14.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009LIGJI PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMOREPërsëritja e procedurësNeni 2828.1 Kundër aktvendimit meritor të formës së prerënuk mund të paraqitet propozimi për përsëritjen eprocedurës po qe se pjesëmarrësit të procedurësjokontestimore me këtë ligj apo me ndonjë ligj tjetëri është njohur e drejta që kërkesën e tij për të cilënështë vendosur me aktvendim ta realizojë në procedurënkontestimore apo në procesin përpara organitadministrativ.28.2 Në qoftë se ekzistojnë kushtet nga neni 20 i këtijligji, gjykata do të veprojë sipas propozimit përpërsëritjen e procedurës sikurse të ishte fjala përankesën e paraqitur pas skadimit të afatit ligjor përankim.28.3 Në qoftë se gjykata e shkallës së dytë konstatonse nuk janë plotësuar kushtet e parapara në nenin2o të këtij ligji, atëherë ajo do t’ia kthejë lëndëngjykatës së shkallës së parë për veprim të mëtejmësipas propozimit për përsëritjen e procedurës.Shpenzimet proceduraleNeni 2929.1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjetqë kanë të bëjnë me gjendjen personale ose familjaretë pjesëmarrësit, për shpenzimet proceduralegjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i marrëparasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës.29.2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohenme pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë,zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore.29.3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë metë drejtat pasurore të pjesëmarrësve, shpenzimetprocedurale u mbeten në ngarkim në pjesë të barabarta.Mirëpo, nëse ekzistojnë dallime të rëndësishmetë pjesëve që u takojnë pjesëmarrësve nëtë drejtën pasurore që është objekt vendosjeje,atëherë gjykata varësisht nga madhësia e pjesëvenë të do t’i caktojë pjesët e shpenzimeve që do t’imbeten në ngarkim secilit nga ta.29.4 Në çështjet juridike nga paragrafi 3 i këtij nenigjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimetprocedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e tëcilit zhvillohet procedura jokontestimore, respektivishtpjesëmarrësi që ekskluzivisht me sjelljet e tij ika dhënë shkas fillimit të procedurës.Zbatimi i dispozitave të kësaj pjese të ligjitNeni 30Sipas dispozitave të përgjithshme të kësaj pjese të ligjit,veprohet në të gjitha çështjet të cilat nuk janë rregulluarme dispozitat e veçanta të procedurave jokontestimore tëpërfshira me këtë ligj. Këto dispozita të përgjithshme zbatohenedhe në çështjet jokontestimore për të cilat me ligjtë veçantë nuk janë paraparë fare rregullat për veprimetprocedurale.PJESA E DYTËRREGULLIMI I GJENDJEVEPERSONALE DHE FAMILJAREKREU III. Rregullimi i gjendjeve personale1. Heqja dhe kthimi i zotësisë për tëvepruarNeni 3131.1 Në procedurën e heqjes së zotësisë për të vepruargjykata konstaton se a është personi i moshësmadhore, për shkak të paaftësisë së plotë apo tëpjesshme për të gjykuar, në gjendje të kujdeset përtë drejtat dhe interesat e veta, dhe në pajtim mekëtë plotësisht apo pjesërisht ia merr zotësinë përtë vepruar.31.2 Në procedurën e kthimit të zotësisë për të vepruargjykata plotësisht apo pjesërisht ia kthen personittë moshës madhore zotësinë për të vepruar po qese konstaton se kanë pushuar shkaqet të cilat kanëndikuar për marrjen e saj plotësisht apo pjesërisht.31.3 Procedura nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përfundojësa më parë që është e mundur e jo me vonëse 90 ditë, ndërsa procedura nga paragrafi 2 këtijneni duhet të përfundoj brenda afatit prej 30 ditëshnga dita në të cilën ka arritur në gjykatë propozimipër kthimin e zotësisë për të vepruar.27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!