14.07.2015 Views

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS - Këshilli ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>GAZETA</strong> <strong>ZYRTARE</strong> E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009LIGJI PËR PROCEDURËN JOKONTESTIMORENeni 118Para se të jepet vendimi meritor gjykata do të marrë konstatimindhe mendimin e institucionit shëndetësor si dhemendimin e organit të kujdestarisë. Përveç kësaj gjykatado të marrë në pyetje paraqitësin e propozimit, prindëritose kujdestarin e tij, përkatësisht adoptuesin, personin metë cilin i mituri ka ndërmend të lidhë martesë, e sipas nevojësmund të shfrytëzojë edhe prova të tjera me qëllim tëkonstatimit të fakteve qenësore.Neni 119119.1 Po qe se vlerëson se kjo është e nevojshme për t’ikonstatuar faktet qenësore, gjykata të gjitha provatose disa nga to do t’i marrë në seancë gjyqësore.119.2 Gjykata, në parim, do të marrë në pyetje të miturinpa praninë e pjesëmarrësve të tjerë të procedurës.119.3 Gjykata ka për detyrë t’i konstatojë edhe cilësitëpersonale, gjendjen pasurore dhe rrethanat e tjeraqenësore që kanë të bëjnë me personin me të cilini mituri dëshiron të lidhë martesë.Neni 120Gjykata gjatë procedimit të çështjes, në mënyrë të përshtatshmedo ta ekzaminoj arsyeshmërinë e propozimit dukepasur kujdes për realizimin e qëllimeve të martesës dhe përmbrojtjen e familjes, si dhe për botëkuptimet e mjedisit në tëcilin jetojnë personat që dëshirojnë të lidhin martesë.Neni 121121.1 Në aktvendimin me të cilin lejohet lidhja e martesësgjykata do t’i shënojë emrat e personave të cilëve ulejohet të lidhin martesë.121.2 Aktvendimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesësi dërgohet propozuesit dhe personit me të cilinpropozuesi dëshiron të lidhë martesë, prindërve,respektivisht kujdestarit të propozuesit dhe organittë kujdestarisë.121.3 Aktvendimi me të cilin refuzohet propozimi përdhënien e lejes për lidhjen e martesës i dërgohetvetëm propozuesit.Neni 122122.1 Kundër aktvendimit me të cilin lejohet lidhja e martesës,ankesën mund ta paraqesin të gjithë pjesëmarrësite procedurës nga paragrafi 1 i nenit 121 ikëtij ligji.122.2 Ankesën kundër aktvendimit me të cilin refuzohetpropozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesëska të drejtë ta paraqesë vetëm propozuesi.Neni 123Personat të cilëve u është dhënë leja për lidhjen e martesësnuk mund të lidhin martesë para se të bëhet i formëssë prerë aktvendimi mbi dhënien e lejes për lidhjene martesës.Neni 124124.1 Propozimi për dhënien e lejes për lidhjen e martesësmund të tërhiqet derisa aktvendimi mbi dhënien elejes për lidhjen e martesës të bëhet i formës sëprerë.124.2 Do të konsiderohet se propozimi i përbashkët ështëtërhequr edhe kur atë e tërheqë vetëm njëri ngapropozuesit.KREU IVIII. Rregullimi i marrëdhënieve pasurore1. Shqyrtimi i pasurisë trashëgimorea) Dispozitat e përbashkëtaNeni 125Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimoregjykata konstaton se kush janë trashëgimtarët e personittë vdekur, ose të personit vdekja e të cilit është shpallurme vendim gjyqësor, cila pasuri përbën pasurinë trashëgimoretë tij, dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimoreu takojnë trashëgimtarëve, legatarëve dhe personave tëtjerë.Neni 126Pjesëmarrës në procedurën e shqyrtimit të pasurisë trashëgimorekonsiderohen trashëgimtarët dhe legatarët, sidhe personi që realizon ndonjë të drejtë nga pasuria trashëgimore.38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!