11.12.2012 Views

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

Numri 11 - PAPA BENEDIKTI XVI NË NJË TAKIMË ME IPESHKVIT ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Jezusin njeh dhe pranon Krishtin Zot, Bir të

Hyjit!

Këtë dëshmi e jep edhe Shën Pali i cili nuk ishte

një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezusit, por që

Jezusi këtë e thirri për apostolat qysh pas

ringjalljes së tij, dhe ky krejt qartë dëshmon

fenë, besimin e tij në Jezusin. Në letrën e tij

drejtuar bashkësisë Galatase shkruan:“Por, kur

erdhi koha e caktuar,

Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje, të

nënshtruar Ligjit, që t'i shpërblente të

nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijësinë në

shpirt. E, ngaqë vërtet jeni bij: Hyji e dërgoi në

zemrat tona Shpirtin e Birit të vet ,i cili gërthet:

Abba - o Atë! Këndej, më nuk je skllav, por bir; e,

pasi je bir, atëherë, për vullnet të Hyjit, je edhe

trashëgimtar.”(Gal.4, 4-7).

Pra, nga të gjitha këto dëshmi, që janë dëshmi

feje dhe besimi shohim se Biri i Hyjit, vetë Hyj,

mori natyrën tonë njerëzore, u bë i ngjashëm

me ne përveç mëkatit. Ai erdhi nga e djathta e

Atit në historinë tonë njerëzore, u mishërua dhe

u bë njëri ndër ne, për të patur mundësi prapë

me i'u kthyer Atit, porse jo tani i vetëm, por me

vëllezërit njerëzorë! Kjo se Biri i Hyjit u bë njeri

nuk do të thotë, apo nuk tregon vetëm

respektin e Hyjit ndaj njeriut, porse

njëkohësisht edhe ekzaltimin (ngritjen) e

njeriut edhe atë në aso dimensioni saqë është e

paarritshme që arsyeja e njeriut ta kuptoj. Me

çka njeriu meritoi atë dashuri Hyjnore, si arriti

njeriu që për vete të tërheq një kujdes të këtillë

nga Hyji? Me asgjë! E gjitha kjo është

përjashtimisht vetëm e vetëm dhuratë e Hyjit

edhe atë dhuratë e pamerituar, kurse në

shprehjen teologjike kjo quhet hir. Pra këtë hir

Zoti nuk e shpërndau nga lartë, me që rast

kishte për ta nënçmuar njeriun, por këtë

dhuratë, këtë hir, Hyji e dhuron duke u lëshuar

thellë deri tek njeriu me përvujtërinë që quhet

Jezus!

Jezusi pra është Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë!

Shën Antoni i Padovës, Viti IV nr. 11, Dhjetor 2011

Kjo është e vërteta e fesë, besimit, tonë në Te,

kurse e gjitha është e shprehur edhe në lutjen,

në „BESOJMË-n“ të cilën bashkësia e rrëfen, e

dëshmon në Tubimin e tyre, pra në Meshë: ai

është Hyji prej Hyjit, Dritë prej Dritës, Hyji i

vërtetë prej Hyjit të vërtetë…i cili për ne

njerëzit dhe për shpëtimin tonë u bë njeri….

Për ne njerëzit ky është mister, fshehtësi:e

vërtetë aq e madhe saqë tejkalon arsyen tonë.

Mirëpo edhe pranë kësaj fshehtësie se si është

e mundur të jenë në Jezusin dy natyra, neve

prapë diç dimë; e dimë se Jezusi është Hyj i

vërtetë dhe njeri i vërtetë dhe se asnjëra

natyrë (hyjnore dhe njerëzore) nuk e zvogëlon

njëra tjetrën. E dimë se që të dy natyrat në te

nuk janë të përziera, por prapë mes veti të

lidhura dhe askurrë të ndara. E dimë edhe këtë

se këto dy natyra i bashkon një subjekt, një

person, e ky person është Biri i Hyjit! Të gjitha

të bëmat e Jezusit si Zot apo njeri kanë patur

vetëm një UNË, edhe atë të personit të Logosit,

Fjalës, të Birit! Pikërisht për këtë që është

Hyj i vërtetë dhe njeri i vërtetë edhe ka

mundur të jetë Shpëtimtari dhe Shëlbuesi

ynë, sepse si njeri është plotësisht solidar me

ne meqë është njeri i vërtetë, ku në saje të

fuqisë së personalitetit të tij ka mundur të

depërtoj deri tek vet Hyji-për ne!

Me siguri që keni vërejt që me Jezusin, Hyjin

mes nesh (Emanuel) është hapur ardhmëri e

re për njerëzimin dhe se nuk është e

paarsyeshme që njerëzimi që nga lindja e

Jezusit, që nga ai moment ka filluar që nga

fillimi, pra rishtas të numëroj vitet dhe të

shkruaj historinë e vet. Prandaj, ai është; Dritë

prej Dritës, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë…i

lindur e jo i krijuar, i ngjashëm me Atin… Jezusi

është Rruga, e Vërteta dhe Jeta!

Shfrytëzoj rastin dhe gjithë besimtarëve të

famullisë së Binçës në vendlindje dhe

diasporë; URIME KRISHTLINDJA DHE HIRE E

BEKIME NË VITIN E RI 2012.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!