12.07.2015 Views

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

Kisha katolike për Pavarësinë e Shqipërisë - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>Kisha</strong> <strong>katolike</strong> për Pavarësinë e ShqipërisëNë vazhdim po i sjellim disa dokumente të tjera, tëbotuara në revistën e Jezuitëve LEKA.Dokumenti 170, faqe 169 është një Letër privateturqisht e Avdi Bé Toptanit nga Kruja, drejtuarMustafë Krujës, në Durrës. Është plot shqetësim përDom Nikollën. Po veçojmë fjalët: “ Prej Dom Nikollitasnji lajm edhè”.Dokumenti 172, fq 153, datuar tetuer 1912, është njëletër shkruar nga një grup nacjonalistash, nga Durrësi,drejtuar mbretit të Austrisë. Koncept letre zyrtare,shqip, për pavarësinë e Shqipnisë. Në poshtëshënim saktësohet se u shkrua medorën e Dom Nikollë Kaçorrit:Madhnië,Shum të vështira e të rezikshme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t’onëShqypninë qi të katër shtetet e Ballkanve po rrain me e perpii a me e coptue. Na mesa fuqië kena, mundohena edhe Perendisë i lutena qi Mretnia jon t’muisi këta anmiqe të na prui prei sish. Por per fat të keq, gjast nuk po na duken fort të mira e poshohim se shum vende të katër vilajeteve të Shqypnisë: Kosovë, Monastir, Shkodër eJaninë gjinden nden kambë të hueja. Per ket shkak po marrim lejen m’u sjellë kahMadhnija Jote si Perandorit të nji Perandoriisë madhe qi âsht ma e afermja jon e kaapies në Balkan me Bosnie e Hercegovinë e me I u lutun që në çeshtjet të Balkanve tëmerret para syyshë edhe Shqypnija në mënyrë qi kufit e sajë mos të përkiten e mostë shtyhen prej kurrkui e qi Shqypnia kështu e paabërkame e e pa voglueme të ketënji Autonomië të plotë nden Mbretnîin Otomane.Por në kjoftë se për fat të zië qyllon qi kjo Mretnië nuk ka me muit ma mbas luftëssë sotshme me sundue në kurrfar mënyre, atëherë Shqypnia do të dalë epamvarun... (sidomos, në kje se fuqitë e mëdha) nuk kan me u përzie në rregullimine konfliktit të soçëm, aqë mâ tepër qi ky konflikt prek në pika të drejtendërkombëtare të cilat asnjâna prej atyne Fuqive nuk mund të rrijë pa i sqyrtue. Mânë fund as ana njerzore e çâshtjes nuk mund të jetë krejt pa rândsí për to.... Âsht e vërtetë se fitimi i armëve i a jep fituesit disa të drejta, ato të drejta qi âshtzakon me i quejtun e drejta e pushtimit; veçse kjo vetëm nuk mund t’i shuej të gjithatjerat. E pra të gjith popujt qi rrojnë në tokën e sinisís balkanike kanë si njani tjetri tëdrejtën e jetës e atëherë secilit duhet me i sigurue kushte e arsyeshme të kësaj jete.Populli shqiptar, qi e ka bâmë veten të njohun me përpjekjet e veta heret e vonë për


pavarsín e tij e për të ruejtun tânsín e tokës së tij, ka bindjen se âsht i denjë përçëmimin e Qeverrivet evropjane e qi meriton të rrojë.Për këto arsye na po deklarojmë se populli shqiptar s’ka me pranue asnji ndryshimtë statu quo-it toksuer në Tyrqín e Evropës i cili mund të cenojë të drejtat e tija.Ai nuk do të pranojë asnji trazim nga ana e Shteteve Balkanike në mbarshtimin evêndit qi i përket si trashigim i mbetun prej të parve të vet. Ai don me ruejtun dokete veta, m’u zhvillue simbas kuptimeve të veta shoqnore e politike e me qênë vetëzot i shorteve të veta. Tue qênë se deshiron me bashkëpunue edhe ai përPërparimin e përgjithshëm e me ruejtun vendin e vet në shoqnín e popujve tëgjytetnuem, kërkon me kambëngulje nga Fuqít e Mëdhá qi t’i garantojë jetën e tijethnike e politike.Dokumenti 177, datuar 18 nanduer 1912, fq 158, letër private turqisht e BedriPojanit dërguar nga Tirana Mustafë Krujës, është një nga njoftimet e para për vendinku do të bëhej mbledhja aq e pritur e për rëndësinë që kishte pjesëmarrja e Kaçorrit:“... Âsht vendue qi mbledhja të bâhet në Vlorë. Lajmoni edhe Dom Nikollë Kaçorrin”.Dokumenti 187, faqe 171, datuar maj 1913 është koncept telegrafe zyrtare drejtuarQeverisë së Përkohshme në Vlorë nga Avdi Bé Toptani, që ndodhej në Tiranë.Argumenti: “Proponime për zbërthimin e krizës së shkaktuar prej qëndrimit të EsadPashës”. Ndërmjet tjerash, shkruhet: “... Veç mbas tri ditsh bisedimesh ekuvêndimesh të gjata, në të cilat kanë shtrydhur trutë sa kanë mundun, posë mejeedhe Fuat Beu, Murat Beu, zotni Mustafa e sidomos Kaçorri, qi âsht mundue përkëtë qellim mâ shumë se të gjithë na...”, Vijojnë kushtet për mbledhjen e qeverisënë një kuvend të ri dhe lista e delegatëve. Telegrami, ndërmjet të tjerëve, udërgohet ipeshkvijve të Kishës Katolike: Imzot Serreqit, kryipeshkëv i Shkodrës;Imzot Bumçit, ipeshkëv i Kallmetit, imzot Kolecit, ipeshkëv i Nënshatit, imzotShllakut, ipeshkëv i Pultit; abatit të Mirditës, imzot Doçit dhe kryeipeshkvit tëDurrësit, imzot Bianchit.Dokumenti 271, faqe 238, datuar korrik 1914, është Kopje e statut-rregullores sëLidhjes ”Për Atdheun e për Thronin”, themeluar nga imzot Kaçorri, në Durrës, më 28qershor 1914, me pjesëmarrje të një grupi intelektualësh atdhetarë.Qëllimi: “Që t’i shërbenjë e t’i ndihmojë me këshilla e me mjete të tjera MT Mbretite Qeverrieës në përpjekjet e tyne për shpëtimin e Atdheut nga trazimet errezikshme në të cilat ndodhet sot...” Do të qeveriset prej nji këshilli prej 22 vetësh.Themelues Kaçorri. Nënkryetar, Gurakuqi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!