa qytetarë ka jashtë vendit. Dikur pat dëbuar shqiptarët

Serbia e kralit, pastaj Serbia komuniste, sot nuk çanë kokën për shqiptarët

qeveria kosovare, që drejtohet nga patriotët e djeshëm! Shtet i vërtetë nuk mund të

konsiderohet akoma, sepse nuk përmbush dy parime kryesore: kufijtë e vet nuk i

kontrollon dhe mungon kombi shtet formues, sepse deklarohet si shtet i qytetarëve

akoma pa përfunduar ndërtimin! Ky shtet ka mërgatë të madhe në Zvicër, në Gjermani,

Belgjikë dhe vende tjera. Kosova shumë herë krenohet me ndonjë emër,

që depërton në skenën perëndimore. Këto do të jenë krenaritë e fundit, sepse në

mërgim nuk krijohen shqiptarët, por asimilohen! Kosova e dinë mirë se çka ndodhur

me shqiptarët në Turqi! Miliona shqiptarë janë shkrirë në turq.

Nëpër disa shtete ka edhe shkolla, ku kuadri arsimor nuk është i specializuar dhe

kompetent për detyrën që ushtron. Ka pasur arsimtarë dhe me shkolla të mesme,

sepse kishin lidhje të forta me ministra të dikurshëm, ka pasur edhe njerëz që janë

dërguar dhe filtruar pas 81, ka pasur dhe ka njerëz të profileve të ndryshme, por

jo përkatëse. Ministria e Arsimit në Kosovë nuk ka informata për kuadrin dhe nuk

ka ndikim. Shteti i Kosovës nuk interesohet për kuadrin dhe specializimin e tyre,

as nuk posedon informata për ta. Kosova nuk ka fuqi ekonomike t´i kthejë brenda

qytetarët e vet, as nuk punon ta krijojë këtë fuqi dhe as nuk e ka në plan apo ndërmend

ta bëjë këtë. Madje, edhe gëzohet kur qytetarët dalin jashtë, kështu në dy

dekadat e ardhshme rriten hyrjet materiale dhe pastaj pushojnë për gjithmonë! Tok

me njerëzit! Në Zvicër shqiptarët në arsim janë të organizuar më mirë, në Gjermani

ka arsimtarë shqiptarë, që nuk e zotërojnë gjuhën shqipe dhe gjuhën e tyre të nanës,

ua mësojnë fëmijëve. Nëse një arsimtar i anglishtes nuk e zotëron anglishten

dhe u mëson nxënësve një dialekt të saj, do të alarmoheshin prindërit. Kur arsimtari

i shqipes nuk e zotëron gjuhën letrare, e marrin si gjë krejtësisht normale. Madje,

në gjuhën e tyre, disa arsimtarë nuk i kanë 36 germa, por 34 apo posedojnë edhe

disa zanore hundore, që nuk ekzistojnë në gjuhën letrare shqipe. ( Me pak ushtrime

fonetike dhe pasion, ato mund të tejkalohen, kur ka vullnet!) (Vijon në faqen 21)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!