13.07.2015 Views

prof.qazim berisha - Syri 3

prof.qazim berisha - Syri 3

prof.qazim berisha - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

-Me siguri me material të fortë, që qëndron qindravjet... dhe me siguri edhe me basen sipër ndërtesës, që të lahenvetëm fëmijët tuaj! Këtë ironi të profesorit as që e kishtekuptuar arsimtari i gjorë. Profesori nuk e zgjaste shumë menjerëzit e tillë mburravecë të cilët mezi presin të tregojnë sajanë të pasur duke e kompensuar kështu mungesën e vlerës sëbotës së tyre shpirtërore.Sa herë jemi takuar me profesorin ai kurrë nuk efillonte bisedën me fjalët e zakonshme: Si jeni? Familjen si ekeni? Por me një takt të rrallë e fillonte bisedën duke u kapurpër diçka krejt të vogël, dhe pastaj nga kjo trampolinë dalëngadalë kalonte në temë interesante. Ashtu si Migjeni qëpikturoi me fjalë gjendjen sociale të shtresave më të varfëria,anatominë e mjerimit, edhe profesori Qazim kur e analizontenjë çështje apo një dukuri e kapte atë në tërë kompleksitetin esaj. Pikëpamjet e tij ishin të sakta, të argumentuara deri nëimtësi, duke mos lënë asnjë vend për mëdyshje. Kishte njëaftësi të rrallë intuitive, dhe përmes gjysmë të vërtetave vintederi te e vërteta, duke potencuar se gjysmë e vërteta është më errezikshme se RRENA. Gjatë fushatës së diferencimevepolitike(policore) gjatë vitit 1981 që po bëhej nëpër shkollat eKosovës secili arsimtar duhej të deklarohej publikisht se aishin apo nuk ishin ARMIQËSORE demonstratat e studentëvenë Prishtinë më 1981. Përballë subjekteve politike të Komitetittë Prizrenit profesori e merr fjalën i pari, për t‟mos i lënë tëtjerët të deklaroheshin dhe nga droja se do t‟i flaknin nërrugë sikur të thoshin se demonstratat ishin apo nuk ishinarmiqësore, dhe me ironi dhe cinizëm iu drejtohetautoriteteve komunale me fjalët:-Po, armiqësore janë, por për kë, për Beogradin apo përPrishtinën?! Dhe me këtë përgjigje lapidare tubimi mori fund,autoritetet politike e lëshuan sallën, dhe gjithë trupit arsimor iulehtësua frymëmarrja dhe shpëtuan nga ky presionpsikologjik. Por nga ky çast edhe profesor Qazim Berishamë kurrë nuk arriti të kap ditarin dhe të ligjërojë paranxënësve të tij të dashur...531

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!