12.07.2015 Views

Fizika 6-7-8-9 - Shtepia Botuese Uegen

Fizika 6-7-8-9 - Shtepia Botuese Uegen

Fizika 6-7-8-9 - Shtepia Botuese Uegen

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PLANI MËSIMORMësimet e fizikës6, 7, 8, 9E përgatiti:Prof. Dr. Marenglen SPIRO


Redaktor shkencor: Prof.Dr. Marenglen SpiroShtëpia <strong>Botuese</strong> UEGEN, Tiranë, 2011Design: Studio UEGENwww.uegen.comuegeni@gmail.com.aluegen@pronet.com.al© Shtëpia <strong>Botuese</strong> UEGENISBN: 978-9928-03-067-22 •MËSIMET E FIZIKËS 6


1. MËSIMET E FIZIKËS 6Orë gjithsej: 35 orë vjetore(35 javë x 1 orë në javë = 35 orë vjetore).Sipas aktvitetit: Teori (T) 16 orëPunë Praktike (PP)8 orëOrë në dispozicion (D)11 orëSipas kapitujve: I. Lënda dhe vetitë e saj 12 orëII. Dukuri termike10 orëIII. Dukuri magnetike dhe elektrike 13 orëOBJEKTIVAT MËSIMORE Kapitulli I: Lënda dhe vetitë e sajNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva minimale• Nxënësit të njohin përbërjen e lëndës.• Të dallojnë tri gjendjet e lëndës dhe vetitë fizike të tyre.• Të japin saktë dallimet dhe përngjasimet midis vetive të lëndës.• Të bëjnë dallimin midis masës dhe vëllimit të një trupi.Objektiva mesatare• Nxënësit të njohin dhe të përdorin mirë njësitë fizike të masëse vëllimit.• Të përvetësojnë metodat indirekte të matjes së vëllimeve.• Të njohin trupa dhe lëndë që ndotin mjedisin.• Të përdorin mjete të thjeshta matje e të mbledhin të dhëna.Objektiva maksimale• Nxënësit të japin saktë përfundimet e nxjerra nga matjet eksperimentale.• Të përcaktojnë vëllimin e trupave të ngurtë në formë të rregullte të çrregullt.• Të përcaktojnë vëllimin e lëngjeve, të njohin enën e shkallëzuar.• Të njohin rregullat e sigurisë në klasë gjatë punës me mjetepeshimi.MËSIMET E FIZIKËS 6 •3


Kapitulli II: Dukuri termikeNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva minimale• Nxënësit të mësohen me perceptimin e ndjesisë termike, metemperaturën.• Të vrojtojnë dhe përshkruajnë ndryshimet fazore.• Të dallojnë dukuritë termike nga dukuri të tjera fizike.• Të dinë veçoritë e procesit të shkrirjes dhe ngurtësimit përtrupat kristalinë.Objektiva mesatare• Nxënësi të mësojë shkallët e temperaturës.• Nxënësit të dallojnë vlimin nga avullimi.• Të përcaktojnë faktorët që ndikojnë në procesin e avullimit.• Të njohin e përdorin mirë mjetet e matjes së temperaturës.Objektiva maksimale• Të japin ide e parashikime për faktorët e ndryshimit të gjendjesagregate.• Të kryejnë vrojtime sistematike për ndryshimin e gjendjes ngatemperatura.• Të ndërtojnë grafikun e varësisë së temperaturës nga koha.• Të njohin e zbatojnë rregullat e sigurisë në laborator gjatë procesevetë nxehjes. Kapitulli III: Dukuri magnetike dhe elektrikeNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva minimale• Nxënësit të njihen me magnetin dhe veprimin magnetik.• Të njohin polet magnetikë dhe forcën magnetike.• Të dallojnë përcjellësit dhe veçuesit; elementet e një qarkuelektrik.• Të ndërtojnë një qark elektrik.Objektiva mesatare• Nxënësit të njohin fushë magnetike të Tokës dhe veprimin mbibusullën.• Të njohin veprime e rrymës elektrike dhe elektromagnetin.4 •MËSIMET E FIZIKËS 6


• Të zbatojnë praktikisht dukuritë e thjeshta magnetike dheelektrik në ndërtimin e një qarku elektrik dhe elektromagnetit.Objektiva maksimale• Nxënësit të identifikojnë përbërësit e një sistemi që bashkëvepronpër të realizuar një funksion: Toka dhe busulla.• Të përshkruajnë ndryshimet që shkaktojnë veprimet e rrymëselektrike.• Të vizatojë qartë skemën e një qarku në seri dhe paralel.• Të njohin dhe zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë punës me qarkunelektrik.MËSIMET E FIZIKËS 6 •5


ZHVILLIMI I PLANIT MËSIMORKapitulli ILënda dhe vetitë e saj(12 orë)• Mësimi 1: Lënda dhe ndërtimi i saj (1 orë)Në fillim jepet me kujdes kuptimi i lëndës dhe i trupit, me shembujkonkretë. Janë dy koncepte sa të thjeshta aq edhe lehtësishttë ngatërrueshme. Bëhet kujdesi i duhur që me shembuj nga libridhe jashtë librit të nguliten mirë këto dy koncepte. Më tej trajtohetideja e copëtimit të trupit deri në grimca jashtëzakonisht të vogla,për të arritur tek koncepti i molekulës, duke u kujdesur që tëmos krijohet përshtypja e gabuar se grimcat e pluhurit të njëlënde që u copëtua, janë molekulat e saj.• Mësimi 2: Tri gjendjet e lëndës (1 orë)Paraqiten tri gjendjet e lëndës; në vazhdim bëhet e qartë qësecila prej lëndëve në natyrë mund të kalojë nga një gjendje nënjë tjetër, kur ndryshojnë kushtet në të cilat ndodhet lënda nëfjalë, pohim për të cilin jepen shumë shembuj.Më tej trajtohen lëngjet me vetitë e tyre të rrjedhshmërisë etj;tërhiqet vëmendja në përkuljen e anëve të sipërfaqes së lëngut,pranë pareteve të enës, duke bërë një shpjegim të përafërt tëthjeshtë.• Mësimi 3: Trupat e ngurtë (1 orë)Thelbi i kuptimit të trupit të ngurtë lidhet me pandryshueshmërinëe formës nga veprimet e jashtme. Është e rëndësishmetë këmbëngulet tek veprimi i jashtëm, duke dhënë shembuj tëthjeshtë veprimi, si ngjeshje, zgjatje, përdredhje, përkulje, thyerjeetj. Për dukurinë e elasticitetit apo plasticitetit kërkohet nganxënësit të citojnë shembuj të tjerë gjatë mësimit.Përshkruhen trupat në formë pluhuri si dhe trupat kristalinë,për të cilët theksohet vendosja e rregullt e thërrmijave përbërëse.6 •MËSIMET E FIZIKËS 6


• Mësimi 4: Ajri dhe gazet e tjerë (1 orë)Zgjerohen njohuritë për gazin duke filluar nga ajri, për të cilinnxënësit dinë shumë gjëra nga përvoja e tyre jetësore. Kryheneksperimentet e thjeshta që jepen në libër duke nxitur nxjerrjen epërfundimeve nga vetë nxënësit: shishja ka ajër, ajri është irrjedhshëm, është lehtësisht i ngjeshshëm, nuk ka formë të caktuar,por merr formën e enës, mbush të gjithë enën ku ndodhet dhe senuk ka sipërfaqe të lirë, rëndon sikurse edhe lëngjet apo trupat engurtë. Sqarohet klasa që ajri është një përzierje gazesh.• Mësimi 5: Përsëritje (1 orë)Mësimi zhvillohet, kryesisht, duke ndjekur pyetjet dhe detyratqë jepen në tekst. Aktivizohet klasa me pyetjet përkujtuese të mësimeve1-5; më tej punohet bashkërisht në plotësimin në vend tëpikave.Situata e treguara në ushtrimet 8 dhe 9 zhvillohen në klasë dhepyeten nxënësit për të dhënë, me dëshirë, shpjegimet e duhura.• Mësimi 6: Vëllimi i trupave (3 orë)a) Vëllimi i lëngjeveJepet nxënësit kuptimi i vëllimit të trupave të ngurtë, të lëngëtdhe të gaztë. Nxënësi duhet të jetë i qartë kur mëson se: “vëllimi itrupit të ngurtë nuk varet nga forma e tij”. Është fjala për një truptë ngurtë me një masë (sasi) të caktuar lënde. Nëse ndryshimi iformës nuk sjell ndryshimin e sasisë së lëndës së trupit të ngurtë,atëherë pohimi është i vërtetë, përndryshe nuk është i vërtetë.Për matjen e vëllimit të lëngjeve përdoren enë të graduara qëquhen enë matëse. Zhvillohen matje praktike të vëllimeve të lëngjeve(ujit) në mënyrë që nxënësi të mësohet praktikisht në klasëtë njohë gradimin e enëve matëse dhe të vlerësojë vëllimin e lënguttë hedhur në këtë enë dhe të lëvrojë saktë shifrat.b) Vëllimi i trupave të ngurtëThelbi i matjes së vëllimit të trupit të ngurtë është matja evëllimit të lëngut, pa trupin brenda dhe me trupin e ngurtë brenda.Theksohet që vëllimi i trupit të ngurtë nuk varet nga forma e tijdhe as nga sasia fillestare e ujit në enë. Sasia e ujit në enë mjaftontë jetë e tillë që trupi i ngurtë të zhytet në të dhe që kur futet trupiuji të mos derdhet nga ena.MËSIMET E FIZIKËS 6 •7


Sqarohen edhe kufijtë e përdorimit të metodës. Kështu metodanuk na jep rezultat nëse trupi pluskon, nëse trupin nuk e nxëena, në qoftë se trupi tretet në lëng, apo nëse trupi nuk zhytettërësisht në lëng.c) Detyra për përsëritjePërsëritja kryhet për të bërë përmbledhjen e procesit të matjesdhe llogaritjes së vëllimeve të lëngjeve e trupave të ngurtë. Merrentrupa të ndryshëm, diskutohet cila metodë i përshtatet për matjene vëllimit dhe realizohet matja me nxënës. Disa trupa të ngurtëme forma gjeometrike të thjeshta bëhen objekt i punës në klasëpër gjetjen e vëllimit.Mësimi kryhet duke aktivizuar nxënësit për përgjigje, mendime,pjesëmarrje në prova eksperimentale etj.• Mësimi 7: Punë Praktike: Të matim përmasat dhe vëllimine trupave me formë të rregullt (1 orë)Në mësim ka rëndësi të mësuarit e nxënësve të përdorin mekujdes instrumentin e matjes (vizoren) për të matur përmasatlineare si dhe për të marrë masat për matje sa më të saktë.Njihen nxënësit me vizoren dhe ndarjet, mënyrën e leximit,mënyrën e vendosjes së vizores. Konkretizohen me matje të përmasavetë një trupi të ngurtë në formë kuboidi dhe në llogaritjene vëllimit të tij.• Mësimi 8: Punë Praktike: Matja e vëllimit të një lëngu dhetë një trupi të ngurtë me formë jo të rregullt (1 orë)Tregohet dhe shpjegohet, së pari, instrumenti matës që ështëena e graduar; tërhiqet vëmendja në njësitë si dhe në mënyrën ëleximit.Kryhet matja e vëllimeve të ndryshme të lëngjeve, çka i shkathtësonnxënësit në matje; provohet për një trup të ngurtë, i cili tëjetë plasteline që të provohet për forma të ndryshme.• Mësimi 9: Masa e trupave (1 orë)Theksohet që matja e masës me peshore bazohet në krahasimine masës së trupit me një masë tjetër të njohur. Kjo mënyrë bazohetnë kuptimin e rëndesës së trupit dhe në faktin që, nëse trupatrëndojnë njëlloj (pra kanë masë të njëjtë), peshorja do të jetë nëbaraspeshë. Kjo bëhet e qartë më kujdes.8 •MËSIMET E FIZIKËS 6


Duhet pasur kujdes se shpesh herë nxënësit ngatërrojnë konceptetmasë, lëndë dhe peshë. Lënda është trajtuar më parë. Kuptimii masës jepet në këtë mësim, kurse pesha vetëm sa përmendet nëleximin në fund të mësimit. E gjithë tema trajtohet duke përqasurlëndën me masën, për ta bërë më të kuptueshëm për nxënësin.• Mësimi 10: Punë Praktike: Matja e masës me peshore (1 orë)Tregohet me imtësi peshorja, përbërësit e saj dhe shpjegohengurët e peshave dhe shënimet mbi ‘to. Për të kryer matje, shpjegohetparaprakisht procedura, pastaj veprohet duke përsëriturprocedurën dhe, më tej aktivizohen nxënësit me the të thjeshta(të asistuara).Në fund bëhet peshimi i disa trupave të njëjtë për të gjeturmasën e secilit, çka ndihmon në përafrimin e idesë së dendësisë.Kapitulli IIDukuri termike(10 orë)• Mësimi 1: Ndjesia termike dhe Temperatura (2 orë)Realizohen provat e thjeshta të dhëna në libër; pas kësaj nxënësitduhet të japin vetë gjykimin se cili trup është më i nxehtëdhe cili më i ftohtë. Prova e dytë me dy duart në enë me ujë metemperatura të ndryshme, tregon se shqisat japin një ide të tëqenit i ftohtë apo i ngrohtë, por nuk mund të merren për bazë përnjë trajtim të saktë të problemit. Kur kjo gjë sqarohet, kalohet tekkoncepti i temperaturës dhe i matjes së saj me termometër.Kujdes tregohet për burimin e nxehtësisë, për të kuptuar qëçdo trup që ka temperaturë më të lartë se një tjetër shërben siburim nxehtësie për tjetrin. Koncepti i baraspeshës termike ështëi qartë por duhet shpjeguar thjeshtë kuptimi i figurës në libër, pasinxënësi nuk ka asnjë informacion mbi energjinë kinetike mesataretë molekulave si përcaktuese e temperaturës (del jashtë programit).Rezervohet ora e dytë për detyra praktike dhe përpunimi i koncepteve.• Mësimi 2: Bymimi dhe tkurrja e trupave të ngurtë (1 orë)Realizohet në klasë eksperimenti i dhënë në libër. (Mjafton njëMËSIMET E FIZIKËS 6 •9


unazë dhe një sferë për ta demonstruar). Fillimisht flitet për ndryshimtë përmasave. Në eksperiment nxënësi vëren që zmadhohetvetëm një përmasë, diametri i rrethit të madh horizontal të sferës.Më tej shpjegohet se gjatë nxehjes vëllimi i trupave rritet, gjatëftohjes zvogëlohet. Bëhet kujdes për të sqaruar se, vërtet ne shikojmënjë përmasë që zmadhohet, por në të vërtetë trupi zmadhohetnë të gjitha përmasat.• Mësimi 3: Bymimi dhe tkurrja e lëngjeve dhe gazeve (1 orë)Kryhet disa eksperimente të tjera të thjeshta: bymimi i një lënguqë mund të konstatohet dhe me një enë matëse të shkallëzuar.Merren shembuj dhe ilustrime nga dukuri të përditshme të njohura.Ashtu sikurse për trupat e ngurtë, bymimi i lëngjeve varetnga lloji i lëngut. Por për lëngjet dukuria është me e thjeshtë përt’u vënë re se sa tek trupat e ngurtë. Prova për bymimin e gazitbëhet në klasë me një tullumbace të vendosur në një grykën e njëshisheje plastike e cila futet në ujë të nxehtë. Fryrja e tullumbacesështë e dukshme dhe e shpejtë.• Mësimi 4: Shndërrimet e gjendjeve të lëndës (2 orë)Duke i njohur paraprakisht tri gjendjet e lëndës, në këtë temënxënësi mëson se ka trupa në natyrë që mund të kalojnë nganjëra gjendje në tjetrën. Shembull tipik është uji, gjendjet e tëcilit janë të njohura për secilin nxënës. Duhet bërë e qartë qëduhet të plotësohen kushte, një nga të cilat është temperatura,që trupi të ndryshojë gjendjen.Shpjegohet që në kushte normale një pjesë e lëndëve ndjekinrrugën: trup i ngurtë, lëng, gaz dhe anasjelltas, por ka edhe përjashtime.Naftalina është tipike që sublimon shpejt në temperaturatë zakonshme. Formimi i akullit në frigorifer është një cikëlsublimimi dhe brymëzimi i ujit që ndodh në kushte të caktuara.Mësimi parashikohet dy orë, duke e ndarë midis pjesës teorikedhe ushtrimeve e detyrave.• Mësimi 5: Punë Praktike: Të vrojtojmë avullimin e ujit (1 orë)Kryhet eksperimenti që tregon ngrohjen e ujit, duke shënuartemperaturat, pas vlerës 60 0 të rekomanduar.Realizohet vlimi i ujit në enë duke matur me kujdes temperaturënnë kohën kur vrojtohen flluskat e para të vlimit. Matet10 •MËSIMET E FIZIKËS 6


disa herë temperatura e ujit në vlim dhe nxënësi bindet që ajonuk ndryshon gjatë këtij procesi.Bëhet përkujdesje për të shënuar të dhënat eksperimentalenë mënyrë që pasqyrimi i konkluzioneve të jetë i drejtpërdrejtë.• Mësimi 6: Punë Praktike:Shkrirja dhe ngurtësim i naftalinës (1 orë)Studiohet dukuri e ngjashme me naftalinën, por që lidhet meshkrirjen dhe ngurtësimit. Tregohet kujdes për temperaturat konstantetë shkrirjes dhe ngurtësimit. Nxënësi krahason temperaturate të dy proceseve inversë dhe nxjerr konkluzionet (natyrishtme orientim). Paraqitja e përfundimeve kontrollohet.• Mësimi 7: Përsëritje (1 orë)Ora mësimore e përsëritjes së koncepteve dhe dijeve, me qëllimasimilimin e tyre të potë, organizohet mbi bazën e pyetjeve tëtekstit. Insistohet në shembuj të ndryshëm ilustrues që mund tësjellin nxënësit.Përqendrohet vëmendje përmbledhëse në sqarimin e nxehtësisëe temperaturës si dhe në faktin që bymimi, tkurrja, shkrirja avullimietj janë dukuri të efektit termik.• Mësimi 8: Test Kontrolli (1 orë)Testi rekomandohet të shihet nga nxënësit në shtëpi dhe diskutimibëhet në klasë. Të gjitha përgjigjet duhet të jenë të argumentuara;ndihma e mësuesit në argumentime është e çmueshme.Mësim i zhvillohet duke angazhuar të gjithë nxënësit; ushtrimetpër të cilat përgjigjet duken të vështira nga klasa, përsëriten.Kapitulli IIDukuri magnetike dhe elektrike(13 orë)• Mësimi 1: Magnetet (1 orë)Është i nevojshëm demonstrimi me magnete të thjeshtë.Magneti njihet në këtë moshë pra në mësim këmbëngulet në vetitëe magneteve që shtyjnë ose tërheqin njëri tjetrin dhe ekzistencëne poleve të tij.MËSIMET E FIZIKËS 6 •11


Sqarohet që gjilpëra magnetike është një magnet i vogël dherelativisht i lehtë; jepet pak më shumë informacion për ndërtimindhe funksionimin e gjilpërës magnetike në busull. Ndërtohet njëbusull (demonstrative) e thjeshtë me mjete rrethanore dhe demonstrohetnë klasë (në një tapë që noton mbi ujë vendoset një magneti drejtë i vogël).• Mësimi 2: Fusha magnetike (1 orë)Realizohet eksperimenti me pluhurin e hekurit. Është rastipër tu përmendur që pluhuri i hekurit përbëhet nga grimca tëngurta shumë të vogla të të njëjtës lëndë, hekurit. Këto grimcamagnetizohen dhe sillen si magnete të vegjël.Është e mjaftueshme aq sa është dhënë për kuptimin e vijavetë forcës. Duke e parë vendosjen e pluhurit nxënësi bindet përkuptimin e vijave, megjithëse mund të krijojë përshtypjen e gabuarse ato janë vija që ekzistojnë në të vërtetë në fushën magnetike.Sqarimi i kësaj çështje është i vështirë për nxënësit, prandaj duhettrajtuar me kujdes.• Mësimi 3: Fusha magnetike e Tokës dhe busulla (1 orë)U shpjegohet nxënësve që Toka është një magnet i madh, përshkak të metaleve në formë mineralesh që ekzistojnë në brendësitë saj. Ky sqarim është i nevojshëm dhe i vlefshëm pasi janë shpjeguarpolet dhe shtytja ose tërheqja e magneteve. Tregohet lëvizjae busullës, nisur nga bashkëveprimi midis këtyre dy magneteve,në vijim të shpjegimeve në mësimet e mëparshme. Ndalemi nërolin orientues praktik të saj. Realizohen detyrat praktike.• Mësimi 4: Rryma dhe qarku elektrik (4 orë)a) Burimet e rrymësNxënësit i njohin disi burimet; fillohet me pilat elektrike. Nxënësitdinë që shumë pajisje në shtëpi, si pulti i televizorit, elektrikëte dorës etj. punojnë me pila. Shpjegohen shënimet mbi pilat dheargumentohet vlera e shënuar pranë tyre; bëhet një krahasim ipilave me shënime të ndryshme.Për të kuptuar më mirë baterinë është mirë formohet në klasënjë e tillë me të paktën dy pila; argumentohet përfitimet.b) Qarku elektrikTek qarku elektrik është vënë theksi tek ndezja ose jo e llambës12 •MËSIMET E FIZIKËS 6


në varësi të faktit nëse kemi shufër alumini apo plastike në qark,me qëllimin që të arrihet tek përfundimi se disa materiale epërcjellin elektricitetin dhe disa jo. Duhet pasur kujdes në kuptimine togfjalëshit qark i hapur dhe qark i mbyllur. Nxënësit shpeshngatërrojnë konceptin i hapur i mbyllur me kuptimin e përditshëmhape dritën mbylle dritën. Në mësim praktikohen nxënësit për tëndërtuar qarqe të thjeshtë, duke u dhënë më parë përbërësit sirezistencë, llambë, çelës, burim rryme etj.c) Lidhjet në qarkËshtë shumë e rëndësishme të kuptohet mirë gjatë mësimitvendosja e rezistencave në lidhjen në seri dhe në paralel, prandajështë mirë ta praktikojnë mirë mënyrën e lidhjes. Punohet mekujdes dhe ngulitur mirë se çfarë ndodh me tensionin dhe rrymatnë dy lidhjet.Në fund flitet për rrjetin elektrik shtëpiak. Sqarohet se energjiaelektrike në shtëpitë tona prodhohet në hidrocentrale ose termocentrale,pa u futur në hollësira, pasi kapërcehet niveli i formimittë klasës së 6.d) Detyra PraktikeRealizimi i detyrave praktike ndahet ne dy etapa: së pari punohetmbi skemat e tekstit; së dyti, kryhen me nxënësit montazhete thjeshta të këtyre skemave dhe eksperimentohet konkretisht(detyrat 1, 2, 8). Detyrat e tjera ndiqen me logjikën e ushtrimit dhepunohet në klasë duke dhënë përgjigjet e duhura në bashkëpunimme mësuesin.• Mësimi 5: Punë Praktike: Përçues dhe veçues (1 orë)Dallimi midis veçuesve dhe përçuesve shpjegohet me fjalë. Konkretizimime eksperimente ndihmon në njohjen e nxënësit medukuritë elektrike.Eksperimentet janë të thjeshta dhe tërheqin nxënësin; kjo lejonqë mësimi të përftohet me efikasitet. Kontrollohet tabela e plotësuarme kujdes nga secili nxënës; plotësimi i saj me rregull konsiderohetvlerësim i plotë i punës.•Mësimi 6: Punë Praktike: Ndërtimi i qarkut elektrik (1 orë)Ndërtimi i qarkut me elementët më të thjeshtë si pila dhe llamba,është shume e rëndësishme pas mësimeve të zhvilluara.MËSIMET E FIZIKËS 6 •13


Sigurohen mjetet e thjeshta; në klasë, shpjegohet si bëhen lidhjetqë të jenë të sigurta (për përcjellshmërinë) dhe organizohen nxënësitme grupe për të krijuar lidhjet.Ndryshohet vendosja e llambave; ndryshohet vendosja e pilave.Tregohen rezultatet e secilit veprim dhe bëhen shpjegimet.• Mësimi 7: Veprimet e rrymës elektrike (2 orë)Tregohen veprimet kryesore të rrymës elektrike. Shembujt janëtë shumtë; secili prej tyre duhet shpjeguar në parim, mbi bazën emësimeve të zhvilluara.Për këto arsye, mësimi planifikohet dy orë. Ai shërben edhe sinjë përsëritës i temave të mëparshme. Nga ana tjetër, është rastitë futen elementët e parë të njohurive mbi shndërrimin e energjisë.• Mësimi 8: Punë Praktike: Të ndërtojmë elektromagnetin (1 orë)Sigurohen materialet dhe shpjegohet roli i secilit në klasë. Ndërtimii elektromagnetit do të bëhet nga nxënësit. Eksperimenti iparë kryhet me ndihmën e mësuesit dhe organizohet diskutimi ishpjegimit të dukurisë së vrojtuar.Jepen shembuj të shumtë të përdorimit të elektromagnetit nëmjete elektroshtëpiake.• Mësimi 9: Përsëritje (1 orë)Organizohet përsëritje e mësimeve të këtij kapitulli pasi ështëmjaft i rëndësishëm.Përsëritja përqendrohet në: ngarkesat elektrike, rryma elektrike,përcjellësit elektrikë, lidhja e përcjellësve, fusha magnetike e rrymës,Toka si magnet, elektromagneti.Theksohet lidhja e ngushtë midis dukurive elektrike dhe atyremagnetike.Mësuesi________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________14 •MËSIMET E FIZIKËS 76


2. MËSIMET E FIZIKËS 7Orë gjithsej: 70 orë vjetore(35 javë x 2 orë në javë = 70 orë vjetore).Sipas aktvitetit: Teori (T) 40 orëUshtrime (U) 8 orëPunë praktike (PP)7 orëPune laboratori (PL)2 orëPërsëritje (P)5 orëDetyrë kontrolli (DK)3 orëOrë në dispozicion (D)5 orëSipas kapitujve: I. Dukuri mekanike 13 orë(6T, 2U, 3PP, 1P, 1DK)II. Puna, nxehtësia, energjia 15 orë(11T, 2U, 1P, 1DK)III. Dukuri dritore 12 orë (8T, 3PP, 1P)IV. Rryma elektrike16 orë(7T, 2PL, 1PP, 4U, 1P, 1DK)V. Dukuri magnetike 9 orë (8T, 1P)Orë në dispozicion5 orëOBJEKTIVAT MËSIMORE Kapitulli I: Dukuri mekanikeNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva afatshkurtër• Nxënësit të zotërojnë koncepte të qarta të prehjes e të lëvizjes.• Të njohin lëvizjen në lidhje me trupa referues.• Të krijojnë koncepte të qarta mbi veprimin, kundërveprimin,shformimin.• Të përcaktojnë veprimin e forcës së rëndesës dhe të dinë lidhjene saj me masën.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të dinë të përshkruajnë përdorimin e forcëmatësit.• Të shkruajnë e përdorin saktë formulën e shpejtësisë.• Të njehsojnë eksperimentalisht shpejtësinë e trupit.• Të mësohen me vlerësimin e kahut të shpejtësisë.MËSIMET E FIZIKËS 7 •15


Objektiva afatgjatë• Nxënësit të dinë që forca ndryshon shpejtësinë, drejtimin dhekahun e lëvizjes.• Të dallojnë rezultatin e veprimit të forcës në kahet e ndryshmetë shpejtësisë.• Të vizatojnë forcat që veprojnë mbi trup.• Të njohin dhe përdorin drejt njësitë e forcës, masës, shpejtësisë. Kapitulli II: Puna, nxehtësia, energjiaNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva afatshkurtër• Nxënësit të njohin dhe përdorin makinat e thjeshta.• Të njohin dhe zbatojnë drejt lidhjen midis forcave në makinate thjeshta.• Të njohin forcën e fërkimit, faktorët që ndikojnë në madhësinëe saj.• Të shpjegojnë mekanizmin e lindjes së fërkimit.Objektivat afatmesëm• Nxënësit të njohin lidhjen midis fërkimit, punës dhe nxehtësisë.• Të dallojnë energjinë e lartësisë dhe të lëvizjes.• Të lidhin punën me ndryshimet e këtyre lloj energjive.• Të përcaktojnë shndërrimet energjetike që ndodhin gjatë njëprocesi fizik.Objektivat afatgjatë• Të perceptojnë lidhjen midis punës, energjisë dhe nxehtësisë.• Të dallojnë funksionin e gjendjes nga procesi.• Të dinë nga se varet punë dhe të zbatojnë formulën e llogaritjessë saj.• Të njohin e zbatojnë saktë njësinë e punës, energjisë e nxehtësisë. Kapitulli III: Dukuri dritoreNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva afatshkurtër• Nxënësit të njohin dhe dallojnë burimet e dritës në natyrë.• Të kuptojnë natyrën energjetike të dritës.16 •MËSIMET E FIZIKËS 7


• Të kenë njohuri mbi shpejtësinë e përhapjes së dritës në mjedise.• Të njohin dhe zbatojnë ligjet e pasqyrimit dhe përthyerjes sëdritës.Objektiva afatmesëm.• Nxënësit të njohin konceptin e vatrës në thjerrat përmbledhëse.• Të shpjegojnë përhapjen drejtvizore të dritës dhe hijet.• Të shpjegojnë eklipset e Diellit dhe të Hënës.• Të përvetësojnë zbërthimin e dritës nga prizmi dhe të dallojnëngjyrat e spektrit.Objektivat afatgjatë• Nxënësit të ndërtojnë shëmbëllimin në pasqyrën e rrafshët.• Të njohin përdorimin e qelqit zmadhues, thjerrave, prizmit.• Të shpjegojnë kalimin e dritës në një pllakë qelqi me faqe paralele.• Të ndërtojnë rrethin e ngjyrave. Kapitulli IV: Rryma elektrikeNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva afatshkurtër• Nxënësit të përvetësojnë njohuritë elementare dhe ligjësitë bazëtë qarkut elektrik me rrymë të vazhduar.• Të përvetësojnë mirë konceptet e rrymës dhe tensionit.• Të dinë të lexojnë aparatet matëse elektrike (Ampermetrin,Voltmetrin).Objektiva afatmesëm• Nxënësit të njohin lidhjen në seri dhe atë në paralel të rezistencave.• Të dinë llogaritjen e rezistencës se njëvlershme.• Të përdorin saktë formulën e Ligjit të Omit për përcaktimin eI,U,R.• Të zbatojnë Ligjin e Omit në lidhjen në seri e atë paralel.Objektiva afatgjatë• Nxënësit të njohin dhe zbatojnë formulën e energjisë së rrymëselektrike.• Të arsyetojnë thjeshtë mbi shndërrimet energjetike në këtë rast.MËSIMET E FIZIKËS 7 •17


Të njohin e zbatojnë rregullat e sigurisë gjatë punës me qarkelektrik.• Të dinë ç’është qarku i shkurtër dhe pse ndodh ai. Kapitulli V: Dukuri elektromagnetikeNë përfundim, kapitulli synon të arrijë objektivat që vijojnë.Objektiva afatshkurtër• Nxënësit të binden për vetitë magnetike të përcjellësit me rrymë.• Të njohin bashkëveprimin e rrymave me anë të fushës magnetike.• Të njohin lidhjen e kahut të forcës me kahun e rrymës dhevendndodhjen e poleve të magnetit dhe të përvetësojnë mënyrëne gjetjes së tij.• Të njohin parimin e punës së elektromotorit, gjeneratorit, transformatorit.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të njohin konceptin rrymës alternative dhe madhësitëe saj.• Të njohin mënyrat e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisëelektrike.• Të përshkruajnë përdorimin e elektromotorit, transformatorit,gjeneratorit.• Të bëjnë dallimin midis rrymës së vazhduar dhe asaj alternative.Objektiva afatgjatë• Të përshkruajnë eksperimentin e lindjes së rrymës elektrikenga fusha magnetike.• Të njohin dhe të përshkruajnë dukurinë e induksionit elektromagnetik.• Të njohin dhe përdorin drejt termat: rrymë e induktuar, bobinë,periodë, frekuencë, amplitudë, induksion elektromagnetik.18 •MËSIMET E FIZIKËS 7


ZHVILLIMI I PLANIT MËSIMORKapitulli IDukuri mekanike(13 orë)• Mësimi 1: Lëvizja (1 orë)Jepet kuptimi i pikës së referimit, por programi nuk përmbankonceptin e sistemit të referimit të lidhur me një pikë referimi.Duhet theksuar fakti që Toka e lot shumë mirë rolin e një trupi tëpalëvizshëm, për të gjithë trupat që lëvizin ose jo në lidhje me të.Tregohet vëmendje tek shembulli me pasagjerin dhe trenin nëlëvizjen reciproke, i cili është një shembull shumë i bukur për tëilustruar relativitetin e lëvizjes.Shpjegohet kuptimi i trajektores si bashkësia e vendndodhjevetë trupit gjatë lëvizjes së tij; një demonstrim shumë i thjeshtëështë gjurma që shkumësi lë në tabelë. Ajo është trajektorja eshkumësit që lëviz.• Mësimi 2: Rruga dhe zhvendosja (1 orë)Koncepti i zhvendosjes është i thjeshtë nëse nxënësi më parëdi kuptimin e kahut. Megjithatë duhet shpjeguar duke bërë vizatimetë thjeshta në tabelë. Koncepti i trajektores është më pak ikapshëm; duhet sqaruar mirë me një vizatim të thjeshtë se pserruga nuk mund të jetë më e shkurtër se zhvendosja. Theksohetse rruga me zhvendosjen (si madhësi) është e barabartë kur trupilëviz sipas një vije të drejtë.Kuptimi i shpejtësisë së lëvizjes me shpejtësinë e zhvendosjeska të bëjë me konceptin e shpejtësisë si vektor dhe vlerës absolutëtë shpejtësisë. Në të gjitha rastet bëhet fjalë për një shpejtësi mesatare.Nxënësi duhet të dijë që shpejtësia mesatare merret dukepjesëtuar rrugën me kohën gjatë së cilës kryhet rruga.• Mësimi 3: Të shkruajmë me simbole (1 orë)Ky mësim synimin të mësojnë nxënësit se cilat janë njësitë themelorenë fizikë. Duhet pasur kujdes që të fiksohet që shumëfishatMËSIMET E FIZIKËS 7 •19


apo nënfishat e njësive themelore nuk janë njësi themelore.Gjithashtu mund të jepet si informacion paraprak që ka njënumër shumë më të madh njësish të rrjedhura, të cilat, që të gjitha,mund të nxirren nga njësitë themelore duke përdorur formulatpërkatëse. Një shembull i thjeshtë në libër është njësia e shpejtësisëm/s. Është rasti të thuhet se nga cila formulë del kjo njësi.• Mësimi 4: Punë praktike: Përcaktimi i shpejtësisë së trupit(1 orë)Mësimi zhvillohet praktikisht në terren; trupa lëvizës janë vetënxënësit dhe eksperimentues po ata. Përcaktohen grupet e nxënësveqë do të lëvizin dhe ata që do të kryejnë matjet; më tej, ndërrohenrolet.Kujdes duhet treguar në llogaritjet që duhet të bëhen për shpejtësinëmesatare: ato duhet të respektojnë skemën e dhënë në fletorene punëve laboratorike, pasi ndihmon në konceptimin e drejtë tëkësaj madhësie dhe në eliminimin e gabimeve të llogaritjes së saj.• Mësimi 5: Ushtrime (1 orë)Ora e mësimit realizon detyrë të rëndësishme në shkathtësimine nxënësve në llogaritjen e shpejtësisë (duke pjesëtuar rrugën mekohën), në kthimin dhe përshtatjen e njësive të matjes, duke ishprehur madhësitë me njësi të ndryshme, sipas rastit dhe nëformimin e elementëve të arsyetimit të krahasimit dhe studimittë lëvizjeve të thjeshta.Në këtë mënyrë, ushtrimet jepen për të nxjerrë në pah këtovlera dhe ndiqet radha e dhënies së tyre në tekst.• Mësimi 6: Bashkëveprimi dhe forca (1 orë)Në këtë temë shembulli me varkën është më i kapshëm për tëilustruar bashkëveprimin, sepse të dy trupat edhe njeriu edhevarka lëvizin në drejtime të kundërta.Në shembullin e parë të fëmijëve që shtyjnë makinën, futetedhe një trup tjetër në mes që është Toka, veprimi i së cilës duhettrajtuar me kujdes. Fëmijët ndjejnë jo vetëm shtytjen e makinëstek duart por edhe të Tokës tek këmbët.• Mësimi 7: Forca shformon trupat (1 orë)Në të vërtetë këto koncepte nxënësit i kanë njohur në klasën e20 •MËSIMET E FIZIKËS 7


6; këtu trajtohen më të zgjeruara. Thelbi është dhënia e konceptittë shformimeve elastike dhe plastike. Për këtë arsye shembulli mellastikun është i mirë, por duhen menduar, gjetur e dhënë edheshembuj të tjerë, një sustë, një vizore plastike, një tel i përkulshëm,një tel bakri, etj. dhe të demonstrohen ato në klasë.Duhet shprehur që thyerja e një trupi është shkalla ekstremee shformimit plastik.• Mësimi 8: Forca tërheqëse e Tokës; rëndesa dhe masa (1 orë)Në trajtimin e forcës së bashkëveprimit gravitacional sqarohennxënësit që të gjithë trupat në natyrë bashkëveprojnë me forca tëtilla. Por, që kjo të jetë e dukshme, duhet që njëri nga trupat të jetëshumë i madh, i krahasueshëm me planetët. Kur flitet për peshëndhe thuhet se, ka peshë më të madhe trupi me vëllim më të madh,duhet pasur kujdes të sqarohet që është fjala për trupa që kanëtë njëjtën dendësi.Kujdes në trajtimin e konceptit të masës. Në fakt masa dhelënda nuk është e njëjta gjë. Janë të lidhura sepse sa më shumëlëndë të ketë një trup aq më e madhe është masa e tij dhe anasjelltas,por të kujtohet që sasia e lëndës matet në mol kurse masa në kg.• Mësimi 9: Punë praktike: Forcëmatësi (1 orë)Duhen marrë masat për sigurimin e të gjitha materialeve; vogëlimat(ngjitëse, copa letër shënues etj..) nuk duhet të mungojnënë mënyrë që shënimet të bëhen të sakta, meqenëse është fjalapër të ndërtuar një instrument.Trupat me masa të panjohura duhet të kenë masa me vleramidis atyre që janë përdorur për tarimin e instrumentit. Ështërasti për të përsëritur lidhjen midis peshës së trupit në Njutondhe masës së tij në gram.• Mësimi 10: Punë praktike: Lidhja midis rëndesës dhe masës(1 orë)Mësimi realizon dallimin në praktikë nga nxënësi të masësdhe rëndesës dhe ndihmon në konceptimin e drejtë të tyre.Nxënësi përdor dy instrumente matës me të cilët është i njohurtashmë. Raporti i rëndesës me masën duhet ndjekur të llogaritetmirë nga nxënësit, pasi i njeh ata me një vlerë të rëndësishme eMËSIMET E FIZIKËS 7 •21


cila do të pasqyrojë nxitimin e rënies së lirë.• Mësimi 11: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet e paraqitura për këtë mësim janë cilësore; kjo duhetshfrytëzuar që gjatë përgjigjeve të gjallërohet klasa duke diskutuardukuritë dhe, me këtë rast, duke përsëritur mësimet.Duhen menduar edhe raste të tjera të ngjashme për të cilatduhet ndërhyrë gjatë ushtrimit.• Mësimi 12: Përsëritje (1 orë)Përsëritja do të zhvillohet me vizatime dhe figura. Duhen përgatiturvizatime të situatave të ndryshme të lëvizjes si dhe të pamjevetë trupave të ndryshëm me masë të dhënë ku të kërkohettë gjykohet për rëndesën.• Mësimi 13: Detyrë kontrolli (1 orë)Detyra e kontrollit e kapitullit të përmbajë vetëm disa pyetje tëkoncepteve themelore të trajtuara; më pas ajo të shoqërohet medy ushtrime ku të llogaritet shpejtësia mesatare dhe masa apoforca e rëndesës e një trupi, me njësitë përkatëse. Një ushtrim tëjetë me kthimin e njësive.Kapitulli IIPuna, Nxehtësia, Energjia(15 orë)• Mësimi 1: Puna dhe zhvendosja (1 orë)Është tema e parë ku nxënësi merr një formulë fizike. Shembujtjanë të bukur. Nxënësit mund i kërkohet të japë vetë të tjerëshembuj, ku kryhet punë sipas kuptimit fizik.Për të sqaruar më mirë paragrafin e fundit mund të trajtohetedhe matematikisht. Që trupi nuk zhvendoset do të thotë që s = 0dhe shumëzimi me zero është zero. Kur forca është pingul me zhvendosjenatëherë kjo forcë sipas zhvendosjes është zero, pra F = 0.Ashtu sikurse për shpejtësinë edhe këtu kuptimi i fuqisë jepetsi punë e kryer në njësinë e kohës. Mësuesi mund ta japë përkufizi-22 •MËSIMET E FIZIKËS 7


min edhe ndryshe: Fuqia është madhësia fizike që matet me raportine punës së kryer, me kohën gjatë së cilës u krye kjo punë.• Mësimi 2: Avulli kryen punë pasi ka energji (1 orë)Mësimi bazohet në faktin që gazi i nxehtë (avulli i ujit) zotëronenergji dhe prandaj kryhen punë; qëllim është që të njihet si fakt!.Në shpjegim duhet mbështetur në një fakt që tash më nxënësie di: gazet kanë vetinë të zgjerohen vetvetiu dhe të mbushin tërësishenën ku ndodhen. Në këtë kuptim një gaz në një enë do tëushtrojë gjithmonë një forcë shtytëse. Kjo forcë është më e madhesa më i nxehtë të jetë gazi ose sa më i ngjeshur të jetë ai. Në qoftëse kjo forcë ve në lëvizje një trup (p.sh. fletët e turbinës apo pistonine cilindrit) atëherë ai kryen punë, ndryshe jo.Koncepti i energjisë lidhet me aftësinë për të kryer punë, çkashpjegon nga kjo pikëpamje trajtimet e mësipërme lidhur meveprimet e gazit të nxehur.• Mësimi 3: Rryma elektrike ka energji (1 orë)Për nivelin e nxënësve të klasës së VII, është e përshtatshmetë thuhet: rryma elektrike ka energji të cilën e shndërron në punë,si dhe: rryma elektrike ka energji të cilën e shndërron në nxehtësi.Këto pohime janë të mjaftueshëm për të formuar një ide parapraketë lidhjes që ekziston midis energjisë, punës dhe nxehtësisë.Nisur nga burimi i rrymës i jepet nxënësit ideja e shndërrimevetë energjisë: energjia e burimit shndërrohet në energji të rrymëselektrike, e cila shndërrohet në energji mekanike (nëpërmjet punës)ose në energji termike (nëpërmjet nxehtësisë).• Mësimi 4: Makina të thjeshta që kryejnë punë (1 orë)Futemi në mekanikë ku përfytyrimi i dukurive është më konkret,po ashtu edhe arsyetimi rreth dukurive. Shembujt të shpiengradualisht tek kuptimi i makinave. Vihet theksi tek pohimi:makinat lehtëson kryerjen e punës.Theksohet fakti që makinat janë të ndërtuara nga rrafshe tëpjerrët, pyka, vida, rrotulla, lloze dhe rrota me bosht, të cilat quhenmakina të thjeshta.Tek llozi duhet të dalë në pah që ai zvogëlon forcë duke shkaktuarhumbje në rrugë; sqarohet se edhe llozi, si çdo makinë, nukshton punën por lehtëson kryerjen e saj.MËSIMET E FIZIKËS 7 •23


• Mësimi 5: Rrotullat (1 orë)Duke dhënë pohimin që me rrotull mund ta kryejmë punënme një forcë më të vogël, duhet provuar kjo me fakte, që vijnë menjëherëmë pas në libër. Nuk duhet harruar të theksohet që edheme rrotullën nuk zmadhohet puna, por zvogëlohet forca. Kështup.sh. mbi një kovë që ngrihet në katin e dytë kryhet e njëjta punë,pavarësisht nga forca që ushtrohet muskujt.• Mësimi 6: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet janë kuptimplotë dhe i përshkojnë të gjitha pjesët ekaluara në teori deri në këtë pjesë. Duke ruajtur logjikën e tyre,duhen plotësuar me ushtrime tepër të ngjashme, vetëm me ndryshimtë dhënash, të paktën deri sa të jenë 14 ushtrime. Një pjesëe tyre do të përdoren për detyra shtëpie.• Mësimi 7: Fërkimi. Fërkimi dhe nxehtësia (1 orë)Shpjegohet që fërkimi është forcë që lind në sipërfaqen e kontaktitmidis dy trupave. Bëhet një figurë e thjeshtë për të shpjeguarforcën e fërkimit duke paraqitur majëzat dhe gropëzat e faqeve nëkontakt, për të pasur një ide të fërkimit.Duhet patur kujdes kur pohohet që: “gjatë fërkimit prodhohetnxehtësi”. Fjala prodhohet nuk duhet t’i ngatërrojë nxënësit e t’ibëjë të mendojnë se nxehtësia si formë e energjisë del nga hiçi.Duhet sqaruar që fërkimi në kushtet e Tokës nuk mund të bëhetkurrë zero. Një trup që lëviz do të kishte fërkim zero vetëm në hapësirakozmike ku ka boshllëk.• Mësimi 8: Nga se varet fërkimi? (1 orë)Janë pikërisht të hyrat e të dalat që pengojnë rrëshqitjen etrupave. Nëse realizohet edhe lëmimi i sipërfaqes edhe lyerja mevaj fërkimi shmanget shumë.Mund të jepet si informacion plotësues ndërtimi i të ashtuquajturvejastëkë me ajër për shmangien e fërkimit. Rezultati në këtërast është shumë i mirë. Fërkimi eliminohet pothuaj krejtësisht.Me jastëkë me ajër realizohen në laborator eksperimentet e lëvizjesse trupave dhe studimi i ligjeve të Njutonit.• Mësimi 9: Fërkimi i rrokullisjes (1 orë)Shembulli me librin dhe lapsin është i gjetur. Nxënësit duke e24 •MËSIMET E FIZIKËS 7


ërë vetë provën mund dhe duhet të arrijnë vetë në konkluzioninse kur është më e madhe forca e fërkimit. Natyrisht këtu duhetpasur parasysh, të analizohet thjeshtë që pse kur libri ngrihet mëpak, forca e fërkimit është më e vogël dhe pse kur libri ngrihet mëshumë është më e madhe, pasi përbërëset e rëndesës sipas rrafshitata nuk i njohin; as faktin që kur kjo përbërëse barazohet me forcëne fërkimit të prehjes trupi fillon të lëvizë.•Mësimi 10: Fërkimi shoqërohet me kryerje punedhe çlirim nxehtësie(1 orë)Jepen në mënyrë të ngjeshur disa dukuri dhe koncepte relativishttë reja si fërkimi, nxehtësia, puna mekanike, lëvizja e rregullt,lëvizja termike dhe lidhja që ekziston midis tyre. Mësimi konsiderohetderi diku i vështirë, por duhet trajtuar me shumë vëmendjeparagrafi i fundit ku jepet saktë kuptimi i punës dhe i nxehtësisë.Shpjegimi përqendrohet në pohimin: “puna për mposhtjen efërkimit shndërrohet në nxehtësi”. Me shembuj nga libri dhe tëtjera, sqarohet që kur trupi lëviz në kontakt me një tjetër (pra nëprani të fërkimit) gjithmonë çlirohet nxehtësi.• Mësimi 11: Energjia (1 orë)Është nga mësimet e vështira për faktin se konceptet e energjisë,punës, nxehtësisë janë të lidhur me njëri tjetrin por edhe të ndryshëmnga njëri tjetri. Të gjithë shembujt e dhënë në libër shpien nëpërfundimin se trupat që kanë energji kanë aftësi të kryejnë punë.Gjatë mësimit duhet të sqarohet ajo çka më parë është dhënëme përafërsi, fakti që puna në të vërtetë mat ndryshimin e energjisësë trupit, që vjen si rezultat i ndryshimit të gjendjes së tij. Kjo katë bëjë me format e lëvizjes mekanike.• Mësimi 12: Energjia e lëvizjes dhe lartësisë;shndërrimet e saj(1 orë)Jepen dy konceptet bazë të energjisë mekanike, ajo kinetikedhe potenciale. Përdoret e shpjegohet arsyetimi: trupi që lëviz kaaftësi të kryejë punë dhe trupi që bie nga një lartësi ka aftësinë tëkryejë punë.Formula pasqyron një situatë të caktuar, pikërishtfaktin kur trupat lëvizin pa fërkim, dhe nuk ka shndërrim tëMËSIMET E FIZIKËS 7 •25


energjisë kinetike në energji të brendshme termike. Këtu mundtë ketë vend për diskutim, për të duhet përgatitje e veçantë. Edhenë rastin e energjisë potenciale, theksohet që trupi ka aftësinë tëkryej punë kur bie, prandaj zotëron energji.Për formulën A = mgh 1– mgh 2, sqarohet që zvogëlimi i energjisëpotenciale (puna e kryer) shkon për rritjen e energjisë kinetike tëtrupit.• Mësimi 13: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet janë të rëndësishme për të kuptuar lidhjet midispunës dhe energjisë si dhe shndërrimet përkatëse të energjisëmekanike. Trajtohen në fillim ato cilësoret, pas të cilave bëhet njëdiskutim përmbledhës mbi punën, llogaritjen e saj dhe energjinëdhe llojet e saj. Tërhiqet vëmendja e nxënësve mbi njësitë e matjesdhe vendosjen e tyre gjatë llogaritjeve.• Mësimi 14: Përsëritje (1 orë)Përsëritja kalon mbi të gjitha konceptet e trajtuara. Trajtohet,së pari, puna; më tej, mekanizmat (në formë të grupuar) shihennë kuadrin e interesit për punën e njeriut dhe domethënien fiziketë saj. Së fundi, lidhje me energjinë duhet të përgatisë nxënësinpër ligjin e plotë të ruajtjes.Përsëritja përgatitet në tri forma:a) Pyetje rreth përkufizimeve;b) Situata shpjeguese;c) Formula të llogaritjes mbështetur në ligjet e shprehura.• Mësimi 15: Detyrë kontrolli (1 orë)Në detyrën e kontrollit për kapitullin formulohen pyetje konceptualedhe nga një ushtrim zbatues për punën, mekanizmat e studiuaradhe shndërrimet e energjisë mekanike.26 •MËSIMET E FIZIKËS 7


Kapitulli IIIDukuri dritore(12 orë)• Mësimi 1: Burimet e dritës (1 orë)Mësimi trajtohet duke u nisur nga fakti që nxënësit kanë njëide, ndoshta jo shkencore se ç’është drita. Prandaj mësuesi do tëmerret vetëm me burimet e dritës; dallon me kujdes ato parësorënga ato sekondarë.Difuzioni i dritës është një proces i ndërlikuar dhe është i lidhurme sipërfaqe që nuk janë të lëmuara. Drita që bie mbi ‘to shpërhapetnë të gjitha drejtimet. Do të mjaftonte ky argument i thjeshtëpërkufizues.• Mësimi 2: Përhapja e dritës (1 orë)Duhet treguar që drita përhapet në vijë të drejtë. Jepet njëshembull me kartonin që pengon dritën, shembulli me llambënqë shikohet nga tre vrima që janë në vijë të drejtë. Mund të bëhenedhe prova të tjera të thjeshta, ose të sillen shembuj nga përvoja.Duhet theksuar se rrezja e dritës është një koncept ideal;mjafton të sqarohet ky fakt pa tentuar të shpjegohet më tej.Ajo që ekziston është tufa e dritës. Insistohet në shpjegimin etufës konike të dritës pasi nëpërmjet këtij shembulli jepetinformacion për të gjitha konceptet e trajtuara.• Mësimi 3: Punë praktike: Dhoma e errët (1 orë)Ndërtimi i kutisë është një veprimtari praktike që shkathtësonnxënësin dhe e nxit kuriozitetin. Pas kësaj i jepet rëndësi vrojtimevedhe paraqitjes së rezultateve. Insistohet në dallimin e imazheveqë merren në varësi të numrit të hapjeve dhe në shpjegimet nëpërmjetrrezeve të dritës.• Mësimi 4: Hijet dhe gjysmëhijet (1 orë)Mësimi është i thjeshtë dhe realizohet mirë me figurat e tekstit.Shembuj të hijeve që krijojnë trupat pikësorë janë të pranishëmnë jetën e përditshme. Dielli mund të quhet burim pikësor dritedhe të gjitha hijet e trupave nën rrezet e tij janë hije të plota.MËSIMET E FIZIKËS 7 •27


Gjysmëhija do disa kushte të veçanta për t’u krijuar. Një llambadarnë formë globi të bardhë, që e difuzon dritën do të shërbentesi burim jo pikësor drite. Po të vendosim në trup çfarëdopara tij do të dallojmë qartë hijen e plotë dhe gjysmëhijen e tij, sinë figurën e dhënë në tekst.• Mësimi 5: Eklipset (1 orë)Në rastin e eklipseve të Hënës dhe të Diellit duhet të theksohetse krijohen hijet e plota dhe gjysmëhijet, për arsye se Dielli dheHëna në raport me njëri tjetrin nuk janë trupa pikësorë.Në rastin eklipsit të Diellit, kur disku i Diellit mbulohet plotësisht,ndodhemi në zonën e hijes së plotë mbi Tokë: qielli errësohetplotësisht dhe duken yjet. Nëse disku i Diellit nuk mbulohetplotësisht, atëherë ndodhemi në zonën e gjysmëhijes.Sqarohet që eklipsi i Hënës ndodh kur Toka ndodhet midisHënës dhe Diellit (Hënë e plotë) dhe eklipsi i Diellit ndodh kurHëna ndodhet midis Tokës dhe Diellit (Hënë e re).• Mësimi 6: Pasqyrimi i dritës (1 orë)Nxënësi e njeh nga përvoja pasqyrën dhe dukurinë e pasqyrimit,kurse ligjet e pasqyrimit i mëson për herë të parë. Një vizatim imirë në tabelën e zezë i ndihmon ato të kuptojnë dhe të përvetësojnëligjet e pasqyrimit.Theksohet që rrezet e difuzuara respektojnë ligjin e pasqyrimit,por në lidhje me normalen në pikën ku bie rrezja. Këto normalekanë drejtime të ndryshme në hapësirë.Përpara se të flitet për shëmbëllimin imagjinar apo real duhetsqaruar me ndërtim se si merret shëmbëllimi (nga një pasqyrë errafshët) i një pike, duke përdorur dy rreze.• Mësimi 7: Punë praktike: Pasqyra e rrafshët (1 orë)Kryhen të gjitha punët praktike të përshkruara në tekst. Mëparë kësaj, vetëm nëpërmjet një pasqyrimi të thjeshtë në pasqyrë,u kërkohet nxënësve të hamendësojnë me dukje si është shëmbëllimie ku ndodhet.Secili nxënës mund të vihet në punë dhe secili prej tyre plotësontabelën e vrojtimeve. Në fund krahasohen konkluzionet në klasë.• Mësimi 8: Përthyerja e dritës (1 orë)Me një “çakmak”, nga ato që lëshojnë një tufë të hollë drite,28 •MËSIMET E FIZIKËS 7


mund të bëhet, në kushtet e klasës, një provë e thjeshtë. Vihet reqë kur bie në ujë drita ka tjetër drejtim dhe dallohet qartë që tufa iafrohet pingules me sipërfaqen e lirë të ujit.Kështu të paktën shikohet përthyerja si dukuri dhe fakti që ujiështë më përthyerës se ajri.Shembulli me pllakën paralele tregonpikërisht kalimin nga një mjedis më pak thyerës në një mjedis mëshumë thyerës dhe anasjelltas.Duhet insistuar në këtë shembull, pasi tregon vetinë e anasjelltëtë përthyerjes së dritës, kur kalon nga një mjedis në tjetrin.• Mësimi 9: Thjerrat (1 orë)Nxënësi të kuptojë se thjerrat që janë më të trasha në mes dhemë të holla anash i përmbledhin rrezet në një pikë në anën e kundërttë saj, dhe prandaj janë përmbledhëse, kurse thjerrat qëjanë më të holla në mes dhe më të trasha anash i shpërndajnërrezet kur ato kalojnë në anë tjetër të thjerrës, prandaj janë shpërhapëse.Largësia vatërore e thjerrës, qendra optike dhe boshtioptik i thjerrës janë koncepte që nxënësi i njeh për herë të parë.Është e domosdoshme që ato të shpjegohen duke vizatuar njëfigurë të thjeshtë, të dukshme.Nxënësi duhet të ketë të qartë se si gjendet shëmbëllimi i njëpike. Kuptimi i shëmbëllimit real apo imagjinar më shumë se meprerjen e rrezeve apo zgjatimeve të tyre duhet të shpjegohet.• Mësimi 10: Drita e përbërë; ngjyrat (1 orë)Informacioni i parë është që, drita natyrale e diellit është dritëe bardhë dhe që drita e bardhë i përmban të gjitha ngjyrat. Eksperimentime prizmin është i vështirë të realizohet në klasë, porprova me diskun e ngjyrosur, është e thjeshtë dhe njëkohësishtmetodike. Konceptet janë të reja dhe të vështira për t’u përfytyruardhe duhet përdorur sa më shumë figura, prova ose edhe shembujtë jetuar. Dhënia e informacionit të tre ngjyrave bazë është i rëndësishëmpër të kuptuar formimin e ngjyrave. Disa kombinime nxënësii di. Ai ka provuar që kur në një fletë të bardhë ngjyros melaps të verdhë dhe mbi të blu, ngjyra që del është jeshile.• Mësimi 11: Punë praktike: Rrethi i ngjyrave (1 orë)Ka rëndësi që puna të kryhet me kujdes, në mënyrë që të formohenngjyrat reale. Vrojtimet të pasqyrohen të plota dhe të krahaso-MËSIMET E FIZIKËS 7 •29


hen midis grupeve të nxënësve. Është një punë praktike shumë erëndësishme, pasi me këtë dukuri nuk haset shpesh njeriu nënatyrë.• Mësimi 12: Përsëritje (1 orë)Përsëritja në këtë kapitull është krahasuese, në thelb. Krahasimiqëndron kryesisht në pasqyrimin dhe thyerjen, për të krijuarmundësi nxënësit të perceptojë qartë çfarë ndodh.Me rëndësi është dhe përbërja e ngjyrave; është temë që zhvillohetme këtë moshë vetëm kohët e fundit.Kapitulli IVRryma elektrike(16 orë)• Mësimi 1: Qarku me rrymë elektrike (1 orë)Që të kuptojë mirë rrymën elektrike si lëvizje të ngarkesaveelektrike, nxënësi duhet të ketë përfytyrimin e ngarkesës elektrike,prandaj është i nevojshëm një kujtim i thjeshtë. Më tej sqarohetqë përçuesit lejojnë kalimin e rrymës elektrike sepse kanë ngarkesatë lira. Në të shumtën e rasteve ngarkesat e lira janë elektronet.Mund t’u thuhet nxënësve shkurtimisht se ka dhe grimca të tjeratë ngarkuara përveç elektroneve.Sqarohet kuptimi i shenjave që tregojnë llambën, burimin, çelësinetj. Tek burimi duhet treguar që vija më e gjatë tregon polin pozitiv,vija më e shkurtër polin negativ.Lidhur me kahun e rrymës, duhet sqaruar që kjo është një marrëveshje.Për të përcaktuar se sa e madhe apo e vogël është një rrymë,që kalon në një qark, është futur koncepti i intensitetit të rrymës.• Mësimi 2: Qarku elektrik me diodë (1 orë)Dioda është një pajisje që lejon kalimin e rrymës elektrike vetëmnë një drejtim. Eksperimenti është i qartë dhe i thjeshtë. Të tjeratqë kanë të bëjnë me ndërtimin e saj mund të kalohen shpejt.Kujdes, kur thuhet që ampermetri shënohet me shkronjën A -nënkupton kur e paraqesim atë në skemë. Mënyra se si përdoren30 •MËSIMET E FIZIKËS 7


ampermetrat trajtohet thjeshtë por është e nevojshme të njihennxënësit me ampermetra realë, dhe të mësojnë konkretisht mënyrënse si matet me to dhe kufijtë e përdorimit.• Mësimi 3: Tensioni elektrik (1 orë)Tensioni jepet thjeshtë si një cilësi e pilave, të cilat e kanë tëshënuar. Në vend të kuptimit të tensionit si diferencë potencialemidis dy pikave, teksti e trajton tensionin duke e nxjerrë si kuptimlogjik i llambave që ndriçojnë më shumë ose më pak. Lidhja ekonceptit të tensionit me punën është e vështirë për t’u kuptuarnga nxënësi, por do të mjaftohemi me dhënien e informacionit sifakt domethënë, aty ku tensioni është më i madh kryhet më shumëpunë dhe anasjelltas.• Mësimi 4: Punë Laboratori: matja e tensionit elektrik (1 orë)Zbatohet skema e lidhjes së voltmetrit dhe kryhen matjet etensionit elektrik. Të marrin pjesë të gjithë nxënësit në matje,secili më vete.• Mësimi 5: Ligji i Omit për një pjesë të qarkut (1 orë)Ligji i Omit për një pjesë të qarkut është i thjeshtë edhe përfaktin që është një ligj eksperimental. Theksi vihet në faktin qëgjatë matjeve për tensione të ndryshme, ku marrim rryma të ndryshme,raporti tension rrymë është konstant për të gjitha matjet.Ose: intensitetit i rrymës në një pjesë të qarkut është në përpjesëtimtë drejtë me tensionin në skajet e kësaj pjese dhe në përpjesëtimtë zhdrejtë me rezistencën e kësaj pjese.• Mësimi 6: Punë Laboratori: matja e rrymës në qark (1 orë)Tregohet me kujdes mënyra e lidhjes së ampermetrit, me pakargumente të cilat kuptohen. Mësohen nxënësit të përdorin shkallëne leximeve të tij dhe të llogarisin rrymën e matur.• Mësimi 7: Ushtrime (1 orë)Ky grup ushtrimesh ilustron kryesisht ligjin e Omit dhe përgatitnxënësit mjaft mirë për interpretimet më bazike të dukurive nëqarqet e thjeshtë elektrikë. Ato realizohen të gjitha dhe, përgjithësisht,shoqërohen me skemat përkatëse elektrike.• Mësimi 8: Lidhja e rezistencave në qark (1 orë)Për sa i përket lidhjes në seri te llambave duhet theksuar qëMËSIMET E FIZIKËS 7 •31


arrihet në konkluzionin se rryma është e njëjtë pasi të dy llambate njëllojta ndriçojnë njëlloj.Për të qenë më bindës mund të thuhet (më mirë të realizoheteksperimentalisht) me ampermetra dhe voltmetra (të cilat nxënësitash më i njeh), që rryma në lidhjen në seri është e njëjtë, kursetensioni i barabartë me shumën e tensionit në secilën rezistencë.• Mësimi 9: Lidhja në paralel (1 orë)Për të sqaruar pse rryma në degën kryesore është sa shuma edegëve të veçanta mund të shtohet ideja që në nyjën e ndarjesnuk ka as grumbullim rryme (ngarkesash), as nuk prodhohenngarkesa shtesë.Vini re, për kuptimin e rezistencës së një vlershme thuhet qërryma në degën kryesore nuk ndryshon. Kjo duhet fiksuar mirëtek nxënësi. Zbatimi mirë i ligjit të Omit shpie lehtë në formulëne lidhjes në paralel të rezistencave.•Mësimi 10: Punë praktike: Pjesët e një qarku elektrik (1 orë)Është një mësim praktik ku nxënësi mëson të dallojë mjaftelementë elektrikë dhe të njohë përdorimin e tyre.• Mësimi 11: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet ilustrojnë lidhjet e rezistencave në seri dhe paralel.Zgjidhjet e tyre shoqërohen me komentet përkatëse krahasuesetë rasteve në seri dhe atyre në paralel.• Mësimi 12: Energjia e rrymës elektrike (1 orë)Është rasti t’u kujtohet nxënësve lidhja midis fuqisë dhe energjisë.Nxënësi ka mësuar që fuqia jepet si punë e kryer në njësinëe kohës, por meqenëse puna mat ndryshimin e energjisë, atëherëfuqia merret edhe si energji në njësinë e kohës.Në këtë temë është filluar me fuqinë e një aparati elektrik (nëfakt fuqia e rrymës së aparatit) pasi në praktikë më shumë flitetpër fuqinë e pajisjeve elektrike se sa për energjinë.• Mësimi 13: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet janë të rëndësishme për të ngulitur tek nxënësit idenëe energjisë elektrike dhe të fuqisë së çliruar në konsumatorëtelektrikë.32 •MËSIMET E FIZIKËS 7


• Mësimi 14: Sigurimi teknik (1 orë)Mësimi është një formë ushtrimore e pasqyrimit të kujdesitpër sigurimin teknik dhe mënyrat e këtij sigurimi.Në rastin e lidhjes së shkurtër shembulli i dhënë në libër demonstrimqë lidhja e shkurtër sjell rritjen e rrymës në qark.Këshillohen nxënësit që asnjë herë për asnjë arsye të mos bëjnëprova të lidhjes në qark të shkurtër. Edhe pse siguresa është njëmjet i thjeshtë që mbron qarkun nga lidhjet e shkurtra, përsëriprova me qark të shkurtër nuk duhen bërë.• Mësimi 15: Përsëritje (1 orë)Kryhet përsëritje e kapitullit për ligjin e Omit, lidhjen e rezistencavedhe fuqinë e rrymës elektrike. Grupi i ushtrimeve plotësohetme ushtrime të ngjashme, duke filluar nga më të thjeshtit.• Mësimi 16: Detyrë kontrolli (1 orë)Detyra e kontrollit për këtë kapitull hartohet vetëm me situataushtrimore të qarqeve të ndryshëm elektrikë.Kapitulli VDukuri magnetike(9 orë)• Mësimi 1: Fusha e veprimit magnetik (1 orë)Sqarohet që kthimi i polit N të gjilpërës magnetike nga jugudhe anasjelltas vjen për arsye se polet e kundërt tërhiqen, të njëjtështyhen. Ndoshta jo të gjithë nxënësit e dinë që nord do të thotëveri dhe sud do të thotë jug.Kur flitet për dy pole të magnetit, ndoshta i duhet paraprirë njëngatërrese të mundshme me polet e mësuara në elektricitet.• Mësimi 2: Vijat e fushës (1 orë)Duhet sqaruar që vijat e fushës janë vija të imagjinuara. Atodo të tregonin drejtimin e gjilpërës magnetike në qoftë se do tëvendosej pranë një magneti.Po ashtu duhet sqaruar që vijat e fushës magnetike janë gjithmonëtë mbyllura dhe dalin nga poli N dhe futen në polin S.MËSIMET E FIZIKËS 7 •33


• Mësimi 3: Fusha magnetike e rrymës (1 orë)Theksohet se rryma elektrike shoqërohet gjithmonë me fushëmagnetike rreth vetes. Ky është një fakt dhe që nuk ka nevojë tëdiskutohet. Drejtimi i vijave të fushës magnetike të përcjellësitjepet edhe më rregullën e dorës së djathtë, madje është më ethjeshtë për t’u kuptuar sepse tryelën edhe mund të mos e dinë.I njëjti rregull përdoret edhe në raste të tjera kur duam të gjejmëdrejtimin e rrymës dhe drejtimin e fushës magnetike.• Mësimi 4: Elektromagnetet (1 orë)Është një temë e trajtuar thjeshtë dhe kuptueshëm. Thelbiështë kalimi i rrymës në pështjellat rreth një hekuri të butë. Ështëi rëndësishëm fakti që përdoret hekur i butë, sepse bëhet e mundurqë elektromagneti të magnetizohet dhe çmagnetizohet sa herë naintereson. Përveç këtij fakti elektromagnetet janë të dobishëm edhesepse fusha magnetike në to është më e fuqishme se në magnetetkonstantë. Trajtohet ndryshimi i vendit të poleve kur ndryshondrejtimi kalimit të rrymës. Ky fakt nuk ka ndonjë rëndësi përqëllimin për të cilin përdoren elektromagnetet.• Mësimi 5: Veprimi i fushës magnetike mbi rrymën (1 orë)Duhet theksuar se veprimi i fushës magnetike mbi një përcjellësme rrymë është një fakt i provuar eksperimentalisht dhe bazë eshumë pajisje që përdor njeriu.Prova realizohet me shumë sukses dhe lëvizja e përcjellësit ështëe dukshme po të realizohet me një përcjellës shumë të lehtë tëvarur horizontalisht në dy fije të holla. Magneti në formë patkoi qëpërdoret në këtë rast duhet vendosur në mënyrë të tillë që polet tiketë të vendosur vertikalisht. Në figurën V.14, ka një lapsus. Gishtii shënuar i parë është në fakt gishti i dytë dhe gishti i shënuar idytë është në fakt gishti i tretë. Kështu rregulla e dorës së majtë eshprehur me fjalë është e saktë.• Mësimi 6: Elektromotori (1 orë)Është nevoja të shpjegohet paraprakisht, që fusha magnetikevepron mbi një përcjellës me rrymë nëse vijat e fushës presinpërcjellësin. Nëse vijat e fushës janë paralel me përcjellësin atëherë,fusha nuk vepron mbi të. Ky shpjegim është i nevojshëm për tësqaruar se në cilën brinjë të kuadrit vepron fusha magnetike.34 •MËSIMET E FIZIKËS 7


Pjesa tjetër e mësimit është trajtuar mirë dhe thjeshtë. Ështëmirë që nxënësi të ketë në dispozicion një figurë më të mirë, oseakoma më mirë një model të elektromotorit.• Mësimi 7: Fusha magnetike prodhon rrymë (1 orë)Nxënësi, pasi ka mësuar se një përcjellës me rrymë, tani mësonse një fushë magnetike prodhon rrymë në një përcjellës. Ështëmirë të vihet në dukje kjo gjë.Shembujt janë të tillë që e bëjnë nxënësin të arrijë në një konkluziontë rëndësishëm: që të prodhohet rrymë duhet që fusha dhepërcjellësi të jenë në lëvizje me njëri tjetrin, në mënyrë të tillë qëpërcjellësi dhe vijat e fushës të priten me njëra tjetrën.Në të vërtetë nxënësi nuk e shikon polin nord apo sud teksolenoidi, por duhet insistuar tek kahu i rrymës. Ndryshimi i kahuttë rrymës sjell ndryshimin e polaritetit të fushës magnetike brendasolenoidit. Kështu arrihet me një arsyetim në ligjin e Lencit (kundërshtimine shkakut).• Mësimi 8: Rryma alternative (1 orë)Nxënësi merr disa koncepte të thjeshta dhe të rëndësishmembi rrymën alternative dhe disa karakteristika të saj. Duhenfiksuar mirë, sidomos koncepti i frekuencës, i periodës etj.• Mësimi 9: Induksioni reciprok (1 orë)Është një mësim relativisht i thjeshtë për t’u konceptuar nganxënësit. Theksi duhet vënë tek transformatori si një pajisje qënxënësit do ta hasë shpesh.Formulat e transformatorit duhen dhënë thjesht si fakte dhesi formula për t’u zbatuar.Mësuesi________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________MËSIMET E FIZIKËS 7 •35


3. MËSIMET E FIZIKËS 8Orë gjithsej: 70 orë vjetore(35 javë x 2 orë në javë = 70 orë vjetore).Sipas aktvitetit: Teori (T) 43 orëUshtrime (U) 2 orëPunë praktike (PP)2 orëPune laboratori (PL)8 orëPërsëritje (P)4 orëDetyrë kontrolli (DK)1 orëOrë në dispozicion (D)10 orëSipas kapitujve: I. Ndërtimi molekular i lëndës 8 orë (5T, 2PL, 1P)II. Atomi dhe elektriciteti 13 orë (9T, 4PL)III. Dukuri mekanike 18 orë(11T, 2U, 1DK, 1PP, 1P, 2PL)IV. Energjia mekanike 9 orë (7T, 1PP, 1P)V. Vala dhe tingulli 12 orë (11T, 1P)Orë në dispozicion 10 orëOBJEKTIVAT MËSIMORE Kapitulli I: Ndërtimi molekular i lëndësObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të njohin ndërtimin molekular të lëndës, lëvizjen molekulare.• Të shpjegojnë largësinë mesatare ndërmjet molekulave.• Të njohin shpejtësinë mesatare të lëvizjes molekulare.• Të shpjegojnë energjinë termike si energji e lëvizjes dhe bashkëveprimitmolekular.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të klasifikojnë gjendjet e lëndës, nisur nga dendësiae saj.• Të perceptojnë gjendjet e lëndës në bazë të shkallës së rregullsisëhapësinore si dhe dendësinë e lëndës në gjendje të ndryshme.• Të përvetësojnë kuptimin e modelit për të përpunuar të dhënat.36 •MËSIMET E FIZIKËS 8


Objektiva afatgjatë• Nxënësit të mësojnë të mbledhin të dhëna me instrumente tëndryshme.• Të komunikojnë vrojtimet dhe të nxjerrin përfundime prej tyre.Të njehsojnë dendësinë e lëndëve.• Të zbatojnë rregullat e sigurisë në shkollë për të pasur njëmjedis të sigurt të nxëni. Kapitulli II: Atomi dhe elektricitetiObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të përshkruajnë strukturën e atomit dhe bashkëvepriminelektrik.• Të njohin thërrmijat e ngarkuara në brendësi të atomit.• Të njohin elektrizimin me fërkim, bashkëveprimin e trupave tëngarkuar.• Të krahasojnë sasitë e ngarkesave, nisur nga bashkëveprimielektrik.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të shpjegojnë mekanizmin e rrymës në metale, lëngjee gaze.• Të dallojnë, në parim, llojin e bartësve të rrymës në këto trupa.• Të shpjegojnë elektrizimin me ndikim dhe fushën elektrike.• Të shpjegojnë emisionin termoelektronik.Objektiva afatgjatë• Nxënësit të bëjnë dallimet midis tri llojeve të elektrizimit.• Të shpjegojnë parimin e punës dhe matjet e elektroskopit.• Të organizojë e mbledhë të dhëna duke përdorur pajisje të thjeshta(elektroskop, shufra plastike, lavjerrës me bukë peshku etj.)• Të identifikojë një problem (mbrojtja nga shkarkesat elektrikeetj.) Kapitulli III: Dukuri mekanike. Lëvizja dhe bashkëveprimiObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të analizojnë llojin e lëvizjes së trupit nisur ngashpejtësia.MËSIMET E FIZIKËS 8 •37


• Të njehsojnë shpejtësinë konstante dhe atë mesatare.• Të njohin nxitimin në lëvizjen e ndryshuar; të dallojnë lëvizjene nxituar dhe të vonuar nisur nga shenja e nxitimit.• Të përdorin formulat e lëvizjes njëtrajtësisht të ndryshuar.Objektivat afatmesëm• Nxënësit të interpretojnë rënie e lirë.• Të dallojnë peshën nga rëndesa.• Të shpjegojnë inercinë dhe inertësinë; të lidhin inercinë memasën.• Të shpjegojnë forcën si vektor dhe të gjejnë rezultanten e forcave.Objektivat afatgjatë• Nxënësit të shpjegojnë lidhjen nxitim – forca – masë.• Të përvetësojnë Ligjin II të Njutonit.• Të shpjegojnë dhe njohin forcën gravitacionale.• Të përdorin njësitë matëse të masës, forcës, shpejtësisë etj. Kapitulli IV:Energjia mekanike.Ligji i ruajtjes së energjisëObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të shpjegojnë formulën e energjisë mekanike.• Të trajtojnë Ligjin e Ruajtjes dhe Shndërrimit të EnergjisëMekanike.• Të zbatojnë ligjin në fjalë në zgjidhjen e problemave e ushtrimeve.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të përshkruajnë kuptimin e mirësisë së makinave.• Të formulojnë rregullën e artë të mekanikës.• Të shpjegojnë shndërrimet e energjisë në natyrë.Objektiva afatgjatë• Nxënësit të përdorin njësitë matëse të punës dhe energjisë.• Të organizojnë e mbledhin të dhëna duke përdorur mjete tëthjeshta: rrotullat, rrafshi i pjerrët, modeli i motorit me djegietë brendshme etj.38 •MËSIMET E FIZIKËS 8


• Të komunikojnë rezultatet e vrojtimeve të ndryshme dhe tëidentifikojnë një problem (ngritje e një kove në kate etj.). Kapitulli IV:Vala dhe tingulliObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të identifikojnë kushtet e formimit të valëve.• Të identifikojnë karakteristikat e valës dhe dallimet e tyre.• Të formojnë konceptet bazë për dukuritë valore.• Të njohin e zbatojnë formulat për gjetjen e gjatësisë së valës,frekuencës e shpejtësisë së përhapjes.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të bëjnë dallimin mes dukurive valore, bazuar nëkushtet e zhvillimit tyre.• Të shpjegojnë tingullin si valë zanore dhe karakteristikat e tij.• Të keni dijeni mbi vlerësimin e tingullit nga dëgjuesi.• Të shpjegojnë dukuritë akustike: jehona, dëgjimi pas pengesaveetj.Objektiva afatgjatë• Të klasifikojnë disa vegla muzikore sipas mënyrës së prodhimittë tingullit.• Të njohin timbrin e tingullit, dallimin e notave muzikore.• Të njohin ndotjen akustike dhe mbrojtjen ndaj saj.• Të identifikojnë një problem: zhurmat e diskove etj.MËSIMET E FIZIKËS 8 •39


ZHVILLIMI I PLANIT MËSIMORKapitulli INdërtimi molekular i lëndës(8 orë)• Mësimi 1: Ndërtimi i lëndëve nga molekulat (1 orë)Ideja e ndërtimit molekular është theksuar edhe në lëndën enjë viti më parë, pra nxënësit është folur për këtë. Kështu fillohetdirekt të flasë mbi molekulën, duke mos përsëritur provat e thjeshtatë thëna më parë, por duke mos harruar cilësinë e molekulës sithërrmija më e vogël që ruan vetitë e lëndës.Duke trajtuar lëndët e pastra dhe përzierjet theksohet fakti qëlëndë të ndryshme, përbëhen nga molekula të ndryshme; në shumëraste molekula e lëndëve të ndryshme mund të qëndrojnë pranënjëra-tjetrës (përzierjet).•Mësimi 2: Veçanti të tri gjendjeve të lëndës (1 orë)Përshkruhet, së pari vendosja e molekulave në trupat e ndryshëm(të ngurtë, të lëngët të gaztë). Kjo i lejon nxënësit të krijojëpërfytyrimin e parë ë ndërtimit të lëndës dhe përshtypjet e paraintuitive të dallimeve të gjendjeve agregate.Më tej, shpjegohet lidhja e paketimit lëndor me përqendrimine molekulave (i cili duhet sqaruar çfarë është) si dhe me dendësinëe lëndës. Meqenëse formula e dendësisë nuk përmendet, u kujtohetnxënësve ajo, pasi arsyetimet kuptohen më mirë.•Mësimi 3: Punë Laboratori: Përcaktimi i dendësisësë trupave të ngurtë(1 orë)Kryhet matje të peshës së trupave të ndryshëm me anën e peshores;vëllimi gjykohet dhe matet me mënyrën indirekte duke maturvëllimin e lëngut që ato zhvendosin. Llogaritet në çdo rast dendësiadhe plotësohet tabela me vlerat e matura dhe ato të llogaritura.• Mësimi 4: Lëvizja e molekulave (1 orë)Rëndësi ka shpjegimi i gjendjes së molekulave pranë njëra-40 •MËSIMET E FIZIKËS 8


tjetrës. Theksohet që molekulat ndodhen në një bashkëveprim tëpandërprerë, me forca shtytëse e tërheqëse; loja e këtyre forcave,në tërësinë e molekulave të lëndës bën që ato të goditen me njëratjetrën, duke fituar shpejtësi të ndryshme. Kështu arrihet në idenëe lëvizjes së pandërprerë të tyre.Njëkohësisht citohet me kujdes përbërja e energjisë së plotë tëmolekulave: si energji e bashkëveprimit dhe energji e lëvizjes(kinetike).• Mësimi 5: Largësia mesatare midis molekulave (1 orë)Duhet ndalur diçka më shumë në termin “mesatare”. Është ekëshillueshme të flitet për largësi nga më të shumëllojshmet, nënjë grup të madh thërrmijash që “përplasen” në çdo çast, por ngaana tjetër, numri i madh i këtyre goditjeve kufizon edhe largësinëmidis tyre. Kështu arrihet në idenë e një lagësie mesatare midistyre në strukturën e trupit.• Mësimi 6: Ndikimi i temperaturës (1 orë)Lidhja e shpejtësisë së lëvizjes molekulare (si rrjedhim, edhetë largësisë mesatare midis molekulave) me temperaturën, ështëmjaft e rëndësishme; kjo krijon koncepte bazë të cilat ndihmojnëedhe në tërësinë e përfytyrimeve të shkëmbimeve termike si dhetë vetive të lëndës të lidhur me tkurrjen e bymimin.Zgjerohet shpjegimi, duke arritur tek ideja që temperatura ështënjë madhësi që varet nga shpejtësia e molekulave; dhe ndjesia qëkemi e saj, lidhet me goditjet e tyre.• Mësimi 7: Punë Laboratori: Ndikimi i temperaturës dhei përzierjes në lëvizjen e molekulave (1 orë)Me disa eksperimente mekanike të përzierjes së lëndëve të tretshmenë ujë, testohet tretja e shpejtë e lëndëve me rritjen e temperaturës;kjo është dëshmi e rritjes së kinetikës së tretjes për shkaktë rritjes së shpejtësisë së lëvizjes së molekulave.• Mësimi 8: Përsëritje (1 orë)Përsëritja e kapitullit realizohet me anë të pyetjeve lidhur mepërbërjen e lëndëve dhe ndërtimin molekular; mjaft prej përfundimevetë teorisë duhet të testohen me përsëritje duke trajtuardukuri të ndryshme e duke tentuar shpjegimin e tyre.MËSIMET E FIZIKËS 8 •41


Kapitulli IIAtomi dhe elektriciteti(13 orë)• Mësimi 1: Ndërtimi i atomit (1 orë)Jepet thjeshtë dhe qartë ndërtimi i atomit. Numri atomik jepetsi numër elektronesh, për shkak se flitet për “atom” dhe jo akoma“jon”. Megjithatë duhet evidentuar si Z edhe numrin e protonevenë bërthamë.Nxënësit mund t’i thuhet se jo të gjitha grimcat kanë cilësinëqë të quhen ngarkesë elektrike. Neutroni nuk e ka këtë cilësi.Megjithatë duhet vënë re që përdoret fjala “ngarkesë” e cila mundtë jetë edhe neutrale, pra shprehja është korrekte.• Mësimi 2: Ngarkesat elektrike; elektrizimi i trupave (1 orë)Dukuria e elektrizimit është e thjeshtë dhe kuptohet mirë nganxënësit. Po ashtu ekzistenca e dy lloj elektrizimesh, meqenëseshtyhen ose tërhiqen.Theksohet që për një arsye apo tjetër, me fërkim apo pa ’të ështëe mundur që trupat në natyrë të elektrizohen.Duhet theksuar më shumë që thelbi i elektrizimit është ekzistencae ngarkesave elektrike si pjesë e atomit të lëndës. Kur trupika të njëjtin numër ngarkesash pozitive dhe negative atëherë ainuk shfaq cilësitë e elektrizimit dhe nuk quhet i ngarkuar meelektricitet. Kur elektrizohet një trup prishet baraspesha midisdy llojeve të ngarkesave,•Mësimi 3: Thërrmija atomike dhe ngarkesat;elektroskopi(1 orë)Sqarohet cilat janë grimcat e ngarkuara me elektricitet dhecilat jo në atom.Bëhet e qartë që elektroni dhe protoni, si ngarkesa elektrike,janë grimca elementare që kanë të gjitha vetitë që kanë grimcat etjera, por kanë plus edhe cilësinë e bashkëveprimit me një forcë,e cila ndryshon nga llojet e tjera të forcave.Në rastin e elektroskopit thuhet që shufra dhe fija ngarkohenme të njëjtin lloj elektriciteti dhe prandaj shtyhen. Në këtë kuptim42 •MËSIMET E FIZIKËS 8


elektroskopi është një pajisje që ve në dukje nëse një trup është ingarkuar me elektricitet.•Mësimi 4: Punë Laboratori:Elektrizimi i trupave me fërkim (1 orë)Vrojtohet dukuria e elektrizimit me anë të fërkimit, nëpërmjetveprimit mbi trupa të lehtë (tërheqje); provohen trupa plastikë tëfërkuar me një copë të leshtë dhe trupa të qelqtë të fërkuar mecopë mëndafshi.Dukuria krahasohet me atë çka (nuk) ndodh në mungesë tëprocesit të fërkimit.• Mësimi 5: Fusha elektrike (1 orë)Theksohet që tek çdo trup i elektrizuar veprojnë forcat elektrikedhe ky fakt lidhet me ekzistencën e fushës elektrike. Pra rrethçdo trupi të elektrizuar ka fushë elektrike.Përmendet që është pikërisht fusha elektrike që “realizon”bashkëveprimin e ngarkesave.• Mësimi 6: Elektrizimi me ndikim (1 orë)Përveç shembullit të ballonit duhen trajtuar edhe të gjithëshembujt e tjerë të parë deri tani lidhur me elektrizimin me fërkim.Duhet vënë në dukje që njëri nga trupat nuk është i elektrizuar,për ndryshe nuk do ndodhte që trupi i lehtë të tërhiqej nga trupii elektrizuar. Mund të ndodhte që edhe të shtyheshin, siç tregohetnë shembullin e figurës II.7.• Mësimi 7: Punë Laboratori:Bashkëveprimi i trupave të elektrizuar (1 orë)Dallohen të dy llojet e elektrizimeve si dy lloje ngarkesash elektrike.Bashkëveprimi i tyre është shtytës kur kryhet e njëjta procedurëelektrizimi me të dy trupat dhe tërheqës kur procedurat janë dy tëndryshmet e njohura. Bashkëveprimi testohet nga ana cilësoreme fillimin e zhvendosjes së trupave që pësojnë forcat.•Mësimi 8: Ndërtimi elektrik i lëndës; jonet (1 orë)Atomi është elektroasnjanës në kushte normale, pra kur nukështë i jonizuar. Meqenëse nxënësi jonizimin akoma nuk e njeh,thuhet thjesht atë çka paraqet teksti: nëse numri i elektroneverreth bërthamës është i njëjtë me numrin e protoneve në bërthamë,MËSIMET E FIZIKËS 8 •43


atomi është elektroasnjanës. Mbas sqarimit të parë koncepti ijonit është më i kapshëm për nxënësin.Të sqarohet që, në kushte të caktuara, janë elektronet rrethbërthamës që lëvizin, shtohen ose pakësohen dhe jo numri iprotoneve në bërthamë. Sikur të ndodhte kjo, nuk bëhet fjalë përjonizim, por për krijimin e një elementi të ri. Nxënësi ka aq njohurimbi bërthamën sa ta kuptojë.• Mësimi 9: Përcjellësit dhe jo përcjellësit; përcjellshmëriae metaleve; përcjellshmëria e tretësirave (1 orë)Ndër të paktat gjëra për të cilat nxënësi mund të ketë pyetjeështë kuptimi i elektronit të lirë, të lidhur më dobët me bërthamën.Plotësohet informacioni duke sqaruar që këto janë elektronet mëlarg bërthamës; duke qenë më larg forca e bashkëveprimit ështëmë e vogël.Mekanizmi i krijimit të joneve tek tretësirat nuk trajtohet sekapërcen nivelin e klasës së VIII. Për të dhënë një sqarim të thjeshtëmerret shembulli i kripës së gjellës. E pa tretur molekula e kripësështë “trup i vetëm” dhe elektrikisht asnjanëse. Uji është faktoriqë ndan klorin negativ nga natriumi pozitiv. Vetë tretja në faktështë procesi i ndarjes së molekulës së kripës në jone.• Mësimi 10: Punë Laboratori: përcjellshmëria e tretësirave(1 orë)Përdoret tretësirë kripe të gjellës e cila është mjaft përcjellëse;provohet mospërcjellshmëria e ujit të pastër. Hedhja e kripës bëhetnë sasi të vogla, deri sa të dallohet kalimi i rrymës elektrike.Kujdes në shtesat e mëtejshme të kripës: në fillim ndihet rritjee përcjellshmërisë, më tej dukuritë janë edhe të kundërta. Testi ipërcjellshmërisë është ndriçimi i llambës.• Mësimi 11: Shkarkesa elektrike në gaze; veçori përcjellësetë gazeve; shkëndija elektrike; rrufeja (1 orë)Për herë ta parë nxënësi merr një informacion të ri formues, qëatomet ose molekulat duke u goditur me njëri tjetrin, shkaktojnëshkëputjen e elektroneve, pra jonizimin e ajrit, i cili në këtë rast„mbushet” me elektrone të lira, me jone pozitive dhe jone negative.Kjo duhet theksuar mirë, sepse jo vetëm shpjegon pse gazet nëkushte të caktuara bëhen përcjellës, por i parapërgatit ata për44 •MËSIMET E FIZIKËS 8


dukuri të tjera që do mësojnë më vonë.Në rastin e shkëndijës elektrike theksohet që në ajër ka gjithmonë,edhe elektrone të lira dhe jone, por sasia e tyre është aq evogël sa për tensione të ulëta nuk ndikojnë fare në përcjellshmëri.kështu gazi është veçues i mirë. Vetëm kur rritet tensioni ndodhajo që ndodh.• Mësimi 12: Dukuri termo-elektronike (1 orë)Nxënësit në këtë temë i jepet një informacion i ri. Një elektroni lirë jashtë apo brenda metalit (nuk ka shumë rëndësi) është ilirë sepse ka energjinë kinetike të mjaftueshme për t’u shkëputurnga bërthama e atomit, apo nga tërë rrjeta kristalore e metalit. Sesi dhe ku e merr elektroni këtë energji kjo nuk ka shumë rëndësi.Me këtë nxënësi përgatitet për dukuri të tjera elektronike qëdo t’i mësojë më vonë.• Mësimi 13: Punë laboratori:Vrojtimi i përcjellshmërisë së ajrit (1 orë)Organizohet montazhi i figurës II.15 në tekstin mësimor: dypllaka përcjellëse të vendosura larg njëra tjetrës dhe të lidhurame një burim elektriciteti; rryma elektrike kalon vetëm pasi ajrimidis dy pllakave ngrohet nga flaka e qiririt. Përdoret një llambëtë përshtatshme si indikator të kalimit të elektricitetit (ose njënga instrumentet elektrikë matës të laboratorit).Kapitulli IIIDukuri mekanike(18 orë)•Mësimi 1: Lëvizja e njëtrajtshme, shpejtësia (1 orë)Relativiteti i lëvizjes nuk është i pa njohur për nxënësin. Nëkëtë temë ai merr një koncept të ri, sistemin e referimit. Më parëatij i është folur për pikë referimi. Është rasti të sqarohen këto dygjëra që shpesh ngatërrohen nga nxënësi.Koncepti i shpejtësisë, formula dhe formulimi i saj jepen qartëdhe thjeshtë. Në program nuk është parashikuar por do ishtemirë të theksohej se në mënyrën se si e japim shpejtësinë, ajo mëMËSIMET E FIZIKËS 8 •45


saktë është shpejtësi mesatare. Kur jepet njësia e shpejtësisë ështërasti të rikujtohet edhe një herë që kjo është një njësi e rrjedhur,madje direkt nga dy njësi themelore.• Mësimi 2: Lëvizja e ndryshuar (1 orë)Kuptimi i shpejtësisë mesatare është ky: nëse trupi lëviz gjatëgjithë kohës me shpejtësinë mesatare ai e kryen të njëjtën rrugëpër të njëjtën kohë siç e kryen kur shpejtësia ndryshon nga pikanë pikë. Teksti, duke gjykuar që ky arsyetim mund të jetë i vështirëpër nxënësin, pohon që shpejtësia mesatare është e përafërt meatë reale. Duhet kujdes në trajtim. Edhe në përcaktimin e lëvizjesnjëtrajtësisht të ndryshueshme, tek përkufizimi, fjala është për“çdo interval kohe të barabartë”. Kjo gjë i duhet sqaruar nxënësve.• Mësimi 3: Lëvizja njëtrajtësisht e ndryshuar; nxitimi (1 orë)Shembulli me trenin është i gjetur. Mund të sillet edhe njëshembull me një sferë që rrokulliset në rrafsh të pjerrët në formëulluku, i bërë në formën e V. Kur bie sfera bën lëvizje të përshpejtuar,kur ngjitet në anën tjetër të rrafshit bën lëvizje të ngadalësuar.Pasi është sqaruar me shembuj nxitimi atëherë është mëthjeshtë të jepet formula përkatëse. Duhet theksuar se nxitimitregon ndryshim e shpejtësisë në njësinë e kohës, ose ndrysheshpejtësinë e ndryshimit të shpejtësisë.• Mësimi 4: Rruga në lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshuar(1 orë)Nxënësi nuk është familjarizuar fort me ndërtimin e grafikëve,nëse nuk e ka mësuar atë më parë. Pra duhet bërë një shpjegimmë tepër praktik si të ndërtohet grafiku. Për grafikun duhet thënë:jep varësinë e shpejtësisë nga koha; pas kësaj duhet sqaruarthjesht se në këtë rast grafiku del vijë e drejtë.Pas këtyre sqarimeve formula del si sipërfaqe e trapezit. Nësenxënësi nuk e di këtë, atëherë i gjithë informacioni i duhet dhënëi gatshëm, si fakt pa kërkuar shumë arsyetim.• Mësimi 5: Punë praktike: Njehsimi i shpejtësisë mesatare(1 orë)Është një punë praktike që kryhet me dëshirë nga nxënësit;maten kohët e ecjes së nxënësve të ndryshëm gjatë një copë rrugetë njohur në gjatësinë e saj. Llogaritet shpejtësia mesatare në46 •MËSIMET E FIZIKËS 8


secilin rast. Do të udhëzohen nxënësit të ecin më shpejt apo mëngadalë për të gjykuar mbi shpejtësitë e ndryshme mesatare.• Mësimi 6: Rënia e lirë e trupave (1 orë)Me ushtrimin e zhvilluar më lart e kemi parapërgatitur nxënësinpër rënien e lirë. Mbetet vetëm të sqarohet si dukuri dhe kjo ështëe thjeshtë. Në qoftë se nxënësi ka kuptuar dhe përvetësuar mirëformulat e nxitimit dhe të rrugës në lëvizjen drejtvizorë njëtrajtësishttë ndryshueshme, e ka shumë lehtë të kuptojë dhe përvetësojëformulat e rënies së lirë. Është e rëndësishme të ngulitet nëta të mësuarit për analogji, pasi në të ardhmen ai do të ketë formulatë tjera ku do të gjejë analogji.•Mësimi 7: Ushtrime: lëvizja e njëtrajtshme dhe njëtrajtësishte ndryshuar, rënia e lirë(1 orë)Është një orë me shumë rëndësi për formimin e nxënësit menjohuritë lidhur me lëvizjen njëtrajtësisht të ndryshuar. Ushtrimetzgjidhen të gjitha në klasë dhe jepen nga ato edhe për detyra shtëpie.Mjafton që nxënësi të ketë përfituar e ngulitur mënyrën e arsyetimit.Nga pikëpamja metodike nxënësit udhëzohen të nisen nga formulatmë të përgjithshme të përshkrimit të kësaj lëvizje dhe tëbëjnë reduktimet sipas rastit.• Mësimi 8: Inercia, masa (1 orë)Kuptimi i masës nxënësit i është dhënë duke e përqasur merëndesën. Ky ishte një përcaktim i saktë por jo i plotë. Përcaktimimë i drejtë dhe i plotë i konceptit të masës është i lidhur me inercinë.Bëhet arsyetimi i thjeshtë: rëndesë e madhe, masë e madhe dheanasjelltas; rëndesë e madhe inerci e madhe dhe anasjelltas. Kështunxënësi arrin në përfundimin: masë e madhe inerci e madhe dheanasjelltas, pra që masa është madhësi fizike që mat inercinë etrupit.•Mësimi 9: Punë Laboratori: Matja e vëllimit të trupave të ngurtëme formë jo të rregullt gjeometrike (1 orë)Puna realizohet lehtë duke pasur mjetet e punës të cilat janëtë thjeshta dhe të sigurueshme. Fjala është për matjen e vëllimittë lëngut që zhvendos një trup i zhytur në ‘të. Tregohet kujdes nëleximin e të dhënave në shkallët matëse dhe llogaritjet e diferencavetë vëllimeve (nëse është e nevojshme).MËSIMET E FIZIKËS 8 •47


• Mësimi 10: Nxitimi, forca, masa (1 orë)Konkluzioni që forca shkakton nxitim arrihet shpejt dhethjeshtë. Theksi vihet tek fakti që për shkak të inercisë trupi nuke ndryshon shpejtësinë vetvetiu.Ndikimi i forcës në vlerën e nxitimit nxirret eksperimentalisht.Po ashtu ndikimi i masës së trupit që lëviz në nxitimin e tij. Kyështë një eksperiment, në thelb i thjeshtë por që kërkon kushtedhe kohë për tu realizuar në klasë. Thuhet që duke i përmbledhurrezultatet nxjerrim Ligjin e Dytë të Njutonit.• Mësimi 11: Ushtrime (1 orë)Është një orë mësimi formuese për nxënësin; bëhet përmbledhjee zbatimeve të para të Ligjit të Dytë të Njutonit, në lëvizje të thjeshta,por trajtime mjaft kuptimplote për formimin e nxënësit. Ushtrimetzgjidhen të gjitha në klasë, metodikisht, duke u nisur ngalloji i lëvizjes dhe formulat karakteristike.• Mësimi 12: Forca e rëndesës; pesha (1 orë)Forca e rëndesës mund të jepet edhe G = m·g, pasi tani nxënësinjeh edhe kuptimin e forcës së rëndesës edhe nxitimin e rënies sëlirë. Po ashtu edhe njësia e nxitimit, pas zgjidhjes së ushtrimevetë shumta njihet nga nxënësi, kështu që nëse jepet N/kg, mundtë jepet fare mirë edhe m/s 2 . Madje është rasti të tregohet lidhjamidis N dhe njësive të tjera.Kuptimi i kundërveprimit është i lidhur me Ligjin e Tretë tëNjutonit që nxënësi nuk e njeh akoma, të paktën të formuluar.Por shfrytëzohet një informacion që ai e ka marrë më parë dhe qëlibri e quan parimi i bashkëveprimit.• Mësimi 13: Punë laboratori: Matja e dendësisë së lëngjeve(1 orë)Puna konsiston në matjen e masave të lëngjeve dhe vëllimevetë tyre. Nëse vëllimet maten drejtpërdrejtë në enët përkatëse, masatgjenden duke bërë diferencat pasi peshohen lëngjet së bashkume enët e tyre. Mësimi konsolidon të kuptuarit e dendësisë.• Mësimi 14: Forca e tërheqjes së gjithësishme;nxitimi i rënies së lirë në trupat qiellorë (1 orë)Për forcën e tërheqjes së përgjithshme nxënësi ka marrë informacionmë të thjeshtë edhe më parë. Këtu bëhet e qartë se është48 •MËSIMET E FIZIKËS 8


një dukuri që bëhet e dukshme kur një nga trupat është i rendittë planetëve. Nxënësi duhet të dijë që nxitimi i rënies së lirë është9.8 m/s 2 , kurse në ushtrime për lehtësi veprimesh merret 10 m/s 2 .•Mësimi 15: Forca është madhësi vektoriale (1 orë)Që forca është madhësi vektoriale është e thjeshtë të provohet.Nxënësi ndoshta duhet të dijë më parë se çfarë është një vektornë matematikë.Është rasti t’i jepet një informacion shtesë që madhësitë fizikendahen në vektoriale dhe skalare. Kështu duke i krahasuarnxënësi do të kuptojë më mirë forcën si madhësi vektoriale. Mepikën e zbatimit duhet pasur kujdes; mund të lindë pyetja kuështë pika e veprimit, në majë apo në fund të shigjetës.• Mësimi 16: Rezultantja e forcave paralele (1 orë)Rezultantja e forcave si koncept është deri diku i thjeshtë përtu kuptuar. Gjetja e rezultantes është disi më e vështirë. Për këtërekomandohet që shembujt në figurë (të paktën ato me forca paralele)të mund të paraqiten edhe me shigjeta në tabelë. Duke mësuarmbledhjen dhe zbritjen e tyre nxënësi parapërgatitet për gjetjen erezultantes në rastin e përgjithshëm.• Mësimi 17: Përsëritje kapitulli (1 orë)Përsëritja do të jetë konceptuale, fenomenologjike në mënyrëqë nxënësit të dallojnë qartë dukuritë dhe të lidhin ato me sisteminshkak – pasojë. Ushtrime mund të trajtohen nga një për çdo pjesëtë rëndësishme, me llogaritje të thjeshta (jo numra të mëdhenj).• Mësimi 18: Detyrë kontrolli (1 orë)Detyra do të jetë vetëm me ushtrime kinematike – dinamikë etrajtuar. Të gjitha ushtrimet e dhëna do të zgjiodhen në pjesën edytë të orës.MËSIMET E FIZIKËS 8 •49


Kapitulli IVEnergjia mekanike(9 orë)•Mësimi 1: Energjia potenciale dhe kinetike (1 orë)Futet një element i ri saktësues: trupat që të kryejnë punëduhet të bashkëveprojnë. Një trup që lëviz e kryen punën në momentinqë godet një trup tjetër.Në këtë nivel të shtohet që energjia potenciale e lartësisë ështëenergji potenciale e bashkëveprimit trup – Tokë. Insistohet mëshumë tek guri i hedhur nga një lartësi pasi është shembull tipikku energjia kinetike dhe potenciale në një trup zotërohen në tënjëjtën kohë.•Mësimi 2: Shndërrimi dhe ruajtja e energjisë mekanike (1 orë)Me shembullin tipik të lavjerrësit që lëkundet shpjegohet qartëshndërrimi i energjisë potenciale në kinetike dhe anasjelltas. Duhetsqaruar që sfera e lavjerrësit e cila ka një masë të caktuar, ka energjipotenciale në lidhje me një nivel të caktuar që është vija horizontalee hequr në pikën më të ulët të lëkundjes së lavjerrësit. Përenergjinë kinetike ai e shikon me sy që sfera në pikën më të ulët kashpejtësi kurse në pikën më të lartë jo. Domethënë që kupton seenergjia kinetike herë është zero dhe herë e ndryshme nga zero.Theksohet që ligji i ruajtjes së energjisë është i provuar eksperimentalishtdhe është një nga ligjet themelore në natyrë.•Mësimi 3: Punë praktike: Vrojtimi i varësisë së energjisëkinetike nga masa dhe shpejtësia e trupit (1 orë)Me mjete në dispozicion dhe sipas figurës së tekstit mësimor,nxënësit e organizojnë vetë montazhin e eksperimentit. Bëhenshumë prova dhe rëndësi i kushtohet paraqitjes në tabela të matjevedhe llogaritjeve përkatëse.• Mësimi 4: Makinat e thjeshta; rregulla e momenteve;llozi (1 orë)Kjo temë është trajtuar edhe në vitet e mëparshëm të shkollimit.Këtu është shtuar trajtimi më direkt i formulës, duke futurkonceptin e momentit të forcës.50 •MËSIMET E FIZIKËS 8


Kur flitet për baraspeshën e llozit, mund të përdoret barazimiF 1· d 1= F 2· d 2. Ky barazim përveç që nxirret nga formula e momentittë forcës, demonstrohet edhe eksperimentalisht, siç tregohetnë figurat e tekstit.• Mësimi 5: Rrotullat (1 orë)Edhe këtu kemi të bëjmë më njohuri që rimerren dhe që elehtësojnë punën. Vihet theksi tek fakti që me rrotullën, si në çdomakinë të thjeshtë, nuk fitojmë në punë për në forcë. Nëse fitojmënë forcë humbasim në rrugë. Pra puna del po ajo.Në fund jepet edhe ideja e rendimentit, si informacion i ri, tëcilin mësuesi duhet sqarojë mirë sepse do t’i duhet nxënësit nëmësimet e ardhshme.• Mësimi 6: Rrafshi i pjerrët (1 orë)Barazimi i raportit të forcave me raportin e gjatësive provon seedhe në rastin e rrafshit të pjerrët fitojmë në forcë por humbasimnë rrugë; ky parim është i vërtetë për makinat e thjeshta.Ideja e punëve të barabarta është me rëndësi. Duhet vënë nëdukje fakti që nuk ka fërkim, pra që nuk ka humbje. Meqenëseraporti i punës së dobishme me punën e harxhuar jep rendimentine makinës së thjeshtë, këtu shikohet që ky raport është 1, pranuk ka humbje. Duke e trajtuar me kujdes këtë, parapërgatitetnxënësi për mësimin që pason.• Mësimi 7: Rregulla e artë e mekanikës;mirësia e makinave(1 orë)Pas njohurive që ka marrë nxënësi deri tani nxënësi ka shumëtë qartë që me makinat e thjeshta nuk fitohet në punë. Këtu i tregohetqë jo vetëm nuk fitohet në punë, por “humbet”, sepse njëpjesë e punës që kryhet nga ne shkon për mposhtjen e fërkimitdhe pra shndërrohet në nxehtësi. Kjo duhet ngulit mirë tek nxënësit.Rendimenti i rrafshit dhe i rrotullës është lënë të gjendet nëklasë. Kjo duhet realizuar pa tjetër si ushtrim teorik nga mësuesi,duke aktivizuar nxënësit.• Mësimi 8: Motorët me djegie të brendshme (1 orë)Makinat motorë dhe gjeneratorë trajtohen thjeshtë, sipas programit.Ndarja midis tyre është e qartë. Zgjerohet informacioniMËSIMET E FIZIKËS 8 •51


tek kuptimi i energjisë fillestare duke dhënë disa shembuj.Është e rëndësishme të ngulitet fakti që në makinat reale rendimentiështë gjithmonë më i vogël se 1. Kështu përgatitet nxënësitë kuptojë mirë parimet e termodinamikës.Motorët me djegie të brendshme janë shembulli dhe zbatimipraktik tipik ku si energji fillestare shërben energjia termike. Katërkohët e makinës janë të thjeshta për tu kuptuar. Një figurë e mirëose një model në miniaturë do ishte me vlerë në orën e mësimit.• Mësimi 9: Turbina me avull; gjeneratori (1 orë)Është një mësim i bukur dhe i thjeshtë. Nxënësi merr një informacionteknik të mirë dhe njohuri te reja mbi mënyrën e transformimittë energjisë. Ai kupton që në përgjithësi për të arritur deritek shfrytëzimi i energjisë fillestare në funksion të gjeneratorëveduhet kaluar në disa hallka transformimesh.Figurat duhen bërë të mëdha dhe të shpjegohet zinxhiri i transformimeve.Kapitulli VVala dhe tingulli(12 orë)• Mësimi 1: Lëvizja lëkundëse (1 orë)Përkufizimi i lëkundjes si lëvizje rreth vendndodhjes së drejtpeshimitështë i qartë dhe i shkurtër. Nxënësi e merr menjëherëinformacionin nga shembujt që pasojnë. Në shpjegim të shkohetpak më tej, duke treguar më hollësisht si dhe pse bëhet rikthimii trupit që lëkundet ne vendndodhjen e baraspeshës, me qëlliminqë të arrihet tek ideja e forcës së përpjesshme me zhvendosjen, edrejtuar nga kjo vendndodhje. Kjo është më lehtë për rastin esustës; për lavjerrësin mjafton të drejtohet vëmendja rëndesa.• Mësimi 2: Amplituda e lëkundjes (1 orë)Nga pikëpamje kinematike, lëvizja lëkundës njihet kur njihetvendndodhja e trupit lëkundës, në momente të ndryshme të kohës;zakonisht kjo matet nisur nga vendndodhja e baraspeshës. Vleramë e madhe e kësaj zhvendosje është amplituda. Ka rëndësi të52 •MËSIMET E FIZIKËS 8


theksohet kjo, pasi shpesh herë nxënësi nuk e kupton qartë.• Mësimi 3: Perioda dhe frekuenca (1 orë)Gjatë shpjegimit të periodës së lëkundjes në një hap të parë,mund të përdoret koha midis dy vendndodhjeve të njëpasnjëshmenë pikën me amplitudë maksimale. Por, duhet marrë edhe shembujtë tjerë, ku si referencë, të merret një pikë çfarëdo në rrugëne trupi që lëkundet. Këtu nxënësi duhet orientuar që momentipasardhës i referencës është ai kur trupi do të ndodhet në po atëvend dhe me të njëjtin kah të shpejtësisë.Në rastin e frekuencës tërhiqet vëmendja që shpeshtësia e lëkundjevegjykohet edhe me sy, për të krijuar idenë e perceptimit tëdrejtpërdrejtë të karakteristikës në fjalë.• Mësimi 4: Lëvizja valore (1 orë)Thelbi i mësimit përqendrohet në dy aspekte:a) Vënia në lëkundje e të gjitha thërrmijave të mjedisit, nga njëthërrmijë e vetme që lëkundet, me anë të veprimi të forcave elastiketë lidhjeve të thërrmijave të mjedisit;b) Mos zhvendosja e lëndës në këtë dukuri.Termi “lidhje elastike” është nga ato që përfaqësojnë një përfytyrimse çfarë janë; duhet bërë analogjia me sustën duke rikujtuarforca që lindin e që kanë kah të kundërt me zhvendosjen.• Mësimi 5: Burimi i valëve (1 orë)Burimi lidhet me një lëkundjen që fillon në një mjedis elastik.Të theksohet nga mësuesi edhe aspekti energjetik: është energjia eburimit (që i jepet nga ngacmuesi) që i përcillet thërrmijave të tjera.• Mësimi 6: Llojet e valëve (1 orë)Kur flitet për llojet e valëve, duhet pasur për të mos ngatërruardrejtimin e përhapjes së valës me drejtimin e lëkundjes së thërrmijave;tek vala gjatësore kjo mund të ngatërrohet lehtë; tek valatërthore, në dukje është më e qartë, por kërkon një shpjegim tëkujdesshëm.Lidhur me gjatësinë e valës mund të ngatërrohet largë-sia nënjërën anë apo në tjetrën të vendndodhjes së baraspeshë. Për këtëtë përdoret dhe shprehja: “gjatësia e valës është largësia midiskreshtave të dy dallgëve të njëpasnjëshme”, mbështetur nëpërhapjen e valëve në ujë.MËSIMET E FIZIKËS 8 •53


• Mësimi 7: Shpejtësia e përhapjes së valëve (1 orë)Për shprehjen e shpejtësisë, duhet mbështetur në parimin ethjeshtë të kinematikës, mbi lidhjen midis zhvendosjes kohës sësaj dhe përfundimit për shpejtësinë. Në këtë mënyrë, nxënësi orientohetmë thjeshtë dhe rrjedh, pa shqetësim, edhe lidhja që shprehgjatësinë e valës. Lidhja midis frekuencës dhe shpejtësisë të rrjedhënga zëvendësimi në formulën e gjatësisë së valës, të lidhjes midisperiodës dhe frekuencës, pa u futur në arsyetime.• Mësimi 8: Vala e tingullit (1 orë)Ky mësim është mjaft i shkurtër, por parashikohet të zhvillohetsë bashku me dy mësimet pasardhës, duke mbuluar kështu triorët mësimore të planifikuar vetëm për tingujt.Megjithatë, kjo orë mësimore mund të shfrytëzohet edhe për tëpërftuar, nga ana e nxënësve, një eksperiencë në të dalluarit etingujve: i fortë, dobët, i hollë, i trashë si dhe për të përdorur tingullinpër tu orientuar në mjedisin rrethues.• Mësimi 9: Tingulli (1 orë)Gjithçka që në mësimin paraardhës u perceptua nga klasalidhur me klasifikimet e tingujve nga ana e ndjesisë fiziologjike,në këtë mësim u bëhet lidhja me karakteristikat fizike. Nxënësimund të kërkojë arsye pse nuk dëgjohen ultra dhe infratingujt,por kjo gjë nuk mund të bëhet brenda këtij programi dhe të mbetetvetëm si fakt. Fortësia perceptohet mirë nga eksperienca; më shumëprova mund të bëhen për lartësinë dhe për ngjyrën e tingullit.• Mësimi 10: Përhapja e tingullit (1 orë)Mësimi ilustron mjaft mirë përhapjen e tingullit në mjedis.Përveç provës me sahatin me zile në kambanën me dhe pa ajër,edhe shpjegimet e dukurive të tjera lidhen me mjedisin e përhapjes.Për këtë gjë, mësimi është i plotë.Dukuria e jehonës është interesante, pasi lidhet edhe me njëpërdorim praktik të llogaritje së largësive. Më vështirë do ta kenënxënësit të kuptojnë valën tingullore të thyer, por le të shprehetideja, pasi, më vonë, kuptohet më mirë në optikën gjeometrike.• Mësimi 11: Ultratingulli (1 orë)Mësimi është pasqyrim i përqendruar i përdorimit të ultratingullit54 •MËSIMET E FIZIKËS 8


duke shfrytëzuar dukuritë e përshkruara në mësimet paraardhëse.Skemat janë të qarta dhe është e mira të riprodhohen nga nxënësitgjatë përgjigjeve, pasi ndihmojnë në të kuptuarit e dukurive.Është mirë të zgjerohet me përdorime të tjera të ultratingujvenë teknike, duke u lidhur me vetitë e këtyre të fundit.• Mësimi 12: Përsëritje (1 orë)Përsëritja do të konsistojë në veçantitë e lëvizjes valore dhe tëtingullit në veçanti, në mënyrë që nxënësit të mund të dallojnëkëtë lëvizje nga lëvizja e njohur mekanike e trupave, çka do tu lejojëatyre të perceptojnë më vonë lëvizjen valore si specifike.Mësuesi________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________MËSIMET E FIZIKËS 8 •55


4. MËSIMET E FIZIKËS 9Orë gjithsej: 70 orë vjetore(35 javë x 2 orë në javë = 35 orë vjetore).Sipas aktvitetit: Teori (T) 43 orëUshtrime (U) 2 orëPunë laboratori (PL) 8 orëPërsëritje (P) 4 orëDetyrë kontrolli (DK) 1 orëOrë në dispozicion (D) 12 orëSipas kapitujve: I. Kalorimetria, shndërrimet fazore 15 orë(10T, 5PL)II. Rrjedhësit në prehje dhe lëvizje 17 orë(15T, 2P)III. Gazi i përsosur. Izoproceset 11 orë(5T, 2PL, 2U, 1P, 1DK)IV. Optika gjeometrike15 orë(13T, 1PL, 1P)Orë në dispozicion12 orëOBJEKTIVAT MËSIMORE Kapitulli I: Kalorimetria. Shndërrimet fazoreObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të mësojnë të shpjegojnë dukurinë e shkëmbimittermik.• Të kuptojnë e përkufizojnë korrekt baraspeshën termike.• Të njehsojnë temperaturën absolute; të mësojnë që t = T.• Të përshkruajnë shkëmbimin termik me përcjellshmëri, konveksiondhe rrezatim.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të llogaritin nxehtësinë e shkëmbyer deri në gjendjene baraspeshës me anë të kapacitetit termik dhe diferencës sëtemperaturave.• Të shpjegojnë pikën e shkrirjes dhe të ngurtësimit.• Të shpjegojë shndërrimet e nxehtësisë gjatë shkrirjes dhe avulli-56 •MËSIMET E FIZIKËS 9


mit; të përkufizojë nxehtësitë përkatëse specifike.Objektiva afatgjatë• Nxënësi të njehsojë nxehtësinë që merr (jep) trupi kur atij indryshon edhe temperatura edhe faza.• Të përkufizojë fuqinë kalorifike të lëndës së djegshme.• Të shkruajnë ekuacionin e bilancit termik dhe të dinë ta përdorin.• Të sqarojnë rendimentin e ngrohësit dhe të përdorin formulëne llogaritjes. Kapitulli II: Rrjedhësit në prehje dhe në lëvizjeObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të përvetësojnë konceptin e shtypjes.• Të llogarisin shtypjen dhe ta dallojnë atë nga forcat e shtypjes.• Të shpjegojnë shtypjen e gazit dhe aktorët që ndikojnë në madhësinëe saj.• Të njohin manometrin dhe të shpjegojnë funksionimin e tij.• Nxënësit të shpjegojnë shtypjen atmosferike dhe faktorët që endikojnë atë.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të njohin barometrin dhe të dhe të shpjegojnë funksionimine tij.• Të mësojnë varësinë e shtypjes atmosferike nga lartësia dhelidhjen me kushtet e motit.• Të tregojnë shtypjen në lëngjet dhe tejçimin e saj.• Të formulojnë Ligjin e Paskalit.• Të përvetësojnë formulën e llogaritjes së shtypjes në thellës tëlëngut.Objektiva afatgjatë• Nxënësit të njohin kuptimin e forcës së Arkimedit dhe llogaritjene saj.• Të njohin shkaqet fizike të forcës ë Arkimedit.• Të shpjegojnë lundrimin dhe pluskimin e trupave.• Të shpjegojnë vijat dhe tubin e rrymës.• Të llogarisin shpejtësinë e rrjedhjes së lëngut në një tub tëmbyllur.MËSIMET E FIZIKËS 9 •57


Kapitulli III: Gazi i përsosur. IzoprocesetObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të njohin parametrat e gjendjes së një gazi.• Të njohin dhe shpjegojnë ekuacionin e përgjithshëm të gjendjessë gazit.• Të përvetësojnë paraqitjen e sasisë së gazit me në të numurittë moleve.• Të njohin dhe përkufizojnë procesin izotermik, izobarik dheizohorik.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të përdorin ligjin e procesit izotermik si ekuacion.• Të përdorin ligjin e procesit izobarik si ekuacion.• Të përdorin ligjin e procesit izohorik si ekuacion.• Të mund të ilustrojnë secilin proces me shembuj.Objektiva afatgjatë• Nxënësit të përdorin ekuacionin e përgjithshëm të gjendjes sëgazit për dy gjendje të ndryshme të të njëjtit gaz, për të njehsuarparametrat e ndryshëm.• Të përdorin ekuacionin e përgjithshëm të gazit për të nxjerrëligjet e proceseve izotermik, izobarik, izohorik• Të paraqesin këto procese në rrjetet koordinative të përshtatshme. Kapitulli IV: Optika gjeometrikeObjektiva afatshkurtër• Nxënësit të dallojnë mjediset optike dhe jo optike.• Të mësojnë dukurinë e pasqyrimit dhe rrugën e rezeve të pasqyruara.• Të njohin dukurinë e përthyerjes së dritës dhe të mësojnë ligjete saj.• Të krahasojnë vetitë fizike të mjediseve të ndryshëm optikë.Objektiva afatmesëm• Nxënësit të ndërtojnë shëmbëllimin e dhënë nga pasqyrat sferike.58 •MËSIMET E FIZIKËS 9


• Të përdorin formulën e pasqyrës sferike.• Të ndërtojnë shëmbëllimin e dhënë nga thjerrat e ndryshme.• Të njohin e përdorin formulën e thjerrës.Objektiva afatgjatë.• Nxënësit të shpjegojnë syrin si sistem optik.• Të dallojnë syrin miop dhe atë hipermetrop.• Të shpjegojnë parimin e punës së mikroskopit dhe teleskopit.MËSIMET E FIZIKËS 9 •59


ZHVILLIMI I PLANIT MËSIMORKapitulli IKalorimetria dhe shndërimet fazore(15 orë)• Mësimi 1: Energjia e brendshme dhe baraspesha termike(1 orë)Nxënësi mëson që grimcat e lëndës janë në lëvizje të çrregulltdhe të përhershme. Duhet këmbëngulur në sqarimin e energjisëkinetike mesatare të lëvizjes së molekulave, si çelësi i shpjegimittë baraspeshës termike. Në shpjegimin e shkëmbimit të energjisësë brendshme midis trupave (shkëmbimin e nxehtësisë), duhettheksuar se kur temperatura e trupave barazohet shkëmbimi inxehtësisë ndërpritet, sepse energjitë kinetike mesatare të molekulavetë trupave në kontakt bëhen të barabarta. Po ashtu duhetsaktësuar se kanë temperaturë më të lartë ata trupa që kanëenergjinë kinetike të molekulave më të lartë.Për shkallën e temperaturës, të thuhet që vendosja e saj ështënjë marrëveshje e bërë dhe që ka edhe shkallë të tjera temperaturepërveç celsius dhe Kelvin.• Mësimi 2: Punë Laboratori: Shkëmbimi i nxehtësisëdhe baraspesha termike (1 orë)Studjohet baraspesha termike si një gjendje e përcaktuar ngatemperatura e pandryshueshme e përbërësve të sistemit termodinamik(në rastin konkret të dy masave të ujit në kalorimetër).Llogaritjet e sasive të nxehtësisë kryhen pasi bëhen matjet e saktatë temperaturave dhe masave përkatëse të ujit në përdorim.• Mësimi 3: Përcjellshmëria termike (1 orë)Dukuria e përplasjes së molekulave dhe e transmetimit të energjisëkinetike nga një molekulë tek tjetra shpjegohet edhe me ligjine ruajtjes së sasisë së lëvizjes, që nxënësi akoma nuk e njeh. Përkëtë në libër shpjegimi bëhet me atome që lëkunden dhe atomefqinjë që “marrin” më shumë lëkundje. Ajo që duhet theksuar60 •MËSIMET E FIZIKËS 9


është fakti se një molekulë “humbet” sasi lëvizje dhe tjetra “fiton”.Të këmbëngulet në atë që përcjellshmëria termike në trupa tëndryshëm është e ndryshme sepse është cilësi e trupit. Formulae dhënë në tekst tregon këtë gjë. Koeficienti k është një konstanteqë karakterizon trupin(lëndën).• Mësimi 4: Konveksioni dhe rrezatimi (1 orë)Konveksioni si dukuri bëhet i mundur nga vetia e rrjedhshmërisëqë kanë gazet dhe lëngjet. Përveç shembullit me rrymate ajrit tokë-det dhe det-tokë që jepet në libër, shembulli me qiririne vendosur poshtë ose lart derës është i thjeshtë, është i kuptueshëm.Një shembull tjetër është kondicioneri që ngroh ose ftohpikërisht në sajë të konveksionit.Të vihet theksi që rrezatimi është kurdoherë i pranishëm kurtrupi është nxehur aq sa të prodhojë valë elektromagnetike. Prarrezatimi ka një mekanizëm më të ndërlikuar dhe ai “funksionon”në largësi dhe nuk ka nevojë për lëndë që të transmetohet. Ligji iStefan-Bolcmanit duhet dhënë thjesht, si fakt, pa sqarime. Ajo qëduhet të dinë nxënësit është që energjia e rrezatuar varet nga T 4 ,përmasat e trupit dhe lloji i lëndës.• Mësimi 5: Nxehtësia specifike e lëndës (1 orë)Kapaciteti termik jepet thjeshtë dhe është i kuptueshëm si koncept.Kujdes tek interpretimi i shenjave. Çështja është tek të kuptuarit,çdo të thotë negativ dhe pozitiv për ndryshimin e temperaturësdhe nxehtësinë që shkëmbehet; duhet insistuar në shpjegim.Konceptin e nxehtësisë specifike nxënësit e ngatërrojnë mekapacitetin termik. Duhet sqaruar që kapaciteti termik ka të bëjëme nxehtësinë që merr i gjithë trupi. Kurse nxehtësia specifikeështë kapaciteti termik për njësinë e masës. Në këtë kuptim nxehtësiaspecifike karakterizon më mirë llojin e lëndës.• Mësimi 6: Punë Laboratori: Përcaktimi i nxehtësisë specifike(1 orë)Realizohet nxehje e një mase të dhëne uji dhe, mbi bazën e bilancitenergjetik të shkëmbimit të nxehtësisë, gjendet formula enxehtësisë specifike. Llogaritjet kryhen për disa lloje trupash. Gjatëpunës nxehtësia e shkuar për ngrohjen e kalorimetrit nuk merretparasysh.MËSIMET E FIZIKËS 9 •61


• Mësimi 7: Njehsimi i nxehtësisë që merr ose jep trupi (1 orë)Mësimi është i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Duhet këmbëngulurnë njohjen dhe përdorimin mirë të njësive.Të theksohet se temperatura matet në Kelvin(K), por meqenësenë formulën e shkëmbimit të nxehtësisë jepet diferenca e temperaturave,në zbatim mund të bëhen zëvendësimet edhe në gradëCelsius, pasi diferenca del e njëjtë.• Mësimi 8: Shkrirja dhe ngurtësimi i lëndës (1 orë)Ngritja e temperaturës së akullit si trup është e vështirë të realizohetnë kushtet e laboratorit të shkollës. Kështu shpjegimi dotë jepet si fakt i njohur. Shkrirja e akullit është e thjeshtë për t’udemonstruar. Nga ana tjetër për të gjykuar që edhe temperaturae akullit është zero të nisemi nga arsyetimi që akulli me ujin janënë baraspeshë termike meqenëse janë në kontakt.Për trupat kristalorë dhe amorfë nxënësi ka marrë një informacionnë vitet më të ulëta; kështu mund të flitet me një nivel mëtë lartë. Mund të jepet një shpjegim i thjeshtë të rrjetës kristalorenë trupat kristalorë.Pas sqarimit të mësipërm, mos ndryshimi i temperaturës gjatëshkrirjes së kristaleve, të shpjegohet: “energjia termike që merrtrupi shkon për prishjen e rrjetës kristalore”.• Mësimi 9: Punë Laboratori: Nxehtësia e shkrirjes së akullit(1 orë)Në impiantin e thjeshtë të treguar në figurë në tekstin e laboratorit,realizohet shkrirje e akullit në temperaturën 0 0 C dhe nisurnga bilanci energjetik nxirret formula që pasqyron vlerën enxehtësisë specifike të shkrirjes së tij. Tërhiqet vëmendja në matjete sakta të temperaturës, kohës, intensitetit të rrymës, tensionitdhe masës së akullit.• Mësimi 10: Avullimi dhe kondensimi. Vlimi (1 orë)Në këtë temë me të drejtë përmendet energjia kinetike e molekulave.Është rasti të theksohet që molekulat e ndryshme kanëenergji kinetike të ndryshme, se kanë shpejtësi të lëvizjes kaotiketë ndryshme. Mesatarja aritmetike e energjisë kinetike të të gjithamolekulave jep energjinë kinetike mesatare e molekulave që përcaktontemperaturën e trupit. Që këtej shpjegohet më qartë pse62 •MËSIMET E FIZIKËS 9


kur temperatura është më e madhe avullimi ndodh më shpejt. Nëverë dyshemeja thahet më shpejt se në dimër.Jepet ideja e ndikimit të shtypjes në temperaturën e vlimit.Duhet të qartësuar se sa më e madhe të jetë shtypja e ushtruarmbi lëng aq më e madhe është temperatura e vlimit. Në lartësitë emaleve të larta uji vlon në temperaturë më të vogël se 100 0 C,ngaqë shtypja atmosferike atje është më e vogël.Nga ana tjetër në një tenxhere me presion lëngu vlon nëtemperaturë më të madhe se 100 0 C, sepse duke qenë e mbyllurshtypja bëhet më e madhe se shtypja atmosferike.• Mësimi 11: Punë Laboratori: Nxehtësia e vlimit të ujit (1 orë)Zbatohet skema eksperimentale e përshkruar në tekstin epunëve të laboratorit. Matjet elektrike dhe ato të kohës janë tëdrejtpërdrejta; matja e masës së avullit të krijuar është indirekte,nisur nga masat e ujit në enë (fillestare dhe atë të mbetur). Bëhetkujdes për plotësime të sakta të tabelave të matjeve dhe në vendosjene njësive korrekte në sistemin SI.• Mësimi 12: Fuqia kalorifike e lëndës së djegshme (1 orë)Koncepti i fuqisë kalorifike të lëndës së djegshme është i thjeshtëdhe i kuptueshëm. Duhet pasur kujdes që nxënësit ta dallojnëqartë nga nxehtësia specifike e shkrirjes ose avullimit, pasi faktiqë kanë të njëjtën njësi matje J/kg mund t’i ngatërrojë.Të sqarohet thjeshtë se pse lëndët ushqyese kanë fuqi kalorifike.Nxënësve t’u thuhet thjesht që në organizmin tonë, në qelizë ndodhinreaksione kimike me lëndët ushqyese që çlirojnë energji nëformën e nxehtësisë. Natyrisht procesi nuk është kaq i thjeshtëpor për të krijuar një farë ideje, ky shpjegim është i mjaftueshëm.• Mësimi 13: Shndërrimet energjetike, bilanci termik (1 orë)Kjo temë mund të konsiderohet një përmbledhje e temave tëmëparshme. Në fund të fundit jepet një formë e veçantë e ligjit tëruajtjes së energjisë. Ekuacioni i bilancit termik është shprehje ekëtij ligji dhe këtu duhet vënë theksi nga mësuesi.• Mësimi 14: Punë Laboratori: Mirësia e një llambe alkooli (1 orë)Eksperimenti ndjek një procedurë të ngjashme me punën emëparshme të laboratorit. Nxënësit inkurajohen nga eksperiencaMËSIMET E FIZIKËS 9 •63


dhe ora e punës plotësohet më mirë me diskutime, pyetje e përgjigjembi proceset e shndërrimeve energjetike.• Mësimi 15: Pasojat e ngrohjes globale (1 orë)Nxënësi merr një informacion të dobishëm për burimet e energjisëdhe duhet sensibilizuar për ndikuar si qytetar i ardhshëm,në reduktimin e ndotjes së ambientit dhe në kursimin e energjisë.Kapitulli IIRrjedhësit në prehje dhe në lëvizje(17 orë)• Mësimi 1: Forcat e shtypjes; shtypja (1 orë)Tek eksperimenti me allçinë dhe tullën, theksi me të drejtë ështëvënë tek sipërfaqja e mbështetjes, si shkaku i zhytjeve të ndryshme.Për të ilustruar këtë vendosim mbi allçi edhe dy tulla dhe e krahasojmëngjeshjen me rastin kur vendosim një tullë. Duke bërë njëanalizë të tillë nxënësi arrin vetë në përfundimin se shtypja ështënë përpjesëtim të drejtë me forcën dhe në përpjesëtim të zhdrejtëme sipërfaqen.Në pamundësi për ta provuar eksperimentalisht që forcatshtypëse janë gjithmonë pingule me sipërfaqen, ky përfundim dotë japë si fakt.• Mësimi 2: Atmosfera, shtypja atmosferike (1 orë)Në pjesën e parë të mësimit eksperimenti i kryer dhe tërë arsyetimiështë në funksion të shpjegimit të ekzistencës së shtypjes atmosferike.Të sqarohet mirë zbatimi i formulëspër rastin eshtypjes atmosferike pasi nxënësi mund ta ketë të vështirë tëpërfytyrojë forcën F dhe sidomos sipërfaqen S. Mund t’i thuhet qëforca F është forca e rëndesës së ajrit të atmosferës. Nxënësi kamësuar më parë që ajri rëndon.Në eksperimentin e Toriçelit duhet të shfrytëzohet dukuria errjedhshmërisë së lëngjeve. Pra zhiva në tub do të rrjedhë natyrishtsi rezultat i forcës tërheqëse të Tokës. Nëse tubi do të ishte i hapurnga të dy anët zhiva do rridhte e gjitha dhe ne do vinim re njëkohë-64 •MËSIMET E FIZIKËS 9


sisht ngritjen e nivelit të saj në enë. Kur tubi është i mbyllur rrjedhjandërpritet.• Mësimi 3: Shtypja në lartësi të ndryshme (1 orë)Tubi i Toriçelit do të ishte mjeti më i mirë për të matur shtypjenatmosferike, sepse është absolutisht i saktë. Por ky mjet nuk ështëpraktik, prandaj përdoret barometri.Sqarohet që avujt e ujit kanë shtypje më të vogël se ajri i thatëi atmosferës. Shtypja e ulët tregon si praninë e avujve të ujit,ashtu edhe ajër më të ftohtë, pra paralajmëron kohë të keqe. Ekundërta kur kemi shtypje të lartë. Që ajri rëndon dhe shkaktonshtypjen del qartë kur ngjitemi në mal. Atje shtypja është më evogël se në det, pikërisht se ka më pak ajër. Kjo ndjehet edhe nëfrymëmarrje, që vështirësohet në lartësi të mëdha.• Mësimi 4: Shtypja e gazit (1 orë)Duhet shpjeguar pse zhiva në dy anët e gypit në formë Uqëndron në të njëjtin nivel; kujdes që zhiva do qëndronte në tënjëjtin nivel edhe sikur të mos kishte ajër.Ndikimin e ajrit në nivelin e zhivës mund ta provojmë thjeshtë.Nëse njërën anë të tubit e lidhim me një top llastiku në formëdardhe dhe e shtypim nga njëra anë shikojmë që zhiva ulet nënjërën anë dhe ngrihet në anën tjetër. Ky është hapi i parë për tëshpjeguar ndryshimin e shtypjes së ajrit në dy anët e tubit dhemundësinë e matjes së tij me diferencën e niveleve të zhivës.Pas provës së mësipërme parimi i ndërtimit të manometrit ështëi qartë. Të theksohet që njëra anë e tubit të manometrit është ehapur që tregon se aty kemi shtypje atmosferike.• Mësimi 5: Varësia e shtypjes së gazit (1 orë)Në këtë temë janë trajtuar ligjet e gazeve të përsosur që nxënësido t’i studiojë në kapitullin pasardhës. Vlen të theksohet që nëgazet në enë lëvizja kaotike e molekulave “përballohet” nga faqete enës, kurse në atmosferë nga pesha e vetë ajrit. Sidoqoftë dukeqenë se procesi është disi i ndërlikuar shpjegimi duket të jetë ithjeshtë dhe informues.Gazi në enë e “bart” shtypjen atmosferike, sepse gazi në enëështë pjesë e atmosferës. Në këtë kuptim kur ngjeshim gazinshtojmë sasinë e lëndës në njësinë e vëllimit dhe kur e zgjerojmëMËSIMET E FIZIKËS 9 •65


e rrallojmë atë. Dukuria është e ngjashme me dukurinë e ndryshimittë shtypjes atmosferike në lartësi të ndryshme.• Mësimi 6: Përsëritje (1 orë)Përsëritja synon në ngulitjen e koncepteve, të kuptuarit e vlerëssë madhësisë shtypje për analizat e veprimeve të shtypjes; në mënyrëtë veçantë në analizën e të kuptuarit të shtypjes atmosferikedhe asaj të gazeve në përgjithësi.Ushtrimet dhe problemat janë në mbështetje të këtyre nocioneveprandaj realizohen të gjitha në orën e përsëritjes.• Mësimi 7: Shtypja në lëngje (1 orë)Në trajtimin e eksperimentit të figurës II.12 duhet pasur kujdessepse kjo provë është sjellë si provë për shtypjen në gaze. Më ikapshëm është eksperimenti në figurën II.13, sepse membranazhytet në lëng dhe manometri tregon shtypjen e ushtruar ngalëngu në membranë.Të tregohet më shumë vëmendje tek ndryshimi i shtypjes nëvarësi të thellësisë së manometrit. Është njëlloj si me atmosferën.Në fund të fundit është kolona e rrjedhësit (lëng apo gaz qoftë) qëushtron shtypje në sajë të rëndesës që ka.Të mos harrohet se në të gjitha rastet konkluzionet që arrihenjanë eksperimentale.• Mësimi 8: Shtypja në thellësi të lëngut (1 orë)Duhet këmbëngulur që ai të risjellë në kujtesë tre fakte eksperimentaleqë janë trajtuar në mësimin e mëparshëm. E para, në njëpikë të caktuar të lëngut shtypja është kudo njëlloj (ngado që takthejmë membranën e manometrit ai tregon të njëjtën shtypje). Edyta, në të gjitha pikat e lëngut që ndodhen në të njëjtin nivel,shtypja është njëlloj. Dhe e treta, në pikat e lëngut që ndodhen nëthellësi të ndryshme, shtypja është e ndryshme, sa më thellë aqmë e madhe shtypja.Pas kësaj ajo që duhet shqyrtuar me vëmendje është thellësia.Lëngu rëndon aq më shumë, më thellë të jemi, se aq më shumëmasë lëngu ndodhet sipër.Kur trajtojmë forcat që veprojnë sipas faqeve të mos harrojmëse barazimi ose mos barazimi i tyre (forca është F = P · S) u provuaeksperimentalisht. Ne do të gjejmë teorikisht se me sa ndryshojnë66 •MËSIMET E FIZIKËS 9


forcat në dy faqet e kubit, në atë të sipërmen dhe në atë të poshtmen.Këtu merret në shqyrtim rëndesa e masës së lëngut që përfshihetbrenda kubit.• Mësimi 9: Ligji i Paskalit (1 orë)Duhet shpjeguar mirë paragrafi i parë, në të cilin pohohet qëndryshimi i shtypjes midis dy pikave në thellësi të ndryshme tëlëngut mbetet i pandryshuar nëse mbi lëng vepron një forcë shtesë.Për ta kuptuar këtë, nxënësit i duhet shpjeguar që shtypja nësecilën pikë në fakt ndryshon, por zmadhohet me të njëjtën vlerë(p shtesë= F shtesë· S). Pas kësaj ligji i Paskalit bëhet i kuptueshëmdhe i thjeshtë.Pjesa në vazhdim është zbatim i ligjit të Paskalit. Duhet pasurkujdes të theksohet edhe një herë, që shtypja nuk varet ngagjerësia e kolonës së lëngut por nga thellësia e saj.• Mësimi 10: Shtytja e Arkimedit (1 orë)Është një trajtim shumë i thjeshtë dhe një konkluzion që nxirreteksperimentalisht. Eksperimenti duhet kryer në klasë, madje ngavetë nxënësit dhe ata ta nxjerrin vetë konkluzionin.• Mësimi 11: Nga se varet shtytja e Arkimedit? (1 orë)Të dy eksperimentet janë të thjeshtë dhe lehtësisht tërealizueshëm. Nxënësit duhen aktivizuar të kryejnë provat dhe tënxjerrin vetë konkluzionin që forca e Arkimedit varet nga dendësiae lëngut dhe vëllimi i pjesës së zhytur të trupit në lëng.• Mësimi 12: Madhësia e forcës së Arkimedit (1 orë)Forca e Arkimedit varet nga dendësia e lëngut dhe nga vëllimii pjesës së zhytur në lëng. Përpara se të flitet për madhësinë e saj,duhet ritheksuar ky fakt.Eksperimenti i treguar në libër është i thjeshtë dhe bindes.Duhet të theksohet, se cilindri bosh mbushet plot me ujin e mbledhurnga derdhja jashtë gotës. Kjo bind që forca është e barabartëme peshën e lëngut të zhvendosur nga trupi.Kujdes, që uji të mos derdhet për së dyti kur mbushet cilindribosh me tepricën. Kjo për të shmangur çdo keqkuptim që mundtë lindë nga derdhja për së dyti e ujit, që nuk ka të bëjë fare mearsyetimin tonë dhe konkluzionin e nxjerrë.MËSIMET E FIZIKËS 9 •67


• Mësimi 13: Trupat lundrues (1 orë)Trupa që lundrojnë dhe trupa që fundosen është gjëja më e zakonshmee njohur nga çdo kush. Në qoftë se forca e Arkimeditështë më e madhe se forca e rëndesës së trupit, atëherë ai lundrondhe anasjelltas. Mjafton t’i japim trupit një formë që ai të ketëmundësi të zhvendosë aq ujë sa ka peshën e tij(në ajër) dhe ainuk do zhytet. Këtë njerëzit e kanë zgjidhur duke ndërtuar varkat.Nxënësi duhet të fiksojë mirë tre rastet: Forca e Arkimedit ebarabartë me rëndesën e trupit; forca e Arkimedit më e madhe serëndesa dhe forca më e vogël se rëndesa e trupit.• Mësimi 14: Përsëritje (1 orë)Përsëritja lidhet me kuptimin e forcës së Arkimedit (origjinë sidukuri) dhe formulës së llogaritjes së saj. Këto shërbejnë si konceptualishtashtu edhe për zgjidhjen me sukses të ushtrimeve qëpasojnë.• Mësimi 15: Rrjedhja e lëngjeve (1 orë)Informacioni i ri që merr nxënësi në këtë temë ka të bëjë mekuptimin e lëngut të përsosur, me vijën dhe tubin e rrymës merrjedhjen e qëndrueshme dhe shtjellore. Këto nocione janë të lidhurame njëra tjetrën.Formula V = S · v · t është e vërtetë për lëngun e përsosur, i ciliështë i pangjeshshëm. Një sasi lëngu do të kalojë e gjitha nëpër njësipërfaqe të prerjes tërthore të tubit. Del kuptimi i prurjes Q dheështë e barabartë me prodhimin e sipërfaqes me shpejtësisë e lëngut.Ekuacioni i Bernulit është gjykuar të jepet si fakt, pa treguarse si del. Mund të shtohet vetëm fakti që ky ekuacion ështërrjedhojë e ligjit të ruajtjes së energjisë mekanike.Kapitulli IIIGazi i përsosur. Izoproceset(15 orë)• Mësimi 1: Parametrat makroskopikë të një mase gazi (1 orë)Parimisht është e drejtë të thuhet që, kur ndryshon të paktënnjë nga parametrat e gjendjes së gazit, gazi kalon nga një gjendje68 •MËSIMET E FIZIKËS 9


në një gjendje tjetër, por në fakt praktikisht kjo është e pa mundur.Nxënësit duhet të dinë se nuk mund të ndodhë asnjë proces ponuk ndryshuan dy parametra. Këtë ai do ta kuptojë kur të mësojëizoproceset.• Mësimi 2: Gazi i përsosur; ekuacioni i gjendjes (1 orë)Duke qenë se ekuacioni i përgjithshëm i gazeve është rrjedhimi ekuacionit themelor të teorisë molekulare kinetike, është gjeturnjë rrugë më e thjeshtë eksperimentale për të arritur në formën etij fillestare. Duhet të insistuar në shpjegimin e provavetë dhëna në libër.Në fund të temës së mësimit jepen shpejt dhe shkurt konstantetë tjera të gazit për të arritur në formën përfundimtare të ekuacionittë përgjithshëm të gazit të përsosur. Meqenëse edhe këto madhësijanë krejtësisht të reja dhe meritojnë një shtjellim të veçantë, mundtë jepet informacioni si fakt i thjeshtë, duke thënë se, provohet që,prodhimi i konstantes k me numrin N është i barabartë me .• Mësimi 3: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet me ekuacioni e përgjithshëm të gazit të përsosur janëthemelore pasi mbështetja në ‘to del e domosdoshme gjatë gjithëkapitullit që merret me gazin e përsosur. Udhëzohet të shkruarite ekuacionit për dy gjendje të veçanta të së njëjtës masë gazi dhetë shkruarit e ekuacionit në shprehjen e vet të plotë për një masëgazi. Me këto udhëzime nxënësit nuk hasin kurrë vështirësi nëkëto ushtrime.• Mësimi 4: Izoproceset: procesi izotermik (1 orë)Mësimi trajtohet eksperimentalisht. Kryhen eksperimente tëthjeshta ku të provohet se kur shtypja rritet vëllimi zvogëlohetdhe anasjelltas. Pas kësaj jepet si fakt ligji.Pasi njihet me ligjin e Bojlit, nxënësi mëson që ky ligj rrjedhnga ekuacioni i përgjithshëm i gazit ideal duke marrë temperaturënkonstante.Izoterma duhet të ndërtohet me disa të dhëna, pastaj të fiksohetmirë forma e saj. Izoterma është një vijë e lakuar që, teorikisht, iafrohet boshteve P dhe V por nuk i takon.MËSIMET E FIZIKËS 9 •69


• Mësimi 5: Punë Laboratori: Ligji i Bojl – Mariotit (1 orë)Puna e laboratorit nuk është e vështirë nga pikëpamja e manipulimevedhe konceptualisht ndihmon në të kuptuarit e ndryshimevepërkatëse të shtypjes dhe vëllimit. Rëndësi ka përgatitja emjetit me të cilin do të punohet.• Mësimi 6: Ushtrime (1 orë)Ushtrimet nuk janë më të vështira se ato të paraqitura në seancëne mëparshme të ushtrimeve, madje janë në vazhdimësi të tyre përtemperaturë konstante. Kështu, mund të lidhen mjaft mirë me idenëe ekuacionit të përgjithshëm; sidoqoftë, janë formuese.• Mësimi 7: Izoproceset: procesi izobarik (1 orë)Duhet shpjeguar përse procesi është izobarik: meqenëse ngarkesae vendosur mbi piston nuk ndryshon atëherë shtypja e ushtruarnga kjo ngarkesë mbi gazin nuk ndryshon.Të mos harrohet që në anën tjetër të pistonit vepron shtypjaatmosferike, e cila ka një vlerë të caktuar konstante. Pasi nxënësishikon eksperimentalisht që vëllimi ndryshon me temperaturëndhe bindet që shtypja nuk ka ndryshuar, formulohet ligji si fakteksperimental. Më pas nxirret nga ekuacioni i përgjithshëm i gjendjessë gazit ideal.• Mësimi 8: Punë Laboratori: Ligji i Gej – Lysakut (1 orë)Eksperimenti është delikat në realizimin e tij, prandaj asistencaduhet e kujdesshme. Orientohen nxënësit për matje të kujdesshme,duke përsëritur përdorimin e instrumenteve matës. Ështërasti të riudhëzohet klasa për të shmangur gabimet nga vendosjae instrumenteve dhe vendndodhja e vrojtuesit.• Mësimi 9: Izoproceset: procesi izohorik (1 orë)Në qoftë se në ligjin e Gej-Lysakut duhet bindur nxënësi se pseshtypja mbetet konstante, këtu ky problem nuk është se vëllimishikohet që nuk ndryshon. Në këtë provë, duhet bindur nxënësipër shtypjen. Në rastin e trajtuar në mësim shikojmë që ngarkesaështë rritur.Pra ne shtojmë ngarkesa për të mbajtur vëllimin të pa ndryshuar,duke mposhtur forcën e shtypjes të rritur nga temperatura. Enjëjta gjë mund të thuhet edhe për këtë grafik, ngaqë përdoret70 •MËSIMET E FIZIKËS 9


Kelvin në vend të Celsius. Për t’i krahasuar dy grafikët nxënësiduhet të dijë ndryshimin midis varësisë lineare dhe varësisë nëpërpjesëtim të drejtë.• Mësimi 10: Përsëritje kapitulli (1 orë)Meqenëse përsëritja është konceptuar si zgjidhje ushtrimesh,kjo do të thotë që nëpërmjet ushtrimeve duhet evidentuar dhengulitur më mirë njohuritë teorike të marra në këtë kapitull.Është rasti për të punuar veçan me njësitë, pasi siç thamë,përdorimi saktë i tyre është një nga problemet që kanë nxënësitnë përgjithësi.• Mësimi 11: Detyrë kontrolli (1 orë)Nxënësi lihet i lirë të punojë; vetëm mund të sqarohet ushtrimiqë të kuptohet tamam situata, por asnjë udhëzim lidhur me rrugëne zgjidhje.Ai duhet të kërkojë shpjegime për çdo veprim; të vlerësojë çdoargumentim pozitiv, formulë të përshtatshme si edhe gabimet nëzëvendësime apo veprimesh dhe tu japë peshën nga më e madhjatek më e vogla, sipas renditjes së mësipërme.Kapitulli IVOptika gjeometrike(15 orë)• Mësimi 1: Burimet e dritës (1 orë)Përcaktimi dhe cilësimi i burimeve të dritës është trajtuar qartëdhe i thjeshtë. Duhet këmbëngulur që nxënësi të ndajë mirë burimetparësore nga ato dytësore. Në burimet parësore duhet të ndajëato natyrore nga ato artificiale. Të trajtohet veçanërisht Dielli siburimi kryesor natyror, pa të cilin nuk do ishte e mundur të shikohejasnjë objekt. Në një natë të errët, me re dha pa asnjë burimartificial që të ndriçojë, ne pothuaj nuk shikojmë asgjë. Po ashtuedhe në një dhomë të mbyllur absolutisht të erret.• Mësimi 2: Përhapja e dritës në vijë të drejtë (1 orë)Duke folur për mjediset optike që lejojnë kalimin e dritës, fusimedhe zbrazëtinë si mjedis optik. Theksohet që zbrazëtia është mje-MËSIMET E FIZIKËS 9 •71


disi më i mirë ku drita përhapet pa asnjë pengesë. Në rastin ehijes që provon përhapjen në vijë të drejtë të dritës, të theksohetse është pikërisht fakti që hija ka të njëjtën formë me objektin qëna bind për këtë.Theksohet edhe një herë që drita përhapet në vijë të drejtë dhenuk e ndryshon drejtimin në një mjedis të njëjtë, për shembull nëajër, në qelq etj. Kur ndërron mjedis ndërron dhe drejtimin porduke u përhapur gjithmonë në vijë të drejtë në mjedisin e ri.• Mësimi 3: Rënia e dritës në kufirin midis dy mjediseve (1 orë)Të sqarohet mirë me figurë rrezja rënëse dhe ajo e pasqyruar.Te theksohet se përdoret koncepti rreze, por në fakt prova bëhetme një tufë shumë të hollë. Të sqarohet që pasqyrimi me ligjet etij ndodh në sipërfaqe shumë të lëmuara (pasqyra). Nëse sipërfaqjanuk është e lëmuar ne nuk e konstatojmë dot pasqyrimin sepserrezet që bien paralelisht nuk dalin më paralelisht.Pasqyrimi i plotë është një dukuri që haset shpesh. Nëse normalishtshikojmë në ujin e pastër objektet që janë në fund të “enës”,duke ulur vështrimin vjen një moment që nuk i shikojmë më. Kyfakt mund të sillet për të bërë të kuptueshëm se ç’është pasqyrimii plotë.• Mësimi 4: Pasqyrimi i plotë; mirazhi (1 orë)Sqarimi i bërë në libër dhe shembujt që mund të sillen janë tëmjaftueshme për të njohur dukurinë e mirazhit. Shembulli i asfaltitqë na duket i lagur në distancë është mirazh tipik. Dy figurat IV.9,janë mjaft domethënëse për të shpjeguar mirazhin. Që ta kuptojë,nxënësi duhet të dijë si formohet shëmbëllimi në pasqyrat e rrafshëta.Këtë gjë ai e ka mësuar në vitet e mëparshme të shkollimit.• Mësimi 5: Drita shumëngjyrëshe (1 orë)Për shpjegimin e zbërthimit të dritës së bardhë, mjeti më bindësështë prizmi prej qelqi. Puna është që kërkon pajisje të posaçmepër t’u realizuar. Prandaj duhet shpjeguar zbërthimi nga prizmitrekëndësh duke bërë një figurë të dukshme dhe të qartë.Ylberi është një dukuri natyrore që shpjegon zbërthimin. Ai ështëi më i dukshëm kur zona ku bie shiu është në një largësi të caktuarnga vrojtuesi dhe kur pikat e shiut janë shumë të vogla. Natyrishtduhet të ketë edhe diell.Në ndryshim nga prizmi, ku zbërthimin e shikojmë duke qenë72 •MËSIMET E FIZIKËS 9


në anën tjetër të prizmit, tek ylberi atë e shikojmë direkt. Kjondodh sepse tek pika e shiut ndodh jo vetëm zbërthimi por edhepasqyrimi i plotë i rrezeve të dritës në faqen e pasme të pikës.• Mësimi 6: Shëmbëllimet nga rrezet e pasqyruara;pasqyrat(1 orë)Duhet të përvetësohet kuptimi i shëmbëllimit dhe praktika endërtimit të shëmbëllimit të një pike materiale. Nxënësit të ndërtojnëvetë shëmbëllimin e një pike nga pasqyra e rrafshët. Pas kësajndërtimi i shëmbëllimit të një objekti është e thjeshtë. Të theksohetqë pasqyrat e rrafshëta japin vetëm shëmbëllim imagjinar, sepseshëmbëllimi merret vetëm nga zgjatimi i rrezeve.Tek shëmbëllimi i pikës do të shpjegohet më mirë edhe largësianga pasqyra e shëmbëllimit. Nëse shëmbëllimi i një pike do tëdalë në të njëjtën largësi nga objekti sa ç’është largësia e pikësnga pasqyra, i gjithë objekti del në po atë largësi nga pasqyra.• Mësimi 7: Shëmbëllimi nga pasqyra e lugët (1 orë)Duhen ngulitur mirë karakteristikat e pasqyrave, boshti, kulmi,qendra dhe vatra, pasi me këto karakteristika nxënësi do operojëpër ndërtimin e shëmbëllimeve. Duhet bërë e qartë që në çdo pikëku bie rrezja ajo pasqyrohet saktësisht sipas rregullave të pasqyrimit,njëlloj siç veprohet në pasqyrën e rrafshët.Theksohet që tek këto lloj pasqyrash, ekziston një pikë mbiboshtin e pasqyrës, ku grumbullohen rrezet rënëse paralele meboshtin, duke zbatuar ligjet e pasqyrimit.Nëse nxënësi kupton dhe bën mirë shëmbëllimin e një pikë,atëherë ai mund të bëjë shëmbëllimin e çdo objekti dhe mund tëvlerësojë mirë llojin e shëmbëllimit, pra kur del real e kur imagjinar,kur i zmadhuar e kur i zvogëluar, kur i drejtë e kur i përmbysur.• Mësimi 8: Formula e pasqyrës së lugët; zmadhimi (1 orë)Shpjegimi i formulës së pasqyrave duhet shoqëruar detyrimishtme një figurë të thjeshtë. Tashmë nxënësit kanë mësuar si ndërtohetshëmbëllimi dhe mund ta bëjnë atë. Merret një objekt vertikalnë një pozicion të caktuar. Gjendet shëmbëllimi dhe tregohen kujanë f, p dhe q.Formula do të merret ashtu siç jepet, pa shpjegim se si del. Poashtu edhe formula e zmadhimit të pasqyrës. Shenjat e shëmbë-MËSIMET E FIZIKËS 9 •73


llimit kanë të bëjnë me llojin e shëmbëllimit, nëse është real apoimagjinar.• Mësimi 9: Shëmbëllimi nga pasqyra e mysët (1 orë)Nëse është kuptuar mirë pasqyra e lugët, pasqyra e mysët ështëmë e thjeshtë. Janë po ato karakteristika, po ato formula. I vetmindryshim është se me pasqyrën e mysët kemi vetëm një shëmbëllimi cili është imagjinar, i drejtë i zvogëluar. Duhet përdorur metodae përqasjes për të fiksuar sa më mirë funksionimin e pasqyrëssë mysët.• Mësimi 10: Përsëritje (1 orë)Tek përsëritja është vënë theksi tek një fakt që në temat përkatësemund të kalohet pa u vënë re. Në vatrën e pasqyrës grumbullohenrrezet ose zgjatimet e tyre, të cilat përcaktojnë edhe llojin eshëmbëllimit.Gjithashtu theksohet edhe shenja e q në formulë.Paraqitja koncize e njohurive duhet shfrytëzuar edhe në funksiontë zgjidhjes së ushtrimeve, që janë vazhdim i përsëritjes.• Mësimi 11: Shëmbëllimi nga rrezet e thyera;thjerrat përmbledhëse(1 orë)Përcaktimi i thjerrave përmbledhëse apo shpërndarëse është injëjtë me atë të pasqyrave, se në thelb është e njëjta gjë. Thjerratdallohen nga trashësia në mes dhe anash.Edhe përcaktimet e elementëve të thjerrave janë si ato të pasqyrave.Të bëhet një figurë e qartë dhe e dukshme në tabelë dhenëpërmjet saj të jepen të gjitha llojet e shëmbëllimeve, duke vënënë dukje që është i njëjti përcaktim si në rastin e pasqyraveTë mos harrohet thjerrat kanë dy vatra të baraslarguara ngakulmi, pavarësisht si janë kurbaturat e sipërfaqeve. Duhet pasurkujdes që, në rastin e thjerrës përmbledhëse, për të gjetur shëmbëllimin,përdoret vatra që ndodhet në anën e kundërt të thjerrës.• Mësimi 12: Formula e thjerrës; zmadhimi (1 orë)Vihet re që formula e thjerrave është e njëjtë me atë të pasqyravemadje edhe marrëveshja e shenjave. Mësuesi edhe këtu duhet tëpunojë duke krahasuar.Kujdes tek shenjat sepse mënyra e përcaktimit mund t’i ngatërrojënxënësit. Tek pasqyrat largësia e shëmbëllimit merret nega-74 •MËSIMET E FIZIKËS 9


tive kur shëmbëllimi del nga ana e kundërt me objektin, kursetek thjerrat shenja merret negative kur shëmbëllimi del nga enjëjta anë me objektin.• Mësimi 13: Punë Laboratori: Përcaktimi i largësisë vatroretë thjerrës përmbledhëse(1 orë)Marrja e shëmbëllimit është një veprim mjaft ilustrues për tëkuptuar thelbin e dukurisë; skema e gjetjes së tij duhet të shoqërojëpunën e nxënësit.Kujdes bëhet që të merret shëmbëllimi i qartë për matje; vendndodhjae ekranit zhvendoset disa herë për të provuar qartësinëmaksimale të shëmbëllimit. Zbatohet me korrektësi formula ethjerrës me shenjat përkatëse.• Mësimi 14: Shëmbëllimi nga thjerra shpërhapëse (1 orë)Gabimi tipik i nxënësve është ngatërrimi i vatrës që duhet tëpërdorin për të gjetur shëmbëllimin. Mësuesi duhet t’u a fiksojëmirë këtë gjë.Domosdoshmërisht vizatohet një figurë dhe sqarohet se si deli vetmi shëmbëllim që jep thjerra shpërndarëse. Të fiksohet mirëqë në thjerrat shpërndarëse largësia vatrore dhe largësia e shëmbëllimitjanë gjithmonë negative. Të qenit e largësisë vatrore negativeështë e lidhur me faktin që vatra duhet marrë nga ana e objektit.• Mësimi 15: Syri dhe instrumente optikë (1 orë)Në këtë temë nxënësi merr një informacion të mirë mbi funksionimine syrit si instrument optik. Rëndësi i duhet kushtuar mënyrëssë krijimit të shëmbëllimit në retinë, akomodimit të syrit dhedukurisë së miopisë dhe hipermetropisë.Mësuesi________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________MËSIMET E FIZIKËS 9 •75


76 •MËSIMET E FIZIKËS 9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!