12.07.2015 Views

DITURIA

DITURIA

DITURIA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Me pas, për çdo natë ata të dy përshëndeteshin. Karrocieri-kalë një mbrëmje i dha shenjë Lules që të zbriste ngaballkoni. Ajo tamam si një flutur për pak sekonda i erdhi pranë.- Me çfar mund t’ju ndihmoj zotëri? - pyeti me naivitetin e fëmijës Lulja.- Lule! Unë kam nevojë për ndihmën tënde por nuk e di nëse don të më ndihmosh?- Kërkomë çfar të dush që unë kam mundësi për të ndihmuar.- Unë jam vrarë në të dy këmbët dhe dua që ti t’ mi mjekosh dhe lidhësh palgët, por..., unë s’ dua që të na shohëkush pasi...Ti e di si janë gojët e liga në qytetin tonë?Lulja nuk foli. Ajo deshte ta ndihmonte por nuk dinte se si pasi aty në rrugë kalonin vazhdimisht njerëz pa le qëmund ta shikonte e jema!- Sikur të vish me mua diku? Ke besim tek unë?- Ku?- Unë rroj vetëm në një dhomë aty poshtë, tek ish konvikti i mjekësores...- Jo, jo! Është larg dhe do më kërkojnë...- Po mire, sikur të hyme tek ai bunkeri aty lart tek rruga e Mborjes?-...!- Vetëm dy minuta sa ti të më mjekosh.- Pse nuk e bën vetë atë punë? Pastaj s’ke asnjë shok a mik?- Po unë s’kam as alkol, as fasho, as gazra, s’kam asgjë.- Ti jap unë dhe shko mjekohu në shtëpi.Fukarai i shkretë u pikëllua që nuk do provonte dorën e butë të saj dheshtërngoi dhëmbët i pafat dhe tërhoqi dhunshëm karrocën e cila ju bashkua vajtimit të tij me qarjen e rrotave.Këtë radhë do të qe Lulja ajo që do të ngelte si një monument në mes të rrugës dhe makinat do ti shkonin fareafër nga të dy krahët duke u rënë burive e duke e ftuar atë llokume.Disa djem të rinj, shofera, ndalën afër saj duke i bërë komplimente për bukurinë trupore por duke e quajturshushkamene e të lënë nga trutë! Njëri i tha patë budallaqe dhe një tjetër e quajti pëllumbeshë teleshmëne.Lulja ishte gati ta ndiqte nga prapa të panjohurin duke i thëne se i dhimbsej shumë fatëziu dhe se ajo do tëvinte kudo që ai do të deshte për ta ndihmuar. Njëkohësisht ajo ndjente dhe një fare frike siç ndjen një kafshështepiake kur i zoti e shet tek një i panjohur. Kafsha e shkretë çapitet pas të panjohurit por mëndja i dorovitet nëdrjtim të kundërt, andej nga ish i zoti i saj dhe ndjen një pasiguri që i sjell frikën por që nuk ka se çfar të bëjë.Kapistra e të panjohurit e tëreq në rrugë të panjohur.Njeriu-kalë as që e këtheu fare kokën dhe kjo e bëri Lulen që ta ndjejë veten fajtore!Të nesërmen, Lulja e priti me padurim, ne ballkonin e saj, kalimin e te panjohurit. Kur ai u çfaq përsëri në rrugëasaj i gufoi zemra nga një ndjenjë e trazuar ku ishin bërë përshesh keqardhja, pendimi, përkujdesi, mëshiradhe frika. Një forcë e panjohr shpirtërore e shtyri drejt rrugës. Ajo u ndodh përseri ballë-përballë të panjohuritfukara i cili ndali karrocën dhe e pa me kujdes që nga gishtat e këmbëve deri tek flokët e kokës. Fytyra e tij evrenjtur u kthjellua dhe dielli i zëmres i ndriçoi sytë e fjetur. Një muskul mbi vetullën e majtë i lëvizi disa herëinstiktivisht.- Me prit tek bunkeri se do te vij të mjekoj! - i foli Lulja me një ton urdhërues dhe vrapoi drejt shtëpisë për tëmarrë çfar i duhej për mjekim.***Lulja vazhdonte të qëndronte mbrëmjeve, si përherë, në ballkon. Njeriu-kalë për çdo mbrëmje vazhdonte tëtërhiqte karrocen plot me dru duke rënkuar. Vajza sapo e shikonte zhelanin që tërhiqte këmbët zvarrë nga mundimi,psherëtinte duke thënë, “Paska një vërtetë një Zot!”12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!