14.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009LIGJI PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORENeni 45Në procedurën për kthimin e zotësisë për të vepruar zbatohenpërshtatshmërisht dispozitat e këtij kreu sipas të cilavebëhet heqja e zotësisë për të vepruar.Neni 46Kundër aktvendimit me të cilin hiqet ose kthehet zotësiapër të vepruar kanë të drejtë ankimi personat që kanëmarrë pjesë në procedurë brenda afatit prej tri ditësh ngadita në të cilën u është dorëzuar aktvendimi.Neni 47Aktvendimin e formës së prerë për heqjen ose kthimin ezotësisë për të vepruar gjykata do t’ia dërgojë shërbimitkomunal kompetent për mbajtjen e librit të të lindurve, sidhe organit kompetent për mbajtjen e librave amzë përpasuritë e paluajtshme.Neni 48Shpenzimet procedurale të heqjes ose kthimit të zotësisëpër të vepruar i ngarkohen propozuesit që e ka inicuarprocedurën.2. Shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personidhe të provuarit e vdekjesa) Shpallja e zhdukjes së një personiNeni 4949.1 Personi që mungon nga vendi i banimit ose ivendqëndrimit të fundit të tij dhe për të cilin nuk kainformata për më shumë se dy vjet, me kërkesën esecilit person fizik ose juridik që për një gjë të tillë kainteres juridik, mund të shpallet i zhdukur me vendimtë gjykatës kompetente.49.2 Kur dita e informatës së fundit nuk mund të caktohet,afati nga paragrafi 1 i këtij neni fillon nga ditae parë e muajit pasardhës në të cilin janë marrëinformatat e fundit. Kur muaji nuk mund të caktohet,afati fillon nga dita 1 janar e vitit të mëparshëm.Neni 5050.1 Për shpalljen e zhdukjes së një personi është kompetentegjykata komunale në territorin e së cilës aie ka pasur vendbanimin e fundit, e po qe se nuk kapasur vendbanim, atëherë gjykata në territorin e sëcilës ai e ka pasur vendqëndrimin e fundit.50.2 Procedurën e zhvillon dhe vendimin meritor e jepgjykatësi i vetëm.Neni 5151.1 Propozimi për shpalljen e zhdukjes së një personiduhet të përmbajë sidomos:a) emrin e gjykatës;b) emrin dhe mbiemrin e personit që propozohet tëshpallet i zhdukur;c) ditën e lindjes dhe vendbanimin, përkatësishtvendqëndrimin e fundit të këtij personi;d) faktet në të cilat mbështetet propozimi;e) provat me të cilat konstatohen këto fakte;f) interesin juridik të propozuesit për paraqitjen epropozimit;g) emrin dhe mbiemrin e propozuesit dhe adresën etij.51.2 Bashkë me propozimin paraqitet certifikata nga libriamzë i të lindurve dhe numri personal për personinme të cilin ka të bëjë propozimi.Neni 5252.1 Pasi ta marrë propozimin nga paragrafi 1 i nenit 51të këtij ligji gjykata, në mënyrë të përshtatshme verifikonse a janë plotësuar parakushtet themelore përfillimin e procedurës.52.2 Kur është nevoja gjykata e dëgjon propozuesindhe dëshmitarët, i mbledhë të dhënat e duhura dhekërkon nga organi i kujdestarisë që personit me tëcilin ka të bëj propozimi t’ia emërojë kujdestarin.52.3 Në qoftë se gjykata konstaton se nuk janë plotësuarkushtet për fillimin e procedurës, atëherë ajo me aktvendime hedhë poshtë propozimin.Neni 5353.1 Nëse gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet përfillimin e procedurës, boton shpalljen në “GazetënZyrtare të Kosovës” me të cilën konstaton se ka filluarprocedura.53.2 Në shpalljen për fillimin e procedurës për shpalljene zhdukjes së personit nga propozimi, tregohen rrethanatqenësore mbi të cilat mbështetet propozimi,bëhet ftesa që ai të lajmërohet, kurse personat tjerë,që kanë informata për të, ftohen që gjykatës brenda30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!