12.07.2015 Views

PLANI MESIMOR -Dituri natyre 4

PLANI MESIMOR -Dituri natyre 4

PLANI MESIMOR -Dituri natyre 4

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PROGRAMI I LËNDËS- DITURI NATYRE 4Programi i <strong>Dituri</strong>së së Natyrës për Klasën IV të Arsimit Fillor ka për synim vijimësinë e arsimimit fillornë shkencat e natyrës dhe aftësimin e mëtejshëm të nxënësve në procesin e marrjes së njohuriveelementare shkencore, zbulimin e lidhjeve ndërmjet varësisë së botës së gjallë e mjedisit, zhvillimin e personalitetit,sjelljeve, qëndrimeve e vlerave, që aftësojnë fëmijët të bashkëveprojnë me mjedisin në mënyrë të ndërgjegjshme dhe tëpërgjegjshme.Programi lëndës <strong>Dituri</strong> Natyre për Klasën e 4-t të Arsimit Fillor, i zbatuar në hartimin e tekstit përnxënësit, është miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.PROGRAMI SINTETIKProgrami parashikon një volum kohor të zhvillimit të mësimdhënies prej 105 orë gjithsej (ku 16 orë janë të lira), të ndaranga 3 orë në javë, në 35 javët e planifikuara të shkollimit vjetor.Programi organizohet në linjat dhe blloqet tematike si vijon.Linja: Vendet dhe njerëzit; orë të sugjeruara 29.Nënlinjat:Mjedisi natyror; Atmosfera dhe dukuritëgjeografike të lidhura me të;Linja: Lëndët dhe vetitë e tyre; orë të sugjeruara 9.Nënlinjat:Sjellje të lëndëve, 3 orë. Ndryshime të lëndës,3 orë. Ndarja e lëndëve, 3 orë.Linja: Mjedisi fizik; orë të sugjeruara 27.Nënlinjat: Burimet e energjisë; Drita;Elektriciteti dhe Magnetizmi.Linja: Proceset e rritjes e ndryshimet te kafshët, orë 24.Nënlinjat: Përshtatja për të jetuar; Të ushqyerit;Ndryshimet gjatë rritjes. Bashkëlidhja egjallesave me njëra-tjetrën dhe mjedisin.Orë të lira: 16 orëOBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM TË PROGRAMITProgrami i <strong>Dituri</strong>së së natyrës për Klasën e 4-t, i strukturuar në katër linja, përfshin objektiva mësimorë nga fusha eGjeografisë, Fizikës, Kimisë e Biologjisë të cilat integrohen në këtë lëndë të vetme.Programi kërkon të respektohen parimet bazë si: të përshkallëzimit nga më e thjeshta tek më endërlikuara, të ciklit pjesërisht të hapur, të rimarrjes, të masës optimale dhe shmangies sëmbingarkesës, të mbështetjes në eksperimentin e drejtpërdrejtë.Në përfundim të klasës së katërt nxënësit duhet:1. Të përshkruajnë mjedisin ku jetojnë, duke dalluar format e tij dhe karakteristikat kryesore të tij dhendryshimeve të tij;2. Të jenë të aftë të përshkruajnë me fjalë të thjeshta elementët e atmosferës dhe rëndësinë e saj përjetën në tokë; të njohin e të përshkruajnë dukuritë atmosferike, veçanti të klimës e motit si dheqarkullimin e ujit në natyrë;


3. Të jenë të aftë të përshkruajnë veti të përgjithshme të metaleve, të demonstrojnë përdo-rimet emetaleve duke u bazuar në vetitë e tyre dhe të shpjegojnë përmes shembujve aliazhet metalike dhevlerat e përdorimit të tyre; të njohin dhe demonstrojnë shndërrimet në gjendjen agregate të ujit dhetretjen e lëndëve në ujë;4. Të jenë të aftë të identifikojnë burimet e energjisë në natyrë, mënyrat e përftimit të energjisë, tëdallojnë llojet e burimeve të energjisë si dhe të diskutojnë mbi mënyrat e kursimit të energjisë;5. Të identifikojnë burimet e dritës, llojet e tyre, të vëzhgojnë përhapjen e dritës në vijë të drejtë, hijet,shëmbëllimet pasqyrore, zbërthimin e dritës së bardhë ne ngjyra dhe mbledhjen e dritave me ngjyra tëndryshme;6. Të shpjegojnë që elektriciteti është një formë e energjisë, të hetojnë ngarkesat dhe rry-mënelektrike dhe të eksplorojnë lidhjet dhe marrëdhënien midis elektricitetit dhe magnetizmit;7. Të dallojnë ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet llojeve të ndryshme të kafshëve dhe mënyravetë përshtatjes së tyre ndaj kushteve të mjedisit; të dallojnë ndryshimet e kafshëve në lidhje me sigurimine ushqimit, të përshkruajnë ndryshimet në pamjet e kafshëve në për-puthje me veprimtarinë e kafshëvegjatë ciklit jetësor, të përshkruajnë që gjallesat janë të li-dhura njëra me tjetrën me mjedisin dhe njeriun.Struktura e tekstit të punuar sipas këtij programi, përbëhet nga rubrikat:Mësim;Pyetje (lidhur me mësimin përkatës);Përmbledhje (lidhur me mësimin përkatës);Rubrika: A e dini? (për secilin mësim);Fjalë kyç (për secilin mësim);Përsëritje Kapitulli.Më poshtë paraqitet Plani Mësimor lidhur me objektivat e secilës orë mësimore dhe më pas mezbërthimin e detajuar të çdo ore mësimi.<strong>PLANI</strong> MËSIMORLinja I: Vendet dhe njerëzitMësimi 1. Mjedisi natyror.Mësimi 2: Mjedisi ku jetojmëMësimi 3: Mjediset natyrore (Pyjet dhe kullotat)Mësimi 5: Mjedisi natyror (kontinentet dhe oqeanet)Mësimi 7: Mjedisi gjeografik dhe njeriuMësimi 10. Fushat dhe kodratMësimi 11: MaletMësimi 12: Plani i klasësMësimi 13: Plani i shkollësMësimi 14: Harta gjeografikeMësimi 15: Paralelet dhe gjerësia gjeografike


Mësimi 16: Meridianët dhe gjatësia gjeografikeMësimi 17: Punë praktikeMësimi 18: Punë praktikeMësimi 19: Punë praktikeMësimi 20: Punë praktikeMësimi 21: Atmosfera dhe përbërja e sajMësimi 22: Temperatura e ajritMësimi 23: Shtypja atmosferikeMësimi 25: Lagështia e ajrit dhe reshjetMësimi 26: Moti dhe klimaMësimi 27: Qarkullimi i ujit në natyrëMësimi 28: Ndikimi i njeriut në atmosferëMësimi 29: PërsëritjeLinja II: Lëndët dhe vetitë e tyreMësimi 1: Metalet. Ç’janë metalet, dallimet me lëndët e tjera, dallimet midis tyre, karakteristikat epërbashkëta.Mësimi 2: Aliazhet. Si formohen aliazhet, dallimi i tyre; shembuj përdorimi.Mësimi 3: Uji, akulli dhe avulli. Paraqitja e ujit si akull dhe avull; dallimet e gjendjes së tyre.Mësimi 4: Avullimi dhe kondensimi. Ç’janë këto procese, temperaturat dhe kushtet e realizimit.Mësimi 5: Ngrirja dhe shkrirja. Procesi i ngrirjet dhe shkrirjes, temperaturat, ndryshimet vëllimore.Mësimi 6: Përsëritje.Mësimi 7: Tretja e lëndëve në ujë. Tretja dhe dallimi i tretjes; lëndët që nuk treten.Mësimi 8: Veçimi i lëndëve nga uji. Mënyra e veçimit të lëndëve të tretura e të përziera nga uji;teknikat e thjeshta.Mësimi 9: Ndotja e ujit. Ndotja e ujit nga veprimtaria e njeriut dhe kujdesi që duhet pasur.Linja III: Mjedisi fizikMësimi 1: Burimet e energjisë. Burimet kryesore sot ë energjisë në natyrë.Mësimi 2: Llojet e burimeve të energjisë.Ndarja e burimeve të energjisë në lloje të ndryshme.Mësimi 3: Shndërrimet e energjisë. Shndërrimet e energjisë gjatë përdorimit dhe kthimit të saj nëpunë.Mësimi 4: Harxhimi i energjisë. Harxhimi i energjisë për punë dhe harxhimi i pa vlerë i saj.Mësimi 5: Kursimi i energjisë. Rrugët e kursimit të energjisë.Mësimi 6: Energjia diellore. Energjia diellore, shpërndarja e saj dhe mundësitë e shfrytëzimit.Mësimi 7: Shfrytëzimi i energjisë diellore. Shndërrimet e energjisë diellore dhe mënyrat eshfrytëzimit të saj.Mësimi 8: Përsëritje.Mësimi 9: Burimet e dritës. Përkufizim dhe përcaktim i burimeve të dritës; demonstrime.Mësimi 10: Llojet e burimeve të dritës. Llojet e burimeve të dritës në natyrë.Mësimi 11: Përhapja e dritës. Përhapja e dritës nga burimet e ndryshme.


Mësimi 12: Drita përhapet në vijë të drejtë. Dukuritë që interpretohen me përhapjen e dritës në vijëtë drejtë.Mësimi 13: Hijet e dritës. Formimi i hijeve të trupave të ndryshëm; mënyra e gjetjes së hijes.Mësimi 14: Pasqyrimi i dritës. Pasqyrimi dhe shëmbëllimi i pasqyrimit.Mësimi 15: Ngjyrat e dritës. Zbërthimi i dritës në ngjyrat e ylberit; prizmi.Mësimi 16: Mbledhja e ngjyrave. Përbërja e ngjyrave të ndryshme në të bardhë dhe në të tjera.Mësimi 17: Veprimtari praktike.Mësimi 18: Përsëritje.Mësimi 19: Ngarkesat elektrike. Eksperimentet e demonstrimit të ngarkesave elektrike; dy llojet engarkesave.Mësimi 20: Rryma elektrike. Lëvizja e ngarkesave elektrike në përçuesit elektrike.Mësimi 21: Qarku elektrik. Formimi i qarkut elektrik dhe elementët e qarkut.Mësimi 22: Përshtatja e llambës me burimin. Paraqitja e mënyrës së përshtatjes së llambaveelektrike me burimin e rrymës.Mësimi 23: Energjia elektrike. Energjia elektrike; shndërrimet në energji elektrike dhe shndërrimet e saj në lloje të tjera tëenergjisë.Mësimi 24: Mbrojtja nga dëmtimet elektrike. Rreziqet e goditjeve elektrike dhe kujdesi për tumbrojtur.Mësimi 25: Rryma elektrike dhe magnetizmi. Rryma elektrike krijon fushë magnetike.Mësimi 26: Elektromagneti. Formimi dhe veprimet e elektromagnetit.Mësimi 27. Përsëritje.Linja IV: Gjallesat dhe proceset e jetësMësimi 1: Përshtatja e kafshëve me mjedisin. Përshtatja me mjedisin, mënyrat e përshtatjes përqëllime ushqimi e mbrojtje.Mësimi 2: Disa shembuj të përshtatjes së kafshëve me mjedisin. Shembujt më klasikë të njohur dhemë interesantë.Mësimi 3: Migrimi. Migrimi si përshtatje ndaj kushteve klimatike.Mësimi 4: Gjumi dimëror. Gjumi dimëror si përshtatje dhe mbrojtje nga kushtet e egra klimatike;funksionimi i organizmit.Mësimi 5:Gjendja pasive. Gjendja pasive si përshtatje dhe mbrojtje nga kushtet e egra klimatike;funksionimi i organizmit.Mësimi 6: Diapauza. Diapauza si përshtatje dhe mbrojtje nga kushtet e egra klimatike; funksionimi iorganizmit.Mësimi 7: Veçoritë e kafshëve për sigurimin e ushqimit. Karakteristikat që i ndihmojnë kafshë tëndryshme në gjetjen e ushqimit.Mësimi 8: Përsëritje.Mësimi 9: Karakteristikat e të ushqyerit tek barngrënësit. Përshtatjet trupore të këtyre kafshëve përbarngrënie.Mësimi 10: Karakteristikat e të ushqyerit tek mishngrënësit. Përshtatjet trupore të këtyre kafshëvepër mishngrënie.


Mësimi 11: Veçoritë e dhëmbëve tek kafshët e ndryshme. Përshkrimi i formave dhe vendosje së dhëmbëve në raste tëndryshme.Mësimi 12:Veçoritë e shpendëve barngrënës. Përshtatjet trupore të këtyre kafshëve për farëngrënie.Mësimi 13: Të ushqyerit tek balenat. Veçantitë e të ushqyerit tek balenat, si gjitarë deti.Mësimi 14: Përsëritje.Mësimi 15: Cikli jetësor i bretkosës. Format e ndryshme karakteristike të transformimeve tëbretkosës.Mësimi 16: Cikli jetësor tek bleta dhe flutura. Dallimet dhe të përbashkëtat e cikleve jetësore.Mësimi 17: Cikli jetësor tek flutura dhe pula. Cikli jetësor i pulës dhe flutura është elementi ikrahasimit.Mësimi 18: Lidhjet ushqimore midis organizmave në natyrë; zinxhirët ushqimorë. Kafshët ushqehetme njëra-tjetrën, formimi i zinxhirëve ushqimorë.Mësimi 19: Lidhjet ushqimore midis organizmave në natyrë; rrjetat ushqimore. Kafshët ushqehet menjëra-tjetrën, formimi i rrjetave ushqimore nga zinxhirë të tillë ushqimorë.Mësimi 20: Përsëritje.Mësimi 21: Prodhimi i produkteve bujqësore nga njeriu. Aktiviteti i njeriut në kultivimin e bimëve tëndryshme.Mësimi 22: Prodhimi i produkteve blegtorale nga njeriu. Aktiviteti i njeriut në rritjen dhembarështimin e kafshëve shtëpiake dhe të punës.Mësimi 23: Ndikimi i njeriut në natyrë: ndotja e mjedisit. Hedhja e mbeturinave dhe dëmet ngagjallesave në mjedis.Mësimi 24: Ndikimi i njeriut në natyrë: mbrojtja e mjedisit. Detyrimet e njeriut të mbrojë mjedisinpër të mbrojtur jetën e tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!