11.10.2019 Views

Forum A+P 05

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndërtimit të një qyteti përmes aktivitetit

të tij praktik dhe projekteve të karakterit

novator të kryera nga studentët. Artikujt

në vijim, (“Tirana Ekspres”) janë ilustrim i

kësaj ideje.

“ÇARJET” DHE “GERVISHTJET” LINEARE

SI ELEMENTE TË FORTA

Raporti i tyre me gjenerimin dhe

konsolidimin e ndërtimeve

Ndërsa pëlhurat përfaqësojnë struktura,

të cilat bëhen të lexueshme nga ajo çka i

bën tipike, të ngjashme, në nivel qyteti si

edhe të njësive më të vogla të tij, bien në sy

edhe gjurmë të “çarjeve”/ apo “qepjeve”

lineare, të cilat bëhen të lexueshme për

shkak të “ndërprerjes” së rregullsive

të caktuara të shkaktuara nga kalimi

i trajektoreve gjeneruese, elementeve

natyrale (lumenjve, kodrave, etj), ose nga

ndryshimet morfologjike midis pëlhurave

me formime të ndryshme etj. Në Tiranë

“çarjet” kryesore janë radialet qytet

formuese të cilat në fillesat e tyre kanë

qenë trajektoret gjeneruese të qytetit dhe

që hap pas hapi u konsoliduan përmes

hapësirës dhe ndërtimeve që gjeneruan

përgjatë tyre. Po ashtu, në ditët e sotme

zgjatimet “inerciale” të trajektoreve

kryesore të qytetit në drejtim të zonave

periferike luajnë rolin e referuesit kryesor

hapësinor dhe të “mbledhësave të vetëm

të hapësirës publike”, duke garantuar

njëkohësisht edhe lidhjen me qendrën e

qytetit.

Krijimi i akseve dhe polariteteve të reja

gravitale duhet të ritrajtohen “zyrtarisht”

(me realizëm) nga planet dhe projektet

për hapësirën publike. Për këtë ekspertëve

të fushës iu duhet së pari, të “lexojnë”

tendencat në shkallë qyteti, përfshirë edhe

ato të “zgjatimeve inerciale”. Kjo do të rriste

vetëdijen për to si hapësirë publike. Tirana

ka mbajtur mbi vete që në momentet

e saj të para sfidën e “zyrtarizmit” të

këtyre radialeve. Kjo sfidë ende vazhdon

me rritjen e distancës nga qendra.

Operacionet e para të këtij lloji kanë qenë

drejtimi i radialeve të rrugës së Durrësit e

të Kavajës si edhe bashkëstrukturimi i tyre

me qytetin e “mëparshëm” organik dhe

më vonë me linearen e “implantuar” të

bulevardit aktual. (Shiko serinë e figurave

ku tregohen trajektoret e origjinës së

qytetit dhe ato të projektuara e rregulluara

të Tiranës Seria 4). Ky i fundit nuk ishte

gjë tjetër veçse treguesi dominant i aksit

të rakordimit midis qytetit “të vjetër” dhe

atij “të ri”; midis tipologjive ekzistuese dhe

atyre të reja që po lindnin. Konsolidimi

i “çarjeve” të rrugës së Durrësit, të

Kavajës, të Dibrës, të Elbasanit, si edhe të

Bulevardit qendror, të cilët përmesonin

qytetin që vazhdonte të formohej sikurse

edhe vendmbajtësin gjeografik, solli me

vete “tensionet” e para të rakordimit /

bashkëstrukturimit, gjë që krijoi premisën

për lindjen e variacioneve tipologjike të

pëlhurave. Këto pëlhura, nga njëra anë,

zinin fill tek radialet e sipërpërmendura,

ndërsa nga ana tjetër, “rakordonin” dhe

shkriheshin gradualisht me pëlhurat

organike të gjenezës së qytetit. Rezultantet

e kësaj “energjie” bashkëstrukturuese” janë

ende të lexueshme në qytet të mishëruara

në “gjurmë rrugësh” e drejtime lëvizjesh.

Figurat skematike tregojnë mbivendosjen

e linjave organike me ato të rregulluara

dhe lindjen e tensioneve të rakordimit në

shkallë qyteti në rastin e Tiranës (Seria 8).

Paris

Amsterdam

Barcelonë

Romë

Vienë

23

Seria 6’

Pëlhura të konsoliduara në qytetet Europiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!