13.07.2015 Views

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTAR - Famulliabinqes.com

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTAR - Famulliabinqes.com

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTAR - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe kështu gjatë 24 viteve të jetë mbrojtës i Shqiptarve dhe i mbarë Evropës nga Turqit.Kështu që me plotë të drejtë Papa Piu II e quajti “Mbrojtës i fesë”.Mirëpo, pas vdekjës së tij ushtria Shqiptare me të madhe dhe dukshëm u dobësua dhe me këtëfilloi edhe terrori i paparë mbi popullatën shqiptare. Fillojnë rrënimet e Kishave dhe objektevetjera fetare, pëson populli, këtij terrori nuk i shpëtoi as Kisha e as kleri i saj. Vritënipeshkvnijt, meshtarët, regulltarët e rregulltaret, me mijëra e mijëra persekutohen e dëbohenjashtë atëdheut /psh.arbreshët cilët sot i kemi në Italinë Jugore, pastaj një koloni e madhe nëRumani e Ukrainë e gjetiu... /. Lidhje me këto persekutime apo edhe gjenocidë / atëherë nuknjihej kjo shprehje/ shpeshherë u lajmërua edhe Selia e Shenjtë. Me një rast Imzot PjetërMazreku, ipeshkëv i Barit, kështu lajmëron Selinë e Shenjtë mbi gjendjen e këtij populli tëmjerë nën pushtimin e sundimit turk. Ai mes tjerash shkruan kështu; “Populli shqiptarë ështënjë ndër popujt më të mjerë dhe të harruar/lënë/, të braktisur”, më tutje shpjegon arsyen: “ipërndjekur nga Turqit, dhe shizmatikët /dmth ortodoksët në të shumtën nga Serbët dheGrekët/.Edhe përkundër situatës dhe kohës së vështirë e që të mos vie deri te rrinimi /apo edhezhdukja/ plotë e identitetit fetar e kombëtar të popullit shqiptar, doemos duhet falenderuarpikërisht klerin katolik shqiptar cilët me jetë, fjalë, shembull /nganjëherë kur e kërkontenevoja e domosdoshme edhe armë/ mbrojtën fenë, gjuhën, traditën, kulturën, me një fjalëmbrojtën popullin shqiptar nga rrënimi i plotë nga perandoria osmane.Ta përkujtojmë pshvetëm Pjetër Bogdanin, Lekë Bogdanin, Mosn.Nikollë Kazazim dhe shumë e shumë të tjerë, etë cilët flijuan jetën e tyre për popull. Lidhje me kalimin e popullit shqiptar nga krishterimi nëislam rol të madh lozi pikërisht ai terror, pra vrasjet, persekutimet, pastaj dënimet e mëdha etë rënda si dhe tatimet e marramendëse të larta, ku shqiptarët ishin të dëtyruar ti paguajnëTurqve /perandorisë osmane/, pastaj kishte kufizime të ndryshme etj etj... Mirëpo, edhe njëndër shkaqet e kalimit në islam ishte edhe numëri i vogël i meshtarve, dmth mungesa e tyre,kështuqë populli mbeti sikur delet pa barij, në mëshirë e pamëshirë të gojës së ujqëve.“Populli shqiptar u mbrojtë siç dijti dhe mundi, mirëpo pranë dominimit shumëshekullor Turkshumica me dhunë e përqafuan /pranuan/ islamizimin, mirëpo fatbardhësisht askurr nuk ushkëputën tërësisht nga kultura, tradita dhe krishterimi i lashtë dhe i përbashkët Iliro-shqiptar,pra nuk u shkëput nga kultura dhe civilizimi evropian./Shih; Dr. Lush Gjegji, “Bogoslovskasmotra, viti 53. nr. 1-2 Zg. 1993/b/ Gjendja e shqiptarve në mes dy luftërave botërore!Mundimet e shqiptarve nuk kanë të ndalur. Lirisht themi se edhe shekulli i kaluar, pra shekulliXX për gjithë neve shqiptarët ishte një shekull i komplikuar, me plotë vuajtje, dhimbje dhe imundimshëm sa që në disa periudha edhe i kobshëm. Të cekim vetëm disa fakte: shpërnguljaperiodike e shqiptarve nga trojet e tyre shekullore, dmth shpërngulja e më shumë se 500 mijëveta, atëherë dhunshëm nga ipeshvnia përndjeket ipeshkvi lazër Mjeda /1922/. Gjatë kësajperiudhe mbyllen gjitha shkollat në gjuhën shqipe, hapazi e botërisht përndjeket Kishakatolike, vriten tinzisht fretërit Atë Shtjefen Gjeçovi-Kryeziu dhe Atë Luigj Palaj /1913/.Ipeshkëv emërohet slloveni Ivan Gnjidovec /1924/ e më vonë një kroat nga bosnjë ehercegovina Smiljan Franjo Çekada /1940/. Gjitha këto fakte flasin dhe dëshmojnë mbidiskriminimin e popullit shqiptar në Jugosllavinë e vjetër /Vep.cit. Dr.G.Gjini: fq.193-195;200-203/.Edhe pas luftës së Dytë Botërore, për shqiptarët në përgjithësi ishte gjendje e vështirë dherrezikshme. Komunizmi ateist sulmon fenë e në veçanti Kishën katolike dhe klerin e saj.Kështu, prapë vuajtja e jonë ishte e dyfishtë: si katolik dhe si shqiptar. Gati se të gjithëmeshtarët tanë /don Pjetër Berisha, don Dedë Ramaj etj/ kalojnë dhe e përvojnë Kalvarin eburgjeve, keqtrajtimeve dhe sulmeve të pamshirëshme. Kur filloji komunizmi jugosllav të jetë2


me kohë gjithë e më i “butë” sa i përket lirive fetare, me këtë edhe ipeshkvnia Shkup-Prizrenshkallërisht përmirësohej dhe zhvillohej gjithnjë e më shumë.c/ Gjendja e sotme fetare ndër shqiptar!Populli shqiptar siç cekëm edhe më lartë historikisht trashëgoi dy fe: Krishterimin dheMuslimanizmin. Krishterimi poashtu ndahet në dy Kisha: Katolike dhe Ortodokse kurseMuslimanizmi /shiit dhe sunit/ në: muslimanizëm dhe bektashizëm.Është fakt se populli shqiptar është i ndarë në dy fe, mirëpo fatbardhësisht jo edhe i përqarë.Këtë e dëshmonë historia e jonë shumëshekullore, por edhe më tepër e dëshmonë e sotmjadhe do e dëshmoj edhe e ardhmja. Pasi që e dimë se si u përhapë islamizmi ndër shqiptar,dmth. Kryesisht përmes ushtrisë e cila kishte më tepër karakter e qëllime pushtuese,ushtarako-ekonomike, politike, kështu që në këtë mënyrë e shfrytëzonte fenë si vegël për tësunduar, e shtypur dhe ngjajshëm. Në këtë mënyrë dhe “feja e tillë nuk ka zënë vend dhe nukka depërtua thellë” deri në zemrat e njerëzve. Pikërisht edhe për këtë në popull gjithnjë kaegzistuar dhe ende edhe sot “Ndër shqiptar egëziston vetdija e përkatësisë së përbashkëtkombëtare /nacionale/ shqiptare si dhe fesë së përbashkët të krishtere me shekuj, si dhe vetdijae pranimit se më parë, dikur të gjithë ishim të krishter apo siq ndëgjojmë sot nga shumëvëllezër tanë musliman, “Feja e jonë e moçme” /Shih; Dr.Lush Gjergji, Cattolici e musulmaninel Kosovo, u:L altra Europa, XVI, 42/236/, III-IV; 1991 fq. 149-151/.Atëherë duke shiquar dh kuptuar këtë fakt, nuk është edhe për tu habitur që vëllezërit tanë tëkonfesionit musliman me krenari e mburrje e pranojnë ipeshkvin e ipeshkvnisë së Kosovës siipeshkëv të vetin /tyre/ poashtu edhe meshtarët dhe rregulltarët e rregulltaret poashtu dhe përtë cilët me kënaqësi thojnë: “Ipeshkvi jonë”, “prifti jonë”, apo “motrat tona” e ngjajshëm.Pjesa IIIPESHKVNIA SHKUP-PRIZREN!Dikur në Ipeshkvninë Shkup-Prizren në një hapësirë prej 46.500 km² jetonin diku rreth 3mil. Shqiptar. Me përqindje rreth 96% përbënin shqiptarët të konfesionit musliman dhe dikurreth 4 % ata të konfesionit katolik.Vitin 1967 Selia e Shenjtë emëron Mosn. Joakim Herbut /greko-katolik, nga Kulla,Vojvodinë/, ordinar, dhe Mons Nikë Prela /1918-2006/ shqiptar i lindur në Kotorr, Malii Zi, ipeshkëv ndihmës “sedi datus” për besimtarët shqiptarë të ipeshvnisë Shkup-Prizren /MbiImzot Nikë Prela më tepër shih: Frok Kristaj; “Nikë Prela”, Shoqate HEKAS , Ferizaj2006; Marjan Sebaj-Sopi; “Flijimi Ngadhnjyes” fq.179-181, Sh.HEKAS, Ferizaj 2006, /.Në rend të parë duke iu falenderuar Zotit e më pas ipeshkvit Nikë Prela për filijim dhekujdesin e madh kushtuar thirrjeve meshtarake dhe rregulltare fillon lulëzimi i ipeshkvnisë,kështu ai gjatë mandatit të tij gati 30 vjeçar shuguroi më tepër se 20 meshtar, e të cilët sotshërbejnë në Ipeshkvni dhe jashtë saj. Pas marrjës së lirisë fetare në Shqipëri, disa meshtar,rregulltar e rregulltare tona menjëherë iu dolën në ndihmë vëllezërve në Shqipëri. Me këtëedhe u realizua paralajmërimi profetik i ipeshkvit të ndjerë mons. Nikë Prelës i cili thuajse nëçdo pretk të tij me kënaqësi cekte dhe lajmëronte hapjen,dmth lirinë fetare në Shqipëri dukeporositur baballarët e nënat: “na jepni fëmijtë për meshtar sepse po vie koha kur do të ketë lirifetare në Shqipëri...ajo na pret, jemi të përgaditur t‟iu dalin vëllezërve tanë të vuajtur në3


ndihmë...” E thoshte këtë, kur lidhje me këtë ishte edhe e pamundur edhe të mendohet.Mirëpo, ja edhe kjo u vërtetua dhe u realizua duke iu falenderuar Zotit dhe sot “bijtë” dhe“bijat” tona atje me sukses dhe flijime të mëdha i shërbejnë Zotit dhe vëllaut e motrës njeri.Ipeshkvi mons Nikë Prela punoi aq shumë për ipeshkvni dhe Shqiptari, si në pajtime tëgjaqeve, kundër dhunës e të padrejtave që i bëheshin popullit të stërvuajtur shqiptar nëKosovë etj...saq me të drejtë populli e quante “Plaku i Kosovës”, “njeri i urtë”...I lodhur dhe rraskapitur nga barra e rënd e jetës /i burgosur dhe përndjekur disa herë ngaregjimi ish-jugosllav/ dhe dukshëm i dobësuar me shëndet ai vitin 1994 jep dorëheqje, kursenë moshë 78 vjeçar ndërroi jetë. Në vend të tij e në rrethana tashmë edhe më të ndërlikuaradhe rrezikshme për shqiptar në përgjithëse /ishte kohë kur në ish jugoslavi zhvilloheshinluftëra të rrepta mes Serbisë, në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë/ në krye të ipeshkvnisëemërohet vitin 1996 ipeshkëv /për herë të parë pas qindra viteve emërohet për ipeshkëv nëKosovë një bir i saj/ Imzot Mark Sopi /1938-2006/ meshtar i Kosovës atëherë nëshërbim vëllezërve në Shqipëri, dhe birë i famullisë së Binçës. Drejtoi ipeshkvninë me urtidhe sukses por në rrethana shumë të vështira kur edhe tek ne në Kosovë ndihej erë lufte dhemë vonë edhe gjatë luftës dha pas përfundimit të saj 1997-99 /Mbi gjendjen e para luftës dheluftës në Kosovë më tepër shih; Marjan Sebaj-Sopi, “Flijimi Ngadhnjyes”, Sh. HEKAS,Ferizaj 2006/. Ishte me popullin në çdo kohë dhe moment. Ndihmoi shumë të varfër, ndërtoishumë Kisha dhe si prioritet pati fillimin e ndërtimit të Katedralës në Prishtinë, mirëpopapritmas kur ishte në frullin e punës, ai ndërroi jetë e kaloi në amshim. Ipeshkvninë eKosovës e drejtoi për dhjetë vite me radhë me sukses. Në vend të tij ipeshkvnin/administraturën apostolike - Prizren/ e drejton përkohësisht /një vit/ argjipeshkvi i Tivaritimzot Zef Gashi. Pas argjipeshkvit Zef Gashit për Ipeshkëv të Kosovës vitin 2006 emërohetbiri i saj ipeshkvi mons. Dodë Gjergji.Ati i Shenjtë Benedikti XVI emëroi Administrator Apostolik të Prizrenit (Kosovë)Shkelqësinë e Tij, Imzot Dodë Gjergjin, duke e transferuar nga Dioqeza e Sapës (Shqipëri).Shkelqësia e Tij Dodë Gjergji lindi në Stubllë të Vitisë, /Kosovë/ më 16 janar 1963. Ushugurua meshtar më 15 gusht 1989 në dioqezën e Shkup-Prizrenit.Më pas, gjithnjë në këtë dioqezë, punoi si redaktor i revistës „Drita‟ dhe si përgjegjës përbotimin e librave liturgjike në gjuhën shqipe. Nga viti 1991 deri më 1994 qe Kapelan ishqiptarëve në Kroaci. Më pas shërbeu si famullitar në Kallmet, në dioqezën e Lezhës(Shqipëri), ku vijoi të kryente misionin si „fidei donum‟ nga viti 1994 deri në vitin 2000. Më 5shkurt 2000 u emërua Administrator Apostolik i dioqezës së Sapës. Më 25 nëntor 2005 uzgjodh Ipeshkëv i Sapës. U shugurua ipeshkëv më 5 janar 2006. Në krye të ipeshkvnisë sëKosovës vjen në dhjetor të vitit 2006, ku me urti e vision vazhdon të udhëheq ipeshkvnin eKosovës.Ipeshkvnia /administratura apostolike e Prizrenit/ e Kosovës sot!Në hapsirën gjeografie 10.908 km² të Ipeshkvnisë /lexo:administraturë apostolike/ së Kosovësjetojnë reth 1. 9 e deri në 2. 2 mil. Pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimi Myslimanpërderisa një numër i vogël i popullsisë i takojnë besimit Katolik dhe Ortodoks. Edhe pse nukka statistika zyrtare lidhur me përkatësinë fetare të popullsisë, konsiderohet se rreth 90% epopullsisë së Kosovë i takojnë besimit Mysliman, 6% e saj i takojnë besimit Ortodoks, 3% itakojnë besimit Katolik dhe 1% të tjerë. Kosova është e pasur me një numër të madh tëxhamive por gjithashtu edhe numri i kishave si katolike ashtu edhe atyre ortodokse nuk është i4


vogël. Shumë prej xhamive dhe kishave në Kosovë paraqesin monumente me vlera të mëdhahistorike dhe kulturore dhe janë të mbrojtura me ligj.Në Ipeshkvnin e Kosovës gjinden 24 famulli. Në 23 famulli shërbejnë meshtarët dioçezangjersa në famullinë e Gjakovës shërbejnë Etërit françeskan, e deri vonë në Prishtinë shërbyenEtërit Salezian /tashmë këta mbajnë Qendrën “Don Bosko” në Prishtinë dhe Gjilan/. Ne ketedioqeze sherbejne rreth 40 meshtarë: ne mesin e tyre jane 30 meshtar dioqezian, 5 françeskandhe 4 salezian.Kurse sa i përket motrave të nderit numri është 79.Bijat e Dashurisë së Krishter (Vinçenciane) - 25 motraMotrat e shën Kryqit - 15 motraMotrat Françeskane - 12 motraBijat e Dashurisë Hyjnore - 11 motraMotrat engjëllore të shën Palit - 8 motraMisionaret e Bamirsisë M.C. (N.Tereze) - 4 motraMotrat Baziliane - 4 motra/Ps.sa i përket numërit të meshtarve e motrave që shërbejnë në Ipeshkvni mund të mos jetënumrëi qindpërqind i saktë që shërbejnë aty meq çdo vit bëhen ndërrime e ndryshime, kuvijnë dhe shkojnë meshtar e motra në ndihmë edhe jashtë Ipeshkvnisë, si në Shqipëri, misioneanë e mbarë Evropës, si Zvicërr, Gjermani, Austri, Kroaci bile edhe jashtë Kontinentit si nëAmerikë, Australi e kudo kërkohet nevoja për kujdesin e besimtarve dhe shqiptarve në botë/.Po, edhe pse numëri i besimtarve katolik nuk është i madh, ajo që është me rëndësi është kjo eqë secili mund të vërejë, se këtu egëziston një Kishë shumë mirë e organizuar në krye meIpeshkvin. Vlenë të cekët se më parë Ipeshkvnia ishte në lulëzim çka i përket thirrjeve tëshenjta meshtarake e rregulltare, gjë që kohën e fundit shihet dhe vërehet një ramje e thirrjevepër tiu kushtuar jetës meshtarake e rregulltare, gjë që nuk është rast si më parë ku thuajse ngaçdo famulli kishim ndonjë kandidat për meshtar, rregulltar apo rregulltare. Në ipeshkvninë eKosovës sot në 24 famulli ka famullitar dhe thuajse gadi në pdo famulli ka edhe ndihmësfamullitar/kapelan/ dhe motra nderi. Kishat janë të rregulluara mirë, me objekte tjerapërcjellëse fetare dhe shtëpi famullitare. Çdo famulli gati ka edhe kapelania, që në të ardhmënpritet të bëhen famulli. Në ipeshkvnin e Kosovës është edhe seminari në Prizren /shkolla / përpërgaditje të kanditatve për meshtar /më parë kandidatët për meshtar nga Kosova gjimnazinklasik katër vjeçar, apo shkollën e mesme e kryenin në seminarin e Suboticës /Vojvodinë/.Studimet e larta /fakultetin/ në mungesë së fakulltetit teologjik më parë e tash në Kosovë, këtakandidat i kryejnë anë e mbarë evropës, si në Kroaci, Itali, Austri e gjetiu.../Mund të cekim këtu se me gjendjen e krijuar të para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, po edhetë pas luftës shkaku i kushteve të rënda ekonomiko-sociale shumë nga shqiptarët dhebesimtarët tanë u shpërngulën dhe shkapërderdhën nëpër mbarë evropën dhe në botë. Sidomosnjë përqindje e madhe e këtyre shqiptarve në diasporë jetojnë në shtetet e evropës si nëZvicërr, Gjermani, Itali, Austri, Suedi, Kroaci,...e vende tjera të evropës si dhe Amerikë eAustrali. Mirëpo, duhet cekur se edhe pse këta lanë përkohësisht trojet e tyre të përgjakurashumshekullore prapë nuk janë të harruar dhe braktisur. Në Zvicërr për ta përkujdesetshpirtërisht Misioni Katolik Shqiptar me tri seli dhe meshtar nga Kosova, më pas nëGjermani, Austri, Kroaci...poashtu, si dhe njësoj edhe në Amerikë dhe Australi...Por, nukduhet harruar se edhe mërgimtarët si gjithnjë të etshëm për vendlindjen e tyre, me të madhekontribuojnë dhe ndihmojnë si gjithnjë pandërpre famullit, fshatërat, Kosovën e tyre të dashurmartire.5Marjan Sebaj- SOPIShkurt‟2010Rostock /Gjermani/

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!