12.07.2015 Views

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pavarsín e tij e për të ruejtun tânsín e tokës së tij, ka bindjen se âsht i denjë përçëmimin e Qeverrivet evropjane e qi meriton të rrojë.Për këto arsye na po deklarojmë se populli shqiptar s’ka me pranue asnji ndryshimtë statu quo-it toksuer në Tyrqín e Evropës i cili mund të cenojë të drejtat e tija.Ai nuk do të pranojë asnji trazim nga ana e Shteteve Balkanike në mbarshtimin evêndit qi i përket si trashigim i mbetun prej të parve të vet. Ai don me ruejtun dokete veta, m’u zhvillue simbas kuptimeve të veta shoqnore e politike e me qênë vetëzot i shorteve të veta. Tue qênë se deshiron me bashkëpunue edhe ai përPërparimin e përgjithshëm e me ruejtun vendin e vet në shoqnín e popujve tëgjytetnuem, kërkon me kambëngulje nga Fuqít e Mëdhá qi t’i garantojë jetën e tijethnike e politike.Dokumenti 177, datuar 18 nanduer 1912, fq 158, letër private turqisht e BedriPojanit dërguar nga Tirana Mustafë Krujës, është një nga njoftimet e para për vendinku do të bëhej mbledhja aq e pritur e për rëndësinë që kishte pjesëmarrja e Kaçorrit:“... Âsht vendue qi mbledhja të bâhet në Vlorë. Lajmoni edhe Dom Nikollë Kaçorrin”.Dokumenti 187, faqe 171, datuar maj 1913 është koncept telegrafe zyrtare drejtuarQeverisë së Përkohshme në Vlorë nga Avdi Bé Toptani, që ndodhej në Tiranë.Argumenti: “Proponime për zbërthimin e krizës së shkaktuar prej qëndrimit të EsadPashës”. Ndërmjet tjerash, shkruhet: “... Veç mbas tri ditsh bisedimesh ekuvêndimesh të gjata, në të cilat kanë shtrydhur trutë sa kanë mundun, posë mejeedhe Fuat Beu, Murat Beu, zotni Mustafa e sidomos Kaçorri, qi âsht mundue përkëtë qellim mâ shumë se të gjithë na...”, Vijojnë kushtet për mbledhjen e qeverisënë një kuvend të ri dhe lista e delegatëve. Telegrami, ndërmjet të tjerëve, udërgohet ipeshkvijve të Kishës Katolike: Imzot Serreqit, kryipeshkëv i Shkodrës;Imzot Bumçit, ipeshkëv i Kallmetit, imzot Kolecit, ipeshkëv i Nënshatit, imzotShllakut, ipeshkëv i Pultit; abatit të Mirditës, imzot Doçit dhe kryeipeshkvit tëDurrësit, imzot Bianchit.Dokumenti 271, faqe 238, datuar korrik 1914, është Kopje e statut-rregullores sëLidhjes ”Për Atdheun e për Thronin”, themeluar nga imzot Kaçorri, në Durrës, më 28qershor 1914, me pjesëmarrje të një grupi intelektualësh atdhetarë.Qëllimi: “Që t’i shërbenjë e t’i ndihmojë me këshilla e me mjete të tjera MT Mbretite Qeverrieës në përpjekjet e tyne për shpëtimin e Atdheut nga trazimet errezikshme në të cilat ndodhet sot...” Do të qeveriset prej nji këshilli prej 22 vetësh.Themelues Kaçorri. Nënkryetar, Gurakuqi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!