12.07.2015 Views

shqyrtime mbi mesharin e buzukut - Famulliabinqes

shqyrtime mbi mesharin e buzukut - Famulliabinqes

shqyrtime mbi mesharin e buzukut - Famulliabinqes

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vepra e zbuluar: meshar apo diçka tjeterLe të ndalemi tash te vepra e Buzukut. Çfarë vepre është ajo? Nuk është e rastit që edhezbuluesi e cilëson si meshar. Ai ndjek vijën e kuqe e cila prej Kazazit (1740) shkon në Sicilite Gjergj Guxeta (1682-1756), te Pal Maria Prifti - Parrino (1710-1765), te Zef Krispi (1781-1859) dhe mbaron te vetë Pal Skiroi. Të gjithë këta, falë një procesi “ýsteronpróteron” equajtën missale = meshar, ngase vepra i përngjan, në njëfarë mënyre, Missale Romanum qëtashmë ishte bërë i rëndomtë pas botimit zyrtar, urdhëruar nga papa Piu V, më 1570, sirrjedhim i Koncilit të Trentos. Po qe se e kthejmë pak vëmendjen te vëllimi lukzos Kodikët eShqipërisë, hasim dy herë në të njëjtin emërtim: fjala meshar është përdorur aty për Kodikun e70-të të Beratit (f. 155) dhe për Kodikun e 80-të të Gjirokastrës (f. 163). Në të vërtetë na delse përmbajtja e të parit është vetëm teksti i Meshës së Shën Gjon Gojartit plus Liturgjia e tëParashenjtëruarve, kurse i dyti përmban vetëm Liturgjinë – Meshën e Shën Vasijit të Madh.Lënda e librit të Buzukut, përkundrazi, është shumë më e gjerë. Siç dihet, vepra e Buzukutpërmban: Oficën e Zonjës së Lume, 7 psalmet pendestare, Litanitë e Shenjtërve, disa pjesë ngaRituali Roman (Martesa), Urdhërimet e Zotit, pjesë të Katekizmit, rendin jo të plotë tëMeshëve të së diellave dhe të festave të vitit kishtar katolikoroman. Meqë, siç e pamë, e njëjtafjalë, meshar, është përdorur për të cilësuar vepra aq larg njëra nga tjetra, duhet nënvizuar se,qoftë me veprën e Buzukut, qoftë edhe me dy Kodikët e përmendur (të cilët i përkasin traditëslindore të Kishës arbëreshe dhe shqiptare) nuk kemi të bëjmë “stricto sensu” me meshar, sipasnjohurive historike dhe liturgjike të sotme. Kështu që do të ishte mirë të cilësohen kodikët nëfjalë përkatësisht si: Liturgjia hyjnore (Mesha) e Shën Gjon Gojartit plus Liturgjia e tëParashenjtëruarve dhe Liturgjia hyjnore (Mesha) e Shën Vasijit të Madh, siç bëhet zakonishttek arbëreshët dhe te Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sa për dijeni, kur këto triliturgji-meshë janë përmbledhur në të njëjtin vëllim, kemi të bëjmë me jeratikonin. Po ashtu,duke kaluar te bota e traditës kishtare katolike-latine të Veriut, me veprën e Buzukut kemi tëbëjmë më shumë me një comes se sa me një meshar.Megjithatë, të vazhdojmë ta quajmë meshar veprën e Buzukut sepse, fundi i fundit, ai kapasur për qëllim të udhëzonte priftin gjatë të kremteve të mbarë vitit. Dua të vë në pah se saHistoria e Kishës dhe studimi i zhanreve liturgjike mund të na ndihmojnë për zbërthimin eshumë çështjeve lidhur me kodikët dorëshkrim, me incunabula, etj.Prejardhja e tipit meshar te Kisha e RomësKur, papa Piu V urdhëroi Missale Romanum, ky u shtyp sipas “editio princeps” të një missaleromanum të vitit 1474, i cili në të vërtetë ndiqte një tipologji prej librit liturgjik që rrjedh ngashekulli XIII me emër Liber missalis secundum consuetudinem Romanae Curiae, që ishteshumë i përhapur në botën katolike. Libri i Buzukut vetëm për pjesën e meshëve i përgjigjetkësaj tipologjie. Përkundrazi përmban materiale të tjera që i takojnë jetës shpirtërore nëpërgjithësi. Edhe përmasat e tij, 20 x 14 cm, janë shumë të vogla për ta parë si meshar, libërky zakonisht me përmasa të mëdha, me zbukurime e me rubrikë të kuqe. Prandaj, nuk nambetet tjetër veç se ta shohim veprën e Buzukut si një comes. Tipologji kjo që i takon akomamesjetës, kur për shërbesën e shenjtë përdoreshin një mori librash të ndryshëm, të cilët egjetën njësimin dhe sistemimin e palëvizshëm, për sa i përket Kishës Katolike, vetëm mehyrjen në fuqi të vendimeve të Koncilit të Trentos.Ç’është comes-i?“Liber comitis” ose “liber comicus” duhet të ishte në fillim vetëm një libër leximitë përshpirtshëm që përmbante një përmbledhje të Shkrimit të Shenjtë dhe pjesë nga autorë tëtjerë të devotshëm. Kjo është pikërisht domethënia e fjalës “comes - shoqërues”, që përdorej


eligjioz të popullit përmes fjalës së shkruar e të shtypur, ku Bibla e përkthyer zinte vendin eparë dhe po ashtu Mesha pjesërisht ose tërësisht e përkthyer. Ndalimet që herë pas here ibëheshin leximit të Biblës në gjuhët amtare, rrjedhin nga abuzimet ushtruar nga heretikët dhenga injoranca. Megjithatë reagimi i Kishës Katolike ( në një kohë kur Papati ishte ende ipërlyer me a<strong>mbi</strong>cie politike e me relativizmin e humanizëm-renesancës) ndoshta nuk do tëkishte dalë në pah me reforma serioze, siç i kërkojnë shpirtrat më të avancuar të asaj kohe, pafrikën e Luterit. Nuk ka dyshim se rregullat e shpallura pas Koncilit Tridentin, ngujimi iKishës si në një kështjellë për të shpëtuar ortodoksinë e fesë katolike kundër Reformësluterane, abuzimet me Biblën, dhe vullneti për të vazhduar influencën kristiane në popullndikuan në mënjanimin e veprës së Buzukut. Megjithatë ajo do të ketë dalë krejt jashtëpërdorimit, e prandaj ra në harresë, pas botimit të Catechismus ex decreto concilii tridentiniose Catechismo romano (1566) dhe të Missale Romanum (1570), pas ndërrimit të Kalendarit(1582) dhe pas rishikimit e botimit të ri të Vulgatës së Sh. Hieronimit (1590).Buzuku në zbulim deri te Pal SkiroiShekulli i 18-të pati rëndësi të madhe për vbotën arbëreshe dhe shqiptare. Papa Klementi XIAlbani (1700-1721) e drejtoi vëmendjen e Kishës Katolike te Shqipëria me Kuvendin eArbërit, kurse Klementi XII Corsini (1730-1740) krijoi dy kolegjet për arbëreshët në Kalabri enë Sicili dhe, në Kalabri, emëroi të parin “dhespot shugurues” falë traditës bizantine të Kishësarbëreshe. Prandaj oborri papnor dhe Selia e Shenjtë ushtruan për gati gjysmë shekulli njëfiloshqiptarizëm të frytshëm, në kuadër të të cilit imz. Kazazi pati mundësi të njihej me tëvetmen kopje të Buzukut, asokohe të ruajtur në Propagande Fide, e t‟ia njoftojë Atë GjergjGuxetës, themeluesit (1734) të Seminarit arbëresh në Palermo.Letra e Kazazit, që ruhet nëarkivin e Seminarit (sot në Horë t‟Arbëreshëvet), kushtëzonte herë pas here mjedisin kulturorarbëresh, deri që Pal Skiroi nuk ia ndoqi gjurmët asaj letre dhe me përpjekjet e tij e pruriMesharin në dritë.Pal Skiroi gjurmues i BuzukutVendimet e Koncilit Tridentin, për sa i përket përdorimit të gjuhëve kombëtare, mbetën nëfuqi te Kisha Katolike deri më 1963. Nuk do të jemi larg së vërtetës nëse mendojmë se PalSkiroi u frymëzua nga vepra e Buzukut kur, në vitet 1912-1915 (d.m.th. dy vjet pasi e kishtezbuluar Mesharin) botoi dhe shpalli nëpër kishat arbëreshe Fjalën e t’in Zot, përkthimarbërisht i pjesëve të Besëlidhjes së Re për këndim gjatë të dielave të vitit liturgjik. Po ashtumendojmë për përkthimin Mesha e Shën Jan Gojartit. Megjithëse Kisha Lindore lejonteqëmoti përdorimin e gjuhëve kombëtare në liturgji, dihet fort mirë sa mundim pati për futjen eshqipes në Kishën Ortodokse!Tek arbëreshët, përkundrazi, nuk pati ndonjë lëvizje me rëndësi për të zëvendësuar greqishtenme arbërishten, së paku deri te Pal Skiroi. Mund themi me plot gojë se imz. Pal Skiroi i hyrikësaj pune me zell e durim falë marrëdhënievet e tij të përditshme me veprën që ai e kishtehequr nga errësira e që e donte si sytë e ballit.Njëri nga ribotimet e vjetra të mesharit imzot Gjon Buzukut.Nga prof. Zef Chiaramonte, Palermo

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!