tetor 2012Kisha dhe jeta7shumë të rëndësishme. Flet me këmbëngulje mbinjë pikë shumë praktike: liri që domosdosmërishtkërkohet për martesën: “Detyra e prindit apokujdestarit është të udhëheqin të rinjtë duke ikëshilluar urtësisht kur të formojnë familjen, kurseata duhet të dëgjojnë me kënaqësi, por gjithnjëdo të ruhen që mos t’i shtynë me zor në mënyrë tëdrejtë apo të tërthortë të martohen apo të zgjidhinme kë të martohen” (52). Më parë kishte thënë:“Mjerisht këto të drejta themelore personale endenuk janë gjithkund të siguruara, si për shembullkur femra pengohet që të zgjedhë lirisht burrin”(29). Fatkeqësisht, deri më sot, pesëdhjetë vjetpas Koncilit, ende ekzistojnë situata të tilla.Koncili vëren zhvillimin e shkencave psikologjike,shoqërore, dhe historike, si edhe lëvizje siindustrializimi dhe urbanizimi (54); për mëtepër, është duke lindur një humanizëm i ri,“në të cilin njeriu përcaktohet më së pari sipaspërgjegjësisë ndaj vëllezërve dhe ndaj historisë”(55). Autoriteti duhet “të sigurojë mjetet përnxitjen e jetës kulturore për të mirën e të gjithëve,por edhe të pakicave kombëtare të çdo shteti” (59).Të gjithëve “do t’iu sigurohen kushtet e punës qënuk i pengojnë, por do t’i nxisin në kulturën e tyrenjerëzore” (60).Koncili thekson dinjitetin e punës njerëzore.Sepse puna e njeriut, e kryer me përgjegjësi,ka shumë vlerë kur ndihmon për përpariminnjerëzor e shoqëror. Nga ana e saj, Kisha, “edhepse s’ka gjithmonë përgjigje të gatshme në çdo pyetje,dëshiron të ndërlidhë dritën e Zbulimit me dijenprofesionale të të gjithëve për të ndriçuar rrugën tëcilën është duke ndjekur njerëzimi” (33).Duke folur për pabarazi mes njerëzve, thuhet sebashkëkohësit tanë janë të bindur “se mundësitëteknike dhe ekonomike, që bota e sotma i ka nëdispozicion, mund dhe duhet të ndreqin këtëgjendje të mjerë” (63). Reforma ekonomikedhe shoqërore janë të nevojshme; dhe gabojnëata që kundërshtojnë reforma të tilla “në emërtë kuptimit të gabueshëm të lirisë” dhe ata “qësakrifikojnë të drejtat themelore të individëvedhe të grupeve në favor të organizatës kolektivetë prodhimtarisë” (65). Puna e njeriut duhettë vlerësohet, dhe punëtorët mos të bëhenrobërit e punës së tyre (67). Punëtorët kanë tëdrejtë të organizohen në sindikatë të cilat dot’i përfaqësojnë që të mbrohen dinjiteti dhe tëdrejtat e tyre (68).Të krishterët duhet “të bashkëpunojnë me tëgjithë njerëzit për përforcimin e paqes midis tyrenë drejtësi dhe në dashuri, dhe që të përgatitetç’ka nevojitet për paqe” (77). Është rritur shumëprodhimi i armëve të tmerrshme; prandaj duhet“të vështrojmë rishtas pyetjen e luftës nga një aspektkrejtësisht i ndryshëm” (80). “Gara në armatimështë një prej plagëve më të rënda të njerëzimitdhe dëmton në mënyrë të padurueshme të varfërit”(81). Është urgjent më shumë bashkëpunimndërkombëtar për të shmangur rrezikun eluftës (83), për të plotësuar nevojat si ushqim,shëndetësi, edukim, punë, dhe nevojat e popujvenë zhvillim, e të mërguarve, etj (84). Popujt ezhvilluar kanë detyrë të ndihmojnë popujt nëzhvillim (86).Këtu besoj se duhet të theksoj ato fjalë: “përforcimii paqes në drejtësi”. Pali VI dhe Gjon Pali II kanëpërsëritur atë parim: “Nëse do paqen, angazhohupër drejtësi”. Kisha duhet të bëhet zë për ata qëjanë pa zë: të bëhet zëri i të mënjanuarve dhe iviktimave të padrejtësisë. Shpeshherë viktimat epara të një sistemi politik të korruptuar dhe tëpadrejtë janë më të dobëtit dhe më të varfërit. Tëfortët dhe të pasurit gjithmonë kanë mundësi tëkorruptojnë dhe të fitojnë çka të duan, ndërsa tëdobëtit e të varfërit s’kanë asnjë mundësi të tillë.Baritorja e Kishës, duke jehuar mesazhin e profetAmos, duhet të ndjekë shembullin e Jezusit dhetë zbatojë udhëzimet e Letrës së shën Jakobit. Ikrishteri nuk mund të mbetet indiferent përparasituatave të korrupsionit dhe të padrejtësisë, aqmë shumë nuk duhet të bëjë asnjë kompromisme korrupsionin dhe padrejtësinë.PËRFUNDIMTë dashur vëllezër dhe motra, jemi duke përuruar<strong>Vitin</strong> e Fesë. Gjatë këtij viti le t’i pranojmë mekënaqësi porositë e Koncilit të II të të Vatikanitduke kërkuar përtëritjen e jetës sonë të krishterëdhe thirrjen e Zotit për një jetë të shenjtë. Prandajbëjmë disa apele të veçanta. Dhe së pari u bëjmëapel atyre që ende nuk e kanë njohur Krishtin,por janë duke kërkuar të vërtetën, që me zemërdhe mendje të çiltër ta kërkojnë dhe ta gjejnë.U bëjmë apel atyre që quhen katolikë, ndërsa nëfakt nuk janë as të pagëzuar, që të kenë vullnettë mirë të futen në rrugën e së vërtetës dhe tëbashkohen me Krishtin e të bëhen anëtarë tëKishës Katolike në sajë të pagëzimit. U bëjmëapel atyre që janë të pagëzuar, por kanë humburatë entuziazëm që prej shumë kohësh i ka çuardrejt ujrave të pagëzimit, që të rigjejnë atëentuziazëm dhe t’i afrohen Krishtit, i cili i pretme duar të hapura. U bëjmë apel atyre që janëtë pagëzuar dhe ndoshta edhe vijnë rregullishtnë kishë, por sjellja e tyre tregon një divorc mesfesë dhe jetës, që të kuptojnë dinjitetin dhepërgjegjësinë e tyre, të jenë dëshmitarë të vërtetëe besnikë të Jezu Krishtit që ua ka besuar këtëmision.Dhe së fundmi ju bëjmë apel të gjithë juve, tëdashur vëllezër e motra, të cilët keni pranuarftesën që sot të bashkoheni me ne në këtë ditë tëprivilegjuar për të përuruar <strong>Vitin</strong> e Fesë. Ju kenihyrë në këtë Kishë duke kaluar nëpër derën, qëështë Dera e Fesë, dera që ju lejon të takohenime Krishtin, i cili na ushqen me Fjalën dhe meTrupin e Tij. Por pas pak do të dilni nëpër tënjëjtën derë. Të mos rrimë këtu: duhet të dalim,që t’i shpallim botës Lajmin e Mirë që shpalletbrenda këtyre murëve. Le t’i tregojmë botës sevetëm Krishti është rruga jonë, vetëm ai është evërteta jonë, vetëm ai na dhuron jetën. Nuk ështënjë rrugë qorre, por një rrugë e ndriçuar që tashohim të vërtetën, një rrugë që na çon drejt jetës.Le t’i tregojmë botës se ka një shpresë të vërtetëpër njeriun e sotëm, i cili njeh brenda vetvetes njëboshllëk të madh që e çon drejt dëshpërimit osedrejt tekave që nuk janë veç maskë për të fshehurnjë fytyrë të dëshpëruar. Dhe le t’i tregojmë botësse ka një gëzim të vërtetë, të ndryshëm nga gëzimiqë shumë njerëz të sotëm e kërkojnë në drogë osenë gjëra të tjera të kota.Le t’i tregojmë botës se jemi të lumtur, shumëtë lumtur, sepse Krishti na ka thirrur, shumëtë lumtur sepse kemi pranuar ftesën e tij për tandjekur, shumë të lumtur sepse kemi pranuarfjalën e tij çliruese, shumë të lumtur sepsejemi bashkuar personalisht me të nëpërmjetsakramentit të pagëzimit, që është sakramenti ifesë. Dhe jemi të vendosur të vazhdojmë ecjentonën në këtë rrugë. Nëpër Krishtin, me Krishtindhe në Krishtin.