14.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009LIGJI PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORENeni 139139.1 Me anë të inventarizimit të pasurisë trashëgimorepërfshihet e gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshmeqë ka qenë në posedimin të trashëgimlënësitnë momentin e vdekjes së tij.139.2 Inventarizimi do të përfshij edhe pasurinë që i katakuar të vdekurit, por që ndodhet tek personi tjetër,me theksim se te kush ndodhet pasuria e këtillëdhe mbi cilën bazë juridike, si dhe pasurinë që eka poseduar i vdekuri, e për të cilën pretendohet senuk është pronësi e tij.139.3 Në inventarin e pasurisë trashëgimore duhet tëshënohen kreditë dhe detyrimet e të vdekurit, eveçanërisht tatimi i papaguar dhe kontributet tjeraqë i jepen shtetit.Neni 140140.1 Sendet e luajtshme inventarizohen sipas llojit, numrit,masës dhe peshës ose veç e veç.140.2 Sendet e paluajtshme inventarizohen veç e veçduke shënuar vendin ku ndodhen, llojin dhe përshkrimine objektit, kulturën e tokës, dhe të dhënat elibrit të paluajtshmërive, po qe se janë të njohura.140.3 Me rastin e inventarizimit të pasurisë trashëgimoredo të tregohet edhe vlera e sendeve të luajtshmedhe të paluajtshme që e përbëjnë pasurinë trashëgimore.Neni 141141.1 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë e bënëshërbimi komunal kompetent.141.2 Inventarizimin dhe vlerësimin e pasurisë mundta bëjë zyrtari i gjykatës që e cakton gjykatësi.141.3 Inventarizimin dhe vlerësimin i pasurisë bëhet mepraninë e dy qytetarëve të moshës madhore, e kurështë e nevojshme edhe me pjesëmarrjen e ekspertit.141.4 Gjatë inventarizimit dhe vlerësimit të pasurisë mundtë jetë i pranishëm secili person i interesuar.Neni 142Organi kompetent i komunës i cili e ka bërë inventarizimindhe vlerësimin e pasurisë, do t’ia dërgojë të dhënat lidhurme inventarizimin dhe vlerësimin gjykatës trashëgimore.Neni 143Në qoftë se në pasurinë e trashëgim lënësit gjenden sendepër mbajtjen, ruajtjen ose paraqitjen e të cilave ekzistojnëdispozita të veçanta, me to pas inventarizimit dhe vlerësimittë kryer do të veprohet sipas këtyre dispozitave.Neni 144144.1 Po qe se ka prapësime lidhur me inventarizimin apovlerësimin e pasurisë, gjykata mund të vendos qëpërmbaruesi gjyqësor përsëri ta bëjë inventariziminose vlerësimin e pasurisë.144.2 Në qoftë se nuk është bërë inventarizimi i pasurisë,gjykata mund të konstatojë vetë se cila pasuri hynënë pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit, nëbazë të të dhënave të personave të interesuar.Neni 145145.1 Në qoftë se konstatohet se asnjëri nga trashëgimtarëte pranishëm nuk është i aftë të administrojë pasurinëtrashëgimore, e nuk ka përfaqësues ligjor,ose në rast se trashëgimtarët janë të panjohur apomungojnë, si dhe kur rrethanat tjera kërkojnë kujdestë posaçëm, shërbimi komunal kompetent, nëraste të ngutshme, do t’ia dorëzojë pasurinë, osevetëm një pjesë të saj, për ruajtje personit të sigurtdhe për këtë do ta njoftojë menjëherë gjykatënnë territorin e të cilës gjendet kjo pasuri, e cilakëtë masë mund ta ndryshojë ose ta abrogojë.145.2 Të hollat e gatshme, letrat me vlerë, sendet e çmueshme,librezat e kursimit dhe dokumentet tjeratë rëndësishme duhet, në rastin nga paragrafi 1 ikëtij neni, dorëzuar për ruajtje gjykatës në territorine së cilës gjendet pasuria. Kjo gjykatë do ta njoftojëgjykatën trashëgimore për të gjitha masat e caktuarpër sigurimin e pasurisë trashëgimore.Neni 146146.1 Në rastet në të cilat sipas këtij ligji nevojitet emërtimii përfaqësuesit të përkohshëm i pasurisë trashëgimore,emërtimin do ta bëjë gjykata trashëgimore.41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!