11.10.2019 Views

Forum A+P 05

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e tipit, përmendet si një referencë e

rëndësishme si në librin “Arkitektura e

qytetit” e Rosit, ashtu edhe në libra të tjerë

që trajtojnë këtë çështje. Ndërsa Rosi 15 e

konsideron tipin si diçka të qëndrueshme

dhe komplekse, një ekstrakt logjik që

ekziston përpara formës dhe që e “formon”

atë. Kështu, tipi nuk është diçka që

kopjohet, por është një element që shërben

si rregull për krijimin e objekteve. Përmes

analizës së tipave kuptojmë konceptet dhe

mënyrën e transformimeve të hapësirës

njerëzore. Zaffagnini, Gaiani, Marzoti, 16

me disa ndërtesa të cilat formojnë një

tipologji urbane. Kjo shpesh quhet edhe

“indi” urban. Seria e fotove të Beratit

tregon homogjenitetin tipologjik. (Seria

2).

Pëlhura, mund të konsiderohet edhe

si rezultati i marrëdhënieve që lindin

midis rrugëve / përshkueseve dhe tipave

të banesave. Ky lloj raporti përcakton

“mënyrën e thurjes” së pëlhurës. Në

këtë kuptim edhe pëlhurat urbane kanë

tipologjitë e tyre, të cilat formohen nga

ndryshimet progresive në kohë. Tiparet

argumentojnë se tipi (qeliza) përbën

bërthamën bazë të “pazbërthyeshme” më

tej, që është struktura e përbashkët si për

studimin e formës së qytetit (morfologjia

urbane), ashtu edhe për studimin e pjesëve

të veçanta të tij (pëlhurat/indi). Sipas

këtyre autorëve, tipi përfaqëson mënyra

të veçanta të bashkimit të elementeve

ndërtimorë dhe të raporteve të tyre me

kontekstin urban, duke na ndihmuar të

kuptojmë raportet midis elementeve dhe

gjithë strukturës urbane si edhe mënyrën

e rritjes dhe të zhvillimit të qytetit. Analiza

e tipave nënkupton evidentimin e zonave

15 Rosi A. , vepra e sipërcituar

16 Zaffagnini, Gaiani, Marzot, ”Morfologia

Urbana e Tipologia Edilizia”, Pitagora Editrice,

Bologna 1995 (fq. 156)

e tyre varen nga faktorët morfologjikë,

territorialë, historikë, kulturalë, teknikoekonomikë,

si edhe nga ndërveprimi

midis tyre. Një nga atributet kryesore

të pëlhurës të paktën në fillesat e saj

është të qenët mono-tipologjik 17 , pra

thurja e saj është rezultat i agregimit të

një tipi të vetëm. Por pëlhurat urbane

përgjithësisht mbartin shtresa të kohëve

të ndryshme dhe analizimi i tyre mund të

na zbulojë një sërë ligjësish të formimit

dhe të ndryshueshmërisë së tyre. Secili

tip ndërtimi supozon një pëlhurë

korresponduese që shkon në sintoni me

17 Ky paragraf bazohet tek libri “Morfologjitë

urbane dhe tipologjitë e ndërtimit” - Zaffagnini,

Gaiani, Marzot, 1995 (fq. 156-172)

Seria 5

Zhdukja e “Pazarit të Vjetër” të Tiranës, “elementi

i fortë” më i rëndësishëm i qytetit

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!